Kandidati i Pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi votoi sot pranë Liceut Artistik.
Ai ftoi të gjithë qytetarët për një pjesmarrje masive në votime.
Duke theksuar rëndësinë e çdo vote, Gjergj Bojaxhi dha një përshëndetje të veçantë për të rinjtë që votojnë për herë të parë.
“Nuk ka ditë më të rëndësishme se dita e votimeve për një shoqëri.
Aq më shumë për ne që vota e lirë na është mohuar aq gjatë në historinë tonë.
Sot e kemi dhe është mjeti më i fuqishëm për të ndikuar politikën dhe qeverisjen. Çdo gjë arrihet me votë, madje edhe me një votë të vetme” – tha Bojaxhi.
10% eshte shifra magjike.
Propagandë!Plehrë e sistemit!Zhgënjyes shprese për ata që besojnë tek ty!Dy kanditatët e tjerë janë më të “ndershëm”se ty.Ata gënjejnë me lugë zbrazur kurse ti nuk ke lugë fare…