DEBATET/ Dade: Berisha çoi fishekë në Srebrenicë, ndërsa ministrat e PD çuan fishekë në Ruanda

20 Korrik 2015, 13:02Politika TEMA

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme Arta Dade ka drejtuar një seri akuzash të forta ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, në një kohë kur komisioni po diskutonte  një marrëveshje mes Shqipërisë dhe SHBA-ve në luftën kundër trafikut të drogës.

Berisha ka furnizuar me naftë makinerinë e Millosheviçit. 

Ministrat e PD-së kanë çuar fishekë në Ruanda. Berisha ka çuar edhe fishekë në Srebrenisë, atje ku është bërë masakra”, tha Dade.

Akuzat e  Dades ishin një reagim ndaj akuzave që deputeti demokrat Aldo Bumçi ngriti pothuajse gjatë gjithë mbledhjes, për kandidatët e mazhorancës për kryebashkiak në zgjedhjet e 21 qershorit, që sipas Bumçit janë të inkriminuar.

“Ne si Parti Demokratike mbështesim policinë, por dyshojmë se nuk ka vullnet politik, sepse ju mbroni njerëz kriminelë. Çfarë mesazhi i jepni policisë. Sa jemi të besueshem ne kur ambasadori i SHBA tha të mos kandidojmë njerëz të inkriminuar”, tha Bumçi.

Debatet

Bumçi : Qeveria është kundër frymës së kësaj marrëveshje.

Dade: Ne jemi vlerësuar nga SHBA dhe BE në luftën kundër drogës. Politizimi i kësaj çështje nuk shërben.

Tahiri- Bumçit: Prokuroria ka vërtetuar se nga zyra juaj kanë dalë fakse për Shkëlzen Berishën. Ndoshta dhe ju vetë zoti Bumçi si ish-ministër i Jashtëm duhej të ishit thirrur të dëshmonit për Gërdecin, sepse ju ka dalë emri. Sepse ka problem pandëshkueshmëria.

Bumçi: Ju mashtroni sepse s’ka asnjë fakt zyrtar nga Prokuroria. Çdo devijim tregon se ka probleme. Sepse ambasada e SHBA dhe zëvendëssekretarja Amerikane e Shtetit ka thënë mos kandido njerëz me të kaluar kriminale

Tahiri-Bumçit: Ndoshta vetëm ballkoni i shtëpisë suaj mbeti pa u mbjell me kanabis.
Dua t’ju siguroj se lufta kundër krimit të organizuar e informalitetit ka të bëjë me kapacitetin tonë teknologjik, infrastrukturor etj. Pavarësisht qëndrimit të opozitës ka kohë të bëhemi bashkë kundër krimit. Ma do mendja keni pasur të njëjtin qëndrim. Kur kryetari i PD Basha vajti atje dhe tha se u hoq droga nga Lazarati dhe u çua në vend tjetër. Sepse ka pasur përgjegjësi si ministër i brendshëm. Apo kur Berisha tha se policia ka marrë peng Lazaratin. Ne duhet të bëhemi bashkë në luftën kundër kriminalitetit.
Është hera e parë që Shqipëria nuk është më vend origjine. Kemi mesataren më të ulët të vrasjeve në 24 vite. Ju zoti Bumçi e mbani mend si konsiderohej Shqipëria. Dhe ndoshta vetëm ballkoni i shtëpisë tuaj mbeti pa u mbjell. Nga janari deri tani policia ka shkatërruar 230 mijë rrënjë kanabis. Mua më pyesni a janë kapur,  jo pse janë mbjellë.

5 komente në “DEBATET/ Dade: Berisha çoi fishekë në Srebrenicë, ndërsa ministrat e PD çuan fishekë në Ruanda”

  1. B says:

    Akoma me keto debate shterpe vazhdon PS, i thashe me tha, asgjekundi e asgjesendi. Vazhdoni, kjo eshte rruga e Europes.

  2. Misteri says:

    Pershendetje zoterinj te gazetes TEMA ju lutem boton kete pyetje.Pse BABAI i ketij ZOTERIS me emerin ALDO BUMCI banuse ne R.SAMI FRASHERI ne TIRANE beri perpjekje maksimale te zhdukte dosjen si bashkpuntore i sigurimit te shtetit ku raportonte dhe spiunonte shkotet ish operativi ose oficeri isigurimit ASTRIT MATAJ dhe kur nuk ja ariti futi te birin ne PD pas studimeve misterioze ne QIPRO

  3. Lili says:

    E ju ku shit si parlamentaret qe kontrolloni Shtetin e qeverisjen? Apo edhe ju shume te zene me traffiqet e juaja?

  4. albano says:

    PO PERSE NUK E FUT NE BURG RAMA KUR PASKA BERE GJIHTE KETO KRIME … CFARE PRET RAMA ..META …APO JANE NJESOJ DHE ATO E KANE MENDJEN PER TE VJEDHUR DHE JO PER TE GJUKUAR KRIMINELAT ..I LEXON RAMA KETO SHKRIME ..APO NUK DIN ME LEXUAR

  5. ULCITO says:

    more akoma ju me cfare ka bere saliu ,luli,zhulali,zogaj,mediu, apo sic po thojne keta te opozozites prr ramen G RUCIN, I METEN,S BRAON G RULIN
    ETJ…. PRANDAJ O POPULL, MOS BESO SE KETA PO MBROJNE NJERI TJETRIN.DHE NE HAJME MUTE KOTE. TE GJITHE KETA TE POZITES E TE OPOZITES NJE MUTE JANE. VETE I VOTUAM .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje