Kushdo që dëshiron ta marrë vesh pse mijëra myslimanë të lindur në botën perëndimore po i lënë shtëpinë e rehatshme për të luftuar me ISIS-in do të ishte e udhës të shikonte filmin më të ri të fuqishëm të Deeyah Khanit, «Jihad: A British Story» («Xhihadi: Një rrëfim britanik»).
Regjisorja e shumë filmave të shpërblyer ka kaluar tetëmbëdhjetë muaj duke intervistuar disa prej baballarëve themelues të xhihadit në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të «kureshtjes personale obsesive» për të mësuar çka ishte ajo që po i shtynte të rinjtë të bëheshin pjesë e lëvizjes së dhunshme. Ajo ka thënë se qëllimi i këtij filmi ka qenë që të frenohet shkuarja e të rinjve në radhët e ISIS-it.
Filmi, që u emitua më 15 qershor në ITV si pjesë e serisë së këtij televizioni të njohur si «Exposure», përfshinë intervista mbresëlënëse me një numër të myslimanëve britanikë që ishin në ballë të frontit të rekrutimit, mbledhjes së fondeve dhe luftuan në luftërat nga Afganistani në vitet tetëdhjetë deri në Kashmir, Birmani, Bosnjë dhe Çeçeni – e që tani janë pjesë e lëvizjes terroriste islamike.
Por çfarë kanë dështuar ta marrin vesh shumë njerëz është se «kjo lëvizje nuk është e re», thekson Khan. «Është lëvizje tridekadëshe në Perëndim. Trendi i largimit të njerëzve me qëndrim në Perëndim, duke nisur prej Mbretërisë së Bashkuar, Danimarkës, Belgjikës, nisi në fillim të tetëdhjetave dhe prej atëherë ka pasur konflikte një pas një. Ne vetëm tani po e shohim këtë, sepse ISIS-i është absolutisht vicioz dhe kaq publik, dhe ata po përdorin kamerat për ta bërë punën e tyre të madhe. Në Perëndim vëmendja jonë u zgjua vetëm prej 11 shtatorit e këndej». Aktivistja e të drejtave të njeriut ka goxha njohuri për të ekzaminuar këtë temë kaq eksplozive. Khan është rritur në Norvegji si bijë e prindërve emigrantë nga Afganistani e Pakistani, dhe thekson se «e njeh shumë mirë përplasjen kulturore që buron prej të qenët në pjesën e ndërmjetme».
Babai i Khanit ishte liberal. Por megjithëse nuk e kishte detyruar të martohej me njeriun që ai donte, «më shtrëngoi të zgjidhja karrierën që nuk ishte zgjedhje e imja». Ai besonte se ishin vetëm dy profesione që nuk gjykoheshin bazuar në vlerësime për gjininë dhe racën – muzika dhe sporti – kështu që e detyroi të bijën të bëhej këngëtare, duke ia larguar lodrat në moshën shtatëvjeçare që të merrej me leksione serioze të muzikës.
Plani i tij funksionoi dhe Khani u bë yll i suksesshëm i muzikës pop në moshën dhjetëvjeçare, duke u bërë shembull i zëshëm multikulturor në Norvegji, por veç kishte nisur të merrte kërcënime me vdekje prej një numri anëtarësh të bashkësisë myslimane që ndjenin se gruaja nuk duhej të rrokte mikrofonin në dorë. Duke qenë përherë e poshtëruar në rrugë dhe e frikësuar për jetën e saj, Khani u largua në Londër në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare, por pasi arriti njëfarë suksesi në Mbretërinë e Bashkuar, përsëri nisi të merrte kërcënime me vdekje. Kështu, Khani u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke hequr dorë prej muzikës njëherë e përgjithmonë.
Në këtë «hapësirë të errët dhe kohë të errët», thekson Khan, «nuk kishte çfarë të bënte me jetën e saj tash e tutje». «Më kishte humbur rruga, por nisa të merresha me punë vullnetare me të rinjtë. Bëra një pauzë disa vite dhe pasi nisa të punoja me rininë, u zgjova më e pushuar, më e qetë dhe më e lumtur se kurrë më parë».
Ajo gjithashtu nisi të dëgjonte prej të rinjve në Mbretërinë e Bashkuara se edhe ata po kalonin nëpër beteja të ngjashme shpirtërore brenda bashkësive dhe familjeve të tyre.
«Kur pashë këta njerëz që po hanin veten përbrenda ashtu qysh më kishte ndodhur edhe mua për vite me radhë për arsye të ndryshme, njerëz që mundohen ta zënë frymën, ta detyrojnë të martohesh ose nuk të lënë të jesh homoseksual, çfarëdo dëshira e qejfe që mund të kenë pasur këta të rinj, thjesht i thashë vetes se duhet të bësh atë që kurrë në jetë nuk e kam pasur guximin ta bëja, që ishte thjesht të isha vetja ime dhe t’i merrja punët e mia në duar dhe të mos isha më personi që lejon që ky problem të vazhdojë».
Ishte pikërisht ky momenti kur vendosi të xhironte dokumentarin e parë me të cilin fitoi «Emmy», titulluar «Banaz: A Love Story» («Banaz: Rrëfim dashurie»), që ishte me skena fort emocionuese meqë mbulonte vrasjet e ashtuquajtura «të nderit» të femrave britanike. Dokumentari dokumenton vrasjen e Banaz Mahmoud dhe arrestimin e burgosjen e babait, xhaxhait dhe kushërinjve për rolin e tyre gjatë dhunimit dhe vrasjes së saj. Filmi tani po përdoret si material trajnimi për policinë dhe shërbimet sociale anembanë botës.
«Fakti se filmi po përdoret në këtë mënyrë flet shumë për mua, sinqerisht, kjo ka vlerë më të madhe për mua se çmimi ‹Emmy› – ky është thjesht bonus dhe një gjë e mrekullueshme – por përnjëmend qëllimi ishte të krijohej diçka për të ndihmuar njerëzit që ta kuptojnë këtë», ka theksuar Khan. «Filmi im gjithashtu ka për qëllim që njerëzit ta kuptojnë më mirë».
Khan thekson se nuk është e kënaqur me diskursin publik në Mbretërinë e Bashkuar lidhur me arsyet pse rinia po i bashkohet ISIS-it. «Çfarë në të vërtetë po flasim ne është një ideologji dhe kundërpërgjigja politike ndaj saj është thirrje për më shumë kompetenca përgjimi e mbikëqyrjeje», thekson ajo. «Për mua është shumë e qartë, dhe nuk duhet të jesh farë gjeniu për ta kuptuar se çfarëdo që po bëjmë, dhe çfarëdo që po kuptojmë për këtë lëvizje, nuk po funksionon, sepse po merr fuqi dhe po rekruton gjithnjë e më shumë fëmijë tanë, kështu që furnizimi me jetë njerëzore është në rritje».
Edhe pse Khani thekson se ishte pesimiste pas fillimit të emetimit të filmit, ka më shumë shpresa pasi ka zbuluar disa prej arsyeve pse rinia po joshet prej xhihadit.
«Nëse ata ishin thjesht përbindësha – eventualisht u bënë përbindësha -, por nëse ishin përbindësha prej ditës së parë, atëherë na mbesin mundësi të kufizuara», thotë ajo. «Por të gjitha arsyet pse po shkojnë janë arsye njerëzore, arsye me themel psikologjike».
Disa prej këtyre «nuk kishin ndjenjën e përkatësisë ose ndjenjën e familjes, duke hasur në telashe se si po përshtateshin me botën, çfarë dua të bëj me jetën time? Pse jam këtu? Çfarë mund të bëj? Si mund të jem i dobishëm?»
«Këto janë pyetje që këta djem po ia shtrojnë vetes dhe ata po shkojnë për të krijuar përshtypjen e supermaços, djemve me muskuj që mbajnë armë për të treguar burrëri», thotë ajo. «Ata thjesht nuk janë të vetëdijshëm se ka më shumë mundësi se kaq».
Khan thotë se gjithashtu është e qartë derisa disa prej burrave që i ka intervistuar shpeshherë iu bashkuan xhihadit «për të luftuar kundër padrejtësisë», kur ata shkojnë atje e marrin vesh se nuk ishte puna se «myslimanët po vuanin, ishte punë politike lokale dhe kontrolli lokal, dhe këta djem të huaj nuk ishin asgjë tjetër pos mish për top».
«Edhe trendi nuk është ndryshe», thotë ajo. «Djemtë tanë britanikë, fëmijët tanë, nuk janë asgjë tjetër pos mish për top për këto lojëra lokale dhe këta djelmosha s’kanë haber për këtë punë».
«Ne duhet të bëjmë punë më të mirë për t’iu kundërpërgjigjur kësaj», thekson Khan. «Mund të mos jemi të zotë të shpartallojmë tërësisht këtë lëvizje, por ma ha mendja se ne mund të reduktojmë në mënyrë të theksuar numrin e njerëzve që ISIS-i ia del t’i joshë».
Shkrim e qendrim interesant, bindes dhe nje analize e shkurter qe duhet ta lexojne te tere. Ne nuk jemi te informuar vertete per kete ndodhi!
Pergjigjia gjendet vetem te Krishterizmi.
1. “te Cezarit Jepja Cezarit” dhe “te Zotit ate qe i perket Zotit”
2. “ne qofte se ju godasin nga nje Faqe ktheni Tjetren”
3. “dashuria tek c’do Krijes e Zotit”
Keto thenie jane Celsi i Harmonis Njerezore ne Bote.
pse shkojne balkanasit ne xhihad:
http://jihadology.net/2015/06/04/al-%E1%B8%A5ayat-media-center-presents-a-new-video-message-from-the-islamic-state-honor-is-in-jihad-a-message-to-the-people-of-the-balkans/
Thot nje fjal e urt popullore e mira te con pesh!
Me kan mire Sirjanet ,Afganet e popuj tjer nuk ishin ik dhe nuk kishin arfh ne europ.
Fenomenet qe ndodhin ne boten tone e kane te gjitha nje shkak….qe po nuk u evidentua dhe po nuk u pranua, nuk mund te parandalohen dhe luftohen pasojat….Emigrante islamike te lindur dhe rritur ne perendim, te shkolluar dhe integruar me jeten,…vjen nje moment qe i therret gjaku, ndjejne “kushtrimin e te pareve”, i therret adn-ja, per t’ju versulur ne menyren me te perbindshme, atij qyteterimi qe i rriti dhe edukoi….Pra nuk do shume mund te kuptohet, se frymezimin e marrin nga religjioni i tyre, qe ne thelb eshte i kundert me ate perendimor….Frymezimin e marrin nga ndjenja e inferioritetit ndaj qyteterimit perendimor, nga kriza e thelle e identitetit ku ndodhen…Ne fund te fundit, keto jane shfaqje te perplasjes se dy qyteterimeve me vlera te kunderta….Prandaj eshte domosdoshmeri qe islami te reformohet duke fillu nga teologjia e tyre perjashtuese dhe luftenxitese….
@POPULLI,
Po shokë, duhet ta kuptojmë se problemi është jo vetëm kulturor por, thellë-thellë dhe më së pari, është problem ideollogjik, është problem përplasjesh antagoniste, që nuk mund të zgjidhen me mjete paqësore, por me dhunë, me luftë me revolucion(apo kundër-revolucion, nuk jam i sigurtë), deri sa njëri nga këto dy sisteme antagoniste të shpartallohet, ose të dorëzohet dhe të transformohet dhe të bëhet si sistemi dhe religjioni ynë.
Po shokë, kjo është domosdoshmëri sepse kultura e tyre është kulturë dhe ideologji luftënxitëse, sepse siç dihet, tejpërtej nëpër shekuj, janë ata që i kanë filluar dhe kanë bërë luftrat, në lashtësi dhe në mesjetë, pa folur për kohët moderne.
Eshtë pikërisht kultura dhe religjioni i tyre, shkaku dhe kapaku i kryqëzatve të krishtera, shkaku dhe kapaku i pushtimit dhe çfarosjes së indigjenëve në të dy Amerikat si dhe i aborigjenëve në Australi, i pushtimit dhe skllavërimit të Afrikës e Azisë, i pushtimit, shkatërrimit dhe skllavërimit të Lindjes së Mesme dhe të Lindjes së Largët, i çfarosjes së boerëve në jug të Afrikës, i sistemit të apartejdit në Republikën Jug-Afrikane dhe në Rodezi, shkaku dhe kapaku i luftrave të pafundme në Europë, i fushatave dhe luftrave të Napoleonit dhe i betejave permanente detare të Kurorës Britanike për zotërimin e detrave dhe oqeaneve si dhe për ngritjen e perandorisë botërore ku nuk perëndonte asnjeherë djelli dhe prej ku, nuk rreshtëte rrjedha e arit, djamanteve si dhe i naftës, për në thesaret e Laltmadhërisë së saj, në Angli.
Po shokë, janë ata dhe kultura e tyre luftënxitëse në bazën e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, te ardhjes në pushtet të fashizmit dhe nazizmit, të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, të çfarosjes së çifutëve, të të majtëve dhe të komunistëve, të ndërtimit dhe përdorimit të armëve bërthamore, të juntave fashiste në Amerikën Latine dhe terrorit të përgjaktë të tyre, te Luftës së Ftohtë dhe të garës së armatimeve dhe militarizimit të hapsirës.
Po shokë, ata dhe kultura e tyre e prapambetur, ndjenja e tyre e inferioritetit dhe mesimet e religjionit të tyre, pushtimi qe ata i kanë bërë botës perëndimore me valën e emigrantëve të armatosur deri në dhëmbë me recka e pecka, me dronet dhe raketat e minareve që çajnë e çjerrin qiejtë kristianë europianë dhe masakrojnë gratë e fëmijët e pafajshëm të baballarave paqësorë të botës së qytetëruar, pra janë të gjitha këto në bazën e spjegimit se përse këta shpirtëra të humbura nisen drejt asgjësë dhe vdekjes, ne shkretëtirat e Lindjes së Mesme.
Po shokë, siç na mëson dhe POPULLI ynë i nderuar në komentin e tij të padogmatizuar, ka një zgjidhje për këtë tragjedi që luhet në skenat anësore të Europës: – Të ndalohen hijab-et a ferexhetë, jo vetëm në Francë por kudo në
Bashkimin Europian dhe vëndet përreth tij.
– Te ndalohen ndërtimet e xhamive dhe, mundësisht, të prishen/mbyllen
ato të ndërtuara tashmë ose, së paku, tu hiqen atyre minaretë.
– Te reformohet feja e tyre përjashtuese dhe luftënxitëse dhe të futen
në librat e shenjta të tyre, ca paragrafë nga bibla, sidomos ato të
formës që, kur dikush të godet në njërën faqe, ti ktheji tjetrën.
– Të rrethohet Europa me mure dhe tela me gjëmba që mos të hyjnë
emigrantë të rinj sepse, nëse ne shkojmë e rrijmë dhe shullohemi në
vëndet e tyre për qëllime fisnike dhe misione qytetëruese, kjo nuk
do të thotë se ata duhet të vijnë e të na shqetësojnë këtu përveçse
kur neve do të na shterojnë burimet njerëzore të nevojshme për të
mbajtur në këmbë ekonominë tonë.
Jam i sigurtë se POPULLI do ketë paragrafe të tjera me efikase për të shtuar.