Dega e PD-së bojkoton zgjedhjet në Kurbin

21 Qershor 2015, 11:56Politika TEMA

Dega e Partisë Demokratike në Kurbin pritet të mblidhet për të dalë me një qëndrim lidhur me anomalitë që ka konstatuar kjo forcë politike deri më tani.

Problematika kryesore sipas Partisë Demokratike është shpërndarja e materialeve zgjedhore.Sipas saj materialet zgjedhore janë shpërndarë pa procesverbale, pas pasur prezencën e asnjë prej përfaqësuesve dhe vëzhguesve të tyre.

PD e Kurbinit kundërshton gjithashtu shkarkimin e komisionerëve të djathtë dhe emërimin që është bërë në orët e para nga KQZ të kryetarit të KZAZ Fran Nezha dhe nënkryetares Majlinda Cara.

Dhe pse është thënë që këta dy përfaqësues që do të kenë në kontroll të gjithë procesin janë të shoqërisë civile, PD ka deklaruar se Nezha është përfaqësues politik dhe aktivist i PS.

3 komente në “Dega e PD-së bojkoton zgjedhjet në Kurbin”

  1. besnik says:

    Qellimin tuaj e dime, ju kerkoni qe te bllokoni zgjedhjet atje sepse e dini qe sot e keni te humbur prandaj sot po kerkoni qe te shtyni zgjedhjet. Por duhet ti kishit marre parasysh me pare keto pasoja perpara se te vendosnit nje kandidat me rekorede kriminale si puna e fufit. Keto pasoja duhet ti vuani ne kurrizin tuaj.

  2. salem says:

    Mire nuk eshte se fajin e kane vete ,po kujt i plasi?

  3. Jolanda says:

    Keta le te bejne cfare te duan sepse te humbur jane. Nuk ju ka faj njeri qe keta duan vetem qe te bllokojne votimet. Nese ky eshte qellimi i tyre ata le te vazhdojne ne do te vazhdojme te votojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje