Këshilli Drejtues i RTSH-së vendosi të shtyjë votimin e kandidaturave për Drejtorin e Përgjithshëm të këtij institucioni, pasi asnjë prej dy kandidatëve,Thoma Gëllçi dhe Petrit Malaj , nuk arritën të siguronin shumicën e votave.
Në mbledhjen e sotme, asnjë nga dy kandidatët në garë, Thoma Gëllçi dhe Petrit Malaj nuk arritën të siguronin kuorumin e nevojshëm prej 7 votash. Gëllçi mori 6 vota kundrejt 5 votave që mori kandidati tjetër Malaj.
Një javë më parë anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së zhvilluan nje tjeter proces votimi, por qe nuk arriten te zgjidhnin asnje prej kandidateve per shkak te mosplotesimit te kuorumin e nevojshëm prej 7 votash, qe duhen për zgjedhjen e Drejtorit.
Konkursi për drejtues të RTSH-së ka qenë i hapur nga data 1-10 qershor, kohë në të cilën kandidatët kanë pasur mundësi të dorëzojnë pranë Këshillit Drejtues të Televizionit Publik Shqiptar, një CV ku paraqitnin platformën e tyre e një plan menaxhimi për institucionin.
Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së zgjidhet me 2/3 e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues për një mandat pesë vjeçar.
ej seriozisht do vazhdojne keta me kete farse.? Po sigurisht qe nuk do zgjidhej. Orientimi eshte qe ky proces te deshtoje. e do deshtoje perseri e do zgjase per vjeshte e do te shtyhet perseri, sepse digitalizimin e RTSH nuk e do Rama sepse Top Channel nuk e do, sepse edhe duke e shtyre pa fund, Digitalb fiton kohe dhe leke, sepse Rama e ka dhene fjalen per kete.
Te gjithe emrat e propozuar nuk kane asnje lidhje me RTSH ne formim dhe eksperience. Edhe Artur Zheji i propozuar dhe i finalizuar per mbi 4 vjet nga Fatos Nano e me pas edhe Sali Berisha (qe e largoi me “Lezet”) si Drejtor i Pergjithshem nuk beri asgje, por vetem vodhi si gjithe te tjeret para e pas tij. Une si nje inxhinier qe kam pak vite qe jam larguar me deshiren time, se me Maloket qe solli 2005 ne RTSH, ky institucion Publik gjigand u kthye ne streh te paaftesh, hajdutesh dhe prostitucioni, dhe ra e vazhdon edhe sot (gjithcka me tregojne vete punonjesit qe akoma jane ne ate HALE Mediatike-Publike, apo me mire te kujtoj thenien qe ne 1993 te nje ish-punonjesi me eksperience ne RTSH qe sot punon per Mediat e Huaja, se; RTSH eshte tashme njesoj si Kooperativat e Tipit te Larte, ku rregjimi Berisha dominon por edhe rregjimi Nano disi me pak, te punesojne te paafte, partiake, hajdute, spiuna, prostituta, etjera-etjera me radhe…). Prandaj ka akoma disa emra me eksperience e emer te mire qe i kane dhene RTSH, qe ja dine ketij Institucioni se si vihet ne eficience dhe behet konkurues dhe i besueshem per publikun, por jo lista e propozuar nga Ata+Ato qe nuk e njohin aspak kete gjigand Mediatik e qe skane punuar ne te asnje here ose te pakten te kene punuar mbi 25-vite.
MOS Ju Lutem z. Rama e z. Meta, MOS e lini RTSH ne dore te ketyre emrave qe jane sot ne liste per drejtor, por dhe ne dore te nje pjese jo te vogel qe perben Keshillin Drejtues, sepse RTSH do perfundoje si mos me keq me Ta, e per turpin tuaj po e late ne dore te tyre.
Te Lutem z. Mero, jo vetem ne emrin tim por edhe te shume e shume te tjereve qe kemi kontribuar per shume e shume vite per Median Publike RTSH, qe na dhimbset se ku ka perfunduar e shkatrruar nga Malokeria (qe dominon prej mbi dy-dekadash e qe ka mbjellur vetem perversitet e cdo te keqe me radhe), te nderhyni me sa keni mundesi si njeri me vlera i Medias vertete te Pavarur, qe RTSH te pastrohet nga llumi i fatkeqsise qe eshte instaluar dhe e ka cuar RTSH ne piken fundore, ne prag VDEKJE.
Po Dolofesa?!
Ishte normale qe procesi te deshtonte. C’pune ka me RTSH z. Gellci, qe ka mbi 15 vjet qe jeton ne SHBA. Po z. Malaj, qe nuk plotesonte kushtet per t’u perzgjedhur nder kandidatet per postin e drejtorit, c’pune ka me RTSH?
Nuk shtyhet me votimi per keta dy persona. Ata konsiderohen te eliminuar tashme e, bashke me ta, konsiderohen te eliminuar edhe kandidatet e tjere, rreth 20 qe aplikuan per kete detyre.
Kjo eshte e mire, sepse u eliminua edhe z. Zheji, te cilin e njohin mire punonjesit e RTSH, por edhe ata te KLSH dhe Prokurorise, te cilet i mbyllen dosjen e vitit 2004. Ai, sic e tha edhe vete, deshironte te drejtonte kete institucion tani qe ka nje buxhet 24 milione dollare ne vit, ndersa me pare, kur drejtonte z. Zheji kishte patur vetem 5 milione dollare!!! Atehere do e tregonte veten z. Zheji, ohohohoooooo.
Po edhe z. Zheji ishte me stazh politik dhe nuk duhej te perzgjidhej per tae detyre. Po kujt i behet vone…
RTSH meritonte nje drejtor te mire, sepse duhet te rilinde. A kishte te tille midis kandidateve, qe u paraqiten. Sigurisht qe kishte. Te gjitha grate qe kandiduan, nga z. Dones, z. Cela, z. Oktrova e deri te z. Roshi dhe z. Varfi, ishin me larte se ata qe u perzgjodhen.
Por edhe z. Duraj dhe z. Yzeiri nuk ishin me poshte.
Perzgjedhja e z. Gellci, e perfolur gjate gati dy-tre viteve te fundit, ishte aspak profesionale. Ishte nje kandidature politike dhe klienteliste. Edhe nderhyrjet e tij prane anetareve te Keshillit Drejtues ishin bere te padurueshme. Mire qe iku dhe, ne kete rast, votimi ishte serioz. Pra Keshilli beri detyren e tij me se miri.
Te shpresojme qe ky institucion do te kete ne krye nje njeri te pershtatshem dhe profesionist. Nje njeri qe di te zgjedhe ekipin e duhur dhe te punoje me njerezit e zgjedhur per te miren e publikut shqiptar.
Sa per ata qe shkruajne se nuk duan ta shohin RTSH, ata jane nje pakice e hardallosur dhe nuk kuptojne se jeta shqiptare nuk mund te ece ne hulline e duhur pa nje institucion publik si RTSH.