Lezhë, surpriza e Këshillit bashkiak Partia “Ora e Shqipërisë” merr 5 mandate

26 Qershor 2015, 13:46Politika TEMA

Eshtë mbyllur numërimi i votave për anetarët e Këshillit Bashkiak të Lezhës qe ka shpallur fitues kualicionin e majtë që ka marrë 22 mandate, ndërsa te djathtet kanë marrë 18 mandate dhe 1 mandat ka shkuar për socialdemokratet që garuan jashtë koalicionëve.

Surpriza e këtyre zgjedhjëve vendore mbetet Partia Ora e Shqipërisë e cila arriti të marre 5 mandate për Këshillin Bashkiak, aq sa në fakt është edhe numri i mandatëve që ka kryesuesja e koalicionit të majtë Partia Socialiste, ndërsa e ka detyruar Lëvizjen Socialiste për Integrim që të rënditet si force e katërt politike në Lezhë me vetëm 4 mandate.

Ky konfigurim duket se do të sjellë probleme në qeverisjen e demokratit Fran Frrokaj si kryetar i ri i Bashkisë Lezhë, por të djathtet janë optimiste për ndryshimin e balancave pas konstituimit të këtij këshilli, raporton Ora News.

Burime konfidenciale kanë bërë të ditur se të pakten 5 është numri i keshilltarëve të koalicionit të majtë që do ti bashkohen të djathtëve për tu dhënë atyre shumicen në këshill.

Sipas këtyre burimeve 2 keshilltarët e Partise për Drejtësi, Integrim dhe Unitet të Shpëtim Idrizit, 2 të Partisë Socialiste të Moderuar që drejtohet nga Gjergj Koja si dhe keshilltari i demokristianeve të Nard Ndokes do të jenë lëvizjet e para drejt koalicionit të djathtë, gjë e cila do të krijoje një balance të re në Këshillin Bashkiak të Lezhës.

Ndryshimi i konfigurimit të kualicioneve politike do ti krijoje më tepër hapsirë veprimi kreut të sapozgjedhur të bashkise Fran Frrokaj, i cili ne fakt ka deklaruar se do të kërkojnë unifikimin e qëndrimit të Këshillit Bashkiak të Lezhës për investimet e nevojshme që do ti duhen çdo zone, dhe që bashkarisht të mund te jenë zëri i zgjidhjes së problemeve që kanë banorët që i kane votëbesuar.

Në përbërjen e re të Këshillit Bashkiak të Lezhës prej 41 anetaresh, shumica prej tyre vinë për herë të parë si anëtarë këshilli, ndërsa shumë figura se nga e djathta ashtu edhe nga e majta në Lezhë kanë mbetur jashtë listes fituese.

2 komente në “Lezhë, surpriza e Këshillit bashkiak Partia “Ora e Shqipërisë” merr 5 mandate”

  1. toni fr says:

    Haha ora e shqiperise vetem me fb mori 5 mandate ne lezhe.jane te djathte mbeshtetenb nga pd

  2. une says:

    S’ka rendesi partia, po emrat ne liste. Kane punuar shume mire keta ne c’do aspekt, nga lidhjet familjare, respekti ndaj votuesve deri tek leku e organizimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje