Policia: Deri më tani kemi ndërhyrë vetëm një herë

21 Qershor 2015, 15:51Politika TEMA

Policia e Shtetit pohon me anë të një deklarate për shtyp, se nuk ka pasur asnjë incident serioz.

Sipas saj, deri në orën 14:00, forcat e policisë kanë ndërhyrë vetëm në një rast.

Dhe, nuk bëhet fjlë për ndonjë konflikt, por për radhë të gjata qytetarësh në një qendër votimi.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin është në gatishmëri të plotë për përmbushjen e detyrave që ligji i ngarkon në kuadër të procesit zgjedhor dhe për garantimin e rendit e të sigurisë publike.

Situata në të gjithë vendin paraqitet e qetë. Deri në orën 14:00 nuk janë evidentuar probleme lidhur me qëndrimin e policisë gjatë procesit zgjedhor.

Ndërkohë nga KQV-të gjatë kësaj periudhe është kërkuar ndërhyrja e policisë me vendim sipas përcaktimeve të bëra në aktet normative vetëm në 1 rast, ku policia ka ndërhyrë sipas vendimit të Komisionit të Qendrës së Votimit dhe ka kryer detyrën për rivendosjen e gjendjes. Konkretisht:

Në  KZAZ Nr. 6, Qendra e Votimit Nr. 142, në orën 10:30, në Shkollën 9 – Vjeçare Koman, me Vendimin 7, datë 21. 06. 2015, Komisioni i QV, ka vendosur të kërkojë ndihmën e policisë për ndërhyrje në QV, pasi ka pasur një fluks shumë të madh të qytetarëve për të votuar. Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për rivendosjen e rregullit dhe pas normalizimit të situatës janë larguar me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit.

Gjatë procesit zgjedhor strukturat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë dhe për disa incidente  të vogla për të cilat Policia është thërritur nga Komisionet përkatëse të qendrave të votimit por që kanë gjetur zgjidhje pa ndërhyrjen e forcave të policisë dhe nuk është kërkuar më me  vendim nga komisionet  ndërhyrja e policisë.

Siç ju kemi bërë me dije në komunikimin e mëparshëm, me fillimin e punës nga Komisionet e Qendrave të Votimit punonjësit e Policisë së Shtetit sipas përcaktimeve të bëra në aktet normative janë larguar nga të gjitha Qendrat e Votimit, të cilat ishin marrë në ruajtje gjatë natës së mbrëmshme.

Policia e Shtetit është duke ndjekur në vazhdimësi procesin zgjedhor dhe është në gatishmëri të plotë për përmbushjen e detyrave për garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në respekt të plotë të ligjit”, thuhet në deklaratën e policisë.

4 komente në “Policia: Deri më tani kemi ndërhyrë vetëm një herë”

  1. funjarda says:

    policia qe duam , bravo per gadishmerine dhe punen e palodhur qe po bejne djemte tane te forcave policore . Me ne fund mbas kaq vitesh po ndiejme siguri ne cdo hap qe hedhim si

  2. koli says:

    policia eshte duke bere nje pune te shkelqyer ne mbarevajtjen e procesit zgjedhor. sot po tregohet sesi policia eshte profesionale dhe shume e matur be cdo veprim te saj. nuk ka asnje denoncim kunder policise, me teper incidentet jan thjeshte lokal dhe pa deme serioze te procesit

    1. redi says:

      policia eshte duke bere punen e duhur dhe eshte hera e pare qe ajo nuk po sulmohet. rikthimi i policise jo-partiake dhe profesionale eshte nje merite e kesaj mazhorance e cila perforcon drejtimin e duhur qe ka marr shteti pas zgjedhjeve te 2013

  3. the Punisher says:

    Funjarda, koli, redi, po pse jodhesh mor plak dhe shkruan me tre emra?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje