Gërdec, shënimet e një ministri

15 Mars 2019, 17:08Politika TEMA

Ky është një shkrim i botuar në marsin e vitit 2009, një vit mbasi kishte ndodhur tragjedia e Gërdecit. Eshtë procesverbali i mbledhjes së qeverisë që i hapi rrugë biznesit të vdekjes vetëm pak kilometra larg Tiranës. Po ribotohet sot për të dhënë një dëshmi se cila ishte mënyra e vendimmarrjes së qeverisë Berisha, për të dhënë një dëshmi se cili ishte mekanizmi për ta bërë një kompani biznesi “të suksesshme në Shqipëri. Si në rastin e biznesmenit gjeorgjiano-izraelit Amiran Dzanashvili, të cilin Doktor Berisha po e përmend gjatë këto ditë.

Nga Lorenc Vangjeli

Si bënte business Berisha dhe Mediu*

Ridvan Bode, ministër i Financave kundër ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Përplasja e dy ministrave ka qenë e ashpër dhe e vazhdueshme, siç e konfimojnë dhe vetë kolegë të të dy zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar. Por maksimumin përplasja e tyre, që deri më tani nuk është bërë publike, ka qenë në dimër-pranverën e vitit 2007 dhe kryesisht është shkaktuar nga propozimi i ministrisë së mbrojtjes për demontimin e municioneve të vjetra të ushtrisë shqiptare duke bërë një marrëveshje prokurimi të drejtpërdrejtë me kompaninë amerikane SAC. ”Ridvani bën dhe juristin dhe financierin. Të kthejë përgjigje me shkrim, të bëhet ballafaqim”, shpërthen Mediu në 17 shkurt të 2007, në ditën kur propozimi i tij kthehet mbrapsht nga Këshilli i Ministrave si i papërputhur në ligj. I zemëruar me kundërshtimet e Bodes, madje ish-ministri i mbrojtjes shkon dhe shumë më tej: ”Ore e shtyni, doni ta lini. Lereni fare se nuk më intereson”.

Një pjesmarrës në këtë mbledhje qeverie, ministër, në kushtet e konfidencialitetit të plotë, i afron revistës MAPO, për herë të parë shënimet e tij të hollësishme për atë mbledhje, në të cilat ai nënvizon dy detaje: konfliktin mes dy ministrave dhe faktin që të gjithë anëtarët e kabinetit, pa përjashtim, e dinin që bëhej fjalë për kompaninë amerikanë SAC; pra, që kjo kompani nuk ka qenë e panjohur ashtu siç është shprehur edhe vetë kryeministri Berisha menjëherë mbas tragjedisë së Gërdecit. Edhe titulli i projektvendimit e përmendte emrin e SAC.

Vetëm ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana ka qenë dukshëm në krah të zotit Mediu, kurse të tjerët, përfshi dhe zotin Berisha, që i jepte të drejtë rregullisht edhe palëve që kundërshtoheshin, kanë qenë më neutralë dhe në pozita pritjeje.

Mbledhja e 17 shkurtit

Pak kush kujton sot se kanë qenë dy tentativa nga Ministria e Mbrojtjes për të kaluar atë që më pas do të shënohej si vendimi 138, i cili i hapi rrugën demontimit të municioneve të vjetra në pronësi të ushtrisë shqiptare. Ka qenë një mbledhje në të cilën kanë munguar ministrat Olldashi, Ruli, Leskaj dhe Barka, të cilët janë zëvendësuar nga zëvendësit e tyre në mbledhje. Sipas dëshmisë së një pjesmarrësi në këtë mbledhje të qeverisë, që vuri në dispozicion të revistës MAPO shënimet e tij të hollësishme, fillimisht Mediu ka mbrojtur variantin e tij, duke u nisur nga leverdia financiare e këtij projekti. Sipas tij, SAC do të mund të bënte demontimin mekanik të municioneve, ndërsa tre ndërmarrjet shtetërore ushtarake, nëse bënin një proces të tillë, dilnin me humbje. (Sot dy nga ish-drejtorët e tyre janë në ndjekje penale për fallsifikim të dokumentave zyrtare, pikërisht për këtë arsye). SAC, nga ana tjetër, afronte 1.5 milionë dollarë në rast se merrte firmën e qeverisë. Pikërisht këtu, vlerëson burimi ynë ministror, nisi dhe sherri mes Mediut dhe Bodes. Ministri i financave vlerëson se në një mënyrë të tillë, shërbimi që po kërkonte të merrte ministria e mbrojtjes, konsiderohej tender i drejtpërdrejtë. Dialogu mes tyre vazhdon i shpejtë dhe nervoz. Kryeministri Berisha kërkon që të merret më shtruar problemi duke ju drejtuar ministrit të mbrojtjes se e vetmja paqartësi e tij, ishte se pse ky projekt po shkonte në Këshillin e Ministrave. ”Të jem i sinqertë, kjo nuk më bind”, thotë ai.

Diskutohet për çmimet dhe për faktin nëse praktika duhej apo jo të kalohej në proces tenderimi. Bode citon ligjin, kurse Mediu pretendon se municionet ishin kaq të vjetër dhe pa vlerë sa askush tjetër në 16 vjet nuk ishte afruar për të kërkuar këtë municion. ”Ridvan, sikur të merrej gjithë kjo sasi municioni dhe të hidhej diku në Adriatik, të gjithë ne do të ishim të lumtur. Nuk e bëjmë dot një gjë të tillë se nuk na lë ministri i mjedisit Lufter Xhuveli, se ndotet deti”, citohet të ketë thënë me nervozizëm Mediu, por sërish Bode është skeptik duke thënë se ai po përmend vetëm aspektet ligjore dhe se interesohej të dinte se po merrej pasuri publike dhe po i japej një firme private. Sërish ndërhyn kryeministri, citon shënimet e tij mbas një viti vartësi i zotit Berisha, që interesohet të dijë nëse në një rast të tillë mund të bëhet tender, por Mediu kundërshton duke thënë se SAC ishte e vetmja kompani që ishte interesuar në gjithë këto vite.

Ish-ministri i Mbrojtjes kundërshtohet dhe nga ish-zëvendëskryeminstri Ilir Rusmali, i cili thotë se Këshilli i Ministrave nuk mund të nxjerrë asnjë vendim për prokurime dhe me të bashkohet edhe zoti Berisha. Rusmali saktëson se një akt i tillë nuk duhet të shkonte në qeveri sepse ligji i ka dhënë vetë ministrisë (së mbrojtjes) autoritetin për të vepruar. Pikërisht këtu, grindja mes Bodes dhe Mediut arrin në pikën e vlimit. Mediu thotë se ai e di që ministria mund ta bëjë vetë, por ka tre javë që diskutohet me drejtorinë juridike në Këshillin e Ministrave, ndërsa ata (ministrat) donin ta bënin një gjë të tillë për një sekondë. Kompania ka një muaj që ka ardhur dhe ka bërë ofertën dhe që atëherë ka diskutime intesive mes juristëve të ministrisë së mbrojtjes dhe të qeverisë për të gjetur zgjidhje dhe kjo është zgjidhja që kanë afruar të dy palët. ”Ridvani bën në të njëjtën kohë dhe profesionin e juristit, edhe të financierit. Ai le të kthejë përgjigje me shkrim”, citohet të ketë thënë Mediu.

Por Bode rishtaz nuk tërhiqet. Sipas tij ka vetëm dy mënyra për të mbërritur në destinacionin që kërkohet, ose të merret vendim për prokurim të drejtpërdrejtë të shitjes së pronës publike, ose të zbatohet ligji për këto prokurime. ”Bëje si të duash, sa herë që diskutojmë gjëra të tilla vihemi në siklet”, përgjigjet Mediu, i cili tamam në këtë moment mbrohet andej nga nuk e priste, nga Jemin Gjana, i cili pranon se municioni i dalë jashtë përdorimit nuk bën më pjesë në pronën publike dhe pastaj sugjeron nga praktika e tij: ”Unë po të nxjerr ndonjë gjë jashtë përdorimit e hedh, ose gjej mënyrën për ta groposur”.
Debati, saktëson një vit më pas burimi ynë, kalon mes kryeministrit dhe Mediut; zoti Berisha kërkon referencat ligjore dhe Mediu pretendon se i ka bërë edhe ato. Por as kjo gjë nuk pranohet dhe Mediu lëshon pe´: ”Këtë punë le ta zgjidhin specialistët e mi, specialistët e kryeministrisë. Le të diskutojnë bashkë për të gjetur zgjidhje. Unë vetë nuk kam asnjë problem”. Por ndërkohë gjërat kishin shkuar larg, sepse ky është momenti që Bode bëhet edhe cinik: ”Zgjidhjen duhet ta japësh ti vetë, sepse ti e ke problemin tënd”. Dhe kjo ishte pika që mbush gotën. ”Në këtë shtet ka një problem, thuhet vetëm se çfarë nuk duhet bërë, por sesi duhet të bëhet, askush nuk ta thotë. Secili të marrë përgjegjësitë e tij. Dhe unë po e them, zoti kryeministër, të gjitha kompanitë e huaja që vijnë ju thuhet ”Po” nga juve, u thuhet ”Po” me vullnet politik. Pastaj nuk bëhet gjë. Të gjithë presin dhe pastaj ikin. Ishallah nuk ikën dhe kjo si gjithë të tjerat. Ligji më ngarkon me detyrime në kuadër të anëtarësimit të vendit në NATO”. Dhe Bode sërish po aq cinik përgjigjet: Zbato ligjet dhe rregullat!

Në sallë ka heshtje. Kryeministri merr një vendim të atypëratyshëm: ngarkon zëvendëskryeministrin Ilir Rusmali që të thërrasë ekspertë nga tre ministri, ajo e mbrojtjes, e financave dhe e drejtësisë për t´i dhënë përgjigje me vendim qarkullues. Vetëm një muaj më pas, projektvendimi për demontimin e municioneve të dala jashtë përdorimit, në pronësi të ushtrisë shqiptare për llogari të SAC, miratohet me ndryshime në 14 mars 2007. Por deri atëherë kishin rrjedhur shumë ujëra. Gjakrat ishin zbutur në dukje, por tensioni ishte i pranishëm. Nuk është hedhur ende dritë se cili ishte mekanizmi jashtë tavolinës ovale të qeverisë, që u vu në funksionim dhe që i bëri anëtarët e qeverisë të miratonin ligjin. Tani, kur hetimi i tragjedisë së Gërdecit është në epilog të tij, kur prokuroria ka marrë mbi 40 vetë të pandehur për këtë çështje, përfshi dhe vetë ish-ministrin Mediu dhe gjithë strukturën më të lartë drejtuese të Forcave të Armatosura, vendimi 138 i Këshillit të Ministrave, është fëmija kopil, të cilit askush nuk i jep atësi.

*Shkruar 10 vite më parë për revistën MAPO

17 komente në “Gërdec, shënimet e një ministri”

  1. Dielli says:

    Vendimi 138 i keshilit te ministrav ka mbetur nje femije “jetim, ngase ne Shqiperi ne te tri pushtetet vazhdon dhe riciklohet bota e krim-korrupsioni-imoralo-politik nen moton,”nga i jati, tek i biri,nipi apo mbesa dhe nje djalle e gjysem”pa i hyre gjemb ne kembe per mijra krime e superkorrupsione deri me tani.
    Shen Agusti shume vite me pare tha:Ne mungese te drejtesise cfare eshte sovraniteti,pervecse nje grabitje e organizuar.

  2. ANDOS says:

    Drejtesia ne kete vend do vendoset atehere kur te jene pas hekurave keto dy monstra, Fatmir Mediu dhe Sali Berisha. Per shkak te interesave te tyre ne Gerdec mbeten te vrare 28 njerez te pafajshem. Turp.

  3. Z/Kallami says:

    Burg,burg,burg!!!

    Gjithe administrate e pushtetit Berisha.Nga 1992 e deri me 2013.

    Ky artikull vlen per te zgjuar prokurorin e pergjitheshme dhe ti arrestoj te gjithe keto kriminel te korruptuar.Shkurt:Plehra demokratike qe e kane qelbur kete vend.

    1. Peço says:

      Jo, zoti Kallami, ky artikull nuk vlen për të zgjuar prokurorin e përgjithshëm, ky artikull vlen vetëm për të trëmbur sorrat, se gjë tjetër, është provuar, nuk trëmb. Artikulli bëhet vetëm me idenë që të frenojë sadopak Berishën e kompani nesër, në demostratën që do zhvillojnë. Por ata nuk frenohen nga kërcënime të tilla. Vetëm kërcitja e prangave bënë efekt. Por që ato të kërcasin duhet paraprakisht të përgatitet materiali mbi konsiderata rigoroze ligjore për tju përciell prokurorisë. Tani, si thua ti zoti Kallami, e ka marrë mundimin nga 2013 dhe deri më sot qeveria e “të gjatit” për ta përgatitur këtë material dhe dërguar në prokurori? Mjerë ata që ikën thuaj, në atë masakër për para, pa “të gjatit” as që i rruhet se çfarë ndodhi në Gerdec. Ndaj them, shkrime të tilla sot, të porositur për tu ribotuar nga “i gjati”, tingëllojnë më tepër si një thirrje ndaj Berishës për ti thënë, “se unë atëhere kur ishe në vështirësi nuk ta vura stërkëmbshin për të përmbysur, ti çke sot që nuk më lë të qetë?”

  4. kriminel says:

    pse lodheni kot gjalle jane dhe I keni ne new York shumicen e SAC. sikur dhe “sekretaren” te kapesh per 1 muaj e ke fut malokun me gjithe camin ne biruce…

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Keshtu behen punet qeverritare ne Albanistan.. Ky tha, ai tha.. Po mire mo, ku jane procesverbalet e ketij takimi se c’fare eshte diskutuar?!?! C’do zyre qeverritare duhet te kete rekord se c’fare eshte thene se kjo eshte transparenca qe popullit I intereson.. Te degjojn xhevahiret dhe kur te vije koha ti rivotojn , e dine ti rivotojn serisht apo jo.. Prokuroria, KLSH, ILKPD dhe te gjitha organet penalndjekese duhet te behen bashke dhe te detyrojn qendrat qeverritare te ken rekorde per cdo vendim qe ka te bej per pronen publike..

  6. pse says:

    Prokuroria do nderhyje kur te behen 10 vjet dhe te parashtrohet!

  7. korcari says:

    Fatmir Mediu ky moster dhe i pa cipe mire eshte qe te mos dale me ne skene sepse prish komplet imazhin e demokracise dhe tensionon nervat e shqiptareve. E kupton kete o zoti president ,se ti je pergjegjesi kryesor karshi popullit per DREJTESINE ndryshe jep dorheqje per pa aftesi.

  8. Fieri says:

    Fatmir Mediut i shkon shume per shtat te jete nje nga drejtuesit kryesor te mafias ne Shqiperi per shkak te veprimtarise se tij mafioze nfa viti 1993 e deri me 2015.Shume bij e bija te kesaj toke renkojne nen dhe prej dores e mendjes se tij gjakatare, Gerdeci renkon e qan per dite .Ata kerkojne drejtesi….

  9. Beni Bo says:

    Si ka mundesi qe partia e mediut si parti e ish pronareve (qe vetem per prona kurr ska fol) mbledh akoma njerez keshtu qe fajin nuk nae kane mejdirat por ata qe i votojne keta mostra mafioze ,i shporrni kriminelat e fundit te bandes berishjane ,,,,,,,,!

  10. Sit back and relaks■●▪ says:

    une do pyesja psh, si ka mundesi qe Mehdiu shkon e vjen nha Amerika si ne shpi te vet? pergjigja mund te jete, sepse lepuri i madh fle ne Amerike nderkohe Mehdiu ishte vetem ciraku. Prandaj Rama i rrahu shpatullat Saliut pas Gerdecit nderkohe qe derdhi lot “krokodili” ne syte e banoreve dhe familjareve te viktimave. Askush nga prokuroria nuk thirri si desjmitar apo te pandehur diverolin dhe mikun e tij qe moren nje tender te dyshimte nga pentagoni. Me qenien e lepurit pertej atlantikut shpjegohet edhe wkspertiza e FBI per kosta trebicken etj etj. Mund te kete qene nje operacion i DOD ose i CIA e gjithe historia e Gerdecit dhe askujt nuk i intereson ti hapi petet ketij lakrori. Si ka mundesi qe SHIK nuk ka dhene asnje info per ngjarjen, ngrihet nje fabrike demontimi municionesh ku baruti grumbullohej me tonelata dhe SHIK nuk ka asnje info apo interes te hetoje. Eshte muhabet i koklavitur ky, nuk eshte kaq e thjeshte puna, po arvizu duhet ta dije me mire kete pune.

  11. Sit back and relaks■●▪ says:

    une do pyesja psh, si ka mundesi qe Mehdiu shkon e vjen nha Amerika si ne shpi te vet? pergjigja mund te jete, sepse lepuri i madh fle ne Amerike nderkohe Mehdiu ishte vetem ciraku. Prandaj Rama i rrahu shpatullat Saliut pas Gerdecit nderkohe qe derdhi lot “krokodili” ne syte e banoreve dhe familjareve te viktimave. Askush nga prokuroria nuk thirri si desjmitar apo te pandehur diverolin dhe mikun e tij qe moren nje tender te dyshimte nga pentagoni. Me qenien e lepurit pertej atlantikut shpjegohet edhe wkspertiza e FBI per kosta trebicken etj etj. Mund te kete qene nje operacion i DOD ose i CIA e gjithe historia e Gerdecit dhe askujt nuk i intereson ti hapi petet ketij lakrori. Si ka mundesi qe SHIK nuk ka dhene asnje info per ngjarjen, ngrihet nje fabrike demontimi municionesh ku baruti grumbullohej me tonelata dhe SHIK nuk ka asnje info apo interes te hetoje. Eshte muhabet i koklavitur ky, nuk eshte kaq e thjeshte puna, po arvizu duhet ta dije me mire kete pune..

  12. Sinqeritet says:

    Perse i lini plehrrat popull-vrases te bejne demostrate dhe si futni ne burg?
    C’FARE BEN O POPULL ?

  13. Gri says:

    Eh mer Mehdi Sharlatani! Te jap te drejten per femijen qe ke por kur gopos dhe tallesh me Shqiperine…. mos burgu i perjetshem eshte psk! Ka mijra familje ne halle, por s’kane halllin tend! Por per shkak te hallit tend s’ mund te paguajne! Por sinqerishte: pse e vrat
    vrate Kosten e gjore dhe te vetem? E donte Ameriken me shume se zotin! R kam [email protected] Kafsha Mehdi, kafsha Berisha nuk mund ti meret jeta nje 50 vjecari si Kosta kaq lehte! Nese ka zot ju ndeshkofte, PLEHRA TE Shqiperise.

  14. mars says:

    Nuk jane popull ata qe vene ne proteste jane uliganet kriminelet e Berishes Lulit Mones Mediut , me krimin e organizuar, opozite kriminele. Edi Rama eshte strateg ja u futi sa krahu ju beri te merni rruget.

  15. Intuita says:

    Kujdessssss!!! Neser …. hajduti deshperuar dhe i kapur mat te vret sado delenxhi te jete, ja thot instikti dhe kta i kan instiktet ngrehur nextrem nga paniku ndeshkimit.
    Afatshkurter = e shumta do iki ndonje bir nëne (ishalla jo)….. afatgjat = sala ngrop, i ve vulen neser.

  16. Zgalem says:

    Letra qe publikon sot z. Lornc Vangjeli , per biznesin e Gerdecit , per mua ka rendesi te dores se pare . Del hapur kerkesa djallezore e F.Mediut , per te ligjeruar sipermarrien e kompanise SEC , per demontimin e armeve te luftes dyte boterore . Midis rreshtave , une lexoj se Mediu ka pasur miratimin e Berishes , prapa perdes. Ritvan Bode kundershton me force dhe kjo na nxjerr ne shesh nj edukuri tjeter : Ridvani eshte ai , qe kundershtoi dhe skemat piramidale . Eshte nje kontabilist i nivelit te larte dhe patriot . Nuk ka asgje te perbashket me koleget , qe ka qene ne Qeverri me ta . Kishte te Drejte Edi , qe e zgjodhi ne Keshillin mbikqyres se BSH . Zgalem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje