Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani i është bashkuar diplomatëve që prej mëngjesit po vëzhgojnë procesin e votimit në Tiranë, Yzberisht, Vorë, Mëzez dhe Durrës.
“Jemi afër qytetarëve shqiptarë në një moment të rëndësishëm. Vota është një nga shprehjet themelore të demokracise. Zgjedhje të mbara”, ka deklaruar diplomati italian.
Ndërsa Ambasada Amerikane e ka përqëndruar vëmëndjen e saj, jo vetëm në Vorë por edhe në Lezhë.
Qendrat e votimit në Lezhë po vazhdohen nga Zv.ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Henry V. Jardine.
Gjithashtu Ambasadorja Glover, e cila kryeson misionin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR ka vëzhguar procesin në disa qendra votimi në Tiranë, ndërsa ka thekuar se ditën e nesërme do të publikohen edhe të dhënat e mbledhura nga vëzhguesit ndërkombëtarë.