Rreth 2 000 rusë luftojnë në radhët e organizatës të Shtetit Islamik në Siri dhe në Irak, konfirmoi sot drejtori i Qendrës antiterroriste të Komunitetit të Shteteve të Pavarura (CEI), Andrei Novikov.
“Sipas, shërbimeve sekrete, rreth 2 000 qytetarë rusë luftojnë në radhët e Shtetit Islamik dhe sipas vlerësimeve të ekspertëve mendohet për 5 000 luftëtarë”, deklaroi, Novikov në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve ”Interfax”.
“Rikthimi i këtyre luftëtarëve do të rëndojë situatën në vendet e CEI-t, që mbledh pjesën më të madhe të ish-Republikave sovjetike”, shtoi ai ndërkohë që disa vende të Azisë Qendrore po përballen me një rritje të fondamentalizmit fetar.
Në fillim të muajit qershor, drejtori i Shërbimit Federal për Sigurinë (FSB), Alexandre Bortnikov, kishte vlerësuar me 1 700 numrin e qytetarëve rusë duke luftuar në Irak dhe u shpreh i shqetësuar nga influenca në rritje e Shtetit Islamik në Rusi duke kërkuar një bashkëpunim në rritje me Uashingtonin dhe Perëndimorët.
Rusia është goditur këto javët e fundit nga një valë e largimit të të rinjve rusë drejt Sirisë
Ata jan minoritare Cecene etj e kan pashaporten ruse, nuk do te thote se jan me origjine ruse. Eshte njelloj si te quash Serbe shqiptaret e Presheves
Te siguroj qe as ky lajm nuk eshte i vertete. Eshte e pershtire qe mediat tona germojne ne llumin e shpifjeve te mediave te huaja vetem per tiu jargavitur SHBA-se. ISIS ka shpallur dhe xhihad kunder Rusise dhe nuk ka as 2000 cecene qe luftojne Rusine ne Kaukaz.
O tema behuni serioze ,2000 rus ? apo 2000 nga republikat ruse
Kryepeshkopi i Kishes ortodokse Ruse,Vsevolod Anatoljeiitsh Tshaplin,ka
thene:
“Morali ortodoks rus,eshte me afer me moralin islam,se sa me moralin kristian Perendimor”.
Mashallah…
Filluan keta t’i ndjejne efektet e sanksioneve te perendimit !-Tani do te fillojne edhe te rinjte e fqinjeve tane te shkojne ne Siri e Irak ,me kete krize e papunesi qe i ka zene !