Lefter Maliqi këshillon Bashën: Pa hapje, shtimin e radhëve të PD dhe largimin e servilëve s'ka fitore

18 Korrik 2015, 16:10Politika TEMA

Lefter Maliqi, ish-deputeti i PD në Qarkun e Beratit vijon kritikat ndaj lidershipit të Partisë Demokratike, ndërsa këshillon Lulzim Bashën që të mos dëgjojë servilët.

Në komentet në rrjetin social Facebook, Maliqi shkruan se:

“Pa pune riorganizim, reflektim, kontakte, takime pa hapje shtim të radhëve në PD ,pa vene në krye njerëzit e aftë me mbështetje popullore s’ka fitore, përkundrazi ulje dhe humbje dhe më të mëdha! Situata është emergjente!”.

“Karriera është me votë, eliminimi është me votë, eliminimi është me punë.

Unë jam për këtë, nëse kjo nuk bëhet atëherë PD në vitin 2017 do humbasë. Kjo është taksative, nëse ne do të presim analizë pas analize.

Ata servilë që janë aty kërkojnë të jenë thjeshtë në listë për deputetë, nuk janë të shqetësuar nëse humb apo fiton PD.

E vërteta është që PD humbi në këto zgjedhje në votën proporcionale, por edhe me kandidatët. Arsyet e humbjes, përveç fenomenit të shitblerjes, kërcënimeve të kryeministrit Rama që mos votoni kandidatët e SHQUP-it se ndryshe nuk ju japim fonde, përveç presionit të administratës dhe fenomeneve të tjera korruptive, që PD i dinte dhe në 23 qershorin e shkuar, janë dhe të brendshme. Të gjitha këto ne si PD nuk na lënë pa faj për rezultatin e arritur kaq dobët.

Arsyet e tjera kanë të bëjnë me procesin, me riorganizimin e PD, të deleguarit e dërguar nëpër rrethe, të cilët, kryesisht në  bashkitë ku u pësuan humbjet më të thella, pothuajse ishin inekzistent.

Ne duhet të fillojmë punën për riorganizimin e PD-së që tani, dhe ky është alarm. Unë nuk kërkoj asnjë privilegj, dua të filloj punën nga malet e Skraparit deri në malet e Beratit. Janë struktura fiktive dhe seksione inekzistente në një pjesë të madhe.

Nëse ne nuk fillojmë punën që tani, ne nuk fitojmë dot në 2017. PD duhet të zgjohet, të bashkohen faktorët e rinj e të vjetër për t’u ringritur, e të mos i hedhim fajin njëri-tjetrit. Nuk duhet të humbim kohë me analiza.

Delegatët dhe kryetarët e partive të krahasojnë rezultatin e tanishëm me atë të vitit 2013, apo 2011. Në rast humbjeje njeriu ka një moral dhe i hap rrugën tjetrit. Nuk mund ta mbajmë ne peng partinë të disave që kanë hipur në pushtet ndoshta dhe me servilizëm.

Ne kemi probleme me veten dhe me aleatët. Edhe roli i ish liderit Berisha është domosdoshmëri për ringritjen e PD-së, sepse e njeh mirë bazën, pavarësisht se tashmë është një drejtim i ri, por përvoja e tij është tejet e domosdoshme të paktën për këshillim dhe ringritje”, komenton ish-deputeti i PD.

6 komente në “Lefter Maliqi këshillon Bashën: Pa hapje, shtimin e radhëve të PD dhe largimin e servilëve s’ka fitore”

  1. Azio says:

    Lefter!
    Ti kerkon qe ligjin ne pd ta beje perseri maliqi(Sali Berisha)?
    Keshtu mendon ti?
    Aha e pasket fitoren ne xhep ne 2017!
    Me pelqen qe ti kerkon nje reformim te partise tende .Por djalosh nuk ka reformim,ringritje doke u falur cdo dite tek Sala apo Luli.Pa e qeruar keto figura te errta disa te tjere qe I vijne pas atyre,jo vetem ne 2017 por edhe shume vite te tjera ju do mbeteni minorance gjithnje e ne tkurrje,deri sa nje dite mund te shuheni si force politike dhe do te mbeteni ne histori si parti politike me e dobet,me korruptive me elemente vrasesh e hajdute ,qe ka patur ndonjehere Shqiperia ne spektrin politik.

  2. meckojati says:

    Vazhdoni se me berishen do “fitoni”.edhe ju analize te thelle po beni.

    1. toska says:

      I mieri Lefter Maliqi, nje person medioker, nje servil i perkushtuar deri perulesi, njeri pa kapacitet intelektuar nen ate mesatare. Po qe se Lulka merre mendime prej ketij idioti e them me bindje se PD fitoren e ka te sigute mbas viteve 2025; keshtu ka per te fituar Luli gjithmon deri sa ti vene drune. Nuk ka kapacitet per te drejtuar nje parti, kudo qe ka shkuar me nder m…in i ka bere dhe kurre ska per te bere hajer, eshte nje nxenes besnik i kriminelit me te madh te shqiperise Sali B erisha.
      U shofte rraca e tyre e ndyre, te gjithe badakçinje.

  3. Diabolik says:

    Si është ajo shprehja: Bërtet servili, kapeni servilin….

  4. Emigrant says:

    Me keto qe thua o Lefter del me i zgjuar ti se Basha kot te thone budalla ty

  5. Black jack says:

    Qeka koke e modhe ky, ureeee sa I zgjut qeka, sic ka size e kokes ka dhe trut, o trujt zoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje