FOTO/ Urat monumentale, punime për mirëmbajtjen e veprave të artit të labërisë

11 Korrik 2015, 14:07Kulturë TEMA
FOTO/ Urat monumentale, punime për mirëmbajtjen e veprave të

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë gjatë këtij viti ka ndërmarrë një iniciativë për evidentimin e objekteve, mirëmbajtjen dhe pastrimin e tyre ndaj vegjetacionit.

DRKK Vlorë sqaron se këtë proçes se ka ndërmarrë vetëm për ato objekte, ura që janë të shpallura monumente kulture, por edhe për ato ura që ruajnë vlera ndërtimore, për të cilat specialistët e sektorit të Vlorës po përgatisin edhe materialin teknik për t’i shpallur monumente kulture.

Disa ndër objektet që specialistët e Vlorës kanë marrë nën mbikqyrje dhe kanë shtrirë edhe iniciativën e tyre lidhur me evidentimin, mirëmbajtjen dhe pastrimin e tyre ndaj vegjetacionit janë edhe Ura e Slapit, Drashovicë (ndërtim i shekullit XVII-XVIII), Ura e Belasë, Mavrovë( ndërtim i shekullit XIX), Ura e Bratit, (ndërtim i shekullit XV), apo edhe Ura e Frengut, Gjorm ( ndërtim i shekullit. XVI).

Specialistët e DRKK Vlorë sqarojnë se Qarku i Vlorës ka një reliev kodrinoro-malor, të pasur me ujra rrjedhëse, lumenj e përrenj, dhe për bashkimin e dy krahinave, apo e fshatrave me njëra – tjetrën dhe e lagjeve brenda fshatrave, banorëve të një krahine u është dashur që ndër shekuj të ndërtojnë vepra arti siç janë ujësjellësa, ura, mullinj etj.

Në këtë territor sot numërohen me qindra ura të mëdha dhe të vogla që u takojnë periudhave të ndryshme historike nga antikiteti deri në mesjetën e vonë, dhe këto objekte dallohen për vlera monumentale, estetike dhe funksionale.

Veprat e artit të qarkut të Vlorës, vepra si Ura e Bratit, Ujësjelllësi i Vranishtit, Ura e Frëngut, Gjorm, Ura e Slapit, Drashovicë, Banesa popullore, Kullat e Dervish Aliut, Dukat, Kullat e Ali Pashë Tepelenës, Gumenicë, godina e muzeut të pavarësisë, godina e klubit patriotik “Labëria”, kompleksi ndërtimor i rrugës Justin Godar” dhe Sahati i qytetit, panvarësisht nëse janë të shpallura monument kulture apo jo, ato janë ndër objektet të cilat shprehin interes për t’u vizituar nga turistët në rrethin e Vlorës./ATA

6 komente në “FOTO/ Urat monumentale, punime për mirëmbajtjen e veprave të artit të labërisë”

  1. Pelasgian says:

    Shume te bukura qenkan!

    Paska Gjorm edhe ne Vlore,loooool,ka edhe ne Kurbin Gjorm…me fame botrore per profesionizem te papar ne hajduteri skifterash!

  2. tfgs says:

    barbaret sunit,nuk kane ndertuar asnje ure pervec ndonje teqe apo xhami…………

    1. plaku i mocem says:

      Pas suniteve e kane radhen bektashinjte,pas bektashinjeve mystekil,pas mystekileve rrufaite,ke shume pune o tfgos!

  3. Lavdosh Dimraj says:

    Duke e vleresuar maksimalisht inisiativen e DRK VlORE;per evidentimin,mirembajtjen dhe pastrimin ndaj vegjetacionit te veprave te artit,shpallur ose jo monument kulture,mendoj se(me qe behet fjale per zonen e Laberise) po i njejti kujdes duhet treguar e duhen marre masa edhe per urat monumentale te ndertuara,bie fjala, ne fillim te shekullit te 20-te.Te tilla jane Urat si veper arti,ndertuar nga italianet sapo filloi lufta e pare boterore,ne te gjithe teritorin e krahines se Laberise.Konkretisht,e kam fjalen, per urat e ndertuara gjate rruges Vlore-Tepelene.Jane disa,por po them,sidomos, per 2(dy) prej tyre:Ura e Perroit te Gurres dhe Ura e Perroit te Madh,ne teritorin e krahines se Lopsit(deri para 21 qershorit,komuna e Lopsit)Te dy keto ura mund te shpallen edhe monument kulture,nisur nga vlera ndertimore e arkitetekturore e tyre.Jane dy ura qe,nese demtohen ose rrezohen per shkak te ujrave rrembyes ne stinet e vjeshtes a dimrit,komunikimi, si ai i para vitit 1969,vit kur u devijua disi komunikacioni nga Tepelene-Salari-Sevaster-Vlore,per Memaliaj -Ballsh,do te jete,pothuaj i pamundur.Per te gjitha punet ndertimore ne teritorin e pushtuar nga italianet gjate luftes I-re boterore,ne vitin 1923,komandanti i trupave te tyre;Giançinto Ferrero ka botuar ne Napoli nje liber me titullin (italisht):”L’OPERA DEI SOLDATI ITALIANI IN ALBANIA DURANTE LA GUERRA:” Ne shqip:-Veprat ose punet e ushtareve italiane ne Shqiperi gjate luftes.” Ky liber mund te jete edhe ne Biblioteken Kombetare.

  4. akili says:

    Eshte nje gje shume e mire qe urat mesjetare riparohen dhe ju kthehet shkelqimi i dikurshim duke i kthyer peisazhit disa vepra arti qe u kthejne interesin turisteve te jashtem dhe te brendeshem.

  5. Tomorri says:

    Shume pune e shkelqyere ne interes te kombit tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje