PD akuzon Ramën se ndryshoi vendin e votimit

15 Korrik 2015, 12:22Politika TEMA

Deputeti demokrat Edi Paloka deklaroi se kryeministri Edi Rama ka ndryshuar qendrën e votimit vetëm pesë ditë para zgjedhjeve, duke shkelur kështu kodin zgjedhor.

Sipas listës së zgjedhjeve të 11 majit, tha Paloka, Rama duhet të votonte në shkollën “Pjetër Budi.

Pesë ditë përpara zgjedhjeve të 21 qershorit, pra në datë 16.6.2015.

Kodi Zgjedhor thotë se ndryshimi i qendrës së votimit bëhet vetëm në rastet kur ka pasaktësi ose kur emri i votuesit nuk ka dalë në qendrën e tij të votimit.

Nëse lista është shpallur, qytetari voton në qendrën e votimit ku është shpallur emri i tij, edhe pse ndërron vendin e banimit.

Me një kërkim të thjeshtë del se emri i Edi Ramës është shfaqur në 11 maj në qendrën e mëparshme të votimit në shkollën “Pjetër Budi”.

Ky nuk është një akt i izoluar por është drejtësia me të cilën janë bërë të gjitha manipulimet masive në këto zgjedhje”, deklaroi Paloka.

10 komente në “PD akuzon Ramën se ndryshoi vendin e votimit”

  1. sokrati says:

    Ja me ne fund, pas analizes nje mujore dite nate te Edi Palokes ,me ne fund doli dhe shkaku i humbjes se PD . Rama na paska ndryshuar qendren e Parti mjerane.

  2. iliri says:

    Ah ti je më loqja që ka në gjithë PD-ën. Sa të ketë loqe si puna jote PD-ja gjithmon opozit do rrini, por merrni çantat në krah dhe lerini vëndin atyre që e meritojnë,(nqs ka akoma nga këta).

  3. Majlinda says:

    Po mor Paloka, fol, gri sallate, nuk keni me cfare te merreni dhe sajoni gjera cdo dite, vendin e votimit mund ta ndryshosh, pa problem, brenda rregullave, ka plote qe bejne ndryshime. Kjo ju a prishi juve te PD-se, nuk shikoni se cfare rezultati morret, Por e merituat, sepse kurre nuk keni ditur te beni shtet, apo te punoni. Gjithe vitet e pushtetit tuaj jane vite dhune, vuajtje, shkaterrime, papunesi, e shume te tjera, Vetem pushtet dhe shtet ju kurre nuk keni bere, Edhe opoziten nuk dini ta beni, te vjen te vjellesh kur ju degjon, E majta, dhe Edi dhe opoziten dinin si ta benin, qe i degjoje me endje,

  4. sokrati says:

    Ja me ne fund ,pas analizes nje mujore dite nate te Edi Palokes,me ne fund doli dhe shkaku i humbjes se PD.Rama na paska ndryshuar qendren e votimit. Parti mjerane !

  5. Flamur_Vlore says:

    NDERSA UNE AKUZOJ PD PER NGJASHMERI TMERRSISHT TE MADHE ME PPSH

  6. SOPOTI says:

    Ti nuk di te flasesh shqip e jo me te besh politike. Ti je turpi i PD

  7. Neveri says:

    WOW ! Me ne fund PD e zbuloj reason. Ky eshte nje fakt shume domethenes dhe celsi i gjithe humbjes.

  8. batoni says:

    Dhe ketu e gjete o paloqe? Ikni, ikni, nga syte kembet se ju jeni gangrenat e atij vendi, kanibalet e pa shpirt te ushqyer me krimin e Sali Berishes!

  9. petrit says:

    Kishit pergatitur ndonje incident dhe nuk ju doli?

  10. Hahahaha says:

    Vetem te lexosh kete e kupton perse Edi Rama do rri edhe
    nja 20 vjet ne ate karrige . Populli Shqiptar duhet te kuptoje qe pa nje opozite progresiste edhe zhvillimi do vonoje. Duhen zhdukur patjeter keta perzevative te skaduar, duhen zera te rrinj te civiluzuar dhe ne 2021 te kerkojne Qeverisjen. Deri atehere ju uroj good luck ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje