"Toka, shtëpia jonë po bëhet gjithnjë e më shumë një grumbull pisllëqesh"

18 Qershor 2015, 18:14Bota TEMA
"Toka, shtëpia jonë po bëhet gjithnjë e më

Papa Françeksu ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me ndryshimet klimaterike.

Në një mesazh në Twitter Papa shkroi se ” Toka, shtëpia jonë po fillon gjithnjë e më shumë të duket si një grumbull i madh  pisllëqesh”.

Papa theksoi “shkatërrimin paparë” të mjedisit në letrën e tij  publike dhe gjithashtu foli për qëndrimin e tij mbi ndryshimin e klimës.

Kreu i Kishës Katolike nuk tregoi delikatesë në fjalët e zgjedhura në letrën e tij publike ku tha se: “Ndryshimi i klimës është një problem global me pasoja të rënda; mjedisor, social, ekonomik, politik dhe për shpërndarjen e mallrave.

Ajo përfaqëson një nga sfidat kryesore me të cilat përballet njerëzimi në ditët tona.

 Nëse trendet e tanishme vazhdojnë, ky shekull do të jetë dëshmitar i ndryshimeve të pazakonta klimaterike dhe  i shkatërrimit të paparë të ekosistemeve, me pasoja të rënda për të gjithë ne”.

 

 

4 komente në ““Toka, shtëpia jonë po bëhet gjithnjë e më shumë një grumbull pisllëqesh””

  1. Mark Gjonaj says:

    Qenka bere shkencetare Papa, pse nuk bisedon me Zotin lart, ai s’ka pune me pasojet e nje shkence qe te jep mundesite e nje vrojtimi te gjendjes se krijuar dhe te kerkese emergjente te uljes se faktorve te ndotjes globale! S’ka nevoje te na e thote Francesku kete, e lexojme cdo dite, me dashje e sabotojme dhe e shkatrrojme ekosistemin dhe rastesie ja leme duke mos menduar se nje dite do te na bjere krejt ne befasi. Ne nuk kemi ne dore shume fenomene qe ndodhin ne kozmos, por ruajtjen e Tokes po!

  2. ATDHETARI says:

    Ne Meksike tek kompania Amerikane si General Motors apo Sylvania i paguajn punetoret me 3 dollare diten dhe me 4 litra uje te paster te pijshem.UJE TE PASTER TE PIJSHEM. SHQIPERIA KA UJE TE PIJSHEM TE PASTERPA FUND DHE PASURI TE TJERA KESGTU QE TA RUAJME SE DO NA I RREMBEJN TE TJERET

  3. Mark Papa nuk flet me Zotin per arsye se ta ka leshua ty te merre vesh me Enverin.

  4. mirel says:

    Shikoni sa mbeturina plastike grumbulloni ne dite
    shumezojeni me 1 – 4 miliarde familje..nje numer I pallogjikuar ,I dhene vetem si mesatare e familjeve qe perdorin plastike..
    Mendoni se cfare akumulohet ne toke//
    pa perfillur prodhimet e rrezikshme kimike, mbetjet e tyre toxike
    mbetjet metalike..
    Etj pa fund.
    dhe se fundi: ushqimi I kafsheve me hormone eshte nje tjeter ndotje, qe nis me prodhimin industrial te hormoneve, perpunimin dhe krijimin e mishrave toxike per popullsine…cdo hap gjeneron krijimin e mbetjeve toxike dhe plerave te pabiodegradueshme-nje atentat I pameshirshem ndaj natyres

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje