Prishja e pazareve të drogës në Itali dhe Spanjë, dyshohet se ka qenë shkaku i përplasjes me armë në “Don Bosko” mesditën e së premtës, ku mbeti e plagosur rastësisht në verandën e lokalit shtetasja R.Laknori.
ABC News ka mësuar se prokuroria dyshon se Kreshnik Farruku, i cili ka ndryshuar mbiemrin duke e marr atë të bashkëshortes Budlla, ka qenë objektivi i këtij atentati.
Sipas akuzës, Farruku kishte pak ditë që ishte kthyer nga Spanja, ku kishte vuajtur disa vite burg për akuzën e “trafikut të drogës”. Po për të njejtën akuzë, policia thotë se Farruku është dënuar edhe në Itali në vitin 2007, dënim të cilin e ka përfunduar.
Burimet nga prokuroria, thonë se Farruku ishte në shoqërinw e kunatit Rinald Budlla dhe dy shokëve të tij Alfred Levanit dhe shtetasit me inicialet SH.H., kur në tavolinën e lokalit që ndodhet në rrugën “Muzaka” janë afruar dy persona.
Fillimisht, referuar edhe kamerave të sigurisë, dy personat ende të paidentifikuar kanë patur debate me Kreshnik Farrukun ku ka ndërhyrë edhe kunati i tij Rinald Budlla. Pas debateve me tone të larta, dy personat janë larguar për tu kthyer vetëm pak minuta më pas me pistoleta në duar duke qëlluar në drejtim të tavolinës ku ndodhej Kreshnik Farruku.
Edhe ky i fundit i është kundërpërgjigur me armë zjarri, ku rastësisht plumbat kanë qëlluar shtetasen R.Laknori që ndodhej së bashku me bashkëshortin dhe fëmijën në lokal. Hetuesit thonë, se mes tyre janë shkëmbyer 12 plumba me tre armë të ndryshme, ku edhe janë sekuestruar 12 gëzhojat e qitura në verandën e lokalit dhe nw rrugën pranë tij.
Gjatë marrjes në pyetje, Kreshnik Farruku dhe personat që tashmë janë arrestuar, nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me policinë, duke mos identifikuar atentatorët, me pretendimin se nuk i njihnin.
Sipas prokurorisë, dyshohet se për konfliktet e Kreshnik Farrukut në Spanjë dhe Itali për trafikun e drogës, në korrik të 2014 i është bërë atentatat vëllait të tij në Durrës me 19 plumba, ku fatmirësisht shpëtoi me një plagë të lehtë në shpatullë.
Ndërkohë me vendim të Gjykatës së Durrësit në vitin 2012 i është sekuestruar Kreshnik Farrukut dhe familjarëve të tij një pronë e blerë në Gjirin e Lalzit me vlerë 920 mijë euro, që dyshohet se kanë ardhur nga aktivitetet e paligjshme jashtë Shqipërisë.
prona 1 miliard leke? kaq pare ka ky vend o burra t gjith me pislleqe ce do punen
n shqipri eshte ul kembkryq cdo lloj mafiozi e ben pastrim leke e kontraband e prostitucion kjo eshte shqiperia jone e dashur kur per dite degjon vrasje e perdhunime,shikon parazit e lokale qe burrat rrine kot gjith diten me kafe perpara nuk punojne
parazit e mafioz shikon kudo.
Thuaji po denimit me vdekje! Boll me kaubojsit qe bredhin ngado me pistoleta ne brez!