Radovani: Shkodra ka nevojë për një qeverisje të re

5 Qershor 2015, 19:08Politika TEMA
Radovani: Shkodra ka nevojë për një qeverisje të re

Radovani: Keti Bazhdari është drejtimi i duhur për Shkodrën në mënyrë që bashkia të mos shihet më si “molla e ndaluar”

 Prefekti i qarkut të Shkodrës, z. Paulin Radovani, thekson se bashkia e re mund të luajë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e jetesës së qytetarëve. I pyetur nga gazetarët për fushatën elektorale që po zhvillohet ndërmjet dy kandidateve për Bashkinë e Shkodrës,z. Radovani e konsideroi garën ndërmjet dy kandidateve si një tregues i emancipimit të qytetarëve të Shkodrës. “Unë them se bashkia e re mund të luajë një rol të madh për të parandaluar përmbytjet e mëdha. Është gjë bukur që kemi dy femra përballë. Shkodra është aq e emancipuar sa e ka njohur me kohë rolin e femrave. E rëndësishme është që ai që fiton të lërë një emër për ato gjëra që ka bërë mirë për qytetin Shkodrës. Ne kërkojmë që bashkia të administrohet ndryshe, që fituesi të përmirësojë shërbimet për qytetarët e të gjitha komunave që bashkohen si dhe të shfrytëzojë më mirë mundësitë që krijon bashkia e re. Ai nuk duhet të presë vetëm nëse dorëzohen projektet që bën Qeveria, sepse bashkia duhet të nxjerrë të ardhurat e veta në radhë të parë dhe ta bëjë më të lumtur jetën banorëve të kësaj bashkie”,- tha z. Radovani.

I pyetur për rezultatin e mundshëm në zgjedhje dhe për mënyrën se si duhet konceptuar bashkia e re, Prefekti i Qarkut të Shkodrës theksoi se Keti Bazhdari është drejtimi i duhu për Shkodrën në mënyrë që bashkia të mos shihet më si “molla e ndaluar”. “Për mendimin tim, ajo bashki duhet të jetë e hapur për të gjithë. Ata qytetarët që shëtisin nëpër pedonale natën, nuk duhet ta shohin bashkinë si “molla e ndaluar”. Pra vota për Keti Bazhdarin. Shkodra ka nevojë për një qeverisje që t’i shërbejë të gjithë banorëve të bashkisë së re, prandaj duhet të fitojë Keti”, tha z. Radovali.

Lidhur me votën politike, z. Radovani pohoi se Lëvizja Socialiste për Integrim po kthehet gradualisht në një forcë kryesore politike në Shkodër. “Unë them se LSI gradualisht po kthehet në një forcë e rëndësishme në Shkodër dhe do të shihni pas zgjedhjeve, se pa LSI-në, Shkodra nuk mund të konceptohet politikisht”,- tha Prefekti i Qarkut të Shkodrës.

Duke folur për rolin që do të ketë Këshilli Bashkiak, z. Radovani theksoi se bashkia e re së bashku me këshillin e ri të saj duhet të kenë një rol shumë aktiv, pavarësisht se kush është në drejtimin e saj. “Të mundohemi që të kemi grupe të fuqishme në Këshillin Bashkiak. Do të punojmë që të kemi pjesën tonë në bashkinë. Për mua s’ka rëndësi si e ka emrin kryetarja e Bashkisë. Për mua ka rëndësi si një nga ata që e mbështeta ndryshimin e sistemit, që edhe në Shkodër duhet të ndryshojë forma e pushteti lokal”,- tha z. Radovani.

 

3 komente në “Radovani: Shkodra ka nevojë për një qeverisje të re”

  1. andrea says:

    tashme edhe shkodra duhet te ndjeke drejtimin e duhur, dhe do e ndjeke ne 21 qershor, keti eshte njeriu i duhur per te larguar dembelet e pd-se nga bashkia, dhe me mbeshtetjen e qeverise do i jape qytetit bukurine e menduar

    1. keli says:

      shkodra ka nevoje per bashki punetore qe mendojne per qytetin jo vetem per xhepat e tyre, dhe keti eshte drejtimi i duhur per shkodren

  2. kika says:

    #keti_Bazhdari eshte drejtimi i duhur per shkodren, t jap asaj pamjen qe ajo meriton dhe jo degradimin e shkaterrimin qe synon PD-ja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje