Ditën e sotme është hedhur shorti me gogla për caktimin e trupës gjykuese për çështjen “Doshi”.
Nëpërmjet shortit me gogla u zgjodh anëtar i trupës gjykuese Ardian Nuni, ndërsa anëtarë Evelina Qirjako, Artan Broci, Mirela Fana dhe Shkëlzen Selimi.
Të pandehur në proçes janë deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste, Tom Doshi dhe Mark Frroku si dhe Durim Bami, ky i fundit ndodhet në ”arrest shtëpie”.
Akuza që rëndon ndaj të pandehurve është ajo e “Kallëzimit të rremë”.