Nishani: Pjesëmarrje masive, fuqia e votës e njëjtë për cdo qytetar

21 Qershor 2015, 11:15Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, votoi në shkollën A.Zako Cajupi në Tiranë rreth orës 11:00.

Në një prononcim për mediat, Kreu i Shtetit i drejtoi një apel qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e votës.

Uroj një proces të qetë, të lirë dhe të drejtë, tek i cili besoj.

Të gjithë e mbajnë mend se 25 vite më parë nuk e kemi këtë liri që kemi sot, ndaj cdo qytetar ta shfrytëzojë këtë liri që gëzon sot.

Një urim dhe përshëndetje për cdo komisioner dhe numërues që sot janë Qeveria, gjykatësit dhe menaxherët e këtij procesi historik.

Pjesëmarrje masive, pasi cdo qytetar nga Vermoshi në Konispol ka të njëjtën fuqi. Vota është e fshehtë, vota është e lirë.

Cdo qytetar do të votojë për atë që mendon, për alternativën më të mirë“, theksoi Nishani.

Në vijim Presidenti inkurajoi drejtuesit e forcave politike që të japin mesazhe pozitive tek përfaqësuesit e tyre në këtë proces zgjedhor.

Do të pres me qetësi dhe kujdes raportet mbi procesin e votimit dhe më pas do të jap një vlerësim përfundimtar mbi procesin“, tha Nishani

2 komente në “Nishani: Pjesëmarrje masive, fuqia e votës e njëjtë për cdo qytetar”

  1. coli says:

    25vjet me pare mbaje mbi supe te tjera ide po vajte ne hale e more mende ne mut e u bere kelysh i krimit e i korrupsionit ,por ndoshta do japesh llogari carceuski mo kelysh i sali peles!

  2. salem says:

    Kur flet dhe ky b..q..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje