"Edi Rama, një lider i skllavëruar prej pushtetit të artit"

18 Korrik 2015, 20:22Politika TEMA

“Kryeministri i Shqipërisë mban shkumësa me ngjyra në zyrën e tij e dikur këmbëngulte në lyerjen e godinave me bojra të ndezura. Peter Aspden takon një lider të skllavëruar prej pushtetit të artit”.

Me këto dy fjali, “Financial Times” bën hyrjen e një artikulli të gjatë të fokusuar tek kreu i ekzekutivit shqiptar, por në një dritë krejt ndryshe.

Shkrimi nis me vizitën e Angela Merkelit në Tiranë: një shkëputje e shkurtër, siç e përkufizon Aspden nga negociatat torturuese të Eurozonës mbi zgjidhjen e halleve financiare të Greqisë, përmes një udhëtimi në Ballkan që synon forcimin e marrëdhënieve të Gjermanisë me rajonin.

Ndalesa e parë ishte Shqipëria, ku Rama i uroi mirëseardhjen me fanfarën e zakonshme diplomatike dhe me një surprizë shtesë. Përpara se t’i drejtoheshin hollit të kryeministrisë për konferencën e përbashkët të shtypit, Rama e çoi kancelaren në një dhomë të vogël ku i prezantoi disa prej artistëve më të spikatur kontemporane të Europes sot: Philippe Parreno i Francës, i njohur dhe për filmin e realizuar me Douglas Gordon mbi futbollistin Zinedine Zidane; shqiptari Anri Sala; konceptualist britanik Liam Gillick, artisti nga stokholmi Carsten Höller si dhe bashkëkombësi i Merkelit, Thomas Demand.

Takimi, siç do të pohonte më pas njëri prej pjesëmarrësve, qe paksa “surreal”.

Konferenca për shtyp u mbajt në sfondin e një fotografie gjigande të Demand-it. Quhet “Sign”, është rikrijuar mbi një vepër të prezantuar në 1939-tën në Ekspozitën Botërore në Nju Jork.

Forma në fotografi vjen e papërfunduar; ngërthimi i duarve është një proces në zhvillim. Në shpjegimin e vetë Ramës, është një duarshtrëngim që simbolizon partneritetin mes popujve të botës përmes konsumit.

Jashtë ndërtesës, për miken e shquar të kreut të qeverisë kishte edhe të tjera mesazhe plot ngjyrë.

Një prej skulpturave të famshme të Höller-it, “Kërpudha gjigande e trefishtë”, është një kolazh 3D i tre kërpudhave të ndryshme: njëra është e ngrënshme, tjera helmuese, e treta halucinogjene.

Një skulpturë, që siç thuhet në një shënim zyrtar, mund të perceptohet edhe si koment për “politikën shqiptare”.

Në hyrje, një tendë e bardhë me drita vezulluese, e dizejnuar nga Parreno, sinjalizon jetën e re të një ndërtese që ka qënë për shumë vjet selia e kobshme dhe mbytëse e sunduesve komunistë të vendit.

Sot, përurohet si qendra e re e Tiranës për hapjen dhe dialogun.

Dhe Rama, artisti i kthyer në politikan, po i tregonte kësisoj njërës prej lidereve më të fuqishme të globit se në këndvështrimin e tij, asgjë nuk mund ta ndryshojë botën ashtu siç bën arti.

37 komente në ““Edi Rama, një lider i skllavëruar prej pushtetit të artit””

  1. sa fatkeq qi i iku sala nga pushteti ktyre bythqimave amerikan ,
    i mbaroj burimi financiar qe vinte nga taksapagusi shqiptare prej sali berishes
    per ti mbajtur ne diktature e shkaterrim shqiperine .
    ja pra si i kan ndihmuar diktaturat kta demokratet e gopit te lirise

    Rames hecni e i boni noj gojore ju bethqima

    1. gjithashtu malok says:

      o bo vap. ti para se te komentosh mundohu te lexosh artikullin. fatkeqsisht, tashme tema nuk boton me asnje artikull Kritik ndaj rames.

      1. Pilo Lala says:

        Nje nga artikujt me mte mire qe kam lexuar ne Financial Times.
        Nuk ben kot krahasime kjo Gazete e Parave, me nje piktor. E ka ngritur shume lart Kryeministrin Shqiptar.
        Sa ta kuptoje ai artikullin e Financial Times, iku treni. Pune Tropojanesh.
        Financial Times po hedh hapin e pare, duke e quajtur Edi Ramen nje artist, qe artikulli i dyte te jete shume here me pozitiv, dhe te tregoje ndryshimin e Shtetit Shqiptar qe nga viti 2013.
        Kudo Bota po shikon perparimin, dhe e pershendet ate.

        1. Lili says:

          Ti e kuptove keshtu .eshte puna e formimit te trurit tend:lexuesit e FT e kuptoje edhe si ‘ Shqiperia e shkrete eshte ne duarte e nje piktor qe nuk interesohet per asgje pos bojat,e sidomos jo per finançate e ekonomine-ekonomia eshte b-a-ba e FT -as kur pret Merkelin!
          Pra gazetaret ne boten normale edhe pse te komplimentojne per shijet perendimore qe do me impulsuar,nuk shiten Kaq lire edhe reputationin e tyre e mbrojne mire….e ketu vetem d’y tri fjale qe perdor ky gazetar mjaftojne per me treguar limitet e formimit te kryeministrit tone.(gjeni cilat do ishte nje detyres shkollore per si ne nje kompliment te marrish edhe d’y dru te forte.)..

          Pra lexone si te doni tash FT,
          Keshilla nentext per kryeministrin tash eshte kujdesu per ekonomine sot aq sa kujdesesh per pamjet e artin bashkohor

    2. marina says:

      Dhe ky ne gjurmet e Saliut po ecen, ngeli duke paguar the lobuar per arritjet si k/minister madje dhe ne stacione te fuqishme si abc. Imazhin e ka merak. Mero me shume fresk Rames se po ta kalon Sandri I Fevzos.

    3. i says:

      Cfare thua more idiot?? Sala eshte per shtate pale qefe se ky piktori jot nuk do ta fusi ne burg. Ka folur per 1000 mij lloj korrupsionesh dhe tani nuk ben asnjegje. Arsyea e vetme eshte se do te bej per vete te njejten gje. Kaq

      1. dddd says:

        piktori s’esht imi o shkerdhat qe fle mediave ,
        eshte i shqiperise o kurv shpelle,
        qe nuk ju pershtatet kurr njerezimit e mesonit te diskutoni si njerez

  2. doktori says:

    Ja hoqet edhe ato pak mend(nqs i kane mbetur), me keto lloj fryrjesh qe i beni.

  3. mondi says:

    e ndriti tiranen, aq bukur e ka bere sa nuk merret fryme, depozita siper tarraces, shkatro parqe mbill beton. Enveri bente bunker, ky drogaxhiu i semur bene pallate betoni. Dha modelin me te keq si ndertohet nje qytet, dhe e shkatroi shqiperin. berish adhe rama jane dy kriminelat me te medha qe ka pasur shqiperia kete do ta vlersojne brezat e ardhshem qe do jene me mend ne koke jo si keto propagandistet e mjaftit apo gazetarucet e mero bazes . TANI CENSUORJENI KOMENTIN.

  4. bricks says:

    fatkeqesia e ketij vendi eshte qe e ka Kryeministrin Piktor. jo inxhinier, jo prodhues por arist konceptual. lrandaj dhe ai tall trapin. Financial Times paguhet per keto artikuj. por nderkohe shikoni Serbine qe dallohet per teknologhi dhe prodhime armesh. Popull budalla

  5. huhika says:

    artikullshkruesi ishte injorant komplet. E quante godinene e kryeministrise te kohes se Komunizmit.

    1. i says:

      E kohes se komuniZmit eshte o injorant. Se eshte 1953.

      1. Pilo Lala says:

        E bukur kjo

  6. roberto says:

    Na iku Sali Berisha nje DALLKAUK ANTI SHQIPTAR dhe na erdhi Edi Rama nje LUSTRAXHI DEMAGOG!
    Te dy kane punuar e punojne vetem per vete e jo per popullin!
    Saliu e shkaterroi Shqiperine dhe PD-ne,ndersa Edi Rama shkaterroi PS-ne,duke e perdorur ate si LETER HIGJENIKE,duke i fshire SUMEN Ilir Metes,qe e mban ne pushtet!
    Ne se Berisha ,ne kembim te pushtetit i dha Mewtes 20% te vendeve te adminisrtrates,Edi Rama i dha me shume se 80% !
    Keshtu LSI-ja i futi te gjithe militantet ne pune,ndersa PS-ja na vuri HUNE!!!
    Per me teper me LSI-ne mbajten vendin e punes edhe PD-istet,qe kaluan me LSI-ne ne momentin e fundit!!!
    Pra Edi Rama shiti PS-ne per PUSHTETIN E VET,duke krijuar kushte qe ne zgjedhjet e 2017-tes LSI-ja te dale force e PARE politike!!!
    Per cfare te votoj une per PS-ne kur djalin dhe 3 niper e 2 mbesa m’i ka lene pa pune,kur ne fakt ishin ne pune ne kohen e PD-se????
    HARRAM VOTAT TONA Edi Rama!!
    Ti punon per VETE e jo per popullin!!!
    Di gje se cfare po behet me “BUNKER-ART-in” tend te famshem????
    Po me LULKAT ne katin e pare te kryeministrise do na shtohet gje PENSIONI?
    Po DREJTESIA do te vihet ne vend???
    A ke lene ndonje BURGAXHI nga ish persekutuarit pa u dhene MILIONAT e burgut,pamvaresisht se mund te ishte denuar si hajdut apo pederast???
    Pse ne ish ushtarakeve nuk na i jep MILIONAT e mbajtura padrejtesisht per 25 vjet,duke na rropatur gjyqeve per vite te tera,ndersa te persekutuarve ua jep pa GJYQ???
    TI JE SHKATERRUES I PS-se DHE ARMIK I USHTARAKEVE!!!

    1. Pilo Lala says:

      Pensionist,
      Ule pak gryken e Topit, se po godet harabelat.

  7. BM says:

    Sot kur hapa gazeten ne kompjuter, vura re qe nje muzike e perseritur ne menyre te besdishme ne krah te reklamave me beri ta le websiting.
    Ju luetem hiqeni ne se done qe ta lexojme permbajtjen e gazetes.

    1. sit.. back....and relaks → says:

      beje sound-in mute ne kompjuter dhe keep going. i ka marketingu keto gjera, te cajne trpin me ato videot dhe keto melodite qe filloje luhen automatikisht. po ske ci ben, do haje dhe stafi i temes buke.

  8. luli qe shiste brisqe rubie says:

    pordhe, na hapet barkun

  9. BS says:

    Ajo strehez e vendosur te kryeministria synon qe bukuria e nderteses te zvogelohet, syri te kaptoje vetem dritat. Eshte menyra perse autori e ka krijuar, me ate qellim, prandaj askush nuk ka pranuar deri me sot ta vendose ne nje ndertese klasike. Fatkeqesisht eshte nje vend si Shqiperia ku mund te tallesh ……..

  10. Pelasgian says:

    VK ……kan fillu me pagu shume si duket …

  11. Tili says:

    Dhe Neroni ishte artist

  12. faro says:

    Edi Rama eshte i vetmi Kryeminister, qe mund ta lartesoje Shqiperine ne nivelet e Europes!
    Kete e verteton i gjithe vargu i reformave madhore qe po ben ne forme dhe ne permbajtje. Te tjeret po merren vetem me lodhjen e vetes per te gjetur ndonje gabim ne tere vepren e tij pozitive.

    1. Lili says:

      Ketu te jap pak te drejte:eshte i vetmi kryeminister qe nuk na turperon kur dell jashte-cka nuk eshte pak-e bile na nderon si ne rastin e beogradit apo Parizit.
      Problemi eshte se perreth ka zgedhur njerezet qe na turperojne e jo pak:erion me diploma false, peleshi qe eshte shoqe e ngushte e nje drug dealer,tjera qe eshte me diplôme kristal etj etjetj per mos me fol per ilir meten
      Problemi eshte a nuk do vete qe te shkelqeje mbi to ,apo nuk do e nuk di ku me gjete njereze te mireformuar-ne cdo aspekt-sepse pushteti e ka larguar nga jeta ?
      Ishallah per Shqiperine nuk eshte problemi tek prishja e pazareve te horrave ne qofte se vé njerezet e duhur aty ku duhet,po jam e bindur se pikerisht ky eshte frenin kryesor per nje mireqeverisje nga edi rama!

  13. tjl says:

    Edvin Rama do te mbahet mende si kryeministri me i suksesshem ne Shqiperi.Vendi yne nen udheheqen e tije ka mare drejtimin e duhur.

    1. doktori says:

      He me te lumte , keshtu te do partia dhe shoku Edver.

  14. Tahiri says:

    Bravo Roberto,nuk kam c’te shtoj me shume.

  15. altini says:

    Per ty,o tjl Edi Rama mund te jete edhe babai yt,por per mua eshte njelloj i lig si Sali Berisha!
    U tall me pensionistet duke mashtruar se gjoja ka bere REFPORME NE PENSIONE!!!
    MASHTRIM KOMPLET!!!
    TURP TE KETE!!!

  16. Kris 1 says:

    Po e fryjne shume bretkocen e rilindjes.Nje dite do te pelcasi.

  17. Wendy-B says:

    Po ,po do mbahet mend. Artist e kena KM. Pallatet shumengjyreshe si ne Los Angeles, Lanen e ka gjelberuar e pastruar nga pislliqet. Tirona jon e dashur eshte bere si Praga apo Venecia, ndoshta dhe me bukur.
    Keto dy vite ekonomia eshte ngritur dhe mireqenia po barazohet me vendet e BE. Nuk e kuptoj cfare duan disa njerez mosmirenjohes qe lejne kete vend per azil ne Gjermani pffff..

    1. doktori says:

      Wendy-B, nqs komenti yt eshte ironi e holle meriton nje bravo te madhe, por nqs i ke seriozisht ato qe shkruan, me keqardhje duhet te te them se duhet urgjentisht te fillosh kuren se gjendja po perkeqesohet me shpejtesi te madhe. Uroj per ty qe komenti te jete ironi.

  18. era says:

    faro te shofte fara, nese deri tani kemi thene se saliu ka qene fatkeqesi kombetare tani e sigurte qe kete cmim e ndan me kete palo kryeminister, qe ndoshta per ta shkateruar akoma me keq kombin shqiptar ketej dhe andej kufirit po ndihmohet edhe nga pushtat perendimore.
    Historikisht dhe logjikisht te huajt kane interesa qe shqiptaret te mos kene shtet si te gjithe shtetet ne bote por republika bananesh qe te tallin prapanicen dhe te shfrytezohen prej tyre.Larot shqiptare ahtu si Toptani, zogu e saliu dhe keta kodoshet e sotem po shesin gjithka per te mbajtur ate b… e tyre te qelbur ne karrike.
    Per inerci u futa ne kete gazete mbasi te gjithe e dine qe kjo eshte kthyer ne nje pacavure dhe erashke qe i ben fresk qeverise dhe kryesisht like floririt. Mero i hengri me pershesh me dhalle te gjithe shkrimet qe nuk i kishte pasur “per moral” por prishje interesash me saliun
    Mjafton komenti i @Tili.

  19. Muzapopullore says:

    U be rutine qe Anri Vajmedete Sala tall bythen me E Ramen. Por kjo I kalon te gjitha hahahahah ” jete e re nje kryeministri” me te ngreneshme, helm use dhe halucinative. Hahahahaha dhe drejtim I ndryshem sexual.
    Erion Veliaj kryeminister
    Anri Sala president

  20. dddd says:

    Edi RAMEN e sulmojn vetem antishqiptaret dhe rraca e putanave te atij vendi sidhe prostit islamiste

  21. meridag says:

    poull idjot qeveri-idjote . ashtu siq keni kryeministrin (idjot) jeni dhe ju ju kombi-shqiptar…. idjota …. nuk ka navoj per koment.

  22. Lili says:

    Méridag,
    fatkeqesisht ashtu eshte!

  23. Tina says:

    Shani s’e nuk e arrini dot këtë fitore të 23 qershorit. Ngushëllohuni me broçkullat që thoni duke menduar se fitoni.Qesharake!

  24. anticensurë2587456 says:

    “Dhe Rama, artisti i kthyer në politikan, ”
    or taj dhe ai që gati nuk e shkatërroi botën par 70 vjetësh ishte po ashtu artist i këthyer në politikan!ishte dhe ai një piktor i dështuar që pasi zuri vëndin e parë në gjermani i bëri të gjitha gjërat si i deshte bytha atij!!ai mori shperin si arkitekt për të përmbushur dëshirat e tij kurse ky ka fate velajn a nuk di se kë idiot tjetër ka për ti plotësuar dëshirat!!
    për fat ky është në një vënd të vogël dhe jo në një vënd si gjermania!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje