“Klasa Jonë”, vepër teatrore nga Tadeusz Slobodjanek, një bashkëpunim midis dy teatrove kryesore në Izrael, Teatrit Cameri të Tel Avivit dhe Teatrit Kombetar Habima, do të vije në Shqipëri si pjesë e një turi Ballkanik gjatë Korrikut 2015.
“Klasa Jonë” do të jepet në Tiranë, në sallën e Teatri Kombëtar, më 23 Korrik ora 20.00.
Shfaqja, e cila tashmë është vënë në skenë në Poloni, Kanada, Amerike, Spanjë, Itali , Çeki, Japoni, Brazil, Danimark, Suedi dhe Hungari. Se fundmi fitoi Çmimin e Teatrit Izraelit per 2014, një çmim i rëndësishëm dhe prestigjoz që jepet nga Ministria e Kulturës.
“Klasa jonë” tregon historinë e nxënësve Hebrenj dhe Polak të një shkolle të paraluftës në një qytet të vogël. “Leksionet” e njëpasnjëshme tregojnë historitë e tyre pikëlluese të jetës, plot me urrejtje, vdekje dhe hakmarrje. Komuniteti i nxënësve ndahet dhe në të njëjtën kohë lidhen së bashku nga kujtimi i së keqes.
Një ceremoni për të nderuar Familjen Panariti si “ Fisnik mes Kombeve” që shpëtuan Hebrenj gjatë Holokaustit do të paraprijë me një performance artistike. Projekti në Tiranë vjen në sajë të bashkëpunimit dhe mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadës së Izraelit, Ambasadës Amerikane dhe Ambasadës Hungareze.
Shkruhet “Hebrenje” dhe “Polake”
4 ne gramatike
Ulu!
O gazetari a ke bere ndonjehere gramatike shqipe ne shkolle? Po numrin njejes dhe shumes i dallon dot?
Te etiketosh si shpetimtare te hebrejve vetem familjen Panariti,duke i mohuar sakrificat e shumices se popullit Shqiptare qe dha per te shpetuar hebrejte nga bisha naziste hitlerjane, nuk eshte me padije,po demagogji alla mostrash e pjellash te diktatures komuniste qe nuke ju ndane shqiparit deri me sot duke mashtruar,grabitur indentitet e gjithca kombetare,terrorrizuar e lene pas viktimat e rradhes nga politikat kriminale dhe superkorruptive e imorale te Tiranes zyrtare ne vite.
O shoku shume familje shqiptare jane njohur si Righteous among the Nations nga Izraeli. Jane 73 zyrtarisht deri tani. Madje po te ra rasti ndonjehere ne jete ta vizitosh ate vend, do e kuptosh sesa respekt kane per shqiptaret. Mos dezinformo kot, se del ndonje si puna e ketij/kesaj gazetarit/es qe nuk di as te shkruaj dhe ta merr si burim lajmi te mireqene. Mundesisht mbron dhe ndonje teze PhD ? Nqs ke inat personal me familjen Panariti, zgjidhi tjeterkund po mos vill vrer kot
http://www.yadvashem.org/yv/en/righteous/statistics/albania.pdf
O artan qe jane 73 familje qe kane strehuar hebrejt gjate luftes se dyte boterore,kjo dihet se eshte e shkruar,por ti mohosh pjeses tjeter qe i strehoje hebrejt,apo popullit shqiptare qe lidhi besen,pa dallim besimi per kujdesin ndaj tyre,nuk eshte me padije,por vetekenaqesi e shtire ne emer te sakrificave te brezave qe nuk jetojne me,por lane gjurme te pa shlyera ne mbrojtje te me te mires njerezore.
Respektoj panaritet qe strehuan familjen hebre,por jo keto qe sot krekosen si gjeli siper plehut te tyre per “ndershmeri”njerezore,te denoncuar me ze,figure dhe deshmi te gjalla,si bashkepuntore me jashteqitjen e politikes shqiptare ne vite.
Jo shume larg do tu vje turp,nga vetja per lavdet qe me pa te drejte ja adresoni brezit te sotem Panarit.
Po ju jeni fare. Ose jeni femije 10 vjec pa aftesi analitike. Kush po e mohon ore? Ku eshte publikuar e ku qenka thene? Ta dime dhe ne te tjeret. Ne nje pjese teatrale do perkujtohet dhe familja Panariti. Ku qendron mohimi ne kete mes? Late nam. Mbajini bindjet politike per vete se me keto trillimet tuaja ja kaluat dhe plehrave komuniste