Sot të gjithë sytë, kamerat, vëzhguesit vendas, të huaj, komisionerët partiakë dhe diplomatët e akredituar në Tiranë, e gjithë shoqëria shqiptare, është fiksuar tek pritja e asaj se çfarë mund të ndodhë. Si në të gjitha zgjedhjet e tjera, absolutisht në të gjitha duelet politikë në Shqipëri, vendi duket sikur zgjohet nën shenjën e frikës dhe të ankthit.
Rrugët janë pothuaj bosh, televizionet transmetojnë live nga gjithë vendi, paradite votojnë krerët e partive që gjithashtu live japin mesazhin e tyre dhe pastaj vazhdon “rutina”. Si zakonisht, tradicionali Doktor Berisha ka dhe deklaratën më të fortë: zgjedhjet janë të plagosura! Të tjerët bëjnë thirrje për pjesmarrje dhe qetësi në zgjedhje.
Në të gjitha redaksitë e lajmeve në Tiranë pyetet dhe kërkohet të gjendet lajmi:
Ku ka incidente?
Kush shtyu kë?
Cili qëlloi, ku?
U shanë, u vranë, u ndanë, u pajtuan?
Në një ditë si në ditën e votimeve në Shqipëri, edhe sherret në familje për nxehtësinë e supës shndërrohen në sherre me sfond politik. Kjo është një teknologji e njohur që ndodh edhe pa dashur, ndodh edhe për shkak të profesionit, i cili në thelb, lajm quan vetëm lajmin e keq.
Sot shpresohet të jetë ndryshe. Dita e votimit në Shqipëri është ende larg cilësimit ditë feste e demokracisë. Ajo është pothuaj epilogu i një fushate elektorale që është si një makinë “perpetuum mobile” që energjinë e merr nga interesa të forta, nga ndeshje të egra, nga tifozllik i thjeshtë apo dhe nga vetë gara e cila përcakton shumëçka.
Në Shqipëri ende është shumë i fortë ndikimi i politikës në jetën e çdo kujt. Pothuaj gjysma e qytetarëve, varësisht partisë që ata duan, së paku shpresojnë t’u ndryshojë jeta. Edhe pse si rregull kështu ndodh vetëm me një pakicë shumë herë më të vogël.
Ajo çfarë do të bënte fitimtarë të gjithë është tjetër gjë: nëse kësaj rradhe zgjedhjet do të jenë si në Evropë, pak a shumë. Sepse ato do të ishin kështu një hap i mbarë në një proces emancipimi të shoqërisë dhe pjesës më të dukshme të saj, politikës.
Ndaj, sot lajmi më i mirë do të jetë kur të mos ketë asnjë lajm!
*Javanews.al
Ska si te kete gjithcka eshte kopsitur si ska me mire per te pakten 98% Fitorje per Rilindjen Mavi
Njerzit po rrifen, nuk lejohen te votojne se kane votuar te tjere me karta identiteti te fallcifikuara para tyre dhe ky thote nuk ka lajm. hapu dhe …!
Ja foli ky keshiltari i Metes!
Lajm i mire qe nuk ka lajm, thote, por ne fund zgjedhjet do te jene si ne Europe, pak a shume!!!!
Sa per te qeshur!
Si ne Europe, por pak a shume ama!!!!
Keta nuk kane me as sy, as vesh por tani u ka ikur dhe truri.
Prit dhe disa ore deri tek numerimi dhe pas numerimit, pastaj dhe harron qe shpallja e rezultatit zakonisht ne Republiken e Albanistanit zgjat nja dy muaj.
Merre me mend deri tani ka votuar cereku i popullsise 27%!
Ndersa Rama i ben thirrje emigranteve te marrin ne telefon te afermit qe ti nxisin te votojne!
Keta jane qorrellepsur qe ne kete moshe.
Kaq di te them.
Si nuk doli nje xhonturk qe ta sensibilizoje opinionin publik te djathte ku mund te kete edhe demokrate qe fjala turke MAVİ ne shqip perkthehet BLU.
Mavi eshte nuance dhe jo ngjyre,eshte nuanca e Ripjelljes.Turqishtja dhe arabishtja zor se pekthehen ne shqip….
vend i pjerdhur me koh e vakt,shiko kush ben dhe zbaton ligjin monstra te gjalla, shiko kush i shkon pas njerez te percudnuar per copen e bukes dhe per te bere miliarda,Ptu…..race muti
O Vangjo, po mut i perlyer ne kepucen e Likes mbete a derezi…
Qe nuk ka asnje lajm, se shqiptaret nuk po pjerdhin me per te votuar, nuk eshte lajm i mire or tuç por lajm i keq – per ty per ju por jo per te ardhmen e popullit.
Ju te Nderuar komentues te pakenaqur votuat?
Nese nuk votuat nuk keni te drejte qe te ankoheni!