Poezia e Abdulla Tafes, lexuesit i vjen si një atraksion i realizuar çuditërisht bukur, si një eksperimentim shumë interesant artistik. Poezia e këtij autori e ka dëbuar angazhimin në aktin letrar dhe sidomos artin me tezë. Në vend të këtij “mishi të egër” të artit, duke u liruar nga qëllimshmëria, duke u përcaktuar për një leksik elegant poetik […] në mënyrën e shkëlqyer të L. Poradeci, ai, megjithatë, mesazhin poetik e ndërton duke e lënë kohën dhe hapësirën të duken vetvetiu, në “zymtësinë“ e vet me tërë argumentet e veta të domosdoshme.”Nehas Sopaj
U nda papritur nga jeta, pas nje semundje te rende, poeti, esteti dhe studjuesi Abdulla Tafa. Si poet, ai do te kujtohet per disa botime me poezi, ku do te veçonim Place de la Concorde ndersa si estet per monografine Kodra i Madh, dedikuar vepres se piktorit Ibrahim Kodra, Ave Musicus, dedikuar dirigjentit dhe kompozitorit Mustafa Krantja, por edhe nje numer esesh te botuara ne nje numer punimesh kolektive, kryesisht mbi artin pamor, muziken dhe etnografine.
Place de la Concorde, vellim me poezi dhe ese, 2002, eshte nje permbledhje perfaqesuese e shpirtit te tij poetik e artistit modern e post modern. Kjo fryme ishte e pranishme gjate bisedave me te dhe prezantimit te artisteve te tjere, gjithmone me bujari e pozitivitet, duke hedhur bazat e nje esestetike ndryshe, te distancuar nga kritika e politizuar e praktikuar shpesh, ende sot, ne ” perandorine” e letrave shqipe.
Ne periudhen postkomuniste ku kanë vërshuar poetët e anatemuar, të cilët sikur duan t’ia shndërrojnë fizionominë e “ngrysur” artit letrar shqiptar të periudhës totalitariste, Nehas Sopaj e quan si një zbulim sensacional poezine post-hermetike te Abdulla Tafës e qe ka nje leksik elegant poetik, në mënyrën e shkëlqyer te L. Poradecit:” që lexuesit i vjen si një atraksion i realizuar çuditërisht bukur, si një eksperimentim shumë interesant artistik. Poezia e këtij autori e ka dëbuar angazhimin në aktin letrar dhe sidomos artin me tezë. Në vend të këtij “mishi të egër” të artit, duke u liruar nga qëllimshmëria, duke u përcaktuar për një leksik elegant poetik (diç dihet, këtë në mënyrë të shkëlqyer e bënte L. Poradeci), ai, megjithatë, mesazhin poetik e ndërton duke e lënë kohën dhe hapësirën të duken vetvetiu, në “zymtësinë“ e vet me tërë argumentet e veta të domosdoshme.” Ky lektor i gjuhes dhe letersise shqipe ne Universitetin Saints Cyril dhe Methodius ne Shkup e quan zbulimin e Abdulla Tafes aq sensasional sa është njohja e poezisë hermetike të Zef Zorbes pas vdekjes si dhe poetit të mrekullueshëm Pano Taçit.
Poeti Sadik Bejko shprehet se:”Flasin per te si eseist, si studiues, kritik arti, nuk i perjashtoj, ai ka qene nje njohes i estetikes se modernizmit. Ai besonte ne parimet e nje arti puro, jashte estetikes sociologjike dhe te politizuar. Por [ Tafa] vendin me te larte e arriti si poet. Me librin Place de la Concorde, nje nga librat me te rendesishem ne keto 25 vite te pluralizmit, Tafa e vuri veten ne vlerat me te mira qe ka arritur lirika shqipe.”
Abdulla Tafa, ishte nje njohes i rralle i kritikes dhe letersise boterore. Vepra e tij ngelet e paperfunduar dhe ky largim i parakohshem i poetit dhe njeriut te mire, do ti rendoje miqve dhe letrave shqipe.
Por jeta letrare e Tiranes, e ndare ne klane te vogla, nuk beri nje vleresim te merituar dhe ne kohe per artin e Abdulla Tafes. Po behen evidente edhe mekate te tjera te ketij universi letrar, te perçare nga politika e dites, i cili ne menyren me te pabesueshme dhe ne ndryshim nga te gjitha vendet e Europes se Lindjes ka bere qe shembja e totalitarizmit ne sistem te mos e lekunde “Principaten” e Letrave Shqipe, ku jane ne fuqi te njejtet princer, jane ende ne fuqi te njejtet estete, apo mos edhe e njejta kritike ish -” zyrtare”, apo zyrtare ? … Edhe ketu si ne çdo sfere tjeter “duhet” te pozicionohesh ne nje klan, apo ne nje tjeter, kjo e shpjegon ndoshta heshtjen ndaj individualiteteve krijuese si Abdulla Tafa.
Abdulla Tafa, ishte nje poet dhe nje njohes i rralle i eseistikes moderne, por edhe nje humanist i bindur, ai le pas nje veper te rendesishme por te paperfunduar. Largimi i tij i parakohshem do ti rendoje letrave shqipe.
LA PLACE DE LA CONCORDE [1]
dhe jo vetëm në Paris…
Kur të vini, eh, kur të vini
Duhet të hiqni veshët nga vendi i veshëve
Oshëtinë, ulërinë ëmbëlsisht, mjaltësisht
Zërat e ëmbël të sirenave,
Në Place de la concorde.
Në sheshin e bukur të mirëkuptimit
Sidomos gjuhë nuk duhet pasur
E gojës së hapur të Minotaurit
Meqenëse sytë, veshët dhe gjuha
Siç dihet, janë pjesë e kokës
Më mirë mos e merrni kokën
Në sheshin e prerjes së kokave
Me emrin e bukur
PLACE DE LA CONCORDE
[1] Tafa, A. La place de la Concorde, Ombra GVG, Tiranë, 2002, faqe 106
Poeti dhe Poezia, Place de la Concorde, Nehas Sopaj, 2010
brava …
Kam pasur nderin ta njoh dikur,ma ka prezantuar poeti Parid Teferçi.
Rrezatonte pafundesisht miresi,i paperlyer ne as me te voglin mekat,
qelibar.Asnje ndotje,asnje ankim,asnje pergojim,ne asnje fjale konfliktual,asnje shenje zilie apo hamesie,vetem dashuri per artin dhe per mrekulline e gjuhes shqipe.Kishte nje bagazh kulturore per tu pasur zili,intelektual me plot gojen,nje oaz i dijes,me nje art te veçante te komunikuarit,qe rralle e kam hasur.Vdekja e parakohshme eshte verte humbje,fatkeqesi.Ngushellime Familjes dhe te afermeve,i qofte dheu i lehte.
Nuk eshte lajm hic i mire kur lexon humbjen e nje njeriu te mire, e nje artisti, e nje te njohuri.Boshllikun e zbraztine e momentit e mbush me kujtime te ngrohta e plot te perjetime te qeshura si nje homazh per Ty. zoti te pas falte e qofsh i xhenetit e i pas lone jeten femijve e gruas Abdulla Tafa.
Le te duket sikur une kam vdekur,
dhe kjo nuk do te jete e vertete…
dhe pikellimi i jot te jete ngushelluar,
do te jesh i gezuar qe me ke njohur.
Ti do te kesh qejf te qeshes me mua.
Dhe ti do te hapesh nganjehere dritaren,
kshu per qejf, per argetim…
Dhe miqte e tu do te habiten shume,
kur shohin qe Ti shikon qiellin dhe qesh.
Antoine de Saint-Exupéry
E mënçura Klarë sa bukur ja ke shkruar përshpirtjen poetit pak të njohur për së gjalli. RIP
Reflektim perpleks.
Hahahaaaaaaa! Kjo vetem ketu ndodh: del nje laraske dhe shpall gjeni/shenjetor nje te panjour meqe mund kete lexuar ne ndonje nga atro fletoret ku bejne letersi e katundaria e Shqiperise!?
E njihni ju Klara Buden ?!
Kuptohet qe jo , sepse po ta njihnit ;
mesiguri do kursenit kte akt histerie qe ka kapur
komentusit shqiptare ne pergjithsi .
Mesoni ti drejtoheni njerezve me rrespekt ,
jo me fyerje dhe me sjellje agresive ,sikur te jetoni brenda ,
nji shoqerie primitive ,qe s’NJIHNI PRINCIPET NJEREZORE
mos u mer nje si puna kesaj/ketij qe ngatrron username me password.Nuk ja vlen se nga nje vesh i hyn nga tjetri i dalin
O shoku cereeeet Mazlum!
Cfare nevoje paska te njohesh Klaren, qe leshon fjale e komplimente pa dogane perbri normave te kritikes letrare. Keto konsiderata nuk jane dhene per kolose te medhenj te letersise shqipe vargjet e te cileve mbahen mend permendesh, ndersa adresohen per njeres anonime nga disa njeres qe kujtojne se jane kritike apo letrare, se u eshte mbushur mendja ne katund qe kane talent dhe me sponsorizimin e xhajes, halles apo dajes fap botojne si me magji ‘krijimin’ e tyre.
Ke të drejtë se Klara po kërkon aleancën e te vegjëlve se druhet të tregoj rangun e vet,se di nga çfarë trembet për të treguar veten,dhe nje mendje brilante si e saj do pak manaxhim.
Sa keq me vjen qe e lexoje me shume vones kete koment. Abdulla Tafa do te mbetet gjithmone nje njeri i jashtezakonshem , me nje veper brilante dhe vepra e pabotuar e tij eshte e till.Abdullai i perkiste nje klase intelektuale te lart . Ti ske mundesi ta njohesh ate se me komentet qe ke bere ne lidhje me te duhet te jesh nje analfabete . Nuk ke klase klasifikimi