Zgjedhjet vendore/ Mediat e huaja: Hap kyç për nisjen e negociatave. Brukseli pret zgjedhje të lira

21 Qershor 2015, 13:10Politika TEMA

Në raportimin e parë për zgjedhjet në vend, Associated Press, thekson se vendoret 2015 janë një hap kyç për Shqipërinë për mundësinë e çeljes së negociatave për antarësimin në Bashkimin Europian.

AP vë theksin te përballja e Tiranës mes shumicës dhe opozitës, ku janë vënë përballë një Ministër dhe një deputet.

Associated Press shkruan se keto zgjedhje monitorohen nga 200 vëzhgues dhe sipas ligjit rezultati zyrtar duhet të dalë jo më vonë se tri ditë pas ditës së votimit.

Ndërsa “Huffington Post”, thekson se përveç rezultateve të prekshme në sistemin e drejtësisë dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, Brukseli gjithashtu pret zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipërinë post-komuniste, ku gjithmonë janë hasur probleme si manipulimi i zhjedhjeve apo dhe grindjet politike.

Fokusi është në kryeqytet, ku koalicioni me 37 parti i drejtuar nga kryeministri socialist Edi Rama, ka emëruar si kandidat ish-ministrin e Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, ndërsa koalicioni opozitar me 15 parti, i udhëhequr nga kryebashkiaku në detyrë Lulzim Basha, ka kandiduar deputetin Halim Kosova”, shkruan “Huffington Post”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje