Irani, Turqia dhe Izraeli mund të dalin si fuqi prej të cilave do të varen të gjithë lojërat, dhe ndoshta stabiliteti gjeopolitik i një rajoni që zien gjithnjë e më shumë. Marrëveshja ndërlikon ekuilibrat e rajonit dhe fuqitë arabe i druhen hegjemonisë iraniane. Tel Avivi thërret këshillin e mbrojtjes, ndërsa nga Arabia Saudite vjen deklarata: “Do të jetë i fortë reagimi ndaj marrëveshjes”.
Lindja e Mesme, sot është një vend më i rrezikshëm sesa dje”. Për Benjamin Netanjahun, nuk ka dyshime. Marrëveshja është “e keqe” dhe Izraeli, ka thënë kryeministri, “do të vazhdojë të bëjë atë që konsideron të domosdoshme, për t’u mbrojtur”. Analistët e Tel Avivit, madje edhe ata më kritikët ndaj marrëveshjes së arritur në Vienë, pranojnë që për momentin, qëllimi i kufizimit të projektit bërthamor iranian dhe vonimit të një kalimi të mundshëm nga përdorimi civil, në atë ushtarak, është arritur. Por nuk mjafton. Për sulm parandalues kundër instalimeve të Teheranit, nuk flitet më në korridoret e shërbimeve të fshehtë apo në bunkerin e madh të SHtabit të Përgjithshëm, pak kilometra larg plazhit të metropolit izraelit.
Megjithatë, Kryeministri do të përpiqet të bindë Kongresin amerikan për pasiguritë e tij. Më kryesoret i ka shprehur menjëherë duke folur me presidentin Obama. Marrëveshja, ka këmbëngulur ai, është një kërcënim për sigurinë e Izraelit dhe pjesës tjetër të botës. Për më tepër që, për të pushuar sjelljen e tij agresive në rajon, përmes fundit të embargos, Irani do të “shpërblehet” me miliarda dollarë. “Ky shtip i financimeve do të fuqizojë terrorizmin iranian në të gjithë botën”, sipas kryeministrit, për të cilin ky ka qenë “një gabim me përmasa historike.
AMERIKANET
Obama, sipas një riti tashmë të konsoliduar, ka përsëritur angazhimin e Amerikës për sigurinë e Izraelit. Marrëveshja “nuk do të pakësojë shqetësimin amerikan ndaj mbështetjes që Irani u jep grupeve terroriste dhe kërcënimeve ndaj Izraelit”, ka specifikuar presidenti, në përpjekjen për të bindur Netanjahun që të mos përpiqet të mobilizojë Kongresin amerikan për të penguar atë që shumëkush e ka konsideruar si suksesin më të madh diplomatik të Shtëpisë së Bardhë. Për profesorin Meir Litvak, profesor në Qendrën për Studime Iraniane në universitetin e Tel Avivit, është gabim të ndërhyhet tek Kongresi. Më shumë duhen bërë përpjekje për të “arritur marrëveshje me amerikanët, për të sqaruar se çfarë do të sillte një prishje e marrëveshjes nga ana e iranianëve, çfarë duhet të bëjnë dy vendet tanë në këtë rast, çfarë hapësire do i linin SHBA Izraelit në rast të shkeljeve të rënda, çfarë garancish të tjera mund të marrë Izraeli nga marrëveshja. Me fjalë të tjera: të përgatitemi për të ardhmen, jo të përpiqemi të ndryshojmë të shkuarën”.
E ARDHMJA
Netanjahu po punon pikërisht për të ardhmen. Ka mbledhur menjëherë Këshillin e Mbrojtjes për të studiuar lëvizjet e ardhshme. Ka gjasë që të ketë marrë disa ditë më herët, nga aleati amerikan, tekstin final të marëveshjes. Sekretari i Shtetit, Kerry dhe vetë Obama kishin premtuar se do ta mbanin Izraelin të informuar mbi zhvillimet e negociatave, edhe pse nuk e kanë respektuar gjithmonë kohën.
Mbi të gjitha në rajonin e Lindjes së Mesme, udhëheqja izraelite nuk është e izoluar në refuzimin total të marrëveshjes me Iranin. Një burim zyrtar saudit ka folur për “gabim të rëndë”. Nga ana e mbretërisë, ka pohuar ai, do të ketë “një reagim të fortë ndaj marrëveshjes”.
Nuk ka shkuar më tej në deklarata, por ndryshimi breznor në monarki po sjell ide të reja, si dhe mundësinë e aleancave të tjera strategjike. Disa herë gjatë vitit të fundit, irani është përpjekur të qetësojë fqinjët, mbi të gjitha Arabinë Saudite, por tensionet rajonalë janë përshkallëzuar dhe rezultojnë më të komplikuara, për shkak të forcimit të ISIS dhe luftës civile në Jemen.
Bërthamorja ishte dhe mbetet një element i rëndësishëm, por mund të thuhet disi skajor, krahasuar me përplasjen që po ndodh mes shiitëve dhe sunitëve. Në lojë është e ardhmja e Lindjes së Mesme. Dhe Riadi, ashtu si kryeqytete të tjerë arabë, i druhet mbi të gjitha pranimit nga perëndimi të ndikimit të IRanit.
Irani, Turqia dhe Izraeli mund të dalin si fuqi prej të cilave do të varen të gjithë lojërat, dhe ndoshta stabiliteti gjeopolitik i një rajoni që zien gjithnjë e më shumë. Regjimi i ri egjiptian, i zhytur në konflikt me forcat ekstremiste të Vëlazërisë Myslimane dhe ISIS, po ekzaminon tekstin e marrëveshjes, përpara se të shprehet. Ankaraja i ka dhënë mirëseardhjen marrëveshjes, duke pohuar se do të kontribuojë për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin në rajon. Ministri i Jashtëm turk ka ftuar Iranin që të luajë një rol konstruktiv, duke braktisur politikat sektare.
Il Messaggero, Bota.al
9 vjet i mori amerikaneve qe te arrinin kte marreveshje dhe kjo mund te jete fundi i dollarit. Ne vitet e fundit te 70-tes kur amerika ishte ne krize ata vendosen te pushtonin arabine saudite sigurisht per naften. Po ne fund arriten nje marreveshje me arabet se nqs amerika do e mbronte arabine ushtarakisht nge fqinjet e tij si iraku, irani, etj.. Arabia do e shiste naften ne dollare ne mbare boten, kshtu u rrit vlera e dollarit deri tani. Tani qe amerika i ka kthyer syte nga irani, arabia nga inati do ndaloje shitjen e naftes ne dollare, gje qe do e beje dollarin me te dobet, por me e keqja esht se amerika ka 100trilione dollare borxh dhe nuk ka me asnje mundesi tjeter qe ta paguaje kte borxh dhe menyra e vetme esht qe te permbyset dollari dhe FMN-ja to nxjerre ne qarkullim nje monedhe tjeter Nderkombetare.
Nuk esht aq budalla Putini qe pranoi embargon sepse ai e din mir se investitoret me te medhenje ne thesarin amerikan esht rusia dhe kina dhe te dy ngadale-ngadale po i terheqin jasht thesarit amerikan gje qe do e dobesoj dollarin ne maksimum dhe te rezultoi ne falimentim sepse edhe po te presin me shum para te reja amerika nuk mund ti pagoje me borxhet. Sidoqofte leku kinez do bije e para qe do shkaktoje shum trazira ne market pastaj do jete dollari. E vetmja monedhe qe do mundet te ekzistoje do jete euro meqe evropa ka rezervat me te medha te arit ne bote dhe qe gjermania esht udheheqesi.
Partneriteti i rusise me kinen esht natyral sepse rusia esht furnizuesi me i madh i energjise ne bote dhe kina esht ekonomia qe po rritet me me shpejtesi ne bote dhe nqs don te rritesh do te te duhet me shum energji.
Dmth ti do besh llogari me Rubla dhe Yuan ne te ardhmen ? Na bej i telefon kur te ndodhi kjo gje. Arritja Amerikane e lejon ME NE FUND te shkeputet nje here e mire nga ai rrajon qe u kthye nje vrime e zeze per interesat kriptozioniste. Le te rri vete Turku me Izraelin te merren tani, por ceshtja eshte e qarte. Irani ka qene eshte dhe do te mbetet nje perandori ne rrajon, ka me teper banore, me teper rini, nje muslimanizem shume me te bute dhe nje popullsi shume te shkolluar qe do i bej si Turkun si Izraelin te flasin me vete. Qe tani Gjermanet po fillojne te kthejne bizneset ne Iran, qe ka qene partner shume i madh edhe para luftes se dyte boterore. Me stabilizimin e lindjes se mesme, rriten eksportet Europiane, ulen importet e njerezve dhe masave gjate luftrave. Amerika ne krahun tjeter ska nevoje fare as per Kine e as per Rusi, se ka tere Ameriken Latine qe mund te bej cfare ti teket dhe dollari ta kesh te sigurte ne ato vende shkon shuuuuume larg. Nga ana tjeter ne Azi ka partneritet me nje sere shtetesh qe e shohin Kinen si nje fuqi imperialiste dhe ku ne te ardhmen Amerika mund ti coj tere industrite andej dhe ti heqi nga Kina.
Dollari sot nderkombetarisht eshte sigurisht me i dobet se sa ka qene para 10 vitesh, por kjo sepse ke 2 bilion njerez qe jane futur me fuqi blerese te fuqishme. Por dollari sot nderkombtarisht nuk eshte me i dobet se para 20 apo 30 vitesh, pra trajektorja e fuqise se dollarit eshte ne rritje jo ne ulje. Do isha me i preokupuar me Euron nese ndodh ndonje e pabere, qe Gjermania del dhe formon union nordik, dhe shtetet banane mbeten me Euron qe duan. Ajo monedhe brenda nje dite zhvleresohet 50% kundrejt dollarit dhe kthehet ne lecke.
Koala une nuk thashe as rubla as yuan. Une thashe monedhe te re!
Po per Sunitet e Shqiperise si do vej halli pasi jane 70% e Albanistanit.
ata do vazhdojne ti ben plakes tate para mrapa si zakonisht. keshtu qe mos rri me merak se marreveshja me iranin nuk prek interesat vagino-anale te sateme. toc kuklle.
Arabet sunit dhe qifutet jan vellezer te bijte e Abrahamit. Arabet sunit jan me te aferte me Izraelitet se me Iranianet Perse. Natyrisht se keta nuk deshirojn nje Iran te forte ne regjion, Perkunder mosmarveshjeve qe kan keta dy vellezer Arabet dhe qifutet ne nje gje jan unik, Irani nuk duhet te shenderrohet ne nje superfuqi te rajonit.
Irani duke qene Shiit ,pra i moderuar si Islamik kundrejt suniteve , u pa e arsyshme nga Perendimi ti kushtojne vemendje te vecante per te ardhmen !Fanatiket sunite xhelozohen ne vend te moderimit sikurse Turqia,e cila esht nji nga vendet me te moderuara islamike,fale reformatorit te madh AtaTurku(Mustafa Kemal )Vlen te theksojme si shembull bindes edhe sektin Bektashi ne Shqiperi e kudo,sektet islamike te moderuara Helveti, Sufij,Druze , te cilet gjithmone jane cilesuar te moderuar dhe emancipuar ! ! ! P.S. Rilindasit Frasheri, Konica etj Bektashi jane ! ! ! FLM , Pershnetje ! ! ! Mimmo.