Pasuria neto e Partisë Demokratike për vitin që lamë pas është rreth 1 milionë euro.
Sipas pasqyrës financiare që Dita posedon, rezulton se 127 milionë lekë kanë qenë të ardhurat e reja nga i gjithë aktiviteti politik, ndërsa rreth 13 milionë lekë i ka pasur nga kursimet e vitit 2013.
Ajo që bie në sy janë shpenzimet në rritje të PD-së.
Për vitin 2014, shpenzimet për paga dhe sigurime shkojnë në rreth 15.6 milionë lekë duke shënuar një rritje prej 2.6 milionë lekë më shumë krahasuar me një vit më parë.
Bien pagesat e deputetëve
Dështimi në zgjedhjet e 23 qershorit, ka sjellë edhe vështirësi financiare përsa i përket kuotave të deputetëve apo dhe të anëtarësisë.
Nga 94 milionë lekë që kanë qenë të ardhurat nga buxheti i shtetit dhe pagesat e anëtarësisë dhe të deputetëve për vitin 2013, për 2014-n këto të ardhura kanë zbritur në 58 milionë lekë.
Dalja në opozitë ka bërë që edhe deputetët të tregohen më të kursyer për partinë e tyre.
Nga 4.27 milionë lekë që kanë paguar për vitin 2013, për vitin 2014 deputetët e kësaj force kanë paguar vetëm 0.4 milionë lekë.
ropt e shpis po nuk erdha ne shqiperi me e ble se me duhet per me pastru banjot e qytetit sidomos lulin halimin ristanin sala eshte pergjegjes
Keshtu si po veprojne do tu bjeri vlera fare dhe nje dite do ti shohim ne ankand. Komentuesi I mesiperm mos te nxitonet se do te mund ti bleje shume here me lire bashke me SH Q. U. P.in.
1 milion euro eshte antari me i varfer i PD’s o vucicpjerdhesi nga vicidoli….