Veliaj: Që në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak do shpërndahen banesat sociale

6 Qershor 2015, 12:58Politika TEMA

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi takime me banorë të njësisë 6 dhe 9 në kryeqytet, të cilët i shprehën shqetësimin e tyre për mungesën e qendrave shëndetësore, të kopshteve, të shkollave dhe bllokimin e banesave sociale nga bashkia aktuale.

I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në zonën e Kombinatit, Veliaj tha se, në programin e tij ka planifikuar shtimin e shërbimeve në këtë pjesë të Tiranës. “Asnjë ambulancë për të bërë një gjilpërë nuk ka, asnjë kopësht për fëmijët, asnjë shkollë 9-vjeçare nuk ka. Gjithë kjo zonë, thuajse sa një qytet i tërë dhe nuk gjen një shkollë fillore të paktën”, u shpreh një banor i njësisë 6.

Për këtë shqetësim, kandidati i majtë solli në vëmendje propozimin se në pjesën e Unazës së Re do të ndërtohet një kopsht dhe një shkollë e re për të gjithë banorët e kësaj njësie, e cila mbulon edhe një pjesë të Kasharit.

“Kemi folur me Ministrinë e Shëndetësisë për mundësinë e një Qendre Shëndetësore. Nëse Tirana është rritur në popullsi, duhet të rriten edhe shërbimet që ofron Bashkia. Është fat i mirë që tani edhe Kashari është një lagje e Tiranës. Të njëjtat vendime që do t’i marrim për qendrën e Tiranës, do t’i marrim edhe për këtë lagje të re, sepse njerëzit nuk i kemi ndarë ndonjëherë, në ca të nënës dhe ca të njerkës”, deklaroi Veliaj.

Ai theksoi se nuk mund të ketë tjetër trajtim në qendër dhe tjetër në periferi.

Shqetësimit të banorëve të njësisë nr. 9 për bllokimin e shpërndarjes së banesave sociale nga kryetari aktual i Bashkisë, Lulzim Basha, Veliaj iu përgjigj duke premtuar dhënien e tyre që në mbledhjen e parë të Këshilli Bashkiak.

“Edi Rama i ndërtoi para 4 vitesh dhe këta janë të paaftë t’i shpërndajnë. Kjo s’ka ndodhur ndonjëherë. Të jap fjalën se në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak do të shpërndajmë banesat sociale”, tha Veliaj, i shoqëruar nga ministri Bledi Çuçi dhe deputetët Blerina Gjylameti dhe Sadri Abazi.

Një tjetër banore e kësaj njësie u shpreh se ka vite që ka aplikuar për një banesë sociale, por s’ka përfituar asgjë.

“Pas shumë aplikimesh, akoma nuk ka dalë vendimi për të marrë shtëpinë”, tha ajo, duke kërkuar nga kandidati i majtë një zgjidhje për ata, të cilët kanë plotësuar dokumentet dhe kanë emrin në lista për të përfituar një banesë sociale.

“Ata që kanë emrin në listë do të marrin shtëpitë. Që në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak do të shpërndajmë banesat sociale, sepse këta nuk ishin të aftë ta bënin, turp i madh.

Por, ne jo vetëm që do t’i shpërndajmë banesat ekzistuese, por do planifikojmë të ndërtojmë edhe të tjera, pasi përveç 385 vetëve që u ka dalë emri, ka edhe plot të tjerë që duan një banesë sociale”, deklaroi Veliaj

30 komente në “Veliaj: Që në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak do shpërndahen banesat sociale”

  1. ANDOS says:

    Njeriu i duhur per kryeqytetin. Ka aftesite e duhura drejtuese e menaxhuese per te bere pune te mia per kryeqytetin. Ka ardhur momenti qe ne Tirane te investohet, per fat te keq qyteti eshte lene ne harrese. Qytetit i mungojne edhe gjerat me minimale, kazanet e plehrave e kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante nuk ke ku kalon.

    1. ranheim says:

      Banesat sociale duhej ti kishte shperndare Lulzim Basha me kohe mirpo nuk e beri. Besimplote se Erioni do beje te mundur dhenien e banesave sociale. Reforma ne pensione dhe dhenia fund e abuzimit me ndihmat ekonomike jane dy nga te shumta masa te ndermarra nga Veliaj kur ishte kryebashkiak. Ky eshte nje tregues se z. Veliaj do beje pune te mira.

    2. KOSTANDIN says:

      Puno per Tiranen ashtu si ke punuar ne MMSR. Tirana ne krye te saj ka nje pertac si Lulzim Basha i cili ka premtuar shume mirpo nuk ka realizuar thuajse asgje. Premtoi Tramin, krijimin e hapsirave te gjelberta, hapjen e qendrave rinore, kartat e studentit, mirpo nuk realizoi asgje.

    3. vilma says:

      banesat sociale duhet te ishin shperndare nga basha ne fakt ka patur kohe mjaftueshem dhe duke qene nje teme qe duhet te ishte trajtuar me seriozitet nga kryetari basha ky i fundit nuk u intresua asnjehere edhe pse ishte nje nder pikat e programit me te cilin fitoi bashkine ndaj kesaj rradhe do votoj per veliaj pasi premton shume per zhvillimin dhe transforminin e tiranes ne nje kryeqytet te mirefillte dhe gjetjen e zgjidhjeve per problematika si kjo e mesipermja garantimi i banesave sociale

    4. Renata says:

      Eshtte vendimi me i mire qe mund te meret sepse krydembeli Basha as kaq gje nuk mundi ta bente ne 4 vite mire qe ato banesa ja lane gati vetem per ti ndare por te jesh kaq i paafte as per te mos e bere kete gje, kjo eshte fatkeqesi e madhe per qytetaret e Tiranes.

  2. bajame says:

    Tirana ke nevoje imediate te shkoje ne drejtimin e duhur, mjaft me me njerez te papergjegjshem qe e vetmja gje qe i interesonte eshte si te pasurohej, vidhte te bente udhetime turistike ne Holande sikur njerezit e votuan per te shetitur

    1. hana says:

      Eshte e turpshme qe banesat sociale te jene gati dhe vetem se zoteria qe ishte ne krye te bashkise kishte kohe te merrej me shtesat e veta e duke zgjoedh hallet e tij se ndaj u votua ne fakt, la pas dore me mijra familje qe vuajne per gjerat minimale

      1. alahama says:

        Nje lider i vertete , shpresedhenes per Tiranen e harruar . Ka hyre ne kete gare me nje plan elektoral te qarte e ide te qarta per ndryshime reale , per ato qe qytetaret e tiranes kane vertete nevoje

        1. Mujo says:

          Njerezit jane mjaftueshem inteligjent , kane perpara tyre 2 kandidate njeri qe tregon barsaleta, mban planin elektoral sekret se ne te vertet nuk e ka nje te tille ndersa nga ana tjter Erioni qe del me nje plan elektoral konkret e me zgjidhje reale per banoret e zonave perkatese

          1. orela says:

            veliaj ka treguar gjithmone seriozitet e perkushtim ne gjerat qe ka thene dhe bere , kjo ka per te qene beteja e rradhes ku do te triumfoje e do te bej qe me ne fund te kthehen syte nga ata te cilet kane vertete nevoje

    2. maksmiliana says:

      Basha e trajtoi bashkine dhe Shqiperine si prone te tij , i dukej se ishte zot i gjithckaje nuk beri asgje per qytetin po vuri punet e tij ne terezi se e pa si me te leverdisshme. besimplote qe erion veliaj do ti ktheje vemendjen e merituar ketij qyteti

      1. nurce says:

        vetem halim kosova qe nuk i duhet tiranes, nese duam te rrime ne vend numero atehere mund ta votojne . po njerezit jane aq te zgjuar sa te dine te bejen zgjedhjen e duhur per qytetin dhe per te ardhmen e tyre

  3. Iliri says:

    Po shperndaji ato te shkretat banesa se pupulli i shkrete per nje cope shtepi jeton, edhe ata fukarenjte e meritojne te kene nje shtepi.

  4. toni says:

    basha braktisi cdo premtim. ju zoti veliaj po tregoni problematikat ne cdo zone sepse e tille eshte tirana. nuk mund te pranohet alternativa e barcaletave e halimit. banesat sociale rrine peng i nje kryetari qe kurre nuk mendoi per asnje sherbim per qytetaret. rrine peng i nje njeriu qe i jep leje per shtese kati vetes. nje njeri qe vazhdon i trajton njerzit si budallenj kur ben ato vizat e bardha 24-oreshe.

    1. vini says:

      ca mund te presim nga basha? ai kurre nuk fitoi tiranen por e vodhi me saliun, ristanin dhe ne fund gjykaten. cdo zone ka problemetikat e veta te cilat jan shtuar me sh keto 4 vjet sepse keto 4 vjet administrata e bashkise ishin florencat.

  5. timo says:

    Basha e braktisi dhe vazhdon ta braktisi qytetin e tiranes , Tani keta qytetare ken nevoje per pune konkrete dhe Veliaj eshte e vetmja zgjidhje qe tirana te rikthehet ne drejtimin e duhur sepse per ate ka nevoje eshte qyteti i 1 milion banorve dhe te vjen gjynah ta shohesh te katandisur keshtu. Pas 21 qershorit Tirana me ne fund do KTHEHET NE DREJTIMIN E DUHUR

  6. ina says:

    Erioni si minister na tregoj qe premtimet e tij nuk ngelen thjesht ne copa letrash por finalizohen prandaj kam besim se Erioni do ta coje Tiranen ne drejtimin e duhur

  7. kejdi says:

    Bravo Erionit per seriozitetin qe po tregon per fushaten marrjen me shume seriozitet te problemve te banoreve te njesisive te ndryshme duke evidentuar te gjitha problemet per gjetjen e nje zgjidhjeve dhe per permiresimin e kushteve dhe garantimin e kushteve me te mira per qyyetaret e tiranes.

    1. adrola says:

      me ne fund dikush po interesohet per banoret e pastreh lajm shume i mire per te gjtha ata banore te cileve u mungon strehimi nje problem i mbartur nder vite i cili duhet te kishte gjetur zgjidhje ne drejtimin e kryetarit basha, kam besimin se erioni nese fiton do coje deri ne fund kete premtim duke qenese edhe gjate drejtimit te MMSR relaizoje nje sere prej premtimeve me te rendesishme ne aq pak muaj qqe qendroi ne krye te MMRS-se

      1. jona says:

        banesat sociale i premtoi basha para kater viteve dhe rezultoi te ishte nje nga shume mashtrimet e tij duke mos shperndare absolutisht asgje por nje sajese per ti genjyer keto qytetare per tu marre voten me mashtrime, Premtimi i Velaijt nuk eshte nje mashtrim por nje e vertete qe nese fiton garen shume shpejt do realizohet

  8. oltion says:

    eshte mese normale qe sdo kishin banoret as qendra shendetsore dhe as shkolla apo kopshte…me fal po ku kishte kohe Basha per keto pune?!
    i duhej te shkonte cdo muaj ne holande te shkretit se pale mos kishin ndonje shqetesim banoret e holandes se kta te tiranes ishin shume ne rregull

  9. eljan says:

    Keto jane Fakte konkrete dhe Erioni ka demosturar qe eshte njeri teper energjik dhe puntore e vertetoj dhe me se fundi ne ministerine e mirqenies sociale. pas 21 qershorit qytetaret e tiranes nuk kane nevoj me te enderrojne per trame qe nuk erdhen kurr por me ne fund do te mendohet per zgjidhjen e problemeve te tyre!

  10. miranda says:

    ncncnc sa e turpshme dhe tragjike ne te njejten kohe te thuash tani ne 2015 qe banoret nuk kane shkolla dhe qendra shendetsore..Gjendja e tiranes nen drejtimin e bashkes eshte vertet per te ardhur ke1. mire per qytetin qe nuk e shtroi sikur nje rruge por edhe per banoret nuk mendoi asnjehere plera. dinte vetem te dilte ne media dhe ti ngjiste fajin per gjithcka qeverise,madje edhe per bashkine fajin e kishte qeveria se aq di i shkreti nuk kemi ci bejme.

  11. sefer ziu says:

    Nuk i di si jane ne Shqiperi keto banesat sociale? Do banojne njerez me qira te ulet qe ja paguajne shtetit, apo do shiten…? Se ketu ku jam une qe banoj ne banesa sociale, paguaj nje qira te vogel sebashku me ujin, ngrohje dhe televizionin. Pastaj po te duash abonime te tjera i ben me leket e tua dhe sipas mundesise dhe qejfit.

  12. bledi says:

    as banesat sociale nuk shprendau basha plera,i linte njerezit rrugeve!
    te mendosh qe i kishte gati se i kishte bere Rama me kohe qe kur ishte vete kryetar bashkie sa per tua shprendare njereze kishte dhe ate se beri,aq dembel ishte si ai si administrata e tij.

  13. rini says:

    bravo veliaj. kemi besim tek ju, se do beni me te miren per kryeqytetin tone. dhe te gjithe do bejme te pamunduren qe ju te fitoni dhe te realizoni cdo projekt per tiranen

  14. miri says:

    votojm per erion veliaj dhe i hapim rrugen projekteve te realizohen sipas standarteve te larta. jemi super te vetedijshem per punen qe ka bere kjo bashki ne 4 vite dhe nuk duam qe te rrij prap ne gjum me kryetar te deshtuar. prandaj cdo vote ne drejtim te veliaj

  15. dori says:

    ne kemi detyren te votojm per programin me te mire, dhe me te mire e ka vetem erion veliaj. program i super realizuar, gjitheperfshires. prandaj jemi te bindur se cdo premtim i erion veliaj do mbahet

  16. kaci says:

    jam i lumtur qe me ne fund do kemi nje kryetar i cili me energjine e tij do bej me te mire per ti dhene kryeqytetit nje fytyr te re, dinjitoze dhe me moral te larte. dhe kete gje mund ta bej vetem erion veliaj

  17. herina says:

    Serish me premtime boshe. Serish me premtime te flliqura. Serish duke genjyer qytetaret e Tiranes dhe serish dhe serish duke mos menduar kurre cfare idiotlliqesh nxjerr nga goja. Turp t’e te vije qe po ben cdo gje te keqe te mundshme per ate te ashtuquajtur “vote”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje