Edi Rama falenderon zgjedhësit me një VIDEO: Zgjedhjet më të lira, të ndershme dhe më të mirat

21 Qershor 2015, 19:31Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në procesin e votimit, duike i cilësuar ato si më të mirat, më të lirat dhe më të ndershmet.

Rama thekson se përmes këtij procesi u vendos status i barabartë qytetarie mes banorëve të qytetit dhe fshatit.

I falenderoj me respekt të gjithë qytetarët e qytetaret që u bënë pjesë e votimit të sotëm, pavarësisht se për kë votuan, dhe u shpreh me përulësi mirënjohjen të gjithë atyre që me votën e tyre e investuan besimin tek kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Kjo video e shkurtër është kartolina e falenderimit tim për të gjithë zgjedhësit e këtij 21 qershori historik. Sot u votua reforma e madhe e riorganizimit administrativ të shtetit shqiptar që nga nesër do të jetë një shtet më modern. U vulos vendimi historik për të barazuar përfaqësimin e grave me burrat në kuvendet e reja vendore të Shqipërisë. U vendos status i barabartë qytetarie mes banorëve të qytetit dhe fshatit dhe u hap një epokë e re në marrëdhëniet mes familjeve që jetojnë në fshat dhe qeverisë vendore.

Ju të gjithë, të majtë e të djathtë, me apo pa parti, njerëz të zakonshëm qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi, i bëtë zgjedhjet e sotme më të mirat, më të lirat e të ndershmet që kemi zhvilluar deri më sot. Po padyshim, edhe më domethënëset në historinë e zgjedhjeve vendore në Shqipëri”, komenton Rama në rrjetet sociale, duke postuar edhe videon e mëposhtme.

FALEMINDERIT!I falenderoj me respekt të gjithë qytetarët e qytetaret që u bënë pjesë e votimit të sotëm, pavarësisht se për kë votuan, dhe u shpreh me përulësi mirënjohjen të gjithë atyre që me votën e tyre e investuan besimin tek kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Kjo video e shkurtër është kartolina e falenderimit tim për të gjithë zgjedhësit e këtij 21 qershori historik. Sot u votua reforma e madhe e riorganizimit administrativ të shtetit shqiptar që nga nesër do të jetë një shtet më modern. U vulos vendimi historik për të barazuar përfaqësimin e grave me burrat në kuvendet e reja vendore të Shqipërisë. U vendos status i barabartë qytetarie mes banorëve të qytetit dhe fshatit dhe u hap një epokë e re në marrëdhëniet mes familjeve që jetojnë në fshat dhe qeverisë vendore. Ju të gjithë, të majtë e të djathtë, me apo pa parti, njerëz të zakonshëm qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi, i bëtë zgjedhjet e sotme më të mirat, më të lirat e të ndershmet që kemi zhvilluar deri më sot. Po padyshim, edhe më domethënëset në historinë e zgjedhjeve vendore në Shqipëri.

Posted by Edi Rama on 2015-06-21

15 komente në “Edi Rama falenderon zgjedhësit me një VIDEO: Zgjedhjet më të lira, të ndershme dhe më të mirat”

  1. 12 says:

    Po mire me shoku edi. Po kete aktet nenligjore pse nuk i bere se ka kaluar dhe afati, e tani po vazhdohet perseri me aktet e vjetra. Apo skishe kohe se ishe duke shkruajtur ne fb e duke dal ne tv

    1. rama says:

      kete zgjedhje kane qene partine me te lira dhe demokratike te zhvilluara ndonjehere!! kete parti te bejn ti dihesh krenar pasi edhe pse partia demokratike u mundua ti bente pis, perseri pastertia e tyre mbizoteroj ndersa kjo pasterti bahsohet me kete fitore te thelle ta aleances per shqiperine evropiane ne te gjithe shqiperine!

      1. kamberi says:

        Tani presim qe dhe rezultati te jete i tille sepse qytetaret e kane dhene verdiktin e tyre. Presim qe dhe numerimi te jete sa me i shpejte dhe pa inicente dhe bllokime. Ajo ca eshte bere eshte bere.

        1. hana says:

          Per mua ishin zgjedhjet me te mira sepse nuk kishte incidente te renda. Kjo ishte nje gje shume pozitive sepse sahere kemi pasur incidente qe na e kane prishur bukurine zgjedhjeve. Tani me fitore te se majtes ne cdo bashki.

          1. armandi says:

            Keto zgjedhje do te jene nje konfirmim te zgjedhjeve te 2013 dhe rezultati do te jete po i njejti me nje fitore shume te thelle te se majtes sepse kjo ka ardhur si rezultat i politikave te duhura te qeverise.

    2. gjyshja says:

      Qytetaret e dhane verdiktin e tyre. Verdikti final ishte pikerisht votimi per koalicionin e majte. Votebesuam kandidatet e Aleances per Shqiperine Europiane me qellim qe reformat e nisura te vazhdohen me tej e te dergohen deri ne fund. Vota kunder koalicionit te djathte eshte vote per te ulur me kembe ne toke opoziten qe e vetmja gje qe beri eshte shpifja.

    3. anila says:

      fitore te tille nuk e kemi pare ne asnje pale zgjedhje vendore te meparshme. do jete e gjithe shqiperia ne drejtimin e duhur per te treguar qe e duam kete vend dhe e duam qeverine rama

    4. geralda says:

      edi je njeriu me vizionar qe gjendet. kjo fitore e sotshme pritej dhe do jete akoma edhe me e thelle. gjithcka do jete ne favor te ashe dhe ps,sepse ti vete na ke treguar se sa e do kete vend

    5. jetmira says:

      edhe ne te falenderojme ty edi per gjithcka qe ke bere per kete vend. tani jam e bindur qe vota per ty nuk ishte nje vote e cuar dem. bravo edhe fitore te tjera historike pas kesaj te sotshmes

    6. megi says:

      fitore e sigurt i dashur edi! jemi krenar per ty dhe keshtu do jemi gjithmone. ke bere shume per kete vend ne 18 muaj dhe kjo fitore e konfirmon kete gje. bravo dhe suksese!

    7. Ranheim says:

      Zgjedhjet ishin te rregullta, incidente thuajse nuk pati pervec rasteve te stimuluara e te zmadhuara. Shpresojme qe te vazhdoje i qete edhe procesi i numerimit. Shqiptaret e dhane verdiktin e tyre, edhe kesaj radhe votebesuan koalicionin e majte. Ka ardhur momenti qe ne qytete te zhvillohen edhe me shume pavaresisht se procesi i tjetersimit te tyre ka nisur prej nje viti e gjysme ku te gjitha qytetet kane marre pamjen e qyteteve moderne.

  2. nevila says:

    bravo z.rama! kjo do jete nje fitore historike! do fitojme thelle ne cdo zone dhe do qeverisim nje shtet qe do behet europian dhe nje shembull per te gjithe qytet e tjere

  3. me Edi Ramen ,vendi shkon perpara !

    prokopi mos pafshin kurre ,ata qe votuan banden e Arkanit ,me emrin,PD !

    ATA DUHET TE FSHIHESHIN NGA FAQJA E DHEUT,por shqiptarin po nuk i qive mamane ,nuk te thote baba !uuuusssshhhtttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttt .

  4. Fshatari says:

    Ashtu eshte o Edo, me te mirat dhe me te ndershmet por po ti mer Likja te gjithe socialistet…. Me kete ritem ne zgjedhjet e 2017, PS do zbrese si parti e dyte e koalicionit….

  5. U lodh edhe ky.... says:

    U lodh edhe edi rama, ha ha ha !
    Vajten duy muaj fushate dhe vjen nje moment kur ky njeri, qe kurre nuk ka punuar per ndonje gje deri ne fund, sheh qe vjen fundi, dhe thote:
    Beme ca bem, genjyem sa mundem, premtuam sa deshem…tani ne djall vafte cdo gje…dua te fle ca ore gjume pa fushate!!!

    Vajti ne Surrel, kerkoi te bente nje dore gallate me Nebi Surrelin e Dhimiter Xhuvanit, por ai s’ka vari, dhe citoi Konicen: Shqiperi te kam zjere/ nuk te njoha asnjehere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje