Partia Demokratike dhe koalicioni i drejtuar prej saj APPD mundën të fitojnë Bashkinë e Kamzës, ku kandidati i saj Xhelal Mziu fitoi mandatin e 3-të si kryebashkiak, por humbi shumicën në Këshillin Bashkiak.
Nga numërimi i votave për Këshillin Bashkiak, Partia Demokratike rezulton partia me më shumë vota, duke grumbulluar 28% të votave që i sigurojnë 12 mandate.
Ndërkohë aleatët e saj në koalicionin APPD kanë mundur të sigurojnë: PR 3 mandate, BLD 1, LDK 1, PBKD 1 dhe PDM-E RE 1. Në total koalicioni APPD do të ketë në Bashkinë e Kamzës 19 këshilltarë.
Ndërsa, koalicioni i majtë ASHE, LSI ka arritur të marrë rreth 19% të votave duke siguruar 9 mandate në këshill.
Partia Socialiste ka marrë 18% dhe do të ketë 8 mandate.
Aleatët e tjerë në koalicionin e drejtuar nga Partia Socialiste që kanë të drejtën e një anëtari në këshill janë FRD, PLIDR, PUK, PDK. Në total ASHE do të ketë në Këshillin Bashkiak të Kamzës 21 anëtarë
Lajm i mire. Mirpo per fat te keq Kamzen e drejton nje hajdut qe ka abuzuar pafund me fondet e kamzalinjve. Nje i denuar me dy vite burg nga gjykata pasi vec te tjerash i jane gjetur florinj te vjedhur ne shtepi, qe ka favorizuar ne tendera njerez te afert te tij. Gjithsesi kemi shprese se drejtesia do thote fjalen e saj dhe Xhelal Mziu do perfundoje pas hekurave, aty ku i takon.
Duhet shporrur njehere e pergjithmone Xhelali mashtruesi e hajduti me i madh. Nuk e kuptoj se si mundet te qendroje ne krye te nje Bashkie me peshe sic eshte ajo e Kamzes nje person ndaj te cilit gjykata ka dhene vendim per denimin e tij me dy vite burg.
E keqja eshte tek fryma ‘xhelaliste’, qe mbizoteron ne Shqiperi. Nuk eshte Vetem Kamza. Kudo neper bashkite provinciale, ato qe quhen te kategorise se trete jane pothuajse te gjithe xhelale, qe jane te afte te grumbullojne vota per partite qe i propozojne. Sepse po te ishte ndryshe c’nevoje kane ato te kandidojne njerez pareputacion apo me keq me probleme?
Super lajm,qe do te behet edhe me i bukur kur te ekzekutohet vendimi i gjykates per mzatin,,,dmth kur mzati te shkoje dy vjet ne banesen pa qera.