Shqipëria duhet të analizojë dhe trajtojë me kujdes të veçantë çështjen e kërkesave të larta për azil në vendet Shengen, kryesisht Gjermaninë, pasi një vend me statusin e kandidatit për në Bashkimin Europian, nuk mund t’i lejojë vetes të jetë në një pozicion të tillë. Apeli vjen nga Ambasadori i Italisë në Tiranë, Masimo Gaiani, në një intervistë për Vizion Plus. Diplomati thekson se megjithatë, nuk mendon se Shqipëria rrezikon një rikthim të regjimit të vizave.
“Nuk besoj se per momentin ekziston një rrezik konkret, por sigurisht është një çështje e cila duhet trajtuar me kujdes të veçantë. Shqipërisë i është njohur statusi i vendit kandidat, çka do të thotë respektim i një minimumi rregullash, i një bashkëjetese qytetare, i demokracisë, i të drejtave të njeriut, përndryshe nuk do të ishte njohur ky status. Statusi i vendit kandidat bie ndesh, pra nuk përputhet me kërkesat për azil në masë, sikundër ka ndodhur kohë më parë.”
Gaiani foli edhe për reformën në drejtësi, duke e cilësuar atë si ndërhyrjen më të rëndësishme dhe të domosdoshme që duhet të realizojë qeveria, edhe në bashkëpunim me opozitën, ndërsa duke përmendur shembullin italian ai theksoi se në një sistem gjyqësor funksional dhe të pavarur një klasë e tërë politike mund të asgjësohej. Ai thekson se ende në Shqipëri, nuk kemi zyrtarë të lartë apo funksionarë që dënohen për korrupsion.
Reforma në drejtësi mbetet kryefjalë dhe sfidë kryesore për qeverinë. Së fundmi, edhe ambasadorë të tjerë kanë dërguar një apel për të larguar nga sistemi gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Cila është rruga që duhet të ndjekë Shqipëria për të zbatuar këtë reforme? A mund të merret Italia si shembull?
Massimo Gaiani: Funksionimi i drejtë i sektorit të drejtësisë përbën një prej elementëve thelbësorë në mënyrë që shtetasit të ndiejnë një shtet të barabartë e të afërt me ta, por edhe për funksionimin e klimës së biznesit, pra të aftësisë për të përthithur sa më shumë investime, qofshin këto të huaja apo të investitorëve privatë, e për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi.
Funksionimi i drejtë i sektorit të drejtësisë bazohet në një sërë elementesh, sikurse efikasiteti i drejtësisë, funksionimi i aparatit hetimor, por kemi dhe aspekte të rëndësishme si ajo e bindjes. Pra, nëse dikush ndjen rrezikun e ndalimit apo të përndjekjes, atëherë është e qartë se do të priret të njehsojë veprimtarinë e tij në përputhje me normat dhe ligjet.
Ndoshta ky aspekt ka munguar disi këto vitet e fundit në Shqipëri. Nuk janë regjistruar raste të gjyqtarëve apo të funksionarëve të lartë të shtetit që të kenë përfunduar nën hetim, fakt ky që është vënë në dukje. Sigurisht, dihet se jo të gjithë kanë qenë të përsosur në ushtrimin e veprimtarisë së tyre, padyshim që ka diçka që nuk ka funksionuar mirë. Italia ka një sistem institucional shumë të ngjashëm me atë shqiptar e sigurisht mund të merret si shembull, megjithë kufizimet që ai mbart pasi nuk është imun ndaj mangësive, sikurse kohëzgjatja e proceseve, çka përbën pikën e dobët të sistemit tonë.
Gjithsesi kemi një sektor gjyqësor, një aparat të drejtësisë që ia ka dalë në arritjen e synimeve të tij, pra të japë sinjalet se cilido që gabon nuk mund t’ia hedhë paq, pasi herët a vonë do të kapet, kushdoqoftë ai. Në këtë aspekt, sistemi ynë ka funksionuar duke mos parë në sy askënd. Jo rastësisht, tek ne, në një periudhë të caktuar historike, një klasë e tërë politike u asgjësua, jo thjesht si pasojë e vendimeve politike, por si rezultat i hetimeve gjyqësore.
Pra, tek ne kjo qe e mundur, ndaj dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë, të punojmë bashkë me shqiptarët. Reforma e drejtësisë ka nisur tashmë dhe besoj se është e rëndësishme të vijohet puna paralelisht në dy shina, nga njëra anë të arrihet funksionimi sa më i mirë i sistemit ekzistues dhe nga ana tjetër të rishikohen ato norma, ato struktura që e bëjnë sistemin sa më efikas.
Cili është vlerësimi juaj për zgjedhjet vendore, që u shoqëruan nga debati për dekriminalizimin e munguar dhe mungesën e transparencës për paratë e shpenzuara gjatë fushatës?
Massimo Gaiani: Sigurisht ka qenë një hap në drejtimin e duhur, veçanërisht klima e përgjithshme ka qenë shumë më e mirë se në të shkuarën. Ka patur raste kur kandidatët kanë qenë të hapur, duke pranuar e trajtuar me respektin e duhur kundërshtarin. Në tërësi sistemi funksionoi mirë, megjithatë, sikurse nënvizohet dhe në raportin e OSBE/ODIHR, ka ende një sërë aspektesh që duhen përmirësuar. Besojmë se kemi patur zgjedhje pozitive në tërësi, por me disa aspekte që duhen përmirësuar. Shqipëria duhet të vijojë në këtë rrugëtim të saj të përafrimit me standardet europiane, duke bërë përpjekjet e duhura dhe përsa i përket zgjedhjeve vendore.
Por në fakt edhe këto zgjedhje u zhvilluan pa procesin e dekriminalizimit.
Massimo Gaiani: Nuk ishin as mjetet për ta kryer, pasi legjislacioni nuk e parashikonte këtë lloj qasjeje. Po vijohet puna, kemi dhe vëmendjen e lartë të qeverisë, nga ana jonë, pra nga Italia do të sjellim shembullin e ligjit Severino, i cili imponon një sërë kushtesh përsa i përket mos kandidueshmërisë, ne përdorim termin mos kandidueshmëri e jo dekriminalizim, të cilin e konsideroj disi të shëmtuar. Koncepti i mos kandidueshmërisë qëndron në faktin se duhen përmbushur një sërë parametrash, në mungesë të të cilave një person nuk mund të paraqesë kandidaturën në zgjedhje. Funksioni i nëpunësit publik është një funksion tejet delikat dhe ligji, sikundër ai italian, mund të vendosë disa parametra të caktuara për kryerjen e këtij funksioni e që shkojnë përtej atyre që parashikohen për shtetasit e tjerë. Këto elemente mungonin në legjislacionin shqiptar ndaj dhe po punohet për përfshirjen e tyre në të.
Zgjedhjet kanë shtuar polarizimin politik dhe akuzat mes mazhorancës dhe opozitës. A mund të ecet përpara me reformat thelbësore në këtë klimë?
Massimo Gaiani: Sigurisht ka disa reforma strukturore të cilat duhet të kenë jetëgjatësi ndaj dhe duhet të miratohen në bashkëpunim me opozitën, kjo për një arsye të thjeshtë, pasi me ndërrimin e mazhorancës në pushtet ekziston rreziku që ajo çka është bërë më parë të zhbëhet. E gjitha kjo mbart dhe kosto shumë të larta për të gjithë vendin. Ne e mirëpritëm dhe e vlerësuam mjaft vendimin e fundit të PD për të marrë pjesë në reformën në drejtësi e shpresojmë që të gjenden rregullat e normat e nevojshme në mënyrë që kjo pjesëmarrje të jetë e frytshme. Ne e konsiderojmë si një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur. E kam theksuar dhe herë të tjera, qeveria duhet të qeverisë, opozita duhet të kryeje funksionin e saj, në respekt të ndërsjelltë, por në kuadër të reformave të rëndësishme do të jetë në dobi të vendit nëse arrihet të ketë mirëkuptim e bashkëpunim mes këtyre forcave.
Një shqetësim për disa vende të BE-së, më së shumti Gjermaninë, mbeten kërkesat e larta për azil që vijnë edhe nga Shqipëria. Ne kemi një historik emigracioni masiv, siç ishte ai drejt Italisë me anije në vitet ’90. Cilat mendoni se janë shkaqet e këtyre largimeve dhe a rrezikon Shqipëria një rikthim të regjimit të vizave?
Massimo Gaiani: Nuk besoj se per momentin ekziston një rrezik konkret, por sigurisht është një çështje e cila duhet trajtuar me kujdes të veçantë. Shqipërisë i është njohur statusi i vendit kandidat, çka do të thotë respektim i një minimumi rregullash, i një bashkëjetese qytetare, i demokracisë, i të drejtave të njeriut, përndryshe nuk do të ishte njohur ky status. Statusi i vendit kandidat bie ndesh, pra nuk përputhet me kërkesat për azil në masë, sikundër ka ndodhur kohë më parë. Besoj se shtetasit shqiptarë duhet ta kuptojnë se është një çështje shumë e rëndësishme, pasi e drejta për azil është një e drejtë e shenjtë, e cila i njihet atyre që vërtet kanë nevojë, atyre që përpiqen të largohen, sikurse për fat të keq po ndodh në disa vende, si në Siri apo në vende të tjera ku ka rreziqe konkrete për jetën e njerëzve, përfshi këtu fëmijët, e nuk besoj se kjo ndodh në Shqipëri ku ekzistojnë kushtet e një bashkëjetese qytetare mëse të përshtatshme e në përputhje me standardet europiane, ndaj nuk duhet qe dikush të nxjerrë përfitime personale nga legjislacioni i hartuar për rrethana e kushte të caktuara e për dikë që ka me të vërtetë nevojë, pasi e gjithë kjo është në dëm të të gjithëve. Bindja ime personale, por sigurisht që bëhet fjalë për një fenomen kompleks për të cilin duhen përftuar dhe një sërë të dhënash, është se ka një lloj zinxhiri, se është dikush që shtyn njerëz të caktuar të kërkojnë në çdo sistem shoqëror të vendeve të tjera europiane një trajtim më të favorshëm. E kemi eksperimentuar dhe ne, kur ekzistojnë kushtet më të favorshme dikush përpiqet të përfitojë. Nuk besoj se ekzistojnë nevoja konkrete e reale që të plotësojnë parametrat e parashikuara për të kërkuar azil. Sigurisht ka njerëz që janë goditur nga kriza ekonomike, që kanë vështirësi të jetojnë të përditshmen, por kjo është një çështje tjetër që nuk zgjidhet me kërkesën për azil. Bëhet fjalë për njerëz që kanë nevojë të punojnë dhe është e drejtë që të merren në konsideratë duke krijuar kushtet për zhvillim, vendet e punës që do të zgjidhnin problemin e këtyre njerëzve.
Situata në Greqi po mban në ankth gjithë Eurozonën, por edhe Shqipërinë. Si pritet të ndikojnë këto zhvillime rajonale në investimet italiane në vendin tonë?
Massimo Gaiani: Nuk shoh ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë. Është e dukshme se klima e përgjithshme e situatës ekonomike mbetet gjithnjë një faktor i rëndësishëm. Por, me të vërtetë nuk shoh ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me krizën greke. Ndër të tjera shpresojmë që njoftimet pozitive që kemi marrë të konfirmohen e të mund të arrihet në një stabilizim të borxhit grek; të shohim përpara drejt një Europe më të fortë në gjirin e së cilës rajoni i Ballkanit dhe Shqipëria në veçanti të mund të gjejë në kohë të arsyeshme vendin e saj.
Italia është vendi me numrin më të madh të bizneseve të përfaqësuar në Shqipëri. A janë të kënaqur investitorët italianë me kushtet që kanë gjetur këtu?
Massimo Gaiani: Në tërësi do të thoja që po. Mund të rendisim disa faktorë mjaft konkurrues, sikurse krahu i lirë i punës, afërsia me Italinë, njohja e gjuhës italiane, lidhjet e forta, një komunitet shqiptar në Itali i integruar mjaft mirë. Por krahas këtyre shpresojmë të kenë, përsa i përket procedurave burokratike apo kushteve lidhur me ushtrimin e veprimtarisë së tyre ekonomike, një situatë më të favorshme. Besoj se klima e biznesit, dhe kryesisht rregullat transparente, të barabarta për të gjithë e të qëndrueshme në kohë, përbëjnë një faktor absolutisht kyç për përthithjen e investimeve. E ndaj këtyre kushteve, sipërmarrësit tanë janë tejet të ndjeshëm.
Shkëmbimet tregtare me Italinë janë në nivele shumë të larta. A ka vend për përmirësime të mëtejshme nga ana e qeverisë shqiptare?
Massimo Gaiani: Kuota jonë e përgjithshme e tregtisë me Shqipërinë është shumë e lartë dhe është fryt jo vetëm i preferencave të Shqipërisë për të konsumuar mallra italiane si dhe i palës italiane për të importuar mallra drejt Shqipërisë, por dhe i gjithçkaje ndodh e kryhet si në Itali ashtu dhe në Shqipëri. Ndaj, edhe lëvizjet mes dy vendeve rezultojnë në zërat doganorë dhe në qarkullimin e mallrave. Besoj se ka ende hapësirë për përmirësime. Kemi vërejtur me kënaqësi të madhe se dhe gjatë krizës më të thellë, niveli ynë i shkëmbimeve është rritur, dhe kjo është një e dhënë që shkon kundër rrymës. Besoj se një ndër arsyet ka qënë qarkullimi i lirë i personave, në fuqi prej disa vitesh, që ka vënë në lëvizje një sërë energjish jetësore, duke u mbështetur nga njëra anë në praninë e shqiptarëve në Itali, ndër të tjera me një frymë të lartë sipërmarrjeje. Janë rreth 30 mijë sipërmarrjet e krijuara në Itali nga shqiptarët, ndërkohë që janë të shumta sipërmarrjet italiane në Shqipëri. Një gërshetim ky që gjeneron një sërë shkëmbimesh tregtare e nismash të reja të cilat kanë patur efekte pozitive dhe përsa i përket punësimit në Shqipëri. Mund të them se Italia është absolutisht punëdhënësi më i madh në Shqipëri, përsa i përket krijimit të vendeve të reja të punës, një pjesë e mirë e të cilave janë krijuar këto vitet e fundit.
A është bërë mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar?
Massimo Gaiani: Është bërë diçka, po shkohet në drejtimin e duhur, por ka ende shumë për të bërë. Sigurisht dhe këtu vlen parimi i një veprimi të trefishtë parandalimi. Pra, krijimi i strukturave, ku informatizimi është një mjet shumë efikas. Së fundi kemi përuruar një projekt të financuar nga Italia e të vënë në zbatim së bashku me PNUD-in, pra Kombet e Bashkuara, dhe Ministrinë e Inovacionit për të krijuar një qëndër për realizimin e një sërë shërbimesh që shteti i ofron shtetasve, duke ndarë Back office nga Front office. E gjitha kjo na çon drejt rregullave automatike, duke shmangur rrezikun e korrupsionit. Pra kemi aspektin e një funksionimi më të mirë të aparatit burokratik, por dhe aspektin e bindjes, pra duhet të krijohet vetëdija se cilido që nuk respekton ligjet ndalohet e më pas dënohet. Por kemi dhe një aspekt të tretë e pikërisht atë të formimit. Pasi njohja e çështjeve, e mënyrave përmes të cilave realizohen tenderat apo blerjet nga administrata shtetërore, është një tjetër faktor i rëndësishëm. Mendoj se kjo veprimtari e gërshetuar duhet të vihet në zbatim, sikurse një veprimtari më komplekse në luftën ndaj krimit të organizuar që përbën një rrezik për zhvillimin e ekonomisë.
Mungon ajo që cilësohet si një “track rekord” përsa i përket zyrtarëve të lartë të dënuar këtu në Shqipëri.
Massimo Gaiani: Padyshim nuk ka patur shumë shembuj. Besoj se duhet të vijohet në këtë drejtim, duke e vënë sektorin e drejtësisë në kushtet e duhura për t’u përmirësuar më tej, sikurse dhe institucionet e mbikëqyrjes në kushte të tilla që të jenë të afta të ushtrojnë presione e të kryejnë kontrollet e duhura kur hasen shmangie nga udha e drejtë.
Zoti ambasador, faleminderit për intervistën.
Ku e dine ata qe paska zyrare do e mos te korruptuar. Mund te mos kete asnje zyrtar qe ta ken korruptuar, pse duhet ti fusim kot ne burg ?
ooo masimo poletikani po shiko icik sa greki,romuni bullgari e magari e italiani ka braktise shtetin e tyre menermethane na rrofsh ,,, ne itali ka shtepi me 2 euro e fshatera te tere te braktisura nga qeverisia e juaj e mire, ju u mbajten azilantet keto 25 vjet duke perfituar nga ndihmat e evropes!
Lexojme lloje lloje mendimesh per hajdutet te cilet per 25 vjete u bene miliardere ne nje vend qe mbi 50% e popullsise mezi nxjerrin buken e gojes dhe ky zoteria flete qe shqiptaret te bejne kujdese t’mos kerkojne azil ekonomik. Jo more zoteri jo, harroje ate kohe kur betoheshin shqiptaret: edhe bare do te hame dhe parimet nuk i shkelim. Kjo qe po bejne shqiptaret eshte nje proteste mbare kombetare ndaj hajduteve qeveritare qe luajne me dy porta. Ata genje dhe vidhe. Keta vidhe dhe mashtro. Çte beje me shume i ziu rob, te perplaset me makinen shteterore qe eshte e gjitha ne duart e mashtrueseve dhe hajduteve?! Jo nuk ja del dote. Laregimi nga shqiperia eshte e vetmja rruge shpetimi.
Keto dite po shkruhet e flitet me te madhe per ceshtjen e shqiptareve qe kerkojne azil apo me e then me shqip ,kerkojne te vendosen per te jetuar ne vende te ndryshme te Europes. Ketu brenda nesh,midis partive politike zjen debati ,sidomos nga opozita , se varferia e madhe po largon shqiptaret e kete varferi e solli qeveria ne pushtet per 1 vit e gjysem. LLogjike mjerane, llogjike femijesh,llogjike e njerezve qe nuk shikojne me shume se hunda e tyre e besojne kete. Qe shkaku eshte varferia kjo nuk ka diskutim,po cila eshte pergjegjesia e varferise e qeverise se me pareshme? Ajo qeveri,pra PD e drejtuar nga Sali Berisha ishte e dyta pas Gjermanise ne ekonomi,duke len prapa shume e shume vende te Europes si Franca ,Italia, Greqia po e po, hollanda e ku di une,pra te gjithe Europen. Besoj te gjithe shqiptaret e mbajne mend “LUaneshen ” Jozefine kur numuronte shifrat e rritjes ekonomike ne maje te parlamentit,ku te gjitha vendet ishin me 1-2 perqind rritje e vetem Shqipeia me 10-11 perqind ,pra me dy shifra. PO si ka mundesi,o trushkulur qe dilni e llomatisni per renie ekonomike brenda vitit ne Shqiperi e jeta u be sterr,kurse ne vendet Europiane per 1 vite u rrite ekonomia qe ish me 1-2 perqind u be parajse?
E dyta : A ishit ju te partise demokratike qe ne vitet 1990- e deri tani ne 2013 kur ishit ne pushtet,flisnit per liri levizje, se Enveri kishte rrethuar vendin me tela me gjemba, se njeriu ka te drejte te jetoi ku ta kete deshiren ? A ishit JU ,o vendet e Europes perndimore qe para viteve 1990, flisnit neper televizione per lirine e njeriut ne demokraci, se njeriu ka te drejte te jetoi ku te doi e jo si ne komunzem ku jeton atje ku i thot partia? Tani pse nuk i pranoni qofte Shqiptaret,qofte Kosovaret apo kushdo qe te jete ? Edhe ju kini genjyer si keta tanet ? Cili eshte faj i njerezve se ju flisni gjera qe nuk i zbatoni? Tani jeni te detyruar t’i pranoni! A gjejne pune apo jo ,kjo eshte ceshtja e tyre sipas rregullave tuaja. Pse te lotojne femijet,nenat se ju do t’i perzini edhe pse vet kini folur per liri te njeriut? Maskarenj keta tanet qe mendojne per bythen e tyre deri sa therrasin per revolucione vetem e vetem qe te vijne ne pushtet. Le t’na thote laraska qe i duket vetja luanesh,cili do jete ne drejtimin e qeverise , po ju ku do te jeni ,ne raste se fiton revolucioni juaj? A do jeni perseri ju qe u rrezuam me vote popullore te pa imagjinuar nga ana juaj? he kush do jete? Mos kujtoni se beson njeri idiotin pianec Paloken, kriminelin Lulzim,apo ju shtrigen e SHKODRES ,QE I MUARET TOKAT APO U HODH GOGLA DHE E PARA TE RA TY. Po maskarenj jane edhe Disa Europian,qe hiqen si demokrat e perparimtar ,flasin per liri levizje ,por perdorin edhe kerrbacin. Ja e muarem edhe levizjen e lire ,tani pse ulurini ? pse vini kushte kaq e kaq dite ,kaq e kaq leke edhe pse hane e pine te femijet e tyre? Olereni popullin te jetoj ku te doj,o vini kufirin qe dhe populli ta dije e mos te jetoj ne ajer …….
Shqiptaret do jene ala ne xhiro rreth ksaj bote ,dhe do kerkojn shancin e tyre per nji jete me te mire,ku ti duket atyre me e mire ,
sepse ju gjarprinjt nderkombetare me me perfaqsusit tuaj te org,nderkombetare te instaluara ne shqiperi gjasme ,si misionare te funxionimit te demokratise ne SHQIPERI , sabotuat me format nga me ordinere
zhvillimin demokratik ne kte vend .
Ishit ju europianet ,pra misionaret e be-se qe vendosnin mbi gjyqsorin ne shqiperi madje i certifikonit ata dhe i trajnojshit si be, duke vendosur ne ato poste personat te inkriminuar ,njerez ordiner te servirur nga shkerdhatat politike si sali berisha ,njerez lehetsisht te korruptuar ,per te bere ju EUROPIANET ate qe donit ne kte vend .
Ju kujtojm se edhe te ashtuquajturit investitore ne shqiperi ,si ata italiane apo gjerman apo ci permban pragu origjines tyre ,ishin dhe jane firma mafiozesh ,qe shfyrtezojn krahun e punes ne shqiperi njelloj si ne vendet e botes se trete ,apo bangladesh e indi .Nji fabrike kepucesh X ne afersi te Fierit paguan punetoret e veta me nji rroge mujore sa kushtojn dy pale kepuce qe prodhohen ne kte fabrike te cilat shiten ne tregjet europiane si Vien etj. Pra duke mbeshtetur nji qeverri te korruptoar e lejuar asaj te ndertoj nji sistem te korruptuar gjykatash e prokurorie ,nji qeverri e cila i lejonte dore te lire cdo “investori te huaj” te shfrytezonte si ai deshironte shqiptarin dhe produktet shqiptare ,ju europianet shfrytezuat e varferuat shqiperine e shqiptaret ne menyren me brutale ,dhe e gjithe kjo nen parrulen e investimit dhe integrimit ne be . Ju jeni ata qe improvizoni kriza ,ju shkaterroni shtetet ,ju jeni problemi e jo shqiptaret z, ambasador mafia.
Po fajin gjithmone e kane te tjeret! Shqiperine e shkaterruan shqiptaret. Kete mbaje! Sa per azilin nuk eshte zgjidhje. Sa me shume qe vini aq me teper keni per tu perballur me rracizmin e vendasve. Ne keto kushte s`keni per tu integruar kurre. Kudo ne Europe po fitojne partite e djathta nacionaliste. Lajm i mire per azilantet!