Zgjedhjet në Bashkinë e Roskovecit do të vijojnë normalisht. Vendimi është marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 6 vota pro dhe 1 kundër, ndërsa problemet që cuan në bllokimin e votimit në Roskovec kishin të bënin me faktin se në fletën e votimi edhe partitë e koalicionit të djathtë janë vendosur me emrin e Aleancës për Shqiëprinë Evropiane, që është emërtimi i koalicionit të majtë.
Mbledhja e KQZ u shoqërua me debate, ndërsa përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Njazi Kosovrasti propozoi pezullimin e procesit deri në gjetjen e një zgjidhjeje.
Por për përfaqësuesin ligjor të Partisë Socialiste gabimi teknik në fletën e votimit nuk do të ketë ndikim, pasi këto janë zgjedhje ku votuesit votojnë emrat e kandidatëve.
“Zgjehësit shkojnë dhe votojnë emrat e kandidatëve dhe në krah të emrit ndodhen edhe subjektet politike që mbështesin kandidatin”, tha ai.