Frika nga Shtëpia e Gjetheve

20 Korrik 2015, 09:03Politika TEMA

Në kohën e Mbretit Zog, aty u lind trashëgimtari i tij, e me ardhjen e komunizmit, prej aty përgjoheshin të dyshimtit. Në çerekshekullin e demokracisë në Shqipëri, ajo që mori emrin Shtëpia e Gjetheve do të shndërrohet në muze përgjimesh si për ta mbërthyer një pjesë të errët të historisë. Por frika prej saj ende gjëllin tek ata që e kanë përjetuar diktaturën

Nga Shaban Maxharraj

Kambana e Kishës ortodokse është pothuajse e vetmja që e prish qetësinë në rrugën «Ibrahim Rugova», krejt afër qendrës së Tiranës në një pasdite. Katedralja «Ngjallja e Krishtit» është objekti më i pashëm i kësaj rruge. Përballë saj në pjesën tjetër të rrugës janë të stacionuar disa shitës ambulantë. Në pozicionin që rrinë, rrallë u bie ta shohin diellin gjatë ditës. Paradite hijen ua krijon objekti i Katedrales e nga mesdita e tutje, dhjetëra lisa të mëdhenj në trotuar e përtej murit që fsheh një histori në vete dhe s’është i kalueshëm. Kohëve të fundit në rrethojën ku është mbështetur një nga tezgat e shitësve janë vënë shenja e shënime që tregojnë se brenda oborrit të mbyllur është një objekt që posa i përmendet emri, i bën të rrëqethen ata që e mbajnë në mend Shqipërinë socialiste. E ashtuquajtura Shtëpia e Gjetheve shihet shumë pak nga rruga. Pengesë janë pikërisht gjethet.

Diktatura përballë demokracisë

E ndërtuar në vitin 1931, Shtëpia e Gjetheve nuk i kishte shërbyer shumë destinimit të parë. Ishte klinikë private e mjekut të njohur Jani Basho, që njihet si krijuesi i rrjetit të parë të klinikave shëndetësore në Shqipëri që asokohe udhëhiqej nga Mbreti Zog. Siç njihej ndryshe Zogu i Parë, ia kishte besuar klinikës së Bashos shëndetin e gruas dhe të fëmijës së tij të parë. Dy ditë para se forcat italiane të sulmonin Shqipërinë, në Shtëpinë e Gjetheve kishte lindur princi shqiptar, Leka Zogu I. Mëngjesi i 7 prillit 1939, kur avionët e parë italianë sulmuan Shqipërinë, Mbreti Zog bashkë me Mbretëreshën Geraldinë ishin duke kaluar kufirin shqiptaro-grek. Mbreti i Shqiptarëve iku për të mos u kthyer më kurrë dhe ndërroi jetë në Francë më 9 prill 1961. Në listën e kriminelëve të luftës të përpiluar nga Qeveria shqiptare e diktatorit Enver Hoxha, Mbreti zinte vend i pari edhe pse nuk kishte marrë pjesë në luftë. Si për nënçmim, regjimi komunist ia vuri nofkën «Zogolli».

Materniteti ku u lindi Leka Zogu I sot ngjan me një gërmadhë. Për dallim nga gërmadhat e zakonshme, ndërtesa dykatëshe me tulla të kuqe ka edhe rojë.

«Nuk lejohet hyrja. Nuk ka asnjë gjë njëherë. Nuk është duke u punuar. Është sikur e rrënuar. S’keni çfarë të shihni. Na kanë dhënë urdhër që të mos lejohet hyrja dhe nuk e di kur do të hapet», thotë rojtari, pasi hap një derë të hekurt në kabinën ku punon. Këto fjalë ia thotë çdonjërit që tenton të hyjë. Tregon se ka mbi gashtë muaj që e ruan objektin.

«Ka qenë gjë tjetër godina më herët. Tash është diçka tjetër. Jam në punë këtu dhe nuk mund ta prish punën time për t’ia rregulluar punën dikujt duke e lejuar të hyjë. Nuk flas për historikun e kësaj godine. Nuk di», thotë rojtari që nuk tregon as emrin.

Brenda murit rrethues toka është «e shtruar» me gjethe të thara, ani pse natyra ka muaj që ka gjelbëruar. Gjethet e thara zënë vend edhe në muret e shtëpisë. Duket se aq shumë e ka rrënuar koha saqë mezi i rri kulmi.

Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore ishte shndërruar në shtëpi të shërbimit sekret, gjë për të cilën shërbeu deri me rënien e komunizmit në Shqipëri në vitet ’90. Sipas të dhënave të Qeverisë shqiptare që tash ka vendosur t’ia ndryshojë prapë destinimin e objektit, me ardhjen e forcave të gjermanëve në Shqipëri gjatë viteve 1943-1944 aty ishte vendosur “Gestapoja”, shërbimi sekret i policisë naziste.

«Pas çlirimit në vitet e para të regjimit të ri në këtë ndërtesë u vendosën zyra hetuesie të Sigurimit të Shtetit», shkruan në njërën nga tabelat e vendosura brenda oborrit të shtëpisë. Aty shkruan se ata fatzinj që janë parë si të dyshimtë nga shteti i asaj kohe janë mbajtur në kushte të tmerrshme në objekt. Nuk u është dhënë ujë për kohë të gjatë. Edhe kur u jepej, kjo nuk bëhej për t’ua shuar etjen, por për t’ua shtuar atë edhe më. U jepej ujë i njelmët.

«Duke filluar nga vitet ‘50 funksioni i shtëpisë ndryshoi», shkruan në pllakate. Ishte shndërruar në shtëpi përgjimesh që ishte e veshur me gjethe gjithandej e nga ky fakt edhe mori emrin Shtëpia e Gjetheve. Aty përgjoheshin telefonatat.

«A thua muret e kësaj ndërtese apo gjethet që vishnin këto mure ishin të pajisura nga një kujtesë nga e cila buronin të tilla legjenda: fëshfërimat e gjetheve dhe pëshpërimat e njerëzve», shkruan në pllakate. Përderisa dikur brenda Shtëpisë së Gjetheve kishte lëvizje, ana tjetër e rrugës ishte e qetë. Tash derisa Shtëpia e Gjetheve pushon, përballë saj dëgjohet kambana e Katedrales ortodokse. Me ardhjen e Partisë Komuniste në pushtet roli i fesë ishte zbehur fort. Me stabilizimin e pushtetit Enver Hoxha kishte nisur një fushatë për varrosjen e fesë. Qindra klerikë ishin burgosur, vrarë e mbajtur nëpër kampe të përqendrimit, derisa feja u ndalua edhe me Kushtetutë duke u bërë Shqipëria shteti i vetëm i botës zyrtarisht ateist. Por tash situata ka ndërruar për 180 shkallë. Shembulli më praktik është Katedralja ortodokse përballë shtëpisë që ishte pjesë e Ministrisë së Brendshme.

Përgjimet në muze

Në fillim të këtij viti nga Shërbimi Inteligjent Shqiptar, Shtëpia e Gjetheve kaloi nën vartësi të Ministrisë së Kulturës. Qeveria Shqiptare e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë shtëpi ta ruajë si shenjë të kujtesës kolektive. Në janar kryeministri Rama së bashku me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro-Furxhin kanë shpalosur idenë e tyre për Shtëpinë e Gjetheve. Do të quhet Muzeu i Përgjimeve. Ky projekt është një nga nismat që objektet famëkëqija të ish-regjimit të shndërrohen në hapësira arti siç ngjau në fund të vitit të kaluar me ish-Bunkerin Antiatomik të Enver Hoxhës që ka marrë emrin «Bunkart».

«Ky muze është i dyti në zinxhirin e një projekti që do të vazhdojë me nëndheun, pasi kryeqyteti ka infrastrukturë ende të pazbuluar dhe ne do ta zbulojmë. Ka infrastrukturë të tuneleve të nëndheshme që ishin pjesë e infrastrukturës sekrete», kishte thënë kryeministri Rama në mbrëmjen e 24 janarit në ngjarjen ku u paralajmërua plani për Shtëpinë e Gjetheve. Sipas Ramës, projekti do të finalizohet si një muze i vrimave të së shkuarës që janë vrimat përmes të cilave mund të penetrohet në infrastrukturën fizike, por edhe psikologjike të vetëdijes, që do të përbëjnë një hartë të mirëfilltë muzeale.

«Njerëzit e interesuar për ta njohur se nga vijmë mund të prekin nga afër atë që ka qenë një nga pamjet më të errëta të mistershme dhe të çuditshme të regjimit», kishte thënë Rama.

Ndërsa ministrja e Kulturës kishte thënë se i takon brezit që është rritur me këshillën: «Mos fol se edhe muret kanë vesh, se ka çimka gjithandej».

«Për brezin e ri që nuk është mësuar me to, çimkat janë mikrofona të vegjël që na futeshin në tru si çimkat në trup, i përkas një kohe që gjithkush përgjonte gjithkënd», kishte thënë Kumbaro-Furxhi. Kishte treguar se sot s’ka gjë për të fshehur, dhe se ndërtesat e ish-komunizmit duhet të hapen.

«Duhet ta shohim historinë tonë jo të zakonshme, të hapim hapësirat tabu. Kjo është pjesë e strategjisë sonë muzeale edukative», kishte thënë Kumbaro-Furxhi.

Teksa e kishte quajtur Muzeun e përgjimeve edhe si muze të jetës njerëzore, kishte shtuar se «në çdo vend spiunët i paguanin e në Shqipëri i gjeje pa para».

Por pos ndërtesës në të cilën ende nuk kanë filluar punët për ta shndërruar në muze, trashëgimi e kohës së errët ka mbetur edhe frika nga Shtëpia e Gjetheve.

Ankthi që nuk zbehet

Pranë murit të oborrit dy shitës ambulantë qëndrojnë tërë ditën. Thonë se krejt çka mund të fitojnë janë 5 mijë lekë në ditë. Nuk preferojnë të flasin shumë për Shtëpinë e Gjetheve. Edhe kur flasin sikur rrudhen se mos i dëgjon kush.

«Dimë që ka qenë pjesë e organikës së Ministrisë së Brendshme. Këtu janë bërë përgjimet e njerëzve të dyshuar. Ka qenë e pajisur me aparaturë. Përveç njerëzve të dyshuar këtu janë përgjuar edhe ish-funksionarë të ish-sistemit», thotë një burrë i imët që kurrsesi nuk pranon të flasë me emër.

«Të flasësh me emër për Shtëpinë e Gjetheve?», pyet ai, tek lëviz kokën si shenjë e një «jo»-je të pakontestueshme. Tregon se afër objektit ka qenë Postë-telegrafi.

«Kanë zgjatur kabllot dhe kanë bërë përgjimet sipas direktivave të kupolës së sistemit. Tani do të rikonstruktohet në muze. Do të shpenzohen kushedi sa lekë për të bërë atë muze», thotë ai. Kolegu i tij që shet orë dore thotë se nuk ka të keqe që objekti të shndërrohet në muze.

«Le të bëhet muze dhe le të dihet se si ka qenë ajo kohë. Të keqe nuk ka. Në atë kohë përgjohej e tani përgjimet janë më të sofistikuara», thotë Mit’hati, që nuk tregon mbiemrin. Qeshet me faktin se në objektin tashmë të braktisur dikur «ka lindur çuni i parë i Zogut apo Zogji i parë, Leka Zogu». Thonë se merren vetëm me shitjen e imtësive dhe qëndrojnë gjithë ditën në rrugë për të nxjerrë bukën e gojës.

«Nuk është se ka punë, por shtyjmë ditën. Nxjerr deri në pesë mijë lekë sa për bukë me djathë e pastaj var opingat. Thesi me miell shpërndahet diku tjetër», thotë ai, tek braktis bisedën për pak çaste për t’i shërbyer një klienteje. Duket sikur gjithë jetën do ta kalojë pranë Shtëpisë së Gjetheve. Pasi shërben klienten tregon se shiti mall në vlerë prej 300 lekëve.

«S’kam qenë asnjëherë në Kosovë. Duhen 10 euro për të vajtur dhe aq për t’u kthyer», thotë ai.

Objekte hapësira të tilla për dikë nuk janë thjesht hapësira të së kaluarës komuniste por pronë e prindërve të çdokujt në Shqipëri. Pas këtyre hapësirave artisti Klod Dedja thotë se fshihet mundi i një populli nën trysninë e varfërisë së asaj kohe, por edhe të një lloj «çmendurie kolektive» e diktuar përmes dhunës dhe ideologjive të zymta. Për këtë ai e përkrah idenë e ruajtjes dhe shndërrimin në muze.

Reflektimi i së tashmes

Dedja thotë se Shtëpia e Gjetheve është pjesë e ADN-së nga pema gjenetike e qindra hapësirave misterioze që Shqipëria, sipas tij, mbart mbi sipërfaqen e tokës por edhe nën sipërfaqe. Në këtë rast ai bën një krahasim dhe objektin e lidh me artistët edhe në kohën e komunizmit.

«Kjo godinë është si filmat e Hichcokut , dhe në fakt ishte zemra e regjimit, simbol i sekreteve apo përgjimeve nga të cilat shumë artistë përfunduan në fund rrëqethës, sepse kishin ide të ndryshme nga regjimi», thotë Dedja. Ky artist vitin e kaluar ishte kurator i dy ekspozitave të atit bashkëkohor, «Perdes së hekurt», një projekt që hapi vilën e Enver Hoxhës në Tiranë dhe «nformal Mind» që pushtoi me art ish – kombinatin metalurgjik «Çeliku i partisë» në Elbasan. Sipas Dedjes, arti kontemporan është filtrues i mirë i dramave njerëzore sikurse reagon edhe si përballje me të kaluarën. Thotë se Shtëpia e Gjetheve  si muze është një instalacion-muze, duke ironizuar me vetveten nga përgjimi super sekret tek ekspozimi i përgjimit me dyer të hapura.

«Është ironike edhe në kontekstin aktual: duke i rikujtuar vetes, që edhe sot ne jemi totalisht të përgjuar, në një farë mënyre më elegante nga larg dhe lart, satelitet apo jo?!», thotë Dedja. Shtëpinë e Gjetheve e ka cilësuar si një vepër arti kontemporane ashtu siç është. Sipas tij, me hapjen e saj nuk shërben thjesht për t’u parë. Duke u bazuar në fuqinë e artit bashkëkohor Dedja shton edhe diçka.

«Arti, në këtë rast ai kontemporan, nuk shërben por reagon», thotë Dedja. Për të shteti përgjatë periudhës postkomuniste ka ndjekur një politike aspak pozitive për promovimin e artit kontemporan. Sipas tij, kjo ndodh sepse kulturat moderne nuk kanë qenë të mirëpritura dhe shpesh është trajtuar në harkun e këtyre viteve si art alienësh.

«Duke qenë një artist i brezit të parë të kulturës kontemporane shqiptare, mendoj se shteti duhet urgjentisht ‹të lajë borxhet› ndaj mosfunksionimit apo promovimit të së ardhmes së artit. Jemi minus 25 vjet dhe akoma ky boshllëk i mosinvestimit ndihet sidomos sot kur mundohemi të bëjmë rezyme kritike», thotë Dedja.

Për të bunkerët, tunelet, ish-fabrikat dhe shumë hapësira të tjera që janë pasuri kombëtare duhet t’u kthehen urgjentisht institucioneve të pavarura kulturore të cilat, sipas tij, po punojnë më shumë sesa shteti për lansimin e kulturave bashkëkohore.

«Kjo tendencë e përdorimit të hapësirave jokonvencionale me të kaluar historike komuniste do të jetë një formë tepër alternative për lansim të Shqipërisë futuriste. Shteti jemi: unë, ti, ai ajo, ne, ju, ata dhe ato», thotë Dedja.

Muret e oborrit të Shtëpisë së Gjetheve janë të mbushura me mbishkrime e vizatime. Më bërjen publike se objekti do të hapet, aty kanë zërë vend portrete të njerëzve që duket sikur përgjojnë insekte e mbishkrime sqaruese.

«Gjethet kanë kuptimin e fshehtësirës, të pyllit dhe prandaj edhe të bukuroshes së fjetur të përrallave – e cila në njëfarë mënyre është edhe kjo shtëpi që duhet zgjuar, duhet zbuluar», shkruan afër derës së oborrit. Nuk duket se ka shumë njerëz të interesuar për të hyrë brenda. Rojtarit rrallë i bie të dalë nga kabina për të treguar se shtëpia nuk është e hapur për publikun. Muzeu i Gjetheve do të jetë jo fort larg Muzeut Historik Kombëtar. Por përderisa ky i fundit tregon trashëgiminë heroike të popullit shqiptar, i dyti do të shërbejë për të njohur të kaluarën e errët të saj.

11 komente në “Frika nga Shtëpia e Gjetheve”

  1. Qytetari says:

    Ky autor që ka shkruar kete reportazh, dashka një shkrim për të. Shqipen nuk e di mirë nga mbiemri dhe emri eshte arab dhe indian. Fatkeqsi që shtypi i sotem ka kaq nivel të dobet.

  2. Ing, Prof. Dok, Doc i madherishem Tarras Zhapkoqi says:

    Ka nje doze te madhe hipokrizie ne artikull, per te mos thene qe eshte nje artikull mbi hipokrizine vetefshikulluese te disa shqiptareve te care ne menyre te perjeteshne,
    Te gjithe sistemet ne bote kane pasur, kane dhe do te kene pergjuese, bile, bile sa me shume kohe kalon aq me shume te komplikuar dhe te fuqishem bhhen pergjuesit. Sot, edhe pordhet kontrollohen me pergjues. ASnje lloj shteti nuk mund te qendroje pa pergjues dhe pa spiune. Sot ashpersia dhe egersia e fenomenenve shoqerore zbuten me fjale te reja por qe kane ne thelb te njejtin kupitim. Psh. Ashtu si i thone pickes seks, edhe spiunit e pergjuesit i thone inteligjence. Edhe bytheqireve u thone homoseksuale. etj etj etj.
    Nga kjo pikpamje nuk ka asnje arsye pse ti thuhet Rendit te Socializmit si nje rend i poshter sepse pergjonte dhe spiunonte. Le te jemi te ndershem pak sepse si popull jemi duke peshtyre dhe duke dhjere vehten tone, sikur ato 50 vitet e socializmit ishin te ndonje populli armik dhe jo tonat! Me siguri qe do ti ngjaje bunkartit qe nuk ishte gje tjeter vec nje perpjekje per te shemtuar historine e vendit tend dhe per tu dukur si nje antikomunist i thekur apo nje skllav i ngasheryer perpara zoterise se vet.

  3. kollovari me kok kari says:

    nuk quhet pidhi seks por “e qimja”!
    pidhi quhet “vexhajna”
    kari ,penis.
    kurse per te tjerat e ke drejt.
    spiuni quhet informer
    spiunimi quhet inteligjenc
    perndjekja dhe hetimi i njeriun esht investigejshen
    kurse sigurimi shtetnr quhet agjenci per ruajtjen e ligjit!!!
    jo ush por gamor!
    jo kurv por prostitut
    jo baxhell por eskord
    jo e qiu por beri seks
    po evoluon gjuha mor burr si thon shaka
    kem bo perparime drejt europit
    a do shkojm a jo n perndim?
    dhe n perndim nuk shkohet me kar n dor por me penis ne sum!!! se kshtu i don perndimi shqiptart e perndu…

  4. spiro m shehu says:

    Shtepia me Gjethe eshte shtepia Reale e Partise.
    Ne perlindjen e saj moren pjese shoku Dajko Spirlo Qokleka, dhe nderovi me hijen e tij krye.ministri shkr i Spanjes se Bashkimit internacionalist sh Mehmet Shehu.
    Morraxhinje te EH dhe MSh, do shanin ne Nentor 44 Klasat e Permbysura me Letersi.

  5. epo ,kshtu si osht katandis shqipnija e te persekutumve politik sot,shqipnija pishtare e demokratve te sal kandil ziftit me tym t zi bloz,nji mal me gur ku s shef fije bari me sy a thu je n sahara,kshtu si na kan ardh kohet sot qe me c po shofim e ngjojm,me mir na paska qen ajo shtpija me shokun gjethi atehere….

  6. resuli says:

    per here te pare lexoj emrin Shaban Magjaraj dhe duke pare “egersine” kunder komunizmit dhe enver hoxhes e kerkova ne internet kush eshte ky Magjaraj

    Qenka nje cunak qe punoka ne kohen ditore te kosoves dhe paska semundjen e Enver Robelin pra qenka nje nekrollog I sistemit kaluar.

    Po mire o Shabe..

    pse nuk merret njeri me shikun e gazidedes qe kishte lidhje me arkanin qe ju shkerdheu ju magjareve

    pse nuk shkruan per remzi hoxhen kush e zhduku nga faqaj e dheut

    sepse sherbim informative ka cdo shtet dhe do te kete..biles pergjimet jane aq “popullore” sot sa amerikanet pergjojne MERKELIN dhe gjermanet pergjojne cellularin e Obames sic deklarojne vete keto shtete.

    nuk po e zgjas muhabetin o shabe se magjar I thojne nje veshgjati por ti turp te kesh qe ben artikuj me porosi dhe me keto pacavure po ja ngrini nasdakun enverit..jo robellit por atij tarrasit qe ishte e keqe e nevojeshme dhe e domosdoshme per kohen…por beri mire me ju kosovaret qe nuk ja u vari…se nuk I bini dot serbit qe ju ben ligjin akoma por merreni me ate qe I qinte nonen grekut serbit dhe se rrunte bythen per superfuqite..tung !

  7. GAMORI says:

    20 vite me rradhe punuam ngjitur me shtepine me gjethe ca nuk thame e nuk treguam por asnjoni nuk u arrestua ,GJITHE TE TJERAT JANE PORDHE ME RIGON

  8. agron says:

    Kjo shtepia me gjethe, sic thone, perdorej per pergjim. Po kush pergjohej? Ky eshte problemi. Nuk kishe shume qe mund te pergjoheshin. Pergjoheshin bisedimet me jashte shtetit, sidomos te ndermarrjeve te Tregetise se Jashtme. Bisedimet me jashte te te huajve dhe ambasadave te tyre, kur flisnin me telefon. Edhe te shqiptareve qe kishin telefon e flisnin me jashte. Kaq. Shqiperia komuniste kishte a nuk kishte disa mijera numra telefoni. Gjysmat, a me shume, i kishte shtetit (zyrat e tij). te tjerat i kishin familjet e besuara…Nuk pergjonte njeri te deklasuarit, sepse ata nuk kishin telefona.
    Tani, do harxhohen 1 milion euro qe ta bejne muze. Muze te cfare?
    Te gjithe shtetet pergjojne, o njerez. Mos humbisni kohe me keto “shpikje” qe ju mbajne lidhur pas perrallave dhe nuk u lene te merreni me problemet qe kane te bejne me jeten tuaj.

  9. altini says:

    Kush lavderohet me shume per NDERIN?
    KURVAT!!!
    Keshtu edhe keta sot,qe duan te hiqen antikomuniste kur vete kane qene komuniste apo bij komunistesh!!!
    MASKARENJTE E KANE MARRE NE DORE SHQIPERINE sot e 25 vjet!!!

  10. Gjon Gjini says:

    Sa gazetar i ditur!!! Vini re çfarë thotë: “…paradite ua krijon hijen objekti i katedrales, e nga mesdita e tuje dhjetra lisa të mëdhenj në trotuar…”. Po ku i ka lisat ky (si)filizi i lisit? A nuk ka parë blina me sy gjatë jetës së vetë lisore ?! Që këtu duket se sa i zoti është për ta kapur demin për bolesh. Po për Julian Asanzh-in ka dëgjuar gjë ky shkrues? Po për Eduard Snouden-in? Apo gjithë sa kanë denoncuar ata nuk ka lidhje me temën e përgjimeve meqë marrë informacionet tronditëse nuk i kanë më ndonjë shtëpi me gjethe por në “shtëpi pa gjethe” (!) Llojin e objektit (seksual në këtë rast) sipas gazetarit nuk e përcaktuaka funksioni i tij, por fakti nëse ka lesh apo nuk ka lesh, mbulohet me gjethe apo merr ajër pa gjethe!… Iu lumtë autorit! Shtëpisë me gjethe i mungonin edhe gjethet e këtij autori!…

  11. Gjon Gjini says:

    Sa gazetar i ditur!!! Vini re çfarë thotë: “…paradite ua krijon hijen objekti i katedrales, e nga mesdita e tuje dhjetra lisa të mëdhenj në trotuar…”. Po ku i ka lisat ky (si)filizi i lisit? A nuk ka parë blina me sy gjatë jetës së vetë lisore ?! Që këtu duket se sa i zoti është për ta kapur demin për bolesh. Po për Julian Asanzh-in ka dëgjuar gjë ky shkrues? Po për Eduard Snouden-in? Apo gjithë sa kanë denoncuar ata nuk ka lidhje me temën e përgjimeve meqë informacionet tronditëse nuk i kanë marrë më ndonjë shtëpi me gjethe por në “shtëpi pa gjethe” (!) Llojin e objektit (seksual në këtë rast) sipas gazetarit nuk e përcaktuaka funksioni i tij, por fakti nëse ka lesh apo nuk ka lesh, mbulohet me gjethe apo merr ajër pa gjethe!… Iu lumtë autorit! Shtëpisë me gjethe i mungonin edhe gjethet e këtij autori!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje