Riafrimi SHBA-Iran forcon më tej ISIS-in

16 Qershor 2015, 16:43Bota TEMA

Nga Lee Smith

Një vit më parë, Shteti Islamik bëri bujë në mbarë botën me ndërhyrjen që bëri Mosul, dhe pushtimin e qytetit të dytë më të madh të Irakut. Asokohe, presidenti Obama u zotua të “degradojë” dhe përfundimisht “shkatërrojë” organizatën terroriste. Tashmë jemi një vit më pas, dhe ISIS-i zotëron më shumë territor, duke përfshirë edhe qytete të tjera të rëndësishme të Irakut si Ramadi.

Shtëpia e Bardhë dhe Obama. duhet të vrasin ende mendjen sesi ta degradojnë, lërë pastaj shkatërrojnë, Shtetin Islamik. Sikurse Obama u shpreh në fund të samitit G7-ës në Gjermani:Ne nuk kemi ende një strategji të plotë”. Dërgimi i një trupe shtesë prej 450 këshilltarësh ushtarakësh amerikanë në Irak, një vendim i shpallur nga Shtëpia e Bardhë javën e kaluar, nuk është një strategji, por një dozë politike që ka për qëllim të zbehë kritikat e brendshme, mbi politikat rrënuese të administratës në Lindjen e Mesme.

Në fakt, numri i trupave që presidenti mund të dërgojë në Irak, është e parëndësishëm derikur ai të përcaktojë, se çfarë do të mund të sjellë fitoren mbi Shtetin Islamik. Administrata Bush në Irak pati sukses, jo vetëm për shkak se Shtetet e Bashkuara dërguan një shtesë prej 20 mijë trupash, por edhe sepse komandantët amerikanë hynë në partneritet me fiset sunite arabe kundër luftëtarëve të huaj, që deri tani kanë milituar në rradhët e Al-Kaidës në Irak.

Obama mund të dërgojë të njëjtin numër trupash në Irak, apo më shumë, dhe Shtëpia e Bardhë ende mund të mos jetë në gjendje të fitojë sërish mbështetjen e fiseve sunite arabe, sepse vështirësia në mposhtjen e ISIS-it, nuk qëndron tek forca e trupave në terren. Më thelbësisht, ajo lidhet me politikën.

Problemi nuk është thjesht se Obama s’ka arritur të dalë me një strategji, për të mposhtur Shtetin Islamik. Ka diçka shumë më shqetësuese:rajoni i gjerë i rebelimit sunit, i drejtuar nga ISIS-i ka pasoja të drejtpërdrejta të rrezikshme, mbi vetë politikën e administratës së Lindjes së Mesme. Presidenti vendosi se një marrëveshje me Iranin, do të jetë arritja e fundit me e madhe e mandatit të dytë dhe të fundit në detyrë.

Dhe për të arritur këtë marrëveshje, ai do të duhet të sillet mirë me regjimin fetar të Teheranit, duke i ndërvarur tek ajo të gjitha çështjet e tjera rajonale, që mund të ndeshen rrugës. Kjo do të thotë në mënyrë të heshtur ose haptazi të rreshtohesh aleatët e Iranit, regjimin e Asadit në Siri dhe qeverinë irakiane të dominuar nga shiitët në Bagdad.

Shtëpia e Bardhë, ka ndihmuar në këtë mënyrë në nxitjen e shumë prej fiseve sunite arabe, që dikur luftuan kundër ekstremistëve të Al Kaedës, të futen në gjirin e ISIS-it. Shteti Islamik dhe përkrahësit e tij fisnorë, do të vazhdojë të përparojë në rast se Shtëpia e Bardhë nuk ndryshon drejtimin dhe kthehet kundër Iranit, të cilat fiset sunite të Irakut (dhe Siria), e shohin si një kërcënim edhe më të mëdh sesa sauditët, çeçenët, tunizianëve, dhe luftëtarët e tjerë të huaj të Shteti Islamik.

Tërheqja në dhjetor 2011 e forcave amerikane nga Iraku, la pas një vakum që është mbushur nga Irani, dhe në mënyrë të veçantë nga komandanti i forcave Kuds, Qazim Sulejmani. Largimi i amerikanëve, i la dorë të lirë kryeministrit të atëhershëm irakian Nuri al-Maliki, për të ndërmarrë një fushatë sektare kundër sunitëve, përfshirë edhe fiset që kishin luftuar krah për krah me forcat amerikane kundër Al Kaedës në Irak.

Pa trupat amerikane në terren, e gjitha ajo çka mund të bënte administrata Obama, ishte një peticion ndaj Maliki për të qeverisur në mënyrë më gjithëpërfshirëse. Të braktisur në fatin e tyre, sunitët u rreshtuan përfundimisht me mbeturinat e Al-Kaedës në Irak, si dhe ish-funksionarët e lartë të ushtrisë dhe shërbimeve sekrete të Sadam Hyseinit, që sot përbëjnë pjesën më të madhe të udhëheqjes ISIS-it.

Në shumë aspekte, Shteti Islamik, përbën thjesht pjesën më të përgjakshme dhe më fanatike, të një kryengritjeje të gjerë rajonale sunite kundër ambicieve perandorake të Iranit në Lindjen e Mesme. Në mars të vitit 2011, presidenti sirian Bashar Al-Asad, një tjetër klient i Teheranit, nisi luftën e tij sektare kundër sunitëve. Obama i kërkoi Asadit të largohej nga pushteti, por nuk bëri asgjë që kjo të ndodhte, edhe pasi Asad e kaloi vijën e kuqe të Obamës, në lidhje me përdorimin e armëve kimike.

Me kalimin e kohës, sunitët e kuptuan se ajo që dukej si pafuqia amerikane, ishte në të vërtetë një shprehje e preferencës së Shtëpisë së Bardhë. Për të mbrojtjur marrëveshjen bërthamore me Iranin, Obama u rreshtuar në krah të aleatëve të Teheranit dhe kundër rivalëve të Iranit, arabëve sunitë.

Pasi shikoi me nge sesi qindra e mijëra sunitë u masakruan nga Asadi, administrata amerikane më në fund lëvizi për të mbrojtur komunitetin e Jazidëve, dhe të krishterët e vënë në shënjestër nga ISIS-i në Irak. Shtëpia e Bardhë, tha se nuk ka djem të mirë në konfliktin sirian, por sulmet e saj ajrore shënjestruan ISIS-in dhe organizatat e të tjera terroriste sunite, ndërsa i premtuam Iranit se do të shmangnim goditjen e Asadit dhe grupet shiite terroriste, si Hezbollahu dhe Korpusi i Gardës Revolucionare Iraniane.

Zëdhënësit e administratës dhe mediat surrogate, shpjeguan se Shtëpia e Bardhë nuk do të krijonte një zonë të ndalim-fluturimit në Siri, pasi në këtë mënyrë do “të shërbejë si një forcë ajrore e Al Kaedës”. Por, kur Sulejmani dhe milicia irakiane nuk mundën të rrimarrin Tikritin nga ISIS, administrata nuk e kishte problem të detyronte pilotët amerikanë të shërbenin de fakto, si një forcë ajrore e Gardës Revolucionare Iraniane.

Në mënyrë të ngjashme, SHBA fluturon dronë mbi Libanin, të cilat ushqejnë me shërbime  inteligjente, njësitë e kontrolluara nga Hezbollahut tek Forcat e Armatosura libaneze. Shtëpia e Bardhë, mund të besojë se në fakt është thjesht duke luftuar vetëm Shtetin Islamik, por nuk u duket kështu sunitëve në Lindjen e Mesme.

Irani dhe aleatët e tij, duke përfshirë Sirinë, Hezbollahun, Bagdadin, madje edhe kryeministrin e ri Haidar El-Abadi, dhe milicinë shiite të Irakut, janë në luftë me sunitët. Qëkur Uashingtoni shihet tashmë si një aleat i Iranit, Shtëpia e Bardhë kuptohet se do të marrën anën kundër sunitëve, që ndodh të jenë pjesa më e madhe në rajon, në një raport popullsie thuajse nëntë me një.

Fiset arabe sunite të Irakut, janë rreshtuar pra me ISIS-in, pasi nuk shohin një zgjidhje më të mirë. Dërgimi i më shumë trupave amerikane në terren, nuk është i mjaftueshëm për të ndryshuar mendjet e tyre. Mungesa e një ndryshimi në politikë, do t’i vendosë më shumë amerikanët në mënyrë të rrezikshme në emër të interesave të Iranit.

Duke bashkëpunuar me Iranin, Shtëpia e Bardhë ka siguruar vetëm rritjen e Shtetit Islamik, duke forcuar pozitat e këtij të fundit tek popullsia e gjerë sunite. Një nga përmbajtjet më të njohura të Shtëpisë së Bardhë, me sa duket e zbatueshme për çdo zonë të nxehtë konflikti nga Jemeni në Ukrainë, është se nuk ka zgjidhje ushtarake, por vetëm politike.

Në këtë rast, administrata është e heshtur, ndonëse është e qartë se zgjidhja politike- e vënë përballë ambicjeve rajonale të Iranit –ka për t’i paraprirë asaj ushtarake. Sikurse e dëshmoi gjenerali Dejvid Petraeus dhe komandantët e tjerë amerikanë në Irak në luftë kundër Al-Kaedës në vitin 2007, mënyra e vetme për të mposhtur një kërcënim siç është Shteti Islamik, është largimi i bazës së tij të mbështetjes në komunitetin e gjerë sunit.

Dhe e vetmja mënyrë për të bërë këtë, është që sunitëve t’u bëhet e qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të largohen dhe lënë ata në mëshirën e Republikës Islamike të Iranit dhe aleatëve të tij. Për të mposhtur Shtetin Islamik, administrata e Obamës do të duhet të kthehet më së pari kundër Iranit.

Burimi: The Evening Standard (Bota.al)

6 komente në “Riafrimi SHBA-Iran forcon më tej ISIS-in”

  1. psikologu falas says:

    ky eshte nje plan intrig amerikan per te shkaterruar iranin si shtet islamdemokrat qe eshte,asgje nuk e lith ameriken me sherbimet sexrete te issit pervecse futja ne mbrendesi te iranit,neqoftese kjo ndodhe,atehere irani mori fund,intrigat e amerikaneve bashke me cifutet per te mposhtur iranianet nuk do te pushojne kurre,amerika po te doje shtetin islamik issit e shpartadhon per 24 ore,por plani nuk eshte shteti islamik por irani,nje iran berthamor eshte tmer per europen dhe sidomos per izraelin,dhe kjo nuk ka per te ndodhur kurre nga amerika dhe izraeli qe ta tolerojne iranin

    1. babo says:

      Artikull Cifutesh, lufte-nxiteish. I ka ngelur keq delli – qe kur Rusia nuk i la te sulmojne Sirine dhe Iranin.

      Ky torobelli artikullit nuk permend faktin se pa milicite shiite te mbeshtetura nga Irani – ISIS tani do kishte pushtuar Bagdadin.

  2. psikologu falas says:

    ky eshte nje plan intrig amerikan per te shkaterruar iranin si shtet islamdemokrat qe eshte,asgje nuk e lith ameriken me sherbimet sexrete te issit pervecse futja ne mbrendesi te iranit,neqoftese kjo ndodhe,atehere irani mori fund,intrigat e amerikaneve bashke me cifutet per te mposhtur iranianet nuk do te pushojne kurre,amerika po te doje shtetin islamik issit e shpartadhon per 24 ore,por plani nuk eshte shteti islamik por irani,nje iran berthamor eshte tmer per europen dhe sidomos per izraelin,dhe kjo nuk ka per te ndodhur kurre nga amerika dhe izraeli qe ta tolerojne iranin….

    1. xho says:

      Nuk duhet te te flitet per bashkepunim Shba- Izrael per Iranin. Autori me te pa drejte kritikon Obamen i cili mendon se bashku me partneret te nenshkruaje marveshjen e aritur me Iranin ne fund te qershorit. kundershtari kryesor per kete mareveshje eshte Izraeli qe e kundershton kete. Prandaj autori i ketij artikulli eshte nje anti Obama dhe pro Israilit. Me marveshjen e re Iranit i jepet mundesia qe si fuqi boterore e dyta per sa i perket rezervave te gazit dhe treta per rezervat e naftes te zhvilloje me shpejtesi gjendjen e veshtire ekonomike nga sanksionet e mara kunder tij..Artikulli eshte me teper per poliken e mbrendeshme amerikane ne prag te zgjedhjeve te reja per president ne vitin 2016 ne favor te republikaneve.

  3. toni says:

    amerika po na merr te keqen tashme bota e ka kuptuar flliqesiren e pabesin e tyre ne çdo aspekte te jetes vdekja e amerikes dmth e pupollit te saje te flliqt eshte rilindja e mbare globit e sa per bythlepirsat siç jane shumica e shqipetareve te shitur e poshteruar qe vete e pranojne me krenari mund te komentojne e bejne lozhe sa te munden sepse ata kane lindur e smund te vdesin vetem se te flliqt. vdekje amerikes zullumqare, grabitese e vrasese te mbar popujve te globit

    1. anticensurë 12756 says:

      rrofshin kokëprerësit!!rroftë zhuli arab!!
      tashti shtype ndezësin e hidhu në erë!!
      allahu akbar e them unë për ty!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje