Nga data 23 deri në 26 qershor Mbretëresha e Anglisë, Elisabeta II viziton Gjermaninë. Një vështrim në marrëdhëniet gjermano-britanike rrëfen mbi klishetë negative, por edhe admirimin që i ka karakterizuar ato.
Nganjëherë barcaletat thonë më shumë se analizat fjalëshumë. Njëra të thotë: Kur Heinrich Lübke, presidenti gjerman i Republikës Federale (1959-1969), me sa duket jo aq i afërt me gjuhën angleze, pyetet nga një kamarier anglez, se çfarë dëshiron t’i ofrojnë, ai përgjigjet: “Një steak budalla”, me sa duket për shkak të ngjashmërisë presidenti ndërron (bloody-i gjakosur, pra- i skuqur pak) – me budalla. Përgjigja e kamerierit: “Me patate të dreqosura, sir?”
Nuk ka rëndësi nëse ka ndodhur vërtet kështu. Por përpjekjet e Lübkes për të folur anglisht në kohën kur ishte president ishin në Gjermani një ftesë për barcaleta dhe buzëqeshje për ata që nuk e donin. Lübke si tabelë për tallje – kjo shkonte me imazhin e britanikëve për “the germans”. Ne ishim “the huns” – hunët, budallenjtë. Por humori anglez njeh edhe një anë tjetër. Admirimin: Futbolli është një lojë 11 me 11-të, përkufizoi njëherë Gary Lineker, sulmuesi i njohur anglez në vitet 80-të, por në fund fitonin gjithmonë gjermanët. Asnjëherë kjo nuk u bë më e qartë se në ndeshjen me Brazilin vitin e kaluar.
Afrim që të habit
Britanikët dhe gjermanët ka pasur gjithmonë më e pakta një marrëdhënie specifike. Megjithatë ka kohë që të dyja palët janë bërë miq. Gati 300.000 gjermanë jetojnë e punojnë rregullisht në Angli, tendenca në rritje. Për vit prindërit e interesuar për arsimin nga Flensburgu në Garmisch i dërgojnë fëmijët në shkollat angleze duke u paguar financierëve të konvikteve gati një pasuri të vogël. Për atë që fëmijët të veshin uniformë në shkollë. Nuk ka dyshim: Britania e Madhe është në modë dhe Londra – një nga qytetet më atraktivë të votës. E mbretëresha? Ajo gjithmonë ka qenë një objekt nostalgjik për teutonët.
Por edhe nga ana tjetër gjermanët kanë fituar prestigj. Boris Becker është i dashur për fitoret e tij në Wimbledon, e nën shprehjen në dukje ordinere “Big fucking German” ngre krye një nderim për teutonin Per Mertesacker, mbrojtësin e Arsenal London.
“Ju nuk jeni të komplikuar”, lëvdon Simon McDonald gjermanët, ambasadori i Britanisë së Madhe në Berlin, 25 vjet pas rënies së Murit të Berlinit. Por në vitin 1945 marrëdhëniet nuk ishin aspak të pakomplikuara.
“Don’t mention the war!” – Mos e përmend luftën
Nëse Lufta e Parë Botërore ishte halë në sy për anglezët– kjo sidomos për shkak të sulmit me gaz të gjermanëve, një shkelje e parimit të ndershmërisë për anglezët -, sulmi që Hitleri bëri me bombardimet në Coventry dhe Londër i rrënoi ndjenjat e afrimitetit. Populli britanik, dy dekada pas sulmit të njohur si D-Day ka qenë më armiqësori se çdo popull tjetër brenda NATO-s ndaj gjermanëve, kështu shkruan publicisti, Peregrine ëorsthorne.
Po, një gjysmëshekulli më pas vlente e kundërta e paralajmërimit të Basil Fawlty’s nga seria e njohur televizive, “Fawlty‘s Towers” –”don’t mention the war” – sepse gjithkush fliste për luftën. Edhe barcaletat jo korrekte politikisht ishin të zakonshme deri në vitet 90-të. Kjo kohë ka marrë fund. Shtypi bulevardesk i ndjek më shumë rregullat e “political correctness”. Sot gjermanët pranohen, por nuk mund të thuhet kështu për vitin 1965.
Vizita e Mbretëreshës në vitin 1965 –vizita e shekullit
Dy vite përgatitje u deshën për vizitën e Mbretëreshës Elisabeta II në vitin 1965, të parën që nga vizita e Edward-it të VII në tokën gjermane. Për të dyja palët kishte çështje që duheshin sqaruar. Sidomos si duhej vepruar me lidhjen faresfinore gjermane të bashkëshortit, princit Philip, madje disa anëtarë të familjes së madhe të Philipit kishin qenë të afërt me nazistët. Bashkëshorti i Mbretëreshës duhej të duronte akuzat e shtypit britanik, si “zëdhënësi i gjermanëve në Angli”. Asgjë nuk ishte më e padurueshme për britanikët se kujtesa e vazhdueshme për lidhjen e afërt mes Mbretërisë dhe gjermanëve.
Por Mbretëresha nuk u step. Për 11 ditë rresht ajo vizitoi Gjermaninë nga Mynihu në Hamburg, shkoi në Berlinin Perëndimor, por edhe në qytete të vogla si Marbach, Kaub apo Soest. Deputeti socialdemokrat, Carlo Schmidt në një interviste për “Guardian” vëren se “gjermanët e ndjenë këtë si dhënien fundi të statusit si një komb i përçmuar.”
Zilia gjermane për “Republikën me kurorë mbretërore”
Por edhe në vizitat e tjera, Mbretëresha Elisabeta II i entuziazmoi masat – në vitin 1978, 1992, 2004. Ajo vepron dhe dërgon mesazhe në një nivel tjetër, pavarësisht se në skenën politike mes Londrës e Berlinit –më parë Bonnit – ka përplasje. Mbretëresha “Elisabeth”, e cila më 10 shtator ngjitet në fronin e monarkes më të moshuar ende në detyrë duke tejkaluar Mbretëreshën Viktoria (1837-1901), ka ruajtur gjithmonë ekuilibrat. Pavarësisht nëse Margret Thatcher e torturonte BE-në me kërkesa provokative (“I want my money back”), nëse paundi britanik nuk i bashkangjit unionit monetar, apo kryeministri Cameron kërcënon me daljen nga BE, -Mbretëresha ka qëndruar e pandikuar nga përplasjet në skenën politike europiane.
Ajo ka qenë dhe është për gjermanët që nga fillimi i regjencës së saj një figurë e mrekullueshme. Daily Mirror në vitin 1965 e shprehur më së miri këtë entuziazëm në shprehjen dygjuhëshe para vizitës në vitin 1965 –”It’s the Queen –wunderbar” – “Është Mbretëresha –mrekulli”. Nuk është për t‘u çuditur që gjermanët brenda vetes ndjejnë pak zili për të afërmit e tyre britanikë, që sipas fjalëve të George Orwellit ia kanë dalë të kenë një “Republikë me kurorë mbretërore”.
Dhe kjo arrihet me perca e sundo.
Shkon ne Amerike dhe pushton,vret,zhduk nje popull te tere,vjen ne Ballkan krijon nje shtet si albanistani vetem mos te jete Greqia e madhe,i thua turkut merr nje te treten e qipros,njef nje shtet si Maqedonia!
Sa zili kane hajdutet dhe plackitesit e parthenoneve per civilizimin tone Ilyro-Epirote.
Car ke pi plako ? Vemje sllave
Me falni zoti Argon, padituria jote dhe si rrjedhim injoranca jote eshte e habitshme por shume e kapshme. Anglia eshte vendi me demokrat i botes qe ka lejuar te gjitha fete dhe te gjitha rracat te jetojne dhe te zhvillohen.Po mesa duket gjaku yt i perzier nuk i di keto gjera dhe kujton se Greqia eshte qendra e Ballkanit. Ti nuk e di kete qe ti nuk je as grek o i mjere se je aq i perzier sa nuk te dihet rraca.
cfare thua ti o dicko kush ta ka thene nje gje te tille zysha apo qirie arqilli shko pyet gjysherit e tuj dhe stergjysherit se kush jane shqiptaret,eshte i vetmi vend ne bote qe kufizohetme vendet e vetadhe qe flasin shqip ti paliomunara dhe eshte i vetmi vend ne bote qe gjuha shqipe ska lidhje me asnje gjuhe tjeter ore pushtilles
C’lidhje ka ky koment me artikullin? Nqs do te dhjesesh, shko ne hale.
Por shkuat per lesh o te gjor. Greqia be republika e 17 e Germanis, ju mori lumi…!
Ha, kush e le se! Ngrihet Hitleri nga varri!
Tjetri te percan kur je budalla, por edhe servil i politikes se jashtme rajonale, evropiane dhe boterore.
Duke ndjekur kete lloj politike, tani Shqiperia eshte zvogeluar ne nje thelle.
S’fundit politika jone e “zhdervjellte” e Sali Berishes dhe Lulezim Bashes fali ujrat territorial te Detit Jon, sikur Greqia nuk ka dalje ne det dhe s’ka ujra detar territorial.
“”UNE”” mendoj qe ti “”FALIM”” GREQISE ishullin e Sazanit, se s’ka nje ishull per be.
Per politike dhe per shkathesi ne politike jemi te shquar ne shqiptaret. Nga politikanet dhe pushtetaret shqiptar njeri me maskara se tjetri.
Jo vetem ne sport por edhe ne politike ne Shqipetare vazhdojme akoma te bejem “tifozllik” per shtete dhe kombet e huaja. Kete une e quaj humbje ose me mire mungesi identiteti. Mburremi cfare ben Gjermania apo Anglia dhe sa keq eshte Greqia apo Italia.
Vazhdojme te cirremi sa keq eshte Greqia apo qe po falimenton si shtet. Flasim ne qe kurre nuk kemi patur shtet, ne qe per 22 vjet Fatos Nano dhe Sali Berisha na rropen per gjate dhe gjere ne cdo drejtim dhe ne cdo fushe, ne qe shitemi per 5 leke, ne qe vjedhim energjine elektrike dhe ujin e pishem, ne qe nuk dime me te hedhim nje mbeturine ne bidonin e plerave, ne qe plazhrat tona dime vetem ti mbushim me fekale, ne pa dinjitet dhe karakter.
Para se te shikojme c’bejne te tjeret duhet te shikojme c’kemi ne shtepine tone.
Respekt,plako.
Kam kaq kohe qe e them se ne nuk duhet te na plas fare per gjermanin,anglezin,grekun,afrikanin….etj.
Vetem shtepia jone dhe ajo eshte Shqiperia.Respekti per vetveten eshte motori shtytes me i fuqishem per me ec perpara.Perndryshe do te mbetemi tifoz te te tjereve dhe do meshirojme vetveten.
Ndoshta sepse kemi limite ?
Nuk e di por nese para 90 fajin e kishte sistemi bunkerian per injorancen tani pas 90 nuk di kush e ka fajin?
Qe te kesh admirim per Gjermanine apo Angline s’eshte ndonje gje e keqe , perkundrazi . E keqe do t’ishte nese do genjeje veten duke menduar se je me mire se ata!
S’duhen bo krahasime ,kjo po sepse do ishte idiotsi!
Jemi komplet ndryshe, ne duhet te krahasojme veten me fqinjet tane qe jan te ngjashem me ne.
Fatkeqsisht pothuajse te gjithe na e kalojne dhe perseri t’vjen ne mendje pyetja : A mos valle kemi limite?
Te vjen keq qe kta dy popuj kan bo luftra te pergjakshme mes tyre.
Artikullshkruesi thote qe gjermanet kan zili se kushot e tyre kan kriju nje rep me kurore mbretrore ,ndoshta eshte e vertete por edhe anglezet kan zili per nje popull qe di te RILINDE pas hirit te vdekjes!
Popull qe i zgjidhte mbreterit me vote dhe qe sapo u bashkua u be superfuqia europiane . Dhe nga kush u bashkua?
Nga disa fshtar prussian qe s’ishin aristokrat francez apo anglez por ishin te vendos per me bo gjithcka per atdheun . Mendonin 30 vite perpara ne krahasim me europianet e tjere.
Gjermania thelle ne zemer kurre ska dashur te luftoje kundere anglezve se gjithmon ka qene krenare qe nje popull me origjine gjermane arriti te dominoje globin . Ishin anglezet qe e kishin hale ne sy fuqizimin e Gjermanise!
Gjermanet donin qe bashk me Anglezet te luftonin kancerin mongolrus!
Ja qe ktu dal prap ne temen tende report.al , ne rast se kjo do ndodhte ne jo vetem qe duhet te benim tifozllek te zjarrte per gjermaniket por madje duhe t’ishim ne frontline me ta sepse e keqja me e madhe e kombit tone (pervec tradhtarve) eshte mongolrusi kremlin dhe vazhdon te jete faktori nr 1 i te keqes , na qendron si korb i zi ne krye!
@Pelasg, e ndaj me ty keqardhjen qe keto kombe kane luftuar dhe shkaterruar njeri-tjetrin aq shume. Sikur te ishin marr vesh per te ndare ndikimin nuk do te behej fjale qe lloji i Putinit dhe erDOGanit te benin te fortin. Sa per qenefat e ISISit ata nuk do zgjasnin as nhe jave. Amerikanet me gjithe fuqine mbizoteruese nuk e kane sofistikimin e duhur per te rehatuar keto krijesa subhumane. Anglia mbante gjithe Indine me 7000 ushtare. Dy ushtar gjerman me nje motociklete merrnin ne dorezim qytetet ne Serbi (perkunder perrallave ne filmat me partizane).
P.S. Prusianet nuk ishin fshatar por zotrinje dhe ushtarake te zote.
“Fshatar” ne krahasim me aristokratet francez due anglez!
Realisht fshataret e vertet ishin sllavet qe punonin tokat e tyre si qerra!
po qe se autori i artikullit do nderronte qasjen anglo-gjermane me greko-shqiptare atehere te tera keto komentet ketu do te ishin kaq…. kuptimplot!
?????????????
S’kemi perjetu ate qe kan perjetu Anglia me Gjermanine!