Zgjedhjet/ Llalla: Ligji nuk pengon kandidatët e inkriminuar, s'kemi asnjë kallëzim deri tani

21 Qershor 2015, 12:18Politika TEMA

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla deklaroi të dielën se  deri tani nuk ka patur asnjë kallëzim të paraqitur në prokurori në lidhje me procesin zgjedhor.

Në një prononcim për gazetarët  pas një takimi të zhvilluar në Prokurorinë e Tiranës me prokurorët e gatshëm, Llalla deklaroi se “nga të dhënat e deritanishme nuk ka asnjë kallëzim të paraqitur në prokurori. Të gjithë jemi në gatishmëri”.

I pyetur nga gazetarët lidhur me përfshirjen e individëve të inkriminuar në procesin zgjedhor, Kryeprokurori tha se ata janë bërë publikë sipas kërkesave të institucioneve përkatëse ndërsa shtoi se me nisjen e procesit të dekriminalizimit të politikës, ky problem ligjor do të marrë zgjidhjen e duhur.

“Lidhur me përfshirjen e këtyre individëve në procesin zgjedhor si kandidat, ne kemi dhënë përgjigjen e kërkuar të gjitha institucioneve shtetërore. Tashmë ligji penal nuk pengon individët që të kandidojnë si subjekte në këtë proces zgjedhor. Mendoj se me procesin e nisur nga ligjvënësit dhe politika shqipare për dekriminalizimin e politikës dhe ky problem ligjor do të marrë zgjidhjen e duhur”, deklaroi Kryeprokurori.
Sipas Llallës, ka emra konkret që janë bërë publik sipas kërkesave të kërkuara nga institucionet përkatëse. “Mendoj se nuk është sot dita e përshtashme për të thënë”, tha ai.

Duke folur për zgjedhjet Llalla tha se ligjvënësi në 2012-ën ka parashikuar me Kodin Penal një sërë veprash penale, të cilat prekin zgjedhjet e lira e demokratike. Në këtë rast në këtë Kod, tha ai, janë parashikuar sanksione ligjore si për qytetarët, anëtarët e komisioneve zgjedhore,subjektet politike dhe çdo individ, i cili me veprimet e tij mund të dëmtojë procesin zgjedhor.

Ai bëri të ditur se nga të dhënat e deritanishme nuk ka asnjë kallëzim të paraqitur në institucionin e Prokurorisë edhe pse në të gjitha Prokurorit e vendit ka shërbime të posaçme gatishmërie
“Prokurorët si në Prokurorinë e Tiranës edhe në të gjithë vendin janë urdhëruar për të qenë të gatshëm në këtë situatë. Do të ndjekin me vëmendje të gjithë situatën dhe të marrin në kohë çdo të dhënë, çdo kallëzim që paraqitet nga çdo i interesuar lidhur me situatën”, deklaroi Llalla.

1 komente në “Zgjedhjet/ Llalla: Ligji nuk pengon kandidatët e inkriminuar, s’kemi asnjë kallëzim deri tani”

  1. Berlin says:

    gjkadhjeri qe duhet te beje ligje thote qe nuk ka ligje !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje