Mediu e Shehi këshillojnë Bashën: Dëgjo zërat kritikë dhe reflekto ndaj propozimeve

19 Korrik 2015, 12:20Politika TEMA

Dy prej aleatëve të Partisë Demokratike, Partia Republikane dhe LZHK-ja, i kërkojnë kreut demokrat Lulzim Basha që të dëgjojë me kujdes zërat kritikë që vijnë mbi rezultatin zgjedhor dhe të reflektojë ndaj propozimeve që i bëhen.

Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi këshillojnë Bashën se vetëm në këtë mënyrë opozita do të mund të krijojë një platformë të qartë politike me të cilën duhet të shkohet në zgjedhjet parlamentare të 2017.

“Basha duhet të jetë i hapur ndaj kritikave dhe sugjerimeve. Ka ardhur koha që Partia Demokratike dhe opozita në tërësi duhet të nisin një diskutim të hapur mbi atë që s’ka funksionuar.

Basha duhet të dëgjojë qoftë ato që ishin pjesë e fushatës, qoftë edhe ato që nuk ishin apo nuk u bënë pjesë e fushatës.

Partia Demokratike duhet të analizojë mënyrën e funksionimit të strukturave të saj, por edhe opozitës në tërësi”, theksoi Mediu.

Në anën tjetër, Dashamir Shehi i sugjeron Bashës që të ndjekë politikën që ndoshta jo të gjithë mendojnë njësoj, por të gjithë jemi bashkë. Në këtë kuadër, duket se Shehi këshillon kreun demokrat që të mos bëjë gabimet e së shkuarës që kanë ndodhur në këtë parti duke larguar ato që nuk mendojnë njësoj me kryetarin.

“Duke pranuar mendimin ndryshe, Basha do të na tregojë se është një lidership që mund të drejtojë opozitën me një platformë të qartë drejt zgjedhjeve të ardhshme”, theksoi Shehi.

2 komente në “Mediu e Shehi këshillojnë Bashën: Dëgjo zërat kritikë dhe reflekto ndaj propozimeve”

  1. Spartaku says:

    Basha nuk mund te beje pa Sali Berishen.Sado qe Berisha i dha nje ngjyre shume te keqe pd-ke,urrejtjen e popullit,perseri Basha nuk ka aftesi te dal nga rruga e Berishes,te kaleroi drejt se ardhemes,pa shpifje,trillime,arrogance etj.Arroganca ishte metode pune e Berishes nga e cila pesoi disfate.Keshtu do ta pesoi edhe Basha,madje me keq,se ai do ta fuse ne katestrofe partine,dhe do mbaje nje pergjegjesi te madhe para pd-ke dhe elektoratit te saj.Vetem vullneti i Bashes per rithemelim te pd-ke do ta shpetoi Partine e tij nga katastrofa.

  2. Na bashkoj kenga popullore says:

    Mediu jep keshilla qe shperthej ne ajr gerdecin dhe vrau 26 vet kuku medet per ne ça na gjetur kshtu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje