Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar këtë mbrëmje të premte në programin “Top Show Magazine”.
Ai i ka kthyer përgjigje një pyetjeje që bëhet shpesh lidhur me deklarimet e tij në fushatë mbi mbështetjen për kandidatët e opozitës nëse këta fitojnë në bashkitë që konkurojnë.
“Unë s’e kam thënë asnjëherë që nuk do t’i mbështesim. Unë kam thënë që po t’i jepni votën atyre merrni veten në qafë, sepse ata nuk janë të vendosur aty për të bërë punë dhe nuk do të bashkëpunojnë, por do të bëjnë vetëm sherr – thotë Rama.
Kryeministri mendon që zgjedhjet e 21 qershorit do të jenë një fitore e thellë e së majtës.
Ai i ka kthyer kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosovës pas kërkesës së tij për takim.
“E ftoj Kosovën që të takohemi së bashku më 22 qershor që të pimë kafen e humbjes së tij” – tha Rama.
Në një rrëfim ndryshe përballë Alban Dudushit, Rama ka argumentuar humbjen e Kosovës. “Meqenëse Halim Kosova njihet si një gjinekolog i mirë, atëherë lë t`i shërbejë mjekësisë dhe jo politikës”– ka pohuar ai.
Duke u ndalur tek jeta e tij personale, kreu i ekzekutivit ka rrëfyer edhe një pjesë të rinisë së tij, marrëdhënien me të birin, Zahon si një rizgjim i instiktit prej babai pas shumë vitesh dhe parashikimet se çfarë do të bëjë kur të arrijë në kufirin e moshës së tretë.
“Nuk dua të bëhem si Berisha. Jetën time do ta ndaja në tre pjesë: para se të futesha në politikë, gjatë saj, pra kjo që po bëj tani dhe pjesën e tretë kur unë mos t`i duhem më elektoratit, do të punoj si rrobaqepës” – ka përfunduar ai.
Intervista
Top Show: Është siklet të jesh me Ramën në këmbë, unë ndjehem në siklet për vete dhe mora vesh që këtë siklet e kishte edhe Vuçiç, kur ju akuzuan se vishni taka…
Edi Rama: Unë taka nuk vesh dhe në Serbi kanë “55” e tyre, kështu që merren edhe ata me budallallëqe.
Top Show: Ata bënë krahasim mes dy vizitave. Në Shqipëri dukesh me afër, kishte veshur taka ai?
Edi Rama: Ndoshta për shkak të mikpritjes ishte e nevojshme që të vija vizë në të njëjtën lartësi. Unë jam pak më i gjatë, shumë pak.
Top Show: U tha që takimi në Shqipëri ishte një miqësi e lindur, ishte si puna e dy njerëzve që zihen e më pas bëhen miq…
Edi Rama: Miqësi e lindur jo, por një marrëdhënie që falë asaj që ndodhi në Beograd, ka një bazë solide, sepse u thanë disa të vërteta të hidhura, por pa këto të vërteta, nuk ka një marrëdhënie të qëndrueshme afatgjatë. Në Tiranë u thanë gjërat që duheshin thënë, dhe ajo që është më e rëndësishmja është që pavarësisht se çfarë tha kryeministri i Serbisë, atmosfera dhe pritja që i rezervoi publiku dhe media, bëri një dallim shumë të madh, gjë që është një arsye për t’u ndjerë mirë.
Top Show: Mund të quhemi të pajtuar ne pas gjithë kësaj?
Edi Rama: Jemi të pajtuar, por ajo që ka rëndësi nuk është paqja, por ajo çfarë do të bëjmë me paqen. Paqja ka ardhur si rezultat i aspiratës së përbashkët të popujve për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Ka qenë një përputhshmëri mes aspiratës së popujve të rajonit dhe vullnetit të lidershipit në rajon në këtë moment.
Top Show: Duket si një miqësi nga halli më shumë sepse pa paqe, pa shtrënguar ju duart, para nuk ka.
Edi Rama: Miqësi nga halli nuk ka. Besoj që janë pjekur kushtet për të ndërtuar një rrugë të re të përbashkët dhe nuk është se jemi ne të parët që po bëjmë diçka të tillë. Shembulli i Francës dhe Gjermanisë është tipik. Sot janë dy shtyllat që mbajnë Bashkimin Europian, është një shembull që ne mund ta jetësojmë në rajonin tonë. Besoj që Shqipëria dhe Serbia, shqiptarët dhe serbët janë dy forcat që kanë në dorë fatet e rajonit tonë. Nga mënyra sesi do të bashkëjetojmë, do të varet shumë sesi do të jetë mirëqenia në rajon dhe Ballkani nesër në panoramën e Europës.
Top Show: Për 1 Qershor, çfarë dhurate bëre?
Edi Rama: Besoj që bëmë gjënë e duhur sepse nisëm realizimin e Parkut Olimpik të Tiranës, që është pjesë e transformimit të gjithë zonës. Sa i përket djalit, ka kaluar me shpejtësi disa faza rritjeje dhe më 1 Qershor veshi për herë të parë sandale.
Top Show: Pse nuk i keni publikuar asnjë foto të tij?
Edi Rama: Djalin nuk e kemi objekt kurioziteti. Për kuriozitet shkohet në kopsht zoologjik, në kopsht botanik, kuriozitet për fëmijët nuk ka.
Top Show: Kur e gjen kohën të rrish me djalin?
Edi Rama: Në zgjim na përkojnë oraret, rreth orës 7 pa çerek. Kemi një kohë që rrimë bashkë, pastaj sigurisht të dielave paradite unë gjithmonë kam qejf që të rri vetëm me Lindën dhe me Zahon.
Top Show: Mes teje dhe Lindës, kujt i ngjan më shumë Zaho?
Edi Rama: Është një sintezë e të dyve dhe unë nuk i hyj kësaj gare kujt i ngjan, kujt s’i ngjan. I ngjan vetes së vet. Ne e kemi dhënë kontributin tonë, se kujt i ngjan është…
Top Show: Urojmë që t’i ngjajë bashkëshortes tuaj…
Edi Rama: Unë do të isha më i lumturi nëse i ngjan me të gjitha bashkëshortes time se do isha i sigurt që do isha gjithmonë në drejtimin e duhur. Kam mësuar nga jeta që po qe puna në drejtim, burrat e humbasin, gratë janë ato që e mbajnë gjithnjë drejtimin.
Top Show: Ti e ke humbur herë pas here?
Edi Rama: Unë? Po si thua ti?
Top Show: Tani o je burrë e ke humbur drejtimin, ose s’je burrë dhe s’e ke humbur drejtimin?
Edi Rama: Përderisa po e them me kaq siguri, dmth që e kam provuar veten që edhe e kam humbur drejtimin, sepse u bënë 50 tani. 50 vjet në drejtimin e duhur është jetë e mërzitshme.
Top Show: Si është të jesh 50 vjeç baba me një djalë që nuk ka bërë 1 vjeç akoma?
Edi Rama: Zaho është personazh…me atë që prisja, jam shumë i lumtur. Unë prisja që do bashkëjetoja me një fëmijë që s’do më linte të flija, s’do më linte të përqendrohesha dhe plus frika që do më ngjante mua, sepse sipas tregimeve të nënës time, unë deri në moshën 2 vjeç, nuk kam pushuar së qari dhe flija shumë, shumë pak. Zaho është shumë më i qetë.
Top Show: Nga kjo ardhje në jetë e Zahos, si i ke marrëdhëniet sot me gjinekologët?
Edi Rama: Unë di që nga ardhja në jetë e Zahos, i kam marrëdhëniet shumë të mira me gruan, për gjinekologët duhet të pyesni gruan, se gjinekologu s’është pjesa ime.
Top Show: Aq më tepër që është një gjinekolog që ju ka ftuar për kafe, ju ka ftuar publikisht dhe do të pijë një kafe me ju?
Edi Rama: Ka 22 qershor. Unë më 22 qershor do t’i jap kafen Halimit dhe do ta inkurajoj që të jetë në lartësinë e detyrës, kur të kthehet në maternitet, sepse na duhet atje, nuk na duhet në bashki. Për Halimin kam një vlerësim të përgjithshëm si gjinekolog. Është bërë një spekulim që unë i kam dhënë dekoratë e ku di unë. Kur ishim bashki bënim çdo vit vlerësimin e 10 personaliteteve të qytetit, qytetarë të dalluar, që i bënim mbi bazën e propozimeve dhe në një nga këto audicione ka fituar doktori. Nuk kam asnjë dyshim dhe nuk kam pse dyshoj që ai është gjinekolog i zoti dhe për këtë duhet të kthehet në maternitet, se unë nuk e kuptoj se çfarë bën vërdallë, sa në parlament, sa në fushatë. Ndaj them që të gjitha gratë duhet të votojnë Erionin edhe për Halimin. T’i gjejmë punës njeriun dhe jo njeriut punën. Besoj që duke pas Erionin kryetar bashkie, Halimin drejtor materniteti, kemi gjetur vendin e duhur për këta dy njerëz, ndaj dhe gratë duhet të votojnë Erionin për t’i bërë mirë edhe Halimit. Sa i përket asaj që tha që çifligu a ku di unë, unë e kam shumë të thjeshtë bisedën. Unë nuk them jepjani votën atyre, them një gjë që është shumë e thjeshtë, këto zgjedhje që kanë një natyre të veçantë, janë zgjedhje për bashkinë, për çdo familje sepse nëse brenda mureve të shtëpisë tënde gjithçka varet nga ty, sapo del nga muret e shtëpisë, të gjitha gjërat e tjera varen nga bashkia. Këta nuk flasin fare për çështjet e pushtetit vendor, i ke dëgjuar të flasin për këtë? Kurrë!
Top Show: Kjo është e natyrshme, edhe ju në opozitë thatë në 2007, edhe në 2011 thatë që po votuat sot të majtën, nesër rrëzohet Berisha nga pushtetit…
Edi Rama: Po ju them që kush do të votojë kandidatët tanë do të ketë njeriun e duhur për të bërë këto punë që po flasim. Për fat të keq PD nuk ka asnjë model. Nuk ka asnjë qytet apo komunë që të thotë që ne kemi filan model. Nuk kanë lidhje me këtë punë. Kanë një problem shumë të madh që do të vazhdojë t’u zmadhohet derisa ta trajtojnë seriozisht dhe ta zgjidhin, kanë një raport të gabuar me shtetin, ndërkohë që ne dimë të bëjmë shtet. Çdo parti kërkon të fitojë kudo ku garon. Edhe PD thotë të njëjtën gjë.
Top Show: Shumica e kandidatëve të opozitës janë trembur që nëse do ta fitojnë nuk do të mbështeten me fonde nga ana juaj.
Edi Rama: Unë s’e kam thënë asnjëherë që nuk do t’i mbështesim. Unë kam thënë që po t’i jepni votën atyre merrni veten në qafë, sepse ata nuk janë të vendosur aty për të bërë punë dhe nuk do të bashkëpunojnë, por do të bëjnë vetëm sherr. Unë kam fakte për këtë. Në 18 muaj si kryeministër kam pasur vetëm një rast që një kryetar bashkie i PD, të më ketë kontaktuar për të kërkuar mbështetje, as kanë ardhur, as kanë çuar projekte, as të trokasë e të thotë; unë dua këtë për komunitetin tim. SHQUP-i do që t’i ketë kryetarët e njësive vendore, ushtarë politikë. PD ka probleme në raportin në ndërtimin e shtetit. Ne kemi modele që janë pika referimi.
Top Show: Halim Kosova ka treguar në fushatë që është distancuar, edhe në slogan, nga 4 vitet e mëparshme të qeverisjes së Tiranës. Ka identifikuar problemet, gjërat që nuk janë bërë dhe premton se do t’i bëjë.
Edi Rama: Fakti që këtë arriti ta bëjë edhe doktor Halimi, dmth që është kaq kollaj që të dalësh e të flasësh, por duhet edhe të thuash si.
Top Show: Është e mundur që Tirana të ketë një tramvaj dhe një metro?
Edi Rama: Unë besoj që historia e tramvajit ishte një histori absurde dhe siç janë këto tani, që thonë na votoni ne që të keni taksat më të ulëta në Ballkan, që të ulim energjinë. Dakord ja po i votojmë, si do i bëjnë këto? Më 21 qershor votohet për bashkitë. Këto nuk janë fare tema për lojën e bashkive. Këta e kanë të qartë, lojën e tyre hedhin grepin dhe të kapin ç’të kapin. Tirana nuk ka sot asnjë mundësi të ketë një linjë tramvaji dhe sot nuk ka nevojë për tramvaj. S’është tramvaji problemi i Tiranës.
Krenar per Kryeministrin e vendit tim.
Kishte vite qe Shqiperise I mungonte nje Lider I tille .
Good bless you …good bless ALBANIA
Lider perendimor. Besimplote se do e dergoje perpara vendin drejt aderimit ne BE. Reformat e ndermarra deri me tani deshmojne se jemi ne rruge te mbare. Shqiperise i ka munguar gjate gjithe ekzistences se saj si shtet nje lider i tille.
Ke bere aq leke ti dhe sorollopi yt(Sali,Fatos and co.),sa tallni bythen tani me shqiptaret!!!
Ju lumte,kur ne jemi kaq te paafte!!!!
Njeriu ne cdo moshe jep me te miren e vet, dhe kot s’thote populli, cdo gje eshte me moshe, s’ka pse te duroje nje popull i tere dalldisjen e moshes se politikaneve, sic po bejne sot me saliun. Edi, vendimi me i mire, eshte qe pasi te japesh gjithe c’kishe per politiken, terheqja eshte gjeja me e mire, qe te ikesh me nder e te mbahesh mend si nje njeri qe le gjurme dhe respekt tek te gjithe.
Asnje pune e ndershme nuk eshte turp, as rrobaqepesia. Eshte me turp te plakesh te dalldisesh e te dalesh ne publik te cmendesh njerezine, ashtu sic po ben saliu sot. E rendesishme eshte, qe per sa kohe do te jesh ne qeveri, do t’i sherbesh popullit duke dhene maksimumin. Jemi krenare per gjithe c’ke bere deri me sot dhe urojme qe rruga jote te jete e gjate ne politike dhe energjia dhe vullneti qe karakterizon te mos shteroje kurre.
Problemi me i madh qe kane pd-istat eshte qe e kane humbur kontaktin me realitetin dhe nuk arrijne te perceptojne, por i interpretojne gjerat si i kupton mendja e tyre e semure. Te gjithe e kemi kuptuar qe kandidatet e djathte jane te deshtuar, nuk jane bashkepunues dhe bllokojne per te perfituar politikisht, jo se ka munguar mbeshtetja e qeverise, qe ka punuar njesoj si per veriun dhe jugun, si per te majtet e te djathtet, si per qytetin e fshatin.
Shqiperia me ne fund gjeti drejtuesin e duhur. Z. Rama i gjithanshem, serioz kur duhet dhe sportiv ne raste te tilla si i djeshmi. Fryma e re qe po fut ne politiken dhe politikberjen shqiptare eshte teper pozitive. Vazhdo keshtu populli te mbeshtet z. Rama.
rama eshte kryeministri i pare i shqiperise qe te ben te harrosh me ke je duke folur !! se me saliun ishte shume diktatorial dhe kjo eshte nje ndryshim shhume i madh !! me ramen mund te jesh vet vetja dhe kshu duhet te jete kryeministri i shqiperise
iku koha e diktatorit qe ishte saliu !! tashi jemi ne demokraci dhe po rilindim !! eshte kenaqsi te shofes edi ramen ne emision !! eshte shume nice ne te gjitha drejtimet !! fiks eshte drejtimi i duhur per te ndjekur
nje lider i cili pervec politikes eshte dhe nje njeri i cili i apasionuar pas artit.humori qe e karakterizoi mbrem ne emision ishte fantastik.shpirti i lire dhe di te kuptoj se kur eshte koha per tu larguar dhe jo si babagjyshi me abntiplumb
e verteta eshte se edi rama po ben ate qe asnje kryeminister nuk e ka bere me perpara ne shqiperi,njeri i batutes dhe me miqesor me ambjentin e gazetarve ,lider i batutes por dhe i opunes gjithashtu.te gjitha kualitetet e mira ne nje person.krenar per kryeministrin
mesa duket kryeministri e ka gjetur drejtimin e duhur madje e pohoui dhe vet,keshtu qe vota duhet ti shkoje patjeter drejtimit te duhur dhe per nje qytet me projekte europiane.kryeminisrtri e vertetoi sa me mire sot se ai di ti pershtatet te gjitha l;lojeve te emisioneve madje duke defryer ndjeksit me batuta,dhe jo si paraardhesit e tij te vrazhde dhe pa kultur.
kryeministri gjithperfshire,cilesi qe madje e gjejme ne shume pak lidera europian.jeta e tij e 1 prej artisti normale qe ka lene gjurme te gthella qe cdo zgjidhje dhe cdo problem i gjen nje menyre si ta trajtoje me art.
Kokrra e idiotit. Je tamam nje kafshe e neveritshme, skizofren i ndyre.
Elektoratit socialist nuk i duhesh qysh sot , prandaj fillo te qepesh o psikopat .
per 21 janarin nuk tha ndonje gje, sikur ju premtoi familjareve drejtesi. per gerdecin, per korrupsionin basha-berisha asgje. cdo 21 janar qe kalon e perkujtohet, do filloje ti rendoje perhere me shume rames sesa berishes, do ti rendoje pesha e premtimit te pambajtur perballe jetimeve te te vrareve per nje kauze qe po harrohet nga ai i cili e ngriti dhe rreth se ciles u mblodhen dhe ata qe lane jeten ne ate bulevard. ti rroje mjafti dhe erioni se te tjere lane jeten ne shesh e te tjere mbledhin perfitimet duke na shitur e tundur perballe syve diploma, kthime patriotike ne atdhe, emigrime heroike, apo tregti fiqsh. ku ishte erioni ne 21 janar kur njerezit perballeshin me berishen? ikja e berishes nga pushteti nuk do te thote zerim i akuzave te rames ndaj tij, njerezit presin nga rama te vere ne jete drejtesine e premtuar. dikush duhet te paguaje per rrenimin dhe vrasjet. vrasjet ne 21 janar ose i ka bere pushteti duke shkelur ligjin ose opozita ka shkelur ligjin dhe pushteti mbrojti rendin kushtetues. o nga njera pale o nga tjetra duhet te kete pergjegjes perpara drejtesise. ose rama ose berisha kane shkelur ligjin ne 21 janar, te pafajshem nuk ka aty ku ka te vekur.
Po ai vec me qene budalla me fol per 21 janarin. Nxorri ne shesh dhe nxiti per rremuje njerzit kundra te superkorruptuarit Ilir Meta dhe tani ai eshte miku i tij me i ngushte. Akoma doni te flasi per 21 Janarin? Po ai qe ne 1.Prill 2013 e demonstroi hapur qe i beri mutin 21.Janarit.
Edhe per kaq je nje fatkeqesi per shoqerine. Mendo te rrish me gjate.
Eshte finok ky….po imitoi Halimin ….
Natyrisht qe rrobaqepes do punosh se ske pasur Kurre nje profesion. Se Kush i dha urdher Nanos me te marre nga Mensat e supes per endacake te Parisit e me te fute ne politike, vetem ai e di. Ti vec je simboli i njeriut kot e prandaj te pelqen edhe Erioni qe ka te njejten Karriere si ti.
Pupupu, sa kokepalare dhe injorante ka ne kete vend. Lexojini pak keta cunat dhe cupat e rinise se Saliut…
serbet kane 55 e tyre.ti ke 99- e erjonit aty jeni nuk ndryshoni shume.ti e ben kryetar bashkie ate te 99
Vetem EDI RAMA do ta beje kete vend,reformat jane te dhimshme por jane te nevojshme nuk punohet me sa per te mare vota dhe vendi te beje posht e me posht.probleme pati me reformen e energjise por ishte e nevojshme po keshtu edhe ndertimet pa leje,te shikosh rruget nacionale jane mbushur me ndertime pa leje dhe te shemtuara car mund ti afrojme turisteve ne me ate pamje te shemtuar, dhe kryeministri ka filluar ti kuroje nuk behen te gjitha menjehere por jane te domosdoshme per tu bere e shume reforma te tjera.Saliu e la vendin me borxhe dhe ky ka nje vit dhe akoma nuk i ka shlyer. Une kam besim se vetem EDI RAMA do mund dhe do ta beje kete vend.
Duhet ta pyesni a punon per shqiptaret, se shqiptar me emer Kristaq nuk ka. Vllah e rumun ka.
Ha ha ha ,profesioni i Rrobaqepsit ne ate moshe qe mendon zoterote, lihet dhe nuk fillohet .