KQZ publikon pjesëmarrjen në votime deri në mesditë

21 Qershor 2015, 13:10Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përqindjen e pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje deri në mesditë. Sipas tabelës, pjesëmarrja më e lartë në votime është shënuar në Lezhë me 14.41%, ndërsa pjesëmarrja më e ulët është shënuar në Vlorë me 9.43 për qind.

Në Fier, në rang qarku, pjesëmarrjen më të ulët në votime e ka Bashkia e Roskovecit, me 3.26%. Kjo pasi për një periudhë kohe u bllokua procesi i votimit, sepse në fletën e votimit, tek emrat e të dy kandidatëve shënohej i njëjti koalicion, ASHE.

Gjithashtu, dhe në Tepelenë pjesëmarrja ka qenë 4.52%, për shkak të pezullimit të votimit, pasi dy kandidatë mbanin numrin rendor dy në fletën e votimit.

Numri total i personave që kanë votuar në të gjithë vendin, sipas KQZ-së, është 244070.

Deri tani, 3118 qendra votimi i kanë dërguar të dhëna Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

PËRQINDJA E PJESËMARRJES

Berati 10.56%

Dibra 14.35%

Durrësi 12.36%

Elbasani 11.40%

Fieri 12.02%

Gjirokastra 11.67%

Korça 12.79%

Kukësi 11.35%

Lezha 14.41%

Shkodra 14.40%

Tirana 13.70%

Vlora 9.43%./TCH

4 komente në “KQZ publikon pjesëmarrjen në votime deri në mesditë”

  1. Z/Kallami says:

    Gjithemon Rrezultatit i prin % e shumices.

    Simbas pjesmarrjes ne % i takon qe keto votime te mos njihen.Te shohim bilancin e % ne orarin e mbylljes.Nese nuk ndryshon me % deri ne kete orare.Te perseriten zgjedhjet ose te anolohen e te mos kemi asnjihere.Sepse nuk don populli me % ma te madhe per mospjesemarrje ne votime.

    1. ganiu says:

      O Zef është e djelë, pas dite dalin njerzit.

  2. Vizioner says:

    Vicidoli….. 00,01% ? ? ?

  3. !!!! BOJKOTONI ZGJEDHJET !!!! JEPINI FUND MARREZISE SE BLERJEVE TE VOTAVE DUKE MOS VOTUAR!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje