Ndahen çmimet e BE-së për gazetarinë investigative. Vlahutin: Roli i medias në jetën e njerëzve, i jashtëzakonshëm

16 Korrik 2015, 19:25Kulturë TEMA

Çmimet e BE për gazetarinë investigative për vitin 2014 u ndanë sot në një ceremoni,  të organizuar në Tiranë nga Instituti Shqiptar i Medias, me pjesëmarrjen e Kreut të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadores Romana Vlahutin.

Gazetarët Aleksandra Bogdani dhe Flamur Vezaj u nderuan me çmimin e parë për tre artikujt e botuar në portalin ‘reporter.al’ dhe në një numër gazetash të përditshme në lidhje me mënyrën e rekrutimit dhe financimit të shqiptarëve për të luftuar si xhihadistë në Siri.

Çmimi i dytë iu dha gazetares Juli Ristani të programit investigative “Fiks Fare” në Top Channel TV, për programin e saj në lidhje me trajtimin e drejtësisë ndaj përdoruesve dhe kultivuesve të drogës.

Gazetari Besar Likmeta i BIRN, mori çmimin e tretë për artikullin e botuar në disa të përditshme që hetonte mënyrën se si ishin përdorur fondet publike nga qeveria e kaluar nëpërmjet kompanive të lobimit për qëllime elektorale partiake.

Në këtë konkurs u paraqitën gjithsej 19 aplikime, të cilat u shqyrtuan nga një juri e përbërë nga profesionistë të medias dhe përfaqësues të shoqërisë civile: Lutfi Dervishi, ekspert i medias, kryetar; Iris Luarasi, pedagoge në Departamentin e Gazetarisë; Arben Muka, korrespondent i Deutsche Welle; Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të gazetarëve dhe Zef Preçi, Drejtor i Qëndrës për Kërkime Ekonomike.

Në fjalën e saj ambasadorja Vlahutin u shpreh se, “gazetaria investigative në veçanti, mund të luajë një rol të jashtëzakonshëm për të zbuluar keqbërjen, për të frymëzuar reforma dhe në fund të fundit për të ndryshuar jetët e njerëzve. Jam e bindur se këto çmime që po shpallim sot do të ndihmojnë akoma më shumë në forcimin e standardeve të medias dhe do të kthehen në njësi matëse për cilësinë e medias në Shqipëri”.

Çmimi i BE për Gazetarinë Investigative do të jepet çdo vit në periudhën 2015-2017 në secilën nga shtatë vendet e zgjerimit të BE-së: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Turqi.

Çmimi i BE për Gazetarinë Investigative synon të nxisë dhe promovojë arritjet më të mira të gazetarëve investigativë, si dhe të përmirësojë vizibilitetin e gazetarisë cilësore investigative në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi./ATA

5 komente në “Ndahen çmimet e BE-së për gazetarinë investigative. Vlahutin: Roli i medias në jetën e njerëzve, i jashtëzakonshëm”

  1. Alma Mile says:

    Te marresh cmim nga Lutfi Dervishi eshte njesoj sikur sikur te pranosh roston e kryetarit te Komunes se Krumes?! Pordhi kali ne bythee te mizes Liris?!

  2. komunalja says:

    Gazetaria investigative eshte nje nga themelet e demokracise. Uroj qe ne Shqiperi te kemi sa me shume te tille. Jo per gje por per te investiguar kemi sa te duash!

  3. Lili says:

    Ndikimi i shtypit eshte aq i jashtzakonshme sa qe per shembull BEja kur nuk e ndihmoj dikur te vetmen gazété vertete te pavarur Alternativen ,qe beri aq shume per çlirimin e kosoves,as pas çlirimit revisten Republika kurse ndihmoj cdo fare gazeta -edhe per fjalekryqe-
    Kuptojme me kete shembull se Ndergjegjesimi i popullit eshte nje rezik per BEn ,edhe be nuk e do ndergjegjesimin e shqiptareve! Po shperndan çmime vetem kur ka nje qellim qe rezikon ose sherbejn interesat e veta? apo jo Zoje?
    Imagjinon Soja nje çmimin te tille per gazetaret Francezet kur xhihadistet Jane nje mije here ma shume?

  4. Dn says:

    Po,bre,
    Halla i jone ,sot ne duhet qe po kalojme ,eshte vetem si po na shkoje shqiptaret ne Syri!
    A jeni ne toke te Zoti,ju nderkombtaret ne shqiperi,apo mos jeni alien?
    NUK na behen vone per ta!kemi derrte tjera cdo dite!

  5. Lili says:

    Zoje ,keni bâ nje shkolle te halte si shkencate politike apo dicka te tille! Mos fyeni intelligjencen tuaj e tonen:reziku nuk vjen nga feja,reziku vjen nga sklaverimin qe shkaktoni edhe mjerimin qe shkaktoni nga glaberimi i gjithe pasurive te kombit shqiptar!
    Ju i shtroni Shtratin islamizmit edhe radikalizmit me keqberrjet e juaja,me deshprimin qe sjellni duke perkrah kete pseudodemokraci e keta politikane kleptokrate qe ju sherbejne juve edhe interesave juaja ,jo popullit shqiptar e interesave te popullit shqiptar!
    Shtratin e radikalizmit jo vetem qe po e shtroni,po po e propagandoni me te madhe me nje synchronie bile shume te çuditshme’sikur ju e deshironi kete te ndodhe,-kur ne fakt nuk ka asnje shans per te ndodhe ne botekuptimin e shqiptarit-
    E deshironi te ndodhe,per te mbuluar deshtimet e juaja ne ‘demokracy making’? Eshte ma lehte me thane ‘Jane muslimane islamiste’ se sa deshtuam vete,apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje