DEBATI me dyer të mbyllura/ Rama-Blushit: Ulu se po djersin, dhe mos u merr me ekonominë, se aty humbet. Blushi: Unë s’po kërkoj ndonjë tender!

19 Korrik 2015, 09:26Politika TEMA

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste është shoqëruar me debat  lidhur me mandatin e skaduar të kryetarit të PS­-së. Ben Blushi, i cili në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar respektimin e statutit të PS-­së, që prej mbarimit të mandatit të kreut të kësaj partie, në shtator 2013, ishte i vetmi që debatoi me Ramën, por dhe me kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi.

Blushi e ka krahasuar Ramën me monark apo pronar, të vetmin që në shoqëritë demokratike nuk zhvillojnë zgjedhje. Nga ana e tij, kreu i PS­-së është shprehur se rruga që po ndjek lidhur me mandatin e kryetarit është ajo e përvojës laburiste që, kur partia fiton zgjedhjet, automatikisht kryetari i saj është rimandatuar.

Në debat ka ndërhyrë edhe kryetari i asamblesë, Gramoz Ruçi, i cili është shprehur se do të jetë kongresi ai që do të vendosë modalitetet për rikonfirmimin e mandatit të kryetarit të Partisë Socialiste, raporton “Panorama”.

Debati

Ben Blushi pas fjalës së Ramës: Siç e tha dhe kryetari, Partia Socialiste është shthurur, edhe pse ka arritur fitore në zgjedhje. Kjo mbledhje është gjithë paradokse. Si mund të hapim fushatë zgjedhore në parti, ku do të zgjidhet që nga kryetari më i thjeshtë i organizatës socialiste e deri te kjo asamble, ndërsa kryetari i Partisë Socialiste vijon mandatin e tij pa u zgjedhur? Ke shkelur statutin, pasi prej dy vitesh qëndron në krye të PS­-së pa mandat dhe nuk lejon zgjedhjet. Ke bllokuar zgjedhjet në PS për kryetarin. Ti je administrator. Vetëm pronarët e monarkët nuk zgjidhen. Ne jemi partia më unike në planet që nuk zgjedhim kryetarin.

Edi Rama: Nuk është nevoja të ngremë zërin dhe të bërtasim për gjysmë të vërtetat e tua. Ne sapo dolëm nga zgjedhjet në 2013-­n dhe dolëm fitimtarë, morëm pushtetin. Edhe statuti e përmban që kryetari i partisë, kur partia fiton zgjedhjet, zgjidhet kryeministër. Pra, ishte një konfirmim i mandatit të kryetarit jo vetëm nga anëtarësia e partisë, por edhe më gjerë, nga elektorati. Nuk kishim luksin që të hynim në një fushatë zgjedhore në parti, me shpenzime të tepërta, kur anëtarët e PS­së sapo kishin dhënë votën në fletën e votimit për PS-­në dhe kryetarin e saj. Megjithatë e kam thënë që ne do të ndjekim shembullin e partive më demokratike, siç është ajo laburiste.

Ben Blushi: Nuk duhet të fshihesh pas shembujve botërorë, sepse ne nuk jemi laburistë. Që të bëhemi si laburistët, ne duhet të zbatojmë ato që kemi shkruar vetë dhe i kemi votuar vetë në statut. Duhet të zhvillosh zgjedhje. Meqenëse po më sjell si shembull laburistët, po të them që edhe miku yt, Toni Bler, u largua nga drejtimi i partisë, duke ia lënë vendin Gordon Braunit, edhe pse kishte fituar zgjedhjet. E njëjta histori edhe me Margaret Theçer, e cila u largua nga drejtimi i partisë pas fitores së zgjedhjeve të përgjithshme. Në ditët tona, shembulli na vjen nga Gjermania. Kancelarja Merkel u zgjodh në krye të partisë së saj përmes votimit, pavarësisht se i kishte fituar zgjedhjet.

Edi Rama: Turp të kesh që vjen në asamble për të sulmuar kryetarin e partisë dhe partinë. Ti e ke braktisur betejën e PS­-së. Kur të tjerët luftonin për vota, në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, ti luftoje kundër PS­-së.

Ben Blushi: Kush të ketë turp?! Tërhiqe mbrapsht atë që the! Unë s’po kërkoj ndonjë tender! As ndonjë legalizim! As ndonjë vend pune! As të nxjerrësh njeri nga burgu, se ti me këto kërkesa je mësuar dhe i plotëson! Unë po kërkoj vetëm zgjedhje! A mund të ketë njeri turp kur kërkon zgjedhje?! Në 50 vjet janë futur 5000 veta në burg se kërkonin zgjedhje dhe unë jam krenar që kërkoj diçka për të cilën ky vend ka vuajtur? I bëj thirrje dinjitetit tuaj që të votoni për zgjedhjet në parti! A keni dinjitet, apo vetëm vende pune? Si mund të pranosh, Servet, që PS­ja të mos zgjedhë kryetarin? Po ti, Gramoz? Po ti, Namik? Po ti, Elisa, që të kam dëgjuar shpesh të flasësh për demokracinë? Po ti, Mirela, përkthyesja e letërsisë, në çfarë partie ke ardhur? Në një parti që nuk bën zgjedhje?!

Sadri Abazi: Nuk do të të dëgjojmë ty gjithë kohën.

Ben Blushi: Sadri, ti thuaj çfarë të duash se me ty nuk merrem. Të hipësh në “X6” me kondicioner dhe të shkosh në shtëpi është e vetmja cilësi që të bën anëtar të Asamblesë Kombëtare.

Edi Rama: Ulu, pse duhet të flasësh kaq shumë, do të flasin edhe të tjerët. Ulu se po djersin.

Ben Blushi: Po duhet të kem turp se po djersitem. Shko rregullo kondicionerin e sallës!

Gramoz Ruçi: Kongresi i janarit do të miratojë ndryshimet në statut që do të prekin edhe këtë pikë që Beni përmend.

Ben Blushi: Duhej të ishte shkruar në projektvendimet e kësaj asambleje që në kongres do të zgjidhet edhe kryetari.

Gramoz Ruçi: Këtë po të thosha, o Blush. Edhe sot mund ta shtojmë një fjali, që në kongres, përveç zgjedhjes së Asamblesë Kombëtare, do të zgjidhet edhe kryetari.

Ben Blushi: Por nuk është vetëm statuti i partisë që është shkelur. Është ekonomia, plaga jonë më e madhe, plaga më e madhe e qeverisë. U premtuam shqiptarëve se do t’i çlironim nga mjerimi, sidomos shtresat e varfra. Të varfrit janë bërë më të varfër dhe të pasurit më të pasur. Politika e taksave ka dështuar, sepse nuk arritëm të zbusnim varfërinë te shqiptarët, prandaj kemi numrin rekord të azilantëve. I vetmi sukses i ekonomisë sonë është rritja e borxhit mbi 70%. Ne kemi marrë borxh për të shlyer borxhin, atë që kemi kritikuar te qeveria e Berishës.

 Edi Rama: Më mirë mos u merr me ekonominë, se nuk je ekonomist dhe humbet pa e kuptuar.

Ben Blushi: Unë flas mbi bazën e atyre që kemi premtuar në fushatë para gjithë shqiptarëve në 2013­n dhe nuk jemi kurrkund me mbajtjen e këtyre premtimeve, përkundrazi. Kjo nuk kërkon shumë cilësi prej ekonomisti, ti si kryeministër duhet të kesh aftësi më shumë për t’i lexuar…

Ben Blushi: Po ju kërkoj ta legalizojmë këtë shthurje statutore siç tha Rama.

Edi Rama: Mos më cito gabim, se nuk e thashë.

Ben Blushi: E the, po mos më ndërprit. Te dhashë të drejtë, sepse vërtet është shthurje statutore.

Edi Rama: Mos më cito keq, nuk e thashë.

Ben Blushi: E the, por qetësohu të ta shpjegoj. Ja, për shembull, kush e di se kush është kush në këtë asamble. Koço Kokëdhima, për shembull, është anëtar i asamblesë pa qenë anëtar partie. (Ngrihet në këmbë deputeti Kokëdhima)

Ben Blushi: Ulu, Koço, s’ka problem. Pra, po thosha se jo çdo deputet mund të jetë anëtar i asamblesë nëse nuk është anëtar i PS-­së. Se kështu del që dhe Mark Frroku mund të jetë anëtar i asamblesë.

Taulant Balla: Mark Frroku nuk është deputet i PS­-së. Po gënjen.

Ben Blushi: E di, Taulant, po qetësohu se nuk ka ardhur ora të pish ilaçet.

Servet Pëllumbi: Partia duhet të bëhet më vitale, të mos mbetet pjesë e historisë dhe qeveria të mbështetet më shumë tek partia. Përvojat botërore po tregojnë se partitë po funksionojnë në formën e lëvizjeve dhe ne këtë duhet të arrijmë. Por që të arrihet kjo, duhet të bëjmë të interesuar çdo anëtar partie që ai të ketë peshë në vendimmarrjet e partisë dhe të mos jetë një anëtar fiktiv që voton çfarë i kërkojnë nga lart. Sa i takon zgjedhjes së kryetarit, nuk besoj se vetë kryetari do të anashkalojë këtë. Në kongres do të gjejmë modalitetet statutore për ta realizuar këtë.

53 komente në “DEBATI me dyer të mbyllura/ Rama-Blushit: Ulu se po djersin, dhe mos u merr me ekonominë, se aty humbet. Blushi: Unë s’po kërkoj ndonjë tender!”

  1. deus says:

    Ben Blushi eshte Gjigand!

    1. mondi says:

      Ben Blushi je Legjende, i pallove para mbrapa te gjithe kelyshat hajdute, nuk ka asnnjeri ne keto momente ne partin socialiste nivelin tend te arsyetimit. Ti ishe ai qe projektove reformen territoriale, po permend kete nisem te fundit, te cilen dhe kryek.. rama nuk po e zbaton sic duhet sepse nuk do te vendosi propozimet tende ne ligj, por e ka lene cal si reforme. Ben Blushi populli eshte me ty.

    2. Shqiptar Iliro Arian says:

      Nuk po kuptoj kete Edi Ramen pse s’e terheq zvarre aty ne mes te salles e t’a hedhi nga dritarja kete plehren e salihit!

      1. shqiptar brez pas brezi says:

        Edi Rama e kthyer partine ne nje fole milioneresh ku te gjithe ata japin kuoten dhe marrin ate qe kerkojne si Kokedhima e ca te tjere dhe nje pjese tjeter ku flasin e grijne sallate si traktoret qe jane ne momentet e fundit te punes si Balla. Por me cudit Servet Pellumbi me Gramoz Rucin qe jane bere servila dhe e shikojune qe kryetari ka gabim dhe vazhdojne te lepijne menderen e tij. Ben Blushi ben mire qe ngre zerin per padrejtesite qe po behen ne partine Socialiste ajo parti eshte e te gjitheve nuk eshte e Edi Rames dhe e atyre qe do te vere ai ti kete nen urdhra se kane frike te flasin.

    3. Jola says:

      Ishim te gjithe aty dhe Blushi ishte e treta here qe debatonte. Rama qe nuk duron dot debatin, sidomos kur behet me te, urdheroi fikjen e kondicionimit dhe …..Asamblea bente fresk me vendimet qe kishte mdore.
      Blushi thjesht i tha ” i mire apo i keq Statuti, duhet te votohesh nje here ne kater vjet”. Rames i pelqente Statuti i Laburisteve Angleze qe kryeministri nuk votohet per Kryetar pasi ka fituar zgjedhjet e pergjithshme. Por statuti i laburisteve nuk eshte statuti i socialisteve shqiptare. Nese te pelqen precedenti anglez duhet nderruar Statuti i PS.
      Rama bente sikur skuptonte dhe hidhej dege me dege. Me pas nxorri dhe kllounin Balla qe pordhi mendimin brilant se statuti laburist eshte mbi ate socialist shqiptar. Per kete idiot oborri qe edhe kur humbet Bashkine e Librazhdit, eshte fitues (2011), mire qe ska Kushtetute Anglia se do ta kishte bere Ramen mbretereshe…..

      1. mondi says:

        haha o jola je e papame, rama mbretereshe. Edhe behet nuk e ka problem, cfare nuk ka bere ne jete drogaxhiu, pederast ka qene, lepires, i etur per pushtet, lypes, te gjithe profilet e ulta i ka pasur, prandaj ka marr peng partin socialiste edhe shtetin. Kush e kupton shpejt dhe vepron do e shpetoje kete vend nga mafiozet.

    4. kurreshtari says:

      Vetem me shprehje “MOS I FOL SHOFERIT” I ke thene te gjitha o Ben. Je I rrethuar nga provincial dhe njerez pa integritet, pra eshte njesoj si ti biesh murit me koke

    5. Lonael says:

      Po kjo Kokepalara Kumbaro qeka bo antare partie? Ra dhe kultura tash me statut!!

    6. Ronki says:

      Kokekrehura Mirela Kumbaro eshte antaresuar ne PS 3 muaj me pare. Mos ta bente do perfundonte ne qeli si HAJDUTE qe eshte

  2. Tiku says:

    Parti pa rrenje rilindje blush edi rilindi dhe nuk duhet te zgjidhet ai humbi ne 2009 dhe krikodili nuk e la te largohej hapi kutit dhe doli krokodili edi I fitoj zgjedhjet me konkurs mori si parti 25% te votave nga 80% ne vitin1998 sukses I mathe

  3. SOPOTI says:

    Ai se ka mendjen te funksionimi i partise. Ai do qe te kete kohe per te shkruar romane ose kerkon te behet kryatar partie i thencin

  4. Socialisti i Zhgenjyer says:

    Bravo Blush je me te vertet i madh po me ke po flet thuaj ata te turren ty me gjith balten e propaganden per te hedhur poshte ty por nuk arrijne dot te hedhin poshte llogjiken tende. Blush je bere shum i rrezikshem per partine po nxjerr te vertetat ne shesh dhe ata do te te hedhin balte ne figuren tende por me nje cmim qe do ta kuptojne vetem kur te humbasin zgjedhejt dhe do te te qajne pastaj nje njeri te madh si ty. Blush qendro fort dhe mos sulmo shum se do te te hedhin tutje dhe ti i duhesh ketij vendi me vone por ata nuk e kuptojne. Blush ketu pas komentit tim do te kete komente shum te shemtuara per ju per personin tend jo per llogjiken tende se ajo eshte e pa sulmueshme thjesht do te te shajne e nuk do lene gje pa thene per ju. Qendro blush se na duhesh se kta nuk e kuptojne partine ashtu si e kupton ti por e shofin si nje lope te majme qe u jep atyre mish dhe jo lope qe po ti japesh bar te njome ajo te jep qumesht djath gjiz e bylmet. Blush mos i sulmo shume katovicasit apo sorosjanet sepse do te te hedhin tutje dhe ti na duhesh per me vone qe te qeverisesh kte vend kur mos te jene me kta palacot, qe do humbin fuqishm sepse e kan nisur me kohe rrugen e dreqit. Blush je e vetmja shprese qe i ka mbetur ktij vendi.

  5. Qorri says:

    Bravo Blush, ti je me i ndershmi, ti nuk po kerkon vend pune pasi ato i ke tashme, psh kunata jote Olsa Brati nje prej kermave te shumta te fisit e krushqive te tua qe punojne ne shtet e ktheu nstitucionin ku punonte ne biznes Privat me te gjithe sekseret e gruas tende avokate e lire por qe i ka institucionet publike shqiptare si pika reference per te bere bizneset e veta. Bravo Blush, ti je ky ndaj dhe partia t ‘i njeh mire keto merita. Thjeshte po perpiqesh te mbash ne pune me presionet e tua te gjithe palacot e felliqesirat kuneter e kunata e fis tendin qe punojne ne institucionet publike shqiptare por qe performancen e kane per turp e faqe te zeze. Ty qe te dhimbset shqiperia dhe shqiptaret e thjeshte, filloje ligjin dhe ndershmerine ne deren e familjes e krushqise temde te felliqur qe si shushinja po brejne cdo qelize te administrates ku punojne e ku nuk kane lene me gje pa bere. Pastaj merru me Kryeministrin aktual, nuk i futemi karrieres tende politike pasi ajo eshte shume e gjate e pozicione te rendesishme por me asnje me te voglin impakt punlik ne zgjodhjen e halleve te shqiptareve.

  6. Qorri says:

    Po. Bravo Blush, ti je me i ndershmi, ti nuk po kerkon vend pune pasi ato i ke tashme, psh kunata jote Olsa Brati nje prej kermave te shumta te fisit e krushqive te tua qe punojne ne shtet e ktheu nstitucionin ku punonte ne biznes Privat me te gjithe sekseret e gruas tende avokate e lire por qe i ka institucionet publike shqiptare si pika reference per te bere bizneset e veta. Bravo Blush, ti je ky ndaj dhe partia t ‘i njeh mire keto merita. Thjeshte po perpiqesh te mbash ne pune me presionet e tua te gjithe palacot e felliqesirat kuneter e kunata e fis tendin qe punojne ne institucionet publike shqiptare por qe performancen e kane per turp e faqe te zeze. Ty qe te dhimbset shqiperia dhe shqiptaret e thjeshte, filloje ligjin dhe ndershmerine ne deren e familjes e krushqise temde te felliqur qe si shushinja po brejne cdo qelize te administrates ku punojne e ku nuk kane lene me gje pa bere. Pastaj merru me Kryeministrin aktual, nuk i futemi karrieres tende politike pasi ajo eshte shume e gjate e pozicione te rendesishme por me asnje me te voglin impakt punlik ne zgjodhjen e halleve te shqiptareve.

  7. XXX says:

    sic duket PS po shkon ne rrugen e Pdse

  8. Realiteti says:

    Rama e ka gabim.Nuk eshte partia socialiste qe erdhi ne pushtet.Eshte LSI qe i dha pushtetin partise socialiste.PS me politikat e saje premtuese parazgjedhore nuk arriti qe te perfitoje asnje vote me shume se sa ne zgjedhjet e 2009.Pra rezultati eshte se Rama eshte nje kryetar i humbur,pavaresisht se eshte kryeminister.

  9. DREJT E KE says:

    shiko shiko…paskan kohe keta per politike?kujtova se merreshit me allishverishe gjithe diten….edhe naten.o shushunja….vetem politikane nuk jeni ju…..matrapaze dhe delenxhilare po.!

  10. Tritan Gjogu says:

    Socialistit te zhgenjyer- pajtohem pergjithesisht me cka shkruan. PS nuk eshte partia qe ka qene. Por as ky Beni nuk mund te jete shprese e kesaj partie. Ai eshfe fodull dhe qe pd
    ergjerohet per post ministri. Ai ka te drejte per ato qe ngre, por jo se i dhe.bet partia. Duhet te vine figura te paperlyera, me pak iidealizem. As Rama as Blushi nuk mund ta drejtojne kete parti.

  11. Landi says:

    Hahhahaha i madh BLUSHI

  12. Ish ushtaraku says:

    Ke te drejt z. Blush. Z. Rama e ka privatizuar PS dhe tani do te privatizoje dhe perjetesoje qeverine. Shume mire po e ke seriozisht, pasi z. Rama e ka parimin sa te hedhe lumin dhe pastaj te q…kalin. Keshtu e beri dhe me ish ushtaraket qe skishte takim pa i permendur ne fushaten zgjedhore te 2013 dhe premtonte se do ju kthej dinjitetin, do heq VKM e Sali Berishes etj, etj dhe tani … deklarone: Boll me ata ushtaraketr ne rezerve se s’me hyjn ne pune per asgje.

  13. Loni says:

    E drejte eshte qe Rama te vazhdoje te jete kryetari i partise, “squadra qe fiton nuk nderrohet”

  14. roland says:

    O ilir o monik-pithqiri

  15. gjethi says:

    sala dhe fatosi e kishin frike edin se po ju del nga shinat e “katovices” por deri tani(nen shtrengimin e frerve nga shtangisti meta)po ecen ne rrugen e duhur,vetem per Tom Doshin thirri prokurorin e pergjithshem per salen nuk po ndihet me pretekstin se prokuroria dhe gjykata jane te kapura nga sala dhe ai nuk nderhyn ne organet e “pavarura”!!!!sa bukur nderhyne per Doshin!!!

  16. ZahoKoka says:

    Ed Rama ne hapat e Saliut dhe Enverit: ” I di te gjitha pa hapur asnje liber” bile ” duke i grisur librat per te fshire bythen pas stervitjes me top basketbolli”. Mjere ne kush eshte ne krye te vendit! Nje hajdut i pangopur qe ben goxha burrin.

  17. Opinionisti says:

    E vetmja arritje e njohur e Rames eshte “ngjala” e Likes.
    Kete “sakrifice” sublime ai e beri per socialistet e thjeshte qe vuanin nen regjimin Sala-Meta.
    Kongresi do rikonfirmoje qe kryetari ta kete “ngjalen” brenda…

  18. Bond says:

    Rama se bashku me Tahirin, Veliajn, etj. jane kelyshet e SOROS-it dhe nuk kane asgje te perbashket me PS. Ata thjesht jane katapultuar ne PS duke i marre asaj frymen, misionin dhe rregullat e gjithe-pranuara. Blushi ka te drejte…prisni dhe do t’a kuptoni! Por shpresoj qe te mos jete shume vone…

  19. Mirenjohesi says:

    Rrofsh o Blush!
    Grushtë maskarenjëve!
    Tung!

  20. Idriz Gjembi says:

    Beni i Saliut

  21. rilindja e sdjathts says:

    O edo vazhdo sic e ke nisur se i terbove fare kafshet e shqupit.Nuk kane asnje shanc te bindin popullin e thjeshte ,qe i vlereson si hajdute dhe vrases dhe prandaj perdorin bibilushin dhe kaqin (koqen )e zi.Ne 2017 duhet te marre e majta te paktyen 93 deputete.

  22. Zonj..Milo. says:

    Kush thot se Ben Blushi eshte i madh? Jo mor jo ; Ben Blushi eshte nje karieriste i ulet ,pasi vuan per karrigen e Rames.A nuk me thoni se cili nga kryetaret e meparshem te PS ka punuar me shume pse Rama? Une them me plot bindje,asnje.C,far mund te me thoni per Fatos Nanon ,i cili saqe
    ne detyr krijoj Pasuri per vete,.Mblodhi rreth vetes njerez te korruptuar sic ishte edhe vet.Pasi u pasurua mire e mire ja dorzoj pushtetin nje perso i tjeter me te
    korruptuar se veten ; pra ja dorzoj Berishes i cili e shretoj dhe i nxori themelet ketij vendi pasojat e te cilit po i vuajme
    te gjithe sot.Po te mos ishte ai mal me borxhe qe la qeverija Berisha ne cdo sektor te jetes,kushedi sa investime te medha do ishin bere dhe sa vende pune do ishin hapur.Per mua Rama u tregua trim kur pranoj te mar drejtimin e vendit
    ne ate gjendje te rrenuar.Eshte mire te themi te verteten sic eshte,nisur dhe nga nje gjykim i thjeshte .E zeme se na ra zjarri dhe dogji C,do gje ,me shtepi e me katandi ,c,far do bejme per Ta ndertuar perseri? A mund Ta ndertojme njeheresh dhe ta mobilojme sic ishte ,kur skemi dhe para? Besoj se jo! E pra; keshtu eshte edhe kjo Shqiperia jone e
    varfer ,tamam si nje shtepi apo familje e skamur,do qeverija te bej gjera te mira per popullin ,por ska!… sepse vullnetin
    e ka pasi e ka treguar.

    1. denis says:

      Blushi ka shume helm ne deje.Si nuk i vjen Turp NGA vetja?Kaq perbindesh eshte?Eshte problemi genesh.

    2. Altin says:

      Zonj Milo.

      Dua miqësisht të të them:
      Kur vendosim titullin (zonja) ne shkruajm Znj. dhe te tjera..

      Të gjithë komentuesit kur thone “Bravo Blushi” i rreferrohen fakteve që Blushi përmend dhe jo supozimeve.

      Në PS drejtimi është uzurpuar sepse nuk po bëhen zgjedhje ne kryesine e partisë…ky është fakt. Nëse keta trimat po ndiqkan shembullin e partise Laburiste pse nuk dhane doreheqjen sa here qe humben zgjedhjet siç behet ne partine Laburiste?! Hajduti gjithmone justifikon veten

      Ju i rreferroheni ne komentin tuaj aludimeve. Per korrupsion përveç Nanos askush nuk ka bere burg nga keta te tjeret (qe ju i rreferoheni si te korruptuar). Ju aludoni se Blushi e do per vete vendin e kryetarit..lere ta thote vete Blushi pastaj komentoje. Nuk shoh asnje te keqe qe Blushi te jete Kryetar, po ndoshta dhe Gramozi vete ka ardhur koha te dali hapur si kryetar te mos rri me ne hije se edhe ai goxha burre eshte..Kete komentin tuaj sinqerish nuk e kuptoj se shkon kundra idese se rrespektimit te regulloreve statutore, demokracise ne vetvete.

  23. Tomorri says:

    Nuk kemi pare e degjuare qe me keto forma sjellje ose kritikash ndaj kryetarit te partise mund te behesh i famshem.
    Mua me duken te gjitha keto kriktika tendencioze dhe shume te lexushme,keto kritika te perseritura disa here tregojne se nga dikush monitorohen dhe kerkohet doemoz zullumahi dhe ai urdherusi te qeshe pastaj mbas shpine,kjo eshte tipike e disa shqiptareve qe ju duket vetja se dine shume por ne te vertete jane thekerr dhe nuk dallojne dote ndryshimin midis thekres dhe grurit.Keta hyjne ne grupin e mjereaneve qe vetem se mbajne veten me gajret dhe kaq.
    Me keto nuk dua te perligj se ne PS nuk ka gabime se çdo gje ecen si ne vaj,kjo do te ishte shume e gabuare dhe do te ishte nje pengese serjoze per realizimin e detyrave te partise dhe qeverise.Ne kemi shume besim se krahes detyrave qe ka k/ministri me qeverine do te gjeje hapesira qe bashke me partine e tije te beje me te miren per vendin dhe per partine.Blish je afsajt atu ku ulesh dhe transmeton pislleqet e te tjereve qofshin berishjan ose nanoiste.

  24. kosta says:

    Ben Kurva eshte I BIRI I Kico lavires,Korcar prostitute.E kam shkrujt edhe disa here te tjera per kete Benin qe nuk ecen vete,a i pagujti paret e qirase se dyqaneve te gruas kur ishte minister i Toqes,se atehere bente te fortin e sot ky i degjeneruar na paska parime.Ty mor ….sdua ta permend me emrin se e ke shume te shemtut e ne Tironsit emrin tat e perdorim per ate mikun,tre shkerdhefte Kina rrobte mor kelysh i Fatos droges.Boll na cave trapin athu se je ndonje fare burri ti mor mut qe te rref gruja e te PS bo gangon ti je vetem me te rrase ate mikun mor sumatrice e ndyre.

  25. Alban Guri says:

    Pikerisht morali i munguar eshte thelbi i kesaj çeshtje. Jeni ju qe s`e keni moralin ne kete loje perverse me qellime te ulta personale. Blushi po flet pikerisht per moralin e munguar te grupit tuaj, qe morret votat (ne 2013-en flas, se tani i vodhet me kartat e emigranteve qe nuk votojne) dhe i qit motren muhabetit. ? E keni dhjer ne çdo drejtim, qe nga premtimet boshe, tek menaxhimi diletant i situates, tek rrenimi ekonomik qe nuk filloi me ju, por qe me ju po thellohet dita-dites. Per çfar morali flasin sherbetoret 2 leksha te Rames?! Shum mir na e beni qe hidhni vicka tani, ti dhe ai pederasti tjeter qe eshte gjenetikisht i perçudnuar, qe duket si njeriu qe qesh !!! ? Blushi ne kete beteje eshte i vetem sepse perballe tij ne PS jan pederastet, katunaret, injorantet, te deshtuarit pa profesjon, burgaxhinjte, njerzit e vegjel dhe sahanlepiresit ? Shume syresh i mbartin pothuajse te gjitha keto cilesi negative ne nje person te vetem ? dhe Blushi ketu duket sikur eshte Leonidha kunder perseve me “KSERSIN” ne krye !!! ?

  26. kaqi i zi antikomunist says:

    Ik o blush ulu ne preher te sales ta ngushellosh pak ,se zgjedhje nuk fiton me ne shqiperi ai shpellari me sherbetorin e tij lulush.

  27. gezim says:

    Beni ka te drejte per cfare diskuton, ironia, arroganca e kryetarit te rradhes ne PS, duhet percmuar duhet cmontuar jane shenjat e nje diktature, ne sjemi antare por po flasim mbi ate qe behen publike pasi keto reflektohen ne qeverisje.Gjate kohes se Nanos tek kjo parti zjenin debatet intelektuale, kurse tani degjohet mesuesi e markzizmit se si duhet te jete nje parti socialiste ne demokraci ky eshte niveli e kesaj partije sot, degjohen zv/ministra te 2 korrikut 1990, sekrataret e rines se PPSh krahu djethte i Partise se Punes kjo eshte ironia e partise qe qeverise. Megallomanin e ketyre tipave qe skane as nje lidhje me ate PS po e paguan elektorati i saj dhe Shqiperia, kur berisha bente autokritike per akuzat politike ndaj Nanos, keta tipa cuditerishte thonin jane te verteta!!! ja, per kete tepsi bakllavaje te pushtetiut e benin gomarin mashkull me barre, keta qe nuk vertetojne dote bemat e bandes se familjes pale thashethemet per Nanon. Fati i tyre eshte qe perpara kane nje opozite inekzistente qe udhehiqet nga familja e kollovaret ne politike, por po te kene perpara nje grup intelektualesh dinjitoz as 6 muaj nuk qeverisnin.

  28. vladimir says:

    Gazeta tema i shkruan kronikat si i peqen kristaqit.pse nuk shkruan se blushi ja perplasi gjetat dhe ralitetin ne fytyr.prandaj ne kemi politikan te koruptuar po dhe gazetaret i kemi me te flliqur se ato

  29. saranda says:

    Bravo Blushi,je i madhe.je me kembe ne toke.PS-ja eshte qelbure me njeres si Kocua.

  30. KORCARI USA says:

    Turp perty Servet Pellumbi,Ruci,Majko,Dokle e ndonje tjeter me pak mend per qendrimin e ulet,pa moral e pa asnje baze.Nuk bete gje tjeter vec njolloset veten tuaj ne keto momente ku ndahet i miri dhe i ligu ,i moralshmi dhe dallkauku,parimori dhe delenxhiu.Do te mbureni per kete para femijeve tuaj apo do te skuqeni per mesimin qe u dhate?Blushi eshte intelektual dhe socialist me vlera e kapacitet qe ju e dini mire,ai duhet degjuar e vleresuar per ato qe thote apo dhe debatuar me te por jo si ju qe u struket nen sqetullat e Rames .Behet fjale per shkelje te statutit,papunesine,borxhin,eksodin ,varferine te vverteta keto si drita e djellit si cthote kur i intereson Rama.Shkaqet e kesaj jane te ndryshme po kjo qeveri ka pergjegjesine e padiskutuar per ti programuar e riparuar ato.Ceshte ky q

  31. Sit back.. and .....relaks says:

    Me nje fjale ideja e rames eshte qe te qendroje ne shkelje te statutit ekzistues si kryetar deri ne kongres dhe ne kongres pasi te zgjedhi “kongresmenet” e tij ndyshon statutin dhe qendron per kryetar sa ti doje trapicka. Vete propozimi qe ka bere qe kongresi do rregulloje edhe statutin nenkupton qe ai e pranon qe blushi ka te drejte, dmth qe rama po qendron kryetar ne kundershtim me statutin. Por rama kete e shpreh ndryshe, meqe statuti i ps nuk ka goje rama thote qe statuti nuk eshte ne rregull, jo une. Po te kishte statuti goje do i pergjigjej rames me te njejtat fjale qe ju drejtua blushi rames. Ndersa sa per ate qe thote shoku servet qe partite sot po funksionojne si levizje politike nuk po na thote ndonje gje te re. Partite politike krijohen dhe themelohen si pasoje e levizjeve politike (si ajo e dhjetorit 90), kthimi nga levizje ne parti shenon nje hap me perpara drejt organizimit, disiplinimit dhe strukturimit te levizjes duke caktuar rregullat e lojes brenda kesaj levizje dhe kesisoj duke garantuar demokracine brenda kesaj levizje. Kthimi qe kerkon serveti i ps nga parti me statut ne levizje politike pa rregulla, interesa apo ideologji te caktuar con ne transformimin e ps nga nje mase e ngurte ne nje mase te lengshme qe merr formen e enes (interesit momental) ku e hedh. Nga ana elektorale kjo duke e mire sepse merr vota nga te gjitha anet duke ki premtuar te gjitheve gjithshka, kjo eshte e mire per ata qe duan pushtetin por jo shtetin, levizje te tilla pa nje bosht bejne qe te lindin shoqeri diktatoriale ku interesi i vetem i atij qe edhte ne krye eshte qe te qendroje gjithmone ne krye nuk ka rendesie cfare cmimi financiar apo moral.
    Shqiperia dhe republika te tjera bananesh si shqiperia kane qene e do jene gjithmone vende per eksperimente social-psikologjike nga qendra te ndryshme me fuqi politike dhe ekonomike. Me sa duket po afron eksperimenti i rradhes.

  32. Al says:

    O popull!! Mos u merrni me politikat e brendshme te partive! Mos u beni tifoze te njeres pale apo tjetres. Behuni tifoze te mireqenies e sigurise per ato ngrijeni zerin. Nga kjo pikepamje Blushi duhet te jete i humbur ne syte e popullit se e merr rrogen per deputet qe duhet ti sherbeje popullit dhe ben pune shkrimtari apo kundrazbulimi ne rradhet e te veteve. Qe ne momentin qe ky paguhet per ate qe nuk ben une si qytetar i thjeshte i heq vizen e nuk me duhet sa shkrimtar i zoti apo njeri i zgjuar e me vizion eshte ai. Shkrimet e tij nuk sjellin ushqim e bollek as ne tavolinen time e as tuajen! E per cfare ia jap une rrogen ketij nga taksat e mia?? Per te krijuar percarje ne nje parti qe ka ndermend te punoje per popullin? Megjithese edhe kjo parti ka cibanet e vet dhe ka shume gabime, eshte e keqja me e vogel qe ne Shqiptaret kemi pasur nga pikepamja e qeverisjes. Zgjedhjet ne parti duhet te behen por nuk i takon ketij te flase. 35 komente ketu nuk ankohet njeri per gjera qe nuk jane mire e qe duhen rregulluar. Ideologji te tipit “Vetem te pajtohen sala me nanon pa ne pa buke te rrime” jane shume te gabuara e nuk do na lene te ecim perpara. Politika eshte sport i tipit “Gjej kale te ngrodhur e hiqi patkojte” deri ne momentin qe populli eshte tifoz i devotshem i telenovelave brenda rradheve te njeres force apo tjetres, ceshtjet e popullit lihen ne harrese. Ngrini zerin per problemet tuaja nese doni qe dicka te filloje te levize!!

    1. Socialisti i Zhgenjyer says:

      Bere si moralist dhe si bonist, shave dhe Blushin por as ti vete nuk na the ndonje gje, Blushe per buke e gojes se popullit po flet ca me merresh me rrogen e tij. ato rroge jan therrime po te krahasohen me vendet e tjera. Ai eshte deputet socialist qe ka marre pjese ne shkrimin dhe ideimin e programit qe e solli psne ne pushtet dhe tani po shef qe asnje nga pikat e atij programi nuk po zbatohe. ca beni gam gam kot duke shajt nje opozitar ne partine e vet. Opozita eshte gjithmone me e vertete se sa ata qe qeverisin kjo ndodh ne te gjith boten eshte e natyrshme edhe Pd-ja madje eshte me e sinqerte se ps-ja ne kto momente. Lepiresa bythe e injorante qe nuk jeni tjeter.

  33. alba says:

    Problemi eshte i thjeshte …Blushi kerkon karrigen ..doemos probleme dhe oponenca ka pa fund … Vetem nje gje me vjen keq, qe te gjithe politikane , pushtetaret flasin ne emer te sovranit …po dhe sovrani e di .. ne kete mori politikanesh Rama duket me i devotshmi , ta leme te punoje!

    1. Socialisti i Zhgenjyer says:

      Ta leme te vjedhe thuaj se per te punuar se ka bere nje pune deri me tani, Per lyerje fasadash eshte 1-sh ai

  34. lama says:

    Per gjithe injorantet duhet ta dine se pa blushin edi rama nuk do ishte bere kurre kryetari i ps.Blushi ishte i pari qe e mbeshteti kunder nanos pavaresisht se ishte minister ne qeverine e nanos.

    Edi Rama i ka borxh gjithcka blushit.

  35. h says:

    Rama = Saliu U ve = ne kete rast megjithese Saliu mund te jete fitues sepse per sy e faqe ja dha partine Ed Selamit !

  36. Socialisti bythpambuk says:

    Ram mashtrues – psikopati thote qe, do te ecij sipas pervojes te Partise Laburiste .
    Dhe une po i them : 1. Partia Laburiste eshte parti Angleze ,antaret e saj jane anglez , anglezet jane ata qe ndertuan boten .Partia socialiste eshte parti shqiptare , antaret e saj jane shqiptare , shqipetaret ne periudhen e nderimit te sistemeve shkaterruan gjthecka , deri ne shkaterrimin e cezmave dhe furrave te bukes me te cilat ushqeheshin . Shqipetaret vazhdojne akoma te jene ne periudhen e gjakmarjes , jane me qindra apo mijera te ngujuar qe nuk mund te dalin nga shtepia sepse i vret hasmi .
    2.Ne krye te Partse Laburiste zgjidhen njerez normale , ndersa ne krye te PS zgjidhen njerez anormal, psikopat , mashtrues , hajdute dhe te korruptuar .

    Respekt per Blushin , neveri per servilat qe kane mbushur asamblene e PS .

    1. Socialisti i Zhgenjyer says:

      e ke thene mire or mik Jam dakord me ty 100%

  37. batoni says:

    Trimi mbi trimat, Ben Blushi qe dhe ne sallen e parlamentit shkruan libra. hajt, mor njeri parazit prej 20 vjetesh. Hengeri parate e taksapaguesve duke shkruar libra dhe tani qe e sheh se s’e perfill me njeri, ngrehoset se gjoja kerkon zbatimin e statuit. Statuti vete behet vete ndryshohet, problemi eshte se statut me te madh se vota e popullit nuk ka edhe mbi kushtetuten. Mos mendon se po u bene zgjedhje per kryetarin nuk do zgjidhet me Edi Rama por Ben Blushi? Nje formalitet qe e sqaroi populli ne votime. Ben, ik andej nga ke ardhe se hengre shume e do e vjellesh. E more pafidhen dhe ti si Tom Doshi. Dhe ai thote qe jam deputet i partise socialiste njesoj si ti!

    1. Socialisti i Zhgenjyer says:

      Ti dukesh qe jeton akoma me mentalitetin e diktatures komuniste. Beni eshte nje nga te paktet njeri me vlera ne kte vend. Dhe te shkruash libra nuk eshte parazitizem eshte pune edhe me e rende se e hekurkthyesit apo e puratorit. Truri harxhon 70% te energjive te njeriut ne rastin ten nuk eshte ashtu sepse ti nuk e perdor trurin vlla. Statuti i ps eshte si nje kushtetute me vete qe i perket njeres nga partite me te medha. Rama nuk fitoi se ishte rama por se mori votat e partise socialiste. Beni e di qe nuk behet dot kryetar kunder ramep por kur behen zgjedhje ne parti levizin edhe disa fije per sa i perket vendeve te punes sepse aty per te marre votat ne parti duhet te japesh vende pune socialisteve dhe jo LSI-stave apo sorosianeve te Veliajt. keshtuqe ne parti eshte ndryshe loja prandaj rama a bajpason partine se ja ka friken se thot ku ti gjej vendet e punes per kta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje