Elbasan/Sejdini: Pres respektin e qytetarëve. Turku: Procesi i rregullt

21 Qershor 2015, 12:38Politika TEMA

Kandidati i ASHE-së për kryetar Bashkie i cili kërkon një mandat të tretë, Qazim Sejdini, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, ka votuar në ZAZ-në nr. 50 në ambientet e shkollës “ Onufri”.

Pasi votimit, Sejdini duke iu përgjigjur edhe interesit të medias ka deklaruar “pres të më respektojë qyteti dhe qytetarët, të cilët i kam respektuar dhe do t’i respektoj, do t’u fal dashuri për punën, jetën, familjen dhe gjithçka tjetër. Elbasani i Ri do të jetë Elbasan rajonal, do të jetë Elbasan për t’u pasur zili nga e gjithë Shqipëria”.

Edhe kandidati për kryetar Bashkie i mbështetur nga PD, Ardjan Turku, i shoqëruar nga bashkëshortja, nëna dhe vajza e tij kanë shkuar për të votuar në ZAZ-në 48 të qytetit të Elbasanit.

Pas përfundimit të votimit, Turku u bëri apel të gjithë bashkëqytetarëve që në këtë ditë të dalin dhe të ushtrojnë të drejtat e veta ligjore, të drejtat që kanë të bëjnë me lirinë e njeriut dhe individit”.

“Mbi të gjitha të votojnë jashtë çdo presioni dhe me mendje të hapur ashtu siç ia ndjen zemra”, tha ai.

Duke u ndalur tek procesi i votimit, Turku tha se “deri më tani procesi është i rregullt”.

“Jam i qetë, fitorja nuk është as e imja as e rivalit, fitorja është kur zgjedhjet janë të lira dhe të ndershme, larg presioneve dhe jashtë joshjeve me para. Përsëris që i gjithë qyteti dhe komunat të votojnë të lirë të mendojnë me mendje dhe të ndiejnë me shpirtin e tyre se çfarë duhet të bëjnë, të gjitha joshjet e kanë cënuar procesin”, tha ai.

Pyetjes se a ka ndonjë mesazh për rivalin e tij, Turku tha se “nuk kam asnjë mesazh për rivalin, do të doja ta meritonte nëse do të ndodhte fitorja e tij. Por unë nuk e besoj ta meritonte emrin e qytetarit të parë, i cili meritohet kur vërtetë zgjedhjet janë të lira dhe të ndershme”, shtoi ai.

18 komente në “Elbasan/Sejdini: Pres respektin e qytetarëve. Turku: Procesi i rregullt”

  1. eri says:

    Sot qyteti i elbasanit voton qazim sejdinin per drejtimin e duhur, dhe partine socialiste nr 23… me zotin sejdini qyteti i elbasanit do perparoje shume, do kete nje fryme rilindjeje tjeter,,, votoni 23 per partine socialiste dhe qazim sejdinin…

    1. besnik says:

      Te gjithe duhet te votojme per Qazim Sejdinin sepse ai eshte kanidati me i mire per te ardhmen e Elbasanit. Dilni dhe jepini nje vote Qazimit sepse mund te jete vendimtare vota jote. Sa me shume njerez te dalin aq me afer fitores jemi.

      1. reni says:

        Nese akoma nuk keni dale per te votuar shkoni dhe votoni sepse eshte shume e rendesishme qe te hidhni voten tuaj. Nese akoma nuk e keni vendosur se per ke te votoni, shkoni dhe jepini nje vote Qazim Sejdinit sepse e meriton plotesisht me plotegojen nje vote.

        Votoni Qazim Sejdinin dhe partine socialiste.

        1. ylli says:

          Elbasani me siguri qe sot do te votoje per Sejdinin. Ata e kane deshmuar deri ne tani qe po votohet, rradhet jane te gjata neper qendra votimi dhe te gjithe njerezit po presin per te votuar per Sejdinin. Presim qe te mos kete bllokime nga ana e PD-se sepse sahere qe votohet masivisht per kandidatet e PS-se fillojne bllokimet.

      2. denisi says:

        elbasani vazhdon te votoi dhe procesi nuk ka pasur asnje parregullsi, ashtu sic ishte dhe fushata. elbasani do tregoi qe do ta mbaji bashkine ne drejtimin e duhur. bashkia nuk eshte per tu bere baze e shqupit dhe as per tu kthyer ne modelin e gjumit te bashes. pd do humbasi edhe se nuk u shfaq kurre me program por vetem me mashtrime.

      3. mira says:

        Vota per qazimin eshte vota per drejtimin e duhur te qytetit te elbasainit. qytetaret i kane provuar si ardianin edhe qazimin edhe ne krahasim te punen e ktyre te dyve eshte e qarte qe puna e qazimit tregon se eshte i duhuri per kte qytet!

        1. klajdi says:

          Nje gje eshte e sigurt per qytetaret e elbasanit. se ajo ci ofron sejdini per qytetin jane pune konkrete qe sjellin ndryshimin sic kane ndodhur vitet e fundit ne bashkine e elbasanit. Ne kto vite ne elbasan jane rritur investime sic jane rritur edhe numuri turistve qe ka bere te mundur rritjen ekonomise te ktij qyteti!

      4. ora says:

        nje ore e fundit ka mbetur per te votuar partine socialiste dhe aleancen per shqiperine evropiane. mos heziton te votoni pasi ne kete menyre ku do keni zerin tuaj ne qytetet dhe njerzit tuaj te cielt do punoj per juaj dhe dinjitetitn tuaj!!

    2. turku says:

      elbasani po shkon drejt nje procesi shembullor elektoral, kjo fale agazhimin te qeverise shqiptare dhe aleances per shqiperine evropiane e cila po zhvillon deri me tani zgjedhje model, pavaresisht perpjekeve te partise demokratike per ti dhene sa me negativitet kesaj fushte!!!

    3. ortjoni says:

      sejdini eshte kryetari me shembull i bashkise se qytetit dhe eshte nje nga KRYETARET MODEL PER BASHKITE E QEVERISURA NGA TE MAJTA.kjo eshte modeli yni i suksesit dhe pse pa mbeshtetje nga qeveria.ky eshte modeli yni i suksesit dhe modeli sesi ne qeverisim.le te qeverisim serisht dhe le ti bejme te gjitha bashkite model si elbasasni.

    4. platoni says:

      i bej thirrje te mates se bashkuar dhe qytetarve msivisht majtas dhe per shembullin e sukseshem te sejdinit,jo si i vetshpalluri profesor ardian turku dhe jo si xhelal mziu.ne jemi suksesi dhe kemi punuar per elbasanin ne 8 vite dhe pse pa mbeshtetje nga qeveria ujk e saliut.sejdini eshte per qytetaret me mbeshtetjen e qeveris,turku eshte per partine me mbeshtetjen per te pasuruar kuneterit dhe familjen berisha.

    5. homeri says:

      sejdini eshte i bindur qe do fitoje dhe do vazhdoje shembullin e traformimeve qe nga nje qytet taleban elbasni u be nje qytet europian dhe nje qytet shembulli sesi kur njeriu e do qytetin punon dhe jo si xhellal modeli i kriminelit dhe modeli i deshtimit.elbasani ne 8 viote eshte bere nje qytet ku jane bere shume investimi dhe kjo fale pune se sejdinit.

    6. deti says:

      ne 8 vite ne elbasan eshte punuar shume fale kembenguljes se sejdinit dhe po te shohim historikun e investimeve pervec stadjumit ne elbasan nuk eshte prekur nga rilindja urbane sepse sejdini ka bere pune kolosale per te permiresuar jeten e qytetit te elbnasanit dhe ka bere te mundur qe elbasan i te rilinde qe para 8 vjetes.kurse vota per turkun eshte vota per deshtimin dhe per xhelal mziun.

    7. plaku says:

      qytetaret e elbasanit do votojne masivisht dretjimin e duhur dhe alternativen e duhur te sejdinit dhe te ps.kjo eshte fryam se si punohet dhe fryma qe kjo qeveri do qytete dhe njerzti dhe nuk do zenin dhe argiten,nuk do xhelal kriminelin qe nga neser shpresoj te gdhihet ne burg.rilindja ishte vota qe ne besuam dhe qe po realizohet.kjo eshte fryma jone per te punuar dhe jo epr te bere urbanistik makabre si kamza.

    8. jorisi says:

      menyra me e mire per ti dhene qytetit me shume pune deh per ti dhene qytetit nje zhvillim sa me te mire dhe per nje qytet i cili punon dhe do njerzit e tij dhe nuk do berishen dhe nuk do xhelalin.masivisht per te majten dhe amsivisht per drejtimin e duhur te qyteteve te rilinduara.le te votojme alternativen me te bukur per ne dhe epr qyutete tona ,dhe jo turkun qe punon per bashen dhe berishen.

    9. Boris says:

      Bravo z.Sejdini per frymen pozitive qe sillni ne keto zgjedhje. Shume e drejte fjalia juaj qe thoni se Fitorja eshte kur zgjedhjet jane te lira dhe te ndershme. Zgjedhja jone e lire eshte Drejtimi i Duhur!

    10. kombinati says:

      te gjithe qytetaret e elbasanit qe akoma nu kane dale per te votuar duhet te bejn nje gje te tille ne kete monente te mbetura per te bere te mundur zgjedhjen e drejtimit te duhur per qytetin e tyre, drejtimin me te cilin rilindja e qytetit do vazhdoj me hapa te sigurte!

  2. elbasani says:

    procesi i votimit ashtu si edhe ne gjithe shqiperine eshte nje proces i rregult i cili ndiqet nga afer edhe nga komuniteti nderkombetar i cili eshte i shperndar ne cdo cep te shqiperise ashtu si edhe shume abasador!! prandaj cdo pretendim per zgjedhjve te manipuluara eshte vetem nje manipulim ne vete!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje