Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka mbyllur punimet rreth orës 14:10
Deputeti Ben Blushi pas daljes nga Asmbleja ka dhënë një deklaratë për mediat ku sërish ka theksuar qëndrimin e tij për zgjedhjet për kryetar në PS.
Blushi ka thënë se mandati i kryetarit ka mbaruar në vitin 2013 dhe se nuk duhet të vendosë Kongresi për mandatin e tij.
“Në mënyrë imponuese kjo mbledhje u detyrua të merrte një vendim që nuk mund ta merrte.
Kanë marrë një vendim që të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste, çdo organizatë ,çdo kryetar partie në rreth. Të zgjidhen të gjithë me përjashtim të një kryetari që është kryetari i PS-së. Pra mendoni një parti ku çdokush zgjidhet por kryetari i partisë jo.
Këtë e unë e konsideroj një gjë arbitrare. Kryetari i PS-së mori një mandat të përhershëm, shpresoj të mos jetë i përjetshëm se ska mundësi. Eshtë e gabuar ,kongresi nuk kishte pse vendoste për mandatin e tij sepse afati i mandatit të kryetarit të partisë ka skaduar në vitin 2013.
Pra e çuan në vitin 2016. Nëse kongresi nuk e vendos e çojmë në 2020.
Kur pra do të ketë zgjedhje për kryetarin e Partisë Socialiste?! E thashë brenda dhe më vjen keq,është dhe për të qeshur dhe për të qarë.
Eshtë partia më unike në planet që zgjedh çdo njeri përveç kryetarit. Shpresoj ta kem gabim por ky është vendimi që u mor sot edhe ju perveçse gazetarë jeni qytetarë. Dhe si mund të pranoni ju që partia e qeverisë suaj është demokratike që nuk zgjedh kryetarin e vet i cili thotë kur humb zgjedhjet ta ndryshojmë statutin sepse i humba padashje..
Pyetjes nëse i trembet një përjashtimi të mundshëm nga PS, Blushi i është përgjigjur sërish me pyetje: “A ka parti që të përjashton sepse kërkon zgjedhje?”, duke shtuar se së shpejti do të sqarojë nëse do kandidojë për kryetar të PS-së.
O Blush! Dukesh qe je qelbesire.Je mendje madh,te pelqen vehtja shume kur nuk je asgje,je nje hiç.Ti ke inat Edi Ramen njesoj si Sali Berisha,por ty nuk te ka ber asgje,te ka respektuar,por ti nuk e kupton kete.Me kete sjellje po hedhe popullin kundra vehtes.Ik me Salin,se per ate po punon.Sa te paguan ai?Ta mori mendjen paraja more lumadhe.
Le ta hajë Ilir Meta mos kërko të shpëtosh PS në, do ta hajë si PASOK u do shkrihen partit e tranzicionit mor Ben po ti nuk kupton gjë nga politika
Cfare flet more Blush?
Cfare kerkon te behen mbledhje formale ne parti,kur Kryetari I saj e udheheqi partine ne dy zgjedhje me nje sukses te plote?Ku eshte qellimi yt? Kete e di dhe bufi.As qe te mos shkoje mendja se social istet do te zgjodhi ty ne forumet e tyre .Tani per tani gezoju pozitive te tua si ne parti ashtu dhe si deputet,megjithse kete te fundit e ke te te pert sepse po I sherben klanit te Saliut e te Lulit me devocion te plote.
Ti je si bima e misrit qe lartesohet me teper se shoqet por e ka kallirin bosh.
Reago pozitivisht Blush Bosh.
Sipas llogjikes se Blushit,neqoftese, Rama nuk merr votat duhet te largohet edhe si kryeminister?!
Per cfare e kritikonte mero saliun. Per keto gjera.
Nuk ka dyshim we ky po ashtu eshte kthyher ne diktator.
Statuti i partise duhet zbatuar