Gërshëra e pasurisë dhe tezat e Paul Tudor Jones

6 Qershor 2015, 11:05Politika TEMA

Paul Tudor Jones është një menaxher i njohur i fondeve spekulative Hedge-Fonds në SHBA. Intervista ai jep rrallë, por para disa javësh ai mori në pjesë në konferencën për inovacionin “TED-Talk” në Kaliforni dhe e krahasoi shoqërinë e SHBA me një njeri që ka varësi nga drogat: “Hapi i parë është të pranosh se ke një problem”, u shpreh Jones. Mania për fitim ndërkohë është bërë kaq e vetëkuptueshme, sa shoqëria nuk e vë re fare si e shkatërron veten.

“Revolucion, tatime më të larta ose luftë”

Pabarazia në rritje në të ardhura e shqetëson atë. Në SHBA, një përqind e popullatës merr 20 përqind të të ardhurave. Deri në fund të viteve 1970 të pasurit merrnin gjysmën e kësaj sasie. “Gërshëra midis më të varfërve dhe më të pasurve do të mbyllet”, vazhdoi Jones. “Ose me revolucion, me tatime më të larta ose me luftë.”

Fjalët e Jones-it të tërheqin vëmendjen, meqenëse ai vetë pasurinë prej 4,6 miliardë dollarësh ia dedikon kryesisht ekonomisë së lirë. Por vitet e fundit ai është dalluar për gatishmëri të madhe për donacione dhe për themelimin e fondacioneve bamirëse. “Revolucion” – dëgjimi i kësaj fjale pikërisht nga goja e një super të pasuri u citua shumë herë në media. Sepse me të vërtetë në vitet e fundit janë shtuar lëvizjet qytetare dhe protestat në SHBA. Në 2011 duke nisur nga Occupy Wall Street, e ndjekur nga studentët në vend, të cilët nuk duan të hyjnë më në borxh për të bërë studime. Punonjës në degën e shërbimeve kërkojnë një pagë minimale më të lartë. Edhe revolta kundër dhunës policore dhe racizmit është më e fortë në komunat me të ardhura më të ulëta.

Lënie pas dore me dekada

“Trazirat e rebelimet u duken shumë vetëve si pa kuptim politik dhe pa objektiv”, thotë David Huyssen. Ai është profesor për historinë e SHBA dhe jep mësim në Universitetin Yale në New Haven. Por e gjithë kjo është sipas tij krejt e gabuar. Ato janë shpesh rezultat dhe reagim i lënies pas dore me dekada të tëra, i mungesës së investimeve dhe i diskriminimit, thotë Huyssen.

Aktivisti për të drejtat e njeriut Martin Luther King ka thënë: “Kryengritjet janë gjuha e të padëgjuarve”. Në histori, trazirat dhe protestat kanë qenë shpesh fillimi i një revolucioni ose i një rendi të ri.

Grupimet kanë të njëjtat interesa specifike

Historiani Huyssen nuk e beson se në SHBA është një revolucion në prag të derës. “Aktivistët e pagave minimale, punëtorët e Walmartit, studentët që vuajnë nga barra e kredive dhe fushatat “jetët -e -të zinjve- kanë -rëndësi” do të kenë nevojë edhe për një copë herë kohë sa të kuptojnë se kanë në fakt të njëjtat interesa specifike: “Si kundërshtarë të një sistemi, që i shtyp dhe i diskriminon”.

Miliarderi Jones ngul këmbë që sipërmarrjet të detyrohen më shumë që të angazhohen për synime bamirësie. Një organizatë jofitimprurëse e themeluar prej tij do të shqyrtojë me anë të sondazheve se si mund të funksionojë kjo në praktikë. Ideja pas kësaj: të pasurit duhet t’i ndalojnë duke bërë donacione lëvizjet politike, të cilat mund të kalojnë në kaos dhe të dalin jashtë kontrollit.

5 komente në “Gërshëra e pasurisë dhe tezat e Paul Tudor Jones”

  1. korcari says:

    Shume interesant dhe me permbajte ky artikull por dhe aktual.Qe sipermarsit te detyrohen per me shume pjesmarje ne synime bamiresie eshte nje utopi. Sistemi i sotem kapitalis sipasoje e gryerjes qe po ben korupsioni gjithmon ne ritje eshte kthyer ne sistem xhungel. Dhe ska si shpengohet ndryshe kur nje nepunes i thjeshte i administrates (ne cdo shtet qofte)ka te ardhura me shume se nje biznesmen qofte dhe inje lokali te vogel dhe qe mund te kete punesuar dhe nje apo dy njerez te tjere.Kjo eshte thyerje eligjit numur nje te sistemit.Vete fitorja e te majtes ne Greqi eshte nje sinjal i asaj qe thote dhe zoti Paul Tudor Jones.Korupsioni ne 15 vitet e fundit ka ritur numurin e te pasuruarve me pune te pista qeveritare ose jo,por ka shtuar dhe indinjaten dhe urejtjen popullore. Ne qofte se sistemin komunist e mbante gjalle lufta e klasave sistemin e sotem xhungel (kapitalist)e mban gjalle KORUPSIONI.Por korupsionin popujt nuk do mund ta durojne perjetesisht.

  2. Mali says:

    Varferia nuk zhduket me bamiresi por,me drejtesi.

  3. Arben Malaj says:

    Pershendetje,
    debatet per thellimin e pabarazise po behen gjitrhnje e me kritike.

    Ekspertet e analizojne efektin jopozitive te rritjes se pabarazise ne kater aspekte kryesore.

    E para ne aspektin moral – thellimi i saj perben nje turp per deshtmiin e zhvillimit ekonomik.

    Se dyti nga pikepamja ekonomike – thellimi i pabarazise eshte jo eficent, rritja e te papuneve dhe te varfervee rrit numrin e njerezve qe nuk punojne dhe per pasoje nuk kontribuojne per rritjen ekonomike.

    Efekti tjeter jo ekonomik eshte rritja e fondeve buxhetore per te asistuar te papunet dhe te varferit, duke rrezkuar per shkurtimine shpenzimeve per arsimin, shendetesine dhe prioritette tjera te rritjes ekonomike, ose duke rritur ne nivelin e pamanaxhueshem deficitin dhe borxhin, indiidual, te biznesit dhe sidomos ate publik.

    Se treti- thellimi i pabarazise rrit tensionet sociale, duke e bere me te veshtire qeverisjen e vendit dhe me te pa sigurte.

    Se katerti – rritja e papunesise, rritja e varferise,thellimi i pabarazise dhe tensionimet sociale ushqejne krizat politike, te cilat jane nje kosto shtese per uljen e tyre.

    Studjuesit e ndajne pabarazine ne “pabarazi te mire” per disa nivele te moderuara te saj dhe ne pabarazi te keqe kur ajo thellohet dhe polarizon shoqerine.

    Ky artikull dhe sidomos kjo video qe eshte edhe ne shqip krijojne mundesi per diskutime publike per risqaet dhe e thellimit te pabarazise dhe opsione alternative per reduktimin e saj.(http://www.ted.com/…/nick_hanauer_beware_fellow_plutocrats_…)

    Teorikisht zgjidhja duhet te jete ne dy kollona kryesore.

    1. Rritja e barazive te mundesive per mire-arsimim, kujdes shendetesor,mundesi punesimi e biznesi dhe

    2. Duke e ulur pjesen e popullesise te ekspozuar perball papunesise dhe varferise ajo me politika rishperndare mund te asistohet ne menye me dinjitoze. Kostoja buxhetore nuk duhet te shkoj ne rritje te deficitit dhe borxhit por te perballohet nga politika rishperndaresve buxhetore qe kane si burim te tyre me shume te ardhura nga taksat.

    Shume studjuese propozojne taksim progresive por kjo behet e mundur si nje zgjidhje globale, pasi diferencat e medha ne nivelet e takimeve midis vendve été ndryshme qofte edhe perkohsishte nxisin largimin e bizneseve drejt vendeve me taksa me te ulta dhe varferojne me shume burimet e rritjes dhe te luftes kunder papunesise dhe varferise ne vendet qe rritin taksat apo aplikojne sisteme taksimi progresive me shume shkalle dhe me nivele te larta te pjese me te ardhura me te medha.

    Globalizmi ecen me dy shpejtesi te ndryshme,

    Shpejtesia e pare – hapja e tregjeve – ecen me shpejtesi te madhe, kjo ka rritur mundesine e rritjes se fitimeve te miliaderve te rinj pasi shesin mallra dhe sherbime ne tregjet deri ne 7 miliard konsumatore.
    Shpejtesia e dyte – ajo e krijimit te institucioneve te qeverisjes globale qe duhet te hartojne strategjite, projektet dhe aplikojne politika dhe instrumunta konkrete per tu perballuar me sfidat globale si semundjet globale, konfliktet deri globale, ecen shume ngadal.

    Diferenca e dy shpejtesive ka ushqyer thellim te pabarazise duke e bere ate me kercenuese per te adhmen.
    Apeli nga vete milarderet verteton se rreziku eshte real dhe ne rritje.

    Shpejtesia e pare – hapja e tregjeve ka sjelkl efekte pozitive reduktimin e varferise siodmos ne vendet e varfera dhe ne zhvillim si ato te Azise dhe Afrikes,

    Ndersa mungesa e qeverises globale i ka perkeqesuar sfidat sociale te cilat kane krujuar varfra konfliktesh dhe pasigurish ne shume vende me institucione te dobta, fenomen qe sa vjen dhe rritet dhe qe duket se i eshte afruar edhe vendeve te rajonit tone.

    Expertet propozojne si zgjidhje rritjen e barazise se mundesive, duke theksuar se nuk ka nje zgjehje te vetme per te gjitha vendet

    Ju falenderoj,
    Arbeni.

    http://www.dw.de/para-samitit-të-g7-gërshëra-e-p…/a-18498830

  4. plaku says:

    Desha te shtoj edhe faktin se bota per momentin ka shume borxhe te larta shteterore dhe historia boterore, e mbi pese mije viteve, ka treguar se borxhet kur behen shume te larta, ato anullohen ( nuk paguhen ) dhe kjo gje behet ose me revolucjon ose me lufte.
    Uroj qe, per femijet tane kjo gje te mos ndodhe.Ne se ndodh fajin e ka “fashizmi i bardhe” ( industria financjare ) qe nuk ngopet kurre dhe qendron aktualisht mbi politiken, gje qe ne fakt duhet te ishte e kunderta.

  5. Petro says:

    Kuptimin dialektik te historise po e ilustrojme me nje nga nga kronikat e vjetra egjiptiane: “Qeveritarët pasuroheshin, jepeshin pas luksit, nuk tregonin shumë kujdes për respektimin e ligjeve. Kurse beduinët ishin të varfër dhe për shkak të varfërisë kishin zakone shumë të rrepta, i shikonin këto pasuri dhe këto dëfrime me smirë dhe me lakmi. Atëherë ata bashkoheshin nën udhëheqjen e ndonjë profeti, të ndonjë mehdiu, për të dënuar të gjithë ata që ishin larguar nga feja, për të vendosur respektin ndaj riteve dhe besimin e vërtetë dhe si ndëshkim të përvehtësonin pasuritë e tradhëtarëve. Pas nja njëqind vjetësh ata, natyrisht, binin po në ato pozita në të cilat ishin tradhëtarët e mëparshëm. Duhej bërë një pastrim i ri i besimit, ngrihej një mehdi tjetër dhe loja fillonte nga e para.”
    Besoj se eshte e tepert ta zgjasim.Mjerimi s do meshire por drejtesi- thoshte poeti me i madh qe kemi dhe qe iku nga kjo bote vetem 27 vjec.Shkelqimi i tij e pervelon parine koke boshe te Tiranes te fundosur neper vila e apartamente dyplex qe s di ku t i coje, ne nje kohe qe populli s ka buke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje