SONDAZHI Piepoli/ Erion Veliaj fitues në Tiranë me 53.5 % të votave

5 Qershor 2015, 20:51Politika TEMA

Nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, pro koalicionit të majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane do të votonin 60 % e votuesve me të drejtë vote.

Ky është një nga konkluzionet e sondazhit të dytë të bërë në bashkëpunim mes Institutit italian Piepoli dhe A1 Report.

Sondazhi i Institutit italian Piepoli në bashkëpunim me A1 Report është bazuar në anketimet e 800 votuesve në rang kombëtar dhe 500 votuesve për bashkinë e Tiranës më 28 maj.

Sondazhi i parë i bërë publik më 20 maj nga A1 Report nxirrte fitues të majtën në rang kombëtar me 58.5 %, ndërsa në kryeqytet fitues dilte Veliaj me 52 %. Anketimet për sondazhin e parë janë bërë më 15 maj.

Sondazhi II: Bie pritshmëria për punë nga kryebashkiakët, rritet furnizimi me ujë

Krijimi i vendeve të reja të punës është pritshmëria më e madhe kryeqytetasve për kryebashkiakun e ri. Por në krahasim me sondazhin e parë, kjo pritshmëri ka rënë me 2 pikë të cilët i kanë shkuar në rritjet pritshmërisë për furnizimin me ujë.

Ky është konkluzioni pas anketimit të bërë në lidhje me pyetjen se cilat janë problemet më të mëdha që presin qytetarët nga Kreu i ri i Bashkisë. Pas vendeve të punës kërkohet ulje e ndotjes e më pas shkolla e çerdhe.

Ndryshimet e tjera për pritshmërinë ndodhen në tabelën e mëposhtme.

Sondazhi II: Nëse zgjedhjet do të ishin sot, e majta fiton me 60%
Duke bërë edhe një krahasim me zgjedhjet e 2013-s dhe me sondazhin e parë, rezultatet e dyta të anketimit të Institutit italian Piepoli nxjerrin si fitues të majtët me 60 %, ndërsa të djathtët do të merrnin 38 %.

Sipas sondazhit të dytë e majta jo vetëm që njeh rritje në krahasim me vitin 2013, por rritet me 1.5 pikë edhe në krahasim me sondazhin e parë të realizuar më 15 maj dhe i bërë publik më 20 maj në A1 Report.

E ndërsa e majta rritet në krahasim me sondazhin e parë, koalicioni i djathtë njeh ulje me 1.5 pikë.

Besimi te liderët, sondazhi II: Rritet besimi te Rama e Basha 
Kryeministri Rama është lideri ku kanë besim pjesa më e madhe pas qytetarëve shqiptarë,  të cilët janë pyetur për të 4 emrat. Pas Ramës renditet Meta, Basha dhe në fund Berisha.

Ajo çfarë dallon nga sondazhi i parë është rritja e besimit për kryeministrin Rama dhe kreut të PD me 3 pikë, ndërsa Berisha dhe Meta kanë qëndruar në njëjtin nivel besueshmërie.

Pëlqimi si lider, Sondazhi II: Rama 27 pikë para Bashës
Një tjetër pikë ku është ndalur Institutin Italian Piepoli gjatë sondazhit në Shqipëri është edhe vlerësimi për kreun e qeverisë dhe të opozitës, ku dukshëm Rama ka më tepër vlerësime.

Por ndryshe nga sondazhi i parë Basha ka një vlerësim në rritje duke ngushtuar nga 28 pikë diferencën 27 me Ramën.

Sondazhi II: 46 % e të anketuarve sërish vlerësim të dobët për kreun e PD
46 % e të anketuarve të Institutit Italian Piepoli e kanë vlerësuar si të dobët punën e Bashës në krye të opozitës.

Mdryshimi i vetëm nga Sondazhi i parë është se është ulur me 1 % numri i të anketuarve që e kanë vlerësuar si të mjaftueshme punëne mërë dhe është rritur me 1 % vlerësimi për punë pozitive në krye të PD.  27 % e kanë vlerësuar si të mjaftueshme, ndërsa vetëm 24 % prej tyre e kanë vlerësuar si të mirë. Ndërsa 3 % e të anketuarve nuk kanë dhënë opinion.

Sondazhi II : Rritet vlerësimi i punës për kryeministrin Rama
Pyetja e parë të cilës i janë përgjigjur të anketuarit e Institutin Italian Piepoli ka qenë vlerësimi për punën e bërë nga kryeministri Rama në këto 18 muaj qeverisje.

53 % e të anketuarve e kanë vlerësuar si një punë të mirë, 21 % mjaftueshëm, 25 % si punë të dobët.

Krahasuar me sondazhin e bërë publik më 20 maj, Rama është rritur me 2 % të njerëzve që kanë vlerësim të mirë të punës së tij.

 

28 komente në “SONDAZHI Piepoli/ Erion Veliaj fitues në Tiranë me 53.5 % të votave”

  1. helena says:

    Po te mos ishte per vendosmerine e Rames, zor se do punonin pjesa me e madhe, i ka vene ne rresht gjithe anetaret e kabinetit qeveritar per te punuar 24 ore, per te shnderruar sherbimet publike dhe ka treguar zero tolerance ndaj cdo drejtuesi qe nuk i pergjigjet besimit te popullit.

    1. winxi says:

      Sondazhet kur jane profesionale, jane pasqyre shume e mire e vleresimit te popullates ne teresi. Sa per Ramen, sigurisht qe eshte figura me e besuar, eshte pergjigjur nje per nje te gjitha detyrimeve dhe angazhimeve te marra persiper, po transformon konceptin e politikberjes, ka kthyer besimin e qytetareve tek institucionet dhe vetem ai mund ta beje Shqiperine.

      1. olalalaaa says:

        e djathta po fundoset dita-dites, jo vetem se e thote sondazhi, por i shohim figurat e degraduara, qe e kane bere balte dhe vazhdojne me politiken e vjeter te shpifjeve, pa pasur asgje konkrete per te ofruar. Nderkohe e majta, po ndermerr reforma te rendesishme, ka hedhur bazat per te ndertuar shtet dhe po e cojne vendin ne drejtimin e duhur.

        1. ana says:

          hajdutat e pd do zhduken ne 21 qershor , do i rikthehet fytyra kryeqytetit tone duke vend ne vend te gjitha ceshtjet duke cuar ne kte forme zotin Lulzim basha drejt gjykatave per de gjitha vjedhjet e fondeve qe ka bere

      2. zig says:

        I bejme thirrje gjithe fugistave dhe g99 ve qe te lejne masturbimin te tema dhe hidhen te dita se ka ngel bosh.flm per mirekuptimin.

        1. Ajola says:

          Hahahaha, bug up per ty Zig! Po leri te shkretet se per buken e gojes punojne. I rre mendja se ju le na nje therrime Erion lubia. Hahahahahah

          1. Araniti says:

            Ktu fillon dhe mbaron niveli i atyre qe cdo mengjes hajne pershesh me mu.t ne shqup!! Kaq dine ky eshte shteti per ju si ta vidhni si te rripni!!

  2. icardi says:

    shqiperia eshte ne drejtimin e duhur, kjo shihet qarte, edi rama ka mbeshtetjen e shumices edhe pse per kete gje berishes nuk do i vije mire,tani kuptohet se kush e ka mendjen per pune dhe kush per llafe, arritjet e qeverise ne keto dy vite pd-ja si ka arrit as ne 8 vite qeverisje

    1. andrea says:

      njerezit qe punojne gjithmone shperblehen me mbeshtetje, dhe puna e bere nga z rama dhe qeveria e tij eshte e dukshme, normal qe do kete dhe mbeshtetjen e shumices se popullsise, tani duket qarte se kush e ka mendjen per pune dhe kush per llafe

      1. blendi says:

        puna e bere nga qeveria rama ne keto dy vite eshte e dukshme, mund te themi qe berisha nuk i ka bere dot as ne 8 vjet , nuk mund te behen punet dhe investimet vetem me fjale lart e poshte sic bente berisha dhe sic po ben luli , tashme lideri per ta cuar vendin ne drejtimin e duhur eshte gjetur dhe ai eshte edi rama

    2. Lagunari says:

      Qeveria te vazhdoje rrugen e reformave, qytetaret e votebesuan per nje gje te tille. Reformat e marra ne cdo sektor duhet te vazhdohen e te dergohen deri ne fund. Kuptohet qe cdo reforme shkakton “dhimbje” por shume shpejt do jape efekt pozitiv. E rendesishme eshte qe jemi ne rrugen e duhur.

    3. gjithashtu malok says:

      cjane keto komente se lat nom. ju o keni lujt menç o jeni ne proces cmendjeje.dhe rama vet po ti shkruante keto komente sdo ishte kaq bythlepires. shqiptaret jane ushqimi perfekt ne gatimin e diktatoreve. pastaj qahemi perse na vjedhin e na vrasin. jemi ne qe i bejme te ndihen zoter dhe te pagabueshem me jargavitjet tona.
      JU JARGAMANET E RAMES, te jeni te sigurt qe rama as ka bere e as do beje ndonje mrekulli. deri tani ka bere ca gjera pak me mire se Berisha, por duke marre parasysh se cka bere Berisha, dhe Ilir meten po te veje kryeminister do ta vriste pak ndergjegja dhe sdo te bente ato qe ka bere sala. bej kete krahasim sepse rama nuk eshte akoma ne klubin e se keqes absolute(Berisha-meta). por po te vazhdoni me keto lajka sdo kaloje Shum kohe dhe do behet dhe ky si ata te dy.

      1. blerim says:

        GJITHASHTU MALOK, po te kujtoj ato qe ka bere berisha per shqiperine:
        -gerdeci
        -21 janari
        -vjedhja spektakolare e tenderave per rrugen durres-kukes
        keto jane te mirat qe ka bere berisha sipas teje?????
        berisha eshte krimineli numer 1 ne shqiperi dhe pas tij vjen basha dhe zeni
        tashme shqiperia eshte ne drejtimin e duhur me kryeministrin e duhur

        1. gjithashtu malok says:

          o Blerim ti me duket se komenton , komentin tim pa e lezuar se cfar kam shkruar une. sepse nuk besoj je aq idiot sa qe nuk ke kuptuar se cfar kam shkruar une.

        2. ilo says:

          Nuk do te jete asnje here ne drejtimin e duhur shqiperia per sa kohe nuk dalin para drejtesise (ajo qe eshte) Berisha and Co.

  3. kitoni says:

    ky eshte kryeministri jone, ai tek i cili besojme dhe se do ta mbeshtesim per cdo nisem qe merr,,, jemi mese te kenaqur qe te kemi ty kryeminister, jeni perfaqesuesi me dinjitoz qe na ben te ndjehemi krenar

  4. klejda says:

    Ne keto 2 vjet te majtet kane bere reforma shume decisive per te ardhmen e vendit, per te ndertuar nje shtet ligjor, ku te gjithe jane te barabarte ne ate qe marrin nga qeveria, por edhe ne detyrimet perkundrejt shtetit. ju nuk keni bere dallime te majte e te djathte, veriore apo jugore, dhe ky eshte modeli i qeverisjes qe duam, pertej te majtes e te djathtes. ndaj te gjithe ne jemi me ty duke te te perkrahur ne cdo hap qe merr se e dime qe eshte per te miren tone!

  5. ERMAL says:

    KAQ PAK E KA NXJER BOLINO PS SE NXORI 80 PERQIND KARI LALES DO E SHOFI SONDAZHIN ME 21 SI DO DALI ESHTE BE SI GANI BOBI NE VAKTIT PS DO HUMBI GJITHE BASHKITE KRYESORE ME 21 QERSHOR

  6. genc says:

    Sondazhet ne Shqiperi kane nje problem te madh dhe nuk jane objektive edhe kur ato behen nga institucione serioze e te pavarura. Kjo vjen nga dy arsye nje pjese e mire e njerzve nuk shprehen dhe nje pjese tjeter nuk tregojne te verteten kur deklarojne. Ne Shqiperi njerzit kane frike dhe nuk jane te lire por te kompleksuar.

  7. Tani says:

    Mastubon rama dhe ka besushmerin me te madhe kush flliqet e shijon ky eshte dhe sondazhi ky vend nuk mund te behet me kerma cfar do lloj ngjyre

  8. doktori says:

    Eshte me se e natyrshme qe nje sondazh i bere nga gazeta tema do nxjerre fitues Erjon Veliaj, sepse perndryshe nuk do e vendoste logon e fushates se tij ne krye te gazetes. Askush nuk pret qe kjo gazete te publikoje nje sondazh ku del fitues Halim Kosova apo Gjergj Bojaxhi sepse tashme kjo gazete eshte pozicionuar politikisht ne krah te se majtes dhe nuk i lejohet te publikoje sondazhe ku del fitues nje i djathte apo nje kandidat i pavarur. Prandaj ketu une mendoj se nuk ka asgje per tu komentuar.

  9. enter''" says:

    Shpresoj qe PD nje dite te shuhet si parti

  10. perlat spahiu says:

    ahhhh ,ehhhhh bythe-grisurit ,bejne edhe supozime se kush do te fitoje,ehhhhhhh ahhhhhh ,o zot na shpeto dhe kelyshet e bunkjeristeve na i largo,keta hajdute qe 25vjet me pare blenin edhe breket me tullon sot i ke me shtepi abuzive,shtesa abuzive,vende te zena ne menyre abuzive,keshtu edhe keta jane abuzive.

  11. Tirona says:

    Po c’jane kto sondazhe fiktive, more. E lexuat sot sondazhin organizates NOA. Halim Kosova fiton me 47.7 %. E keni tek RD e sotme. Pastaj sondazhet u bene njehere tek gazeta Panarama. PD i fiton zgjedhjet ne 100% te bashkive.

  12. rilindasi i vdekur says:

    gjithashtu BLERIM,thirri mendjes o lolo,thirri! …kush u denu per gjithe ato krime per te cilet permende??? apo pret te futet vete Sala ne burg? o driteshkurter,mos i bo autoban vetes,thirri mendjes!

  13. fad says:

    Cfare bohet keshtu, keni ndermend ta cmeni lulushin ju dyshja rama meta haaaahaaa…

  14. koco says:

    Po ky karagjozi Lulezim Basha , perse nuk ka bere e ben azgje nga ato qe thote ? por pret qe te fitoje pushtetin qendror ne vitin 2017 . me nder lexuesve nje Mu. , ka per te ndodhur kjo as edhe ne vitin 2021 , Shqiperia shyqyr qe po shpeto nga kethetrat e krimit dhe korupsjonit , tashme vetem sa ka filluar procesi real i te berit shtet ligjor . Plaget kane filluar te sherohen dhe eshte e dukeshme permirsimi i gjendjes i cili po jep frutet dhe do dale ne pah edhe ne rezultatet kur te mbyllen kartat e vitit 2015 ku rritja e priteshme ekonomike ka per te qene 3.5 % dhe viti 2016 mbi 5 % realisht , jo me poshtersi , dallavere e lugen bosh e gropa te zeza financiare te Berishe , Krye tiranit vrastar .

  15. iliri says:

    jo 99.99 cbehet aman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje