TemA TV/ Mero Baze: KQZ rekord papërgjegjshmërie në 24 vjet, kosto e madhe për procesin. Gara mes PD-së e LSI-së

21 Qershor 2015, 17:31Politika TEMA

Gazetari dhe botuesi i Temës, Mero Baze në një lidhje me Skype për TemA TV ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si KQZ ka menaxhuar materialet zgjedhore.

Baze deklaroi  se me gabimet e konstatuara në Tepelenë e Roskovec, KQZ ka arritur një rekord të ri papërgjegjshmërie i cili nuk është parë gjatë këtyre 24 viteve.

“Mendoj se këto 24 vjet KQZ ka qenë gjithmonë problem për administrimin e zgjedhjeve, problem sepse është përdorur politikisht. Por është hera e parë që KQZ ka rekord në papërgjegjshmërinë e saj. Papërgjegjshmëria e saj është shumë e madhe, sepse në Tepelenë dhe Roskovec gabimet tenknike në listat e votimit, mund ta kthejnë edhe një herë procesin tek ankimimet, e cila ka një kosto të madhe. Është e pafalshme që në një fletë votimi si kandidati i PS-së dhe ai i PD-së të kenë të njëjtin numër në fletë”,  tha Baze.

Baze, i cili komunikoi nga Lezha tha se:

Në Lezhë është një perceptim komplet i ndryshëm. Situata është mjaft e qetë. Deri në këto momente (ora17:00) pjesëmarrja ka qenë 30 përqind. Duke marrë parasysh se listat në Shqipëri janë të fryra, kjo do të thotë që pjesëmarrja reale arrin afërsisht 50%. Situata, përveç rastit të mëngjesit është normale. Nuk është realizuar pritshmëria për incidente, ndersa ajo që ndodhi dy ditë më parë duhet hetuar”, tha Baze

Mero Baze foli dhe për procesin në Durrës, të cilin e kishte ndjekur nga afër:

Në 3 qendra votimi ku shkova situata ka qenë mjaft e qetë. Nga kontaktet që kam patur edhe me përfaqësues të opozitës mund të them se i vetmi shqetësim ka qenë pjesëmarrja e ulët në votime, por situata dukej relativisht e qetë“.

Sipas parashikimeve të gazetarit dhe analistit Baze, procesi i votimit pritet të përfundojë i qetë dhe “Nëse ndodh diçka do te jetë vetëm një tension që do të ndodhë vetëm në fillim të procesit të numërimit. Them se situata është e qetë, sepse gara është fokusuar mes PD dhe LSI, duke lënë jashtë partinë kryesore PS-në”.

 

 

 

 

 

 

9 komente në “TemA TV/ Mero Baze: KQZ rekord papërgjegjshmërie në 24 vjet, kosto e madhe për procesin. Gara mes PD-së e LSI-së”

  1. S Gj. says:

    Situata “tmeresisht e qete”: fala tmeresisht nuk shkon fare ne kete rast me fjalen e qete. Qetesia ne qe drew e votimit Nuk shkakton asnje lloj tmeri. Gjejini fjales vendin e duhur…

  2. shqip says:

    TASHME ZGJEDHJET JANE NE DOREN E TV ,,,,,,,,,

  3. tfgs says:

    votim sunitesh,vari kkkkkkkkk………..

    1. luky luke says:

      Ti apo organizata qe qendron pas teje, nuk ka fare turp qe perdore kete gjuhe??? E kam fjalen tek shqipja, jo tek gjuha e urrejtjes qe pshur dita dites, nuk ka rendesi se per çfare teme behet fjale! Thuaj shyqyr urates, qe komenton ne keto gazeta, se po te ishim ne rrethana te tjera do kishe perfunduar me kohe ne burg. Por ndoshta vjen dhe ajo dite, se shyqyr zoti, interneti nuk harron asgje.

  4. Predatori says:

    Zoti komentues S.Gj. Gjeju njëherë vendin fjalëve te tua se shumë i hallakatur je. Po ta lexosh edhe vetë komentin tënd do të bindesh që je tmerrësisht i pakuptueshëm

  5. real says:

    Sa te informuar paskan qene dhe Sllovenet qe kane shtyp fletet e votimit deri tek numri 2 pasi andej nga Tepelena deri ne 2 dine te numerojne…..

  6. lili says:

    Alibi Jane keto,o mero,qe bane se kishe nuk e di pse ndodhin keso gabime! Shkolla komunist plus shkolla berishiste nuk te ka mesuar se e pse gjithmone jeté nje shtet apo nje rreth peng? Déri sa te kursisen résultat et!

  7. Claus says:

    Ja dhe matematika e Meros, e kryetarit ne hije te KQZ-se qeveritare qe na e ben 30%-cin ne 50%!!!!!
    Kjo eshte si te thuash:

    Jemi ne nje fushe me grure, nga e cila do te merrnim 50kv/ha, por ra nje bresher dhe prishi 50% te fushes me drith te llogaritur si 100%, e pra na mbeti per tu korrur vetem 25 kv/ha,se gjysma tjeter doli firo.
    Hem, cfare te bejme? Ata te partise na kerkojne realizimin e planit.

    Dhe ja pergjigjen e gjen Mero shpejt e shpejt. Ajo pjese qe ka mbetur duhet llogaritur 100%, e quajme toke te papunuar fundja duke llogaritur pjesen e mbetur si 100%, packa se eshte vetem gjysma dhe nxjerrim keshtu nga 30 % rendiment nga tere toka e punuar dhe e “papunuar” 50%!!!!!
    E sakte apo jo?

    A nuk eshte fenomenale?
    Natyrisht, teper fenomenale.

    E perse nuk mund te quhet kjo abstenim masiv ky, kur ne vitin 2013 u paguan mjete nga toka, deti dhe ajri per ti sjelle ne Shqiperi dhe u quajten vota te vlefshme?

    Atehere emigracioni votoi dhe votat e moren parasysh, si erdhen me pagese apo pa pagese, kjo eshte pune tjeter, kurse sot Mero u ve vizen si drithit pas bresherit duke i fshire me nje fjale goje nga Lezha duke na e nxjerre votimin ne kuota maksimale!

    Zbulim matematikor qe do te marre emrin: Ligji statistikor i Meros nga Lezha, shpjeguar ne linje telefonike per ne budallenjte!

    Ja kjo eshte, te nxjerresh nje votim te pavlefshem ne te vlefshem.

  8. Sit back.. and .....relaks says:

    Dita e votimit ka qene historikisht e qete ne shqiperi, sherri ka filluar pas hapjes se kutive per numerim. Sa per pjesemarrjen te fryra apo jo te fryra perderisa emri eshte ne liste ath ai konsiderohet votues potencial dhe si i tille konsiderohet edhe kur numeron perqindjen e votuesve. Pra 30% eshte 30% justifikoje si te duash pastaj. Perballe ligjit zgjedhor ajo eshte perqindja dhe nqs nje kryetar bashkie zgjidhet me 51% te 30% llogarite vete zhgenjimin e popullit nga kjo politike dhe qeverisje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje