PS thirrje qytetarëve: Votoni masivisht, ushtroni të drejtën tuaj

21 Qershor 2015, 13:41Politika TEMA

Partia Socialiste ju ka bërë apel qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime. Deputetja e Ps-së Olta Xhaçka, tha se vota është e drejtë e çdo qytetari dhe ata duhet ta ushtrojnë atë për të vendosur se si duan të drejtohet komuniteti I tyre. Ndërkohë Xhaçka ju ka bërë apel komisionerëve që të zbatojnë ligjin dhe të vijojnë punën normalisht.

“Falenderojmë të gjithë qytetarët shqiptarë anembanë vendit që kanë votuar deri në këtë moment. Falenderojmë të gjithë komisionerët dhe të gjithë ata burra e gra që janë angazhuar për të mundësuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Falë punës dhe ndjenjës së tyre të përgjegjësisë procesi deri tani ka ecur mirë dhe pa probleme të theksuara.

E po ashtu, një falenderim i shkon dhe të gjithë strukturave të shtetit për sjelljen e tyre profesionale e në respekt të ligjit.

Shfrytëzojmë këtë moment për të ftuar të gjithë komisionerët e qendrave të votimit në ato vende ku janë vënë re problematika sporadike e të izoluara, që t’i zgjidhin ato duke respektuar rreptësishtë ligjin dhe duke mbajtur parasysh se në këtë ushtrim të demokracisë, mbarëvajtja e procesit ka shumë më tepër rëndësi sesa rezultati. Është ky parim themelor që duhet të udhëheqë punën e tyre në çdo moment të procesit të zgjedhjeve.

Dëshirojmë t’u bëjmë një thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë votuar, që në këto orë që kanë mbetur të dalin e t’u drejtohen qendrave të tyre të votimit, të ftojnë familjarët, miqtë e kolegët e tyre që të bëjnë të njëjtën gjë. Vota është jo vetëm një e drejtë themelore e çdo qytetari në një demokraci, por edhe një përgjegjësi e madhe që çdo qytetar ka ndaj vetes dhe komunitetit ku jeton. Në këto zgjedhje kjo është më e vërtetë se kurrë pasi ato prekin në mënyrën më të drejtpërdrejtë jetën dhe të ardhmen e gjithsecilit prej tyre, të çdo familje, të çdo rruge e rrugice, të çdo lagje”, deklaroi deputetja Xhaçka.

25 komente në “PS thirrje qytetarëve: Votoni masivisht, ushtroni të drejtën tuaj”

  1. thirrja says:

    thirije te tilla nga partia socialiste dhe cdo parti tjeter eshte e mirepritur pasi kete zgjedhje jane shume te rendesihsme per drejtimin e qyteteve dhe qytetareve ne mbare vendin!! per kete arsye te gjithe duhet te dalin neper vendet ku jetojn dhe masivisht te votojn partine socialiste!!

    1. homeri says:

      le te vfotojme per te majten dhe le ti japim mundesin qe te punojne per te .sepse kandidatet e partise demokratike punojne per xhepatr e kuneterve te tyre dhe jo per popullin punojne per xhepat e tyre dhe jon per popukllin.punojne per kuneterit por ka dhe raste si luli ku punonte part-time ne tiron sepse ishte i punesuiar dhe ne hollande ne nuk e duan kete politik ne duam ashe qe na perfaqeson.

      1. Olsi says:

        Vota eshte menyra sesi ne japim gjykim mbi politikanet qe na qeverisin por tashme ata nuk kane ne dore asgje pasi jemi ne qe me voten tone vendosim se kush duhet te na qeverisi dhe kush duhet te largohet dhe ti liroj zyren passardhesit te tij. Prandaj votoni pasi vota ka rendesi.

        1. poku says:

          Nese ka ndonje qe nuk ka votuar le te dale dhe te votoje sepse eshte shume e renesishme. Te gjithe duhet te marrim nga nje njeri tjeter me vete ose te marrim te afermit tane qe nuk kane votuar dhe te mos vonohen dhe te shkojne e te votojne.

      2. Plarent says:

        Vota eshte e drejta jone bazike dhe ka shume persona qe nuk duan qe ne te votojme, por nese ne nuk votojme ne nuk japim gjykim mbi menyren sesi na kane qeverisur dhe mbi te gjitha ne nuk mund te zgjedhim kandidatin qe duam, prandaj vota ka rendesi prandaj votoni, mos i neglizhoni te drejtat tuaja.

    2. Selimi says:

      Njerezit e kane kuptuar se sa e rendesishme eshte vota jone, prandaj dhe po dalin per te votuar masivisht. Perqindja e votimit deri me tani eshte e kenaqeshme por duhet te dalin akoma me shume sepse jane shume te rendesishme keto zgjedhje.

      1. Gledi says:

        Ne nje situate te tille kaq te tensionuar te tilla deklarata jane mese te nevojshme sepse duhet te ulen gjakrat dhe te gjithe duhet te dalin per te votuar sa me qetesisht.

        1. hasimi says:

          Duhet me patjeter qe te gjithe te dalim dhe te votojme sepse vetem atehere mund te behet e mundur qe dhe keta qe bllokojne qendrat e votimeve te largohen dhe te hapin qendrat. Ata qe bllokojne qendrat e votimit kane vetem nje qellim qe te demoralizojne njerezit qe te mos dalin per te votuar me arsyen se atje nuk votohet sepse ka rremuja.

    3. ortjoni says:

      sot ne kemi fuqin per te zhdukur l;ulin dhe per ti dhen goditje talljeve te tij dhe per ti dhene fund krimit te tij.per ti dhene fudn talljeve te qytetarve nga ana e tij qe ka premtuar rritje rroge dhe rritje pensioni.qe verisaj e sahe eshte qeverisje ioptimiste dhe eshte e vetmja alternative qe popunon per qytetaret dhe nuk punon per partine.

    4. publiku says:

      ashe na e ofroi alternativen.jkopshtet cerdhet si dhe urbanistik europiane.ashe na e dha altern ativen qe ata do punojene per ne dhe jo per partine.sepse keta te ashe kane vizion dhe kane frymemarrje per te punuar per qytetaret dhe jo per kuneterit e tyre.kurse alternativa e shqupit eshte krimi dhe ulja e dritave pra shqupi na dha alternatvien e talljes gjate gjithe fushates.

    5. artisti says:

      alternatvia me e mire eshte ashe per te ndryshuar qytete tona dhe per ti dhene nje ftyre dhe nje fryme qeverisje te re qyteteve tona.qytete per qytetaret dhe jo per partite.pune dhe vizioni i ndryshimit dhe i qeverisjes.modeli i ashe eshte puna dhe fokusi per qytetaret madj3e na ka ofruar dhe oplane urbanistike.gje qe shqupi nuk e ka ber duke na ofrouar vetem fjale.

    6. arbri says:

      Zgjedhjet e 2013, treguan se sa e rendesishme eshte vota, dhe sa peshe ka vota jone. Nje vote mund te beje diferencen! Ndaj te gjithe bashke te vendosim, per drejtimin e duhur!

    7. xavi says:

      vota e popullit ,vota plebishitare e sovranit do hskoje per drejtimin eduhur sepse vetem ps mund ta beje kete vend .kete e ka treguar dhe menyra sesi ps ka qeverisur duke e lene gjithmone qeverisjen dhe duke i lene qeverise pasardhse fatura te medha borxhi per te paguar.pra duke e lene ne kaos dhe destabilitet qeverisjen dhe duke detyruar qeverine te kaloje ne reforma drastike per te mbijetuar.

    8. profeti says:

      gjithe shqiperi sot voton shembullin e qyteteve te qeverisura nga e majta dhe menyra sesi e majta punon ka shume shembull brenda nga ku te marrin mesim dhe demokratet,te cilet kane model xhelalin.modeli i ashe eshte cdo qytet i qeverisur nga ata ku dhe pse me kundershtimin nga qeveria qendrore ato prape kane [punuar me vullnet per ne per te miren tone.

    9. arra says:

      politika dhe alternativa e ashe eshte promovimi dhe qellimi per qytetare te mireqerne dhe per te miren e qytetarve.jo shqupi qe merret kot me kot dhe qe i cojne sms rames se dua te takoj por jo ne kryeministri se me shofin.si do punojne keta per popullin kur keta nuk bashkepunojne?keta nuk bahskepunojne vete dhe pastaqj thote ram-meta i ka bllokuar.

    10. fundi says:

      eshte me shume rendesi qe kete momentet e fundit qe kane mbetur nga perfundimi i votimeve, qytetaret te vahdojn te votojn per partine socialiste dhe te gjitha kandidatet e aleances per shqiperin evropiane. votoni, votoni per te ardhem tuaj!!

  2. denisi says:

    te gjithe qytetaret te dalin ne votime dhe te votojne ASHE si e vetmja force qe po ben ndryshimet e medha per kete vend. qytetaret te tregojne se vota eshte me e forte se kercenimet e pd apo leket e pista te korrupsionit 8 vjecar

    1. toni says:

      qytetaret te dalin dhe te votojne ashu sic bene ne 2013 dhe te tregojne se drejtimi i duhur eshte dhe drejtimi i vetem per vendin. te tregojne duke votuar masivisht sepse neser nuk mund te ankohen. cdo vote vlen, cdo vote tregon se si duhet te qeverisemi

      1. eri says:

        vota eshte mjeti i vetem per te ndare punen nga llafet. per te ndare zbatimin e ligjit nga balta. qytetaret te dalin dhe te votojne ASHE ne menyre qe cdo qytet te eci ne drejtimin e duhur. qytetaret ta kuptojne mire qe vota i ndan gjerat dhe sot perseri i duhet kujtuar njerzve se pd nuk eshte engjell por partia qe rrenoi 8 vjet shqiptaret.

    2. Besmira says:

      Te gjithe duhet te votojme! Eshte e drejta dhe detyra jone te vendosim. Nuk mund te ankohemi me pas nese nuk na pelqen menyra si po qeverisemi nese nuk jemi cuar per te votuar! Drejtimi i duhur per voten tuaj eshte vetem Erion Veliaj dhe Partia Socialiste.

  3. ENDRI says:

    TE VOTOSH PER TE MIREN E KRYEBASHKIAKEVE QE TE PASUROJN FAMILJET E TYRE?
    DUKET SI HUMBJE KOHE DHE PA VLERE, ME MIRE NUK SHKOJ FARE SE SA TE SHKOJ PER TE BERE NJE FAMILJE MILIONERE APO ATA PER MANDAT TE DYTE APO TE TRETE PER TU PASURUAR ME SHUME.

  4. votoni says:

    kete zgjedhjeve jane shume te rendesishme dhe te gjithe duhet te kuptojn qe jane ate te cilet duhet te vendosin per te ardhem e tyre..kjo eshte dita e qyterareve te cilet sot duhet te votojn vahdimin e rilindjes urbane dhe te shpreses per nje ta ardhme me te mire!!

  5. masiv says:

    pjesemarrja masive ne kete zgedhje eshte vitale per te ghithe qytetet dhe qytetaret e tyre. aleanca per shqiperine evropiane duhet votbesuar ne menyre masive per te ktyer pastaj kete besim me vepra konkrete sic ak bere edhe deri tani!!!

  6. flori says:

    mos u beni thirje njerezve qe te marrin pjese ne votime sepse jua dhane njehere voten, por thirini mendjes se keni lene ne poste drejtuese personat qe ishin dhe ne kohen e pd-se te cilet jo vetem voten nuk ju japin por punojne dhe kunder jush.

  7. Lala says:

    Si keni moral ju te PS ti thoni ketij populli Voto!!! Kur ju jeni shkaktaret e mosbesmit te popullit ku ju ne emer te qetsise politike zgjodhet te benit aleance me hajdut e matrapaze te njejte si beri K krimineli Sali Kur nuk ka nje alternative te re e te dukshme ne ndryshim c’are do qe te zgjedhe eshte gjysma e Bajges

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje