Pasi Xhorxh Uashingtoni qeverisi për dy mandate si president i SHBA-së, asnjë rival nuk iu shfaq për të garuar në zgjedhje – rizgjedhja e tij ishte e padiskutueshme, falë popullaritetit të jashtëzakonshëm që gëzonte. Dhe ç’bëri Uashingtoni? U tërhoq fare nga politika… “Unë nuk luftova kundër një mbreti që të bëhem mbret vetë,” u tha ai bashkëpunëtorëve të tij që e nxisnin për të rikandiduar për herë të tretë.
Precedenti që krijoi Uashingtoni bëri që, për 150 vjet, asnjë president amerikan të mos rikandidonte për një mandat të tretë, pavarësisht se kushtetuta e lejonte një gjë të tillë – kjo traditë u prish nga Ruzvelti gjatë Luftës së Dytë Botërore (Pas luftës, kandidimi për një mandat të tretë për president u ndalua me kushtetutë).
Kur ia tregova këtë episod historik Edi Ramës (pasi ishte zgjedhur kryeministër), prisja që të thoshte se nuk kishte luftuar kundër Berishës, për t’u bërë Berishë vetë. Por ai dha një përgjigje evazive të tipit “Nuk kam ardhur në pushtet thjesht për të ndejtur pafundësisht në pushtet, por për të udhëhequr disa reforma të domosdoshme për shtetin”.
Në fakt, zhvillimet në Asamblenë e fundit të PS-së, tregojnë se Rama nuk ka ndërmend të tërhiqet për një kohë të gjatë nga politika. Teza e hedhur prej tij se kryetari i partisë, kur është zgjedhur kryeministër me votën e përgjithshme të popullsisë, nuk ka nevojë të garojë brenda partisë për t’u rimandatuar kryetar, është mëse racionale. Por është gjysmake. Sepse lë pa adresuar pyetjen se ç’duhet të bëjë kryetari në qoftë se humbet zgjedhjet e radhës për kryeministër. Nënkuptohet që atëherë ai do të garojë brenda partisë për t’u rimandatuar si kryetar.
Në momentet aktuale, kur kanë kaluar vetëm dy vjet nga vajtja e Ramës në kryeministri dhe vetëm një muaj pas fitores së zgjedhjeve lokale nga koalicioni i udhëhequr prej tij, debati rreth mandatimit të kryetarit të PS-së duket thjesht si një ushtrim teorik. Por situata mund të ndryshojë shumë shpejt.
Kontradiktat e nëndheshme mes Ramës dhe Metës rreth dështimit të kandidatëve të LSI-së në bashki të rëndësishme si Lezha, Pogradeci, Mallakastra etj., (falë “tradhëtisë” së degëve lokale të PS-së në këto rrethe), si dhe rreth ndryshimeve në qeveri që është lënë të kuptohet se dëshirohen nga Meta, mund të mahisen deri në atë pikë sa, në zgjedhjet e 2017-ës, LSI-ja të futet në garë si koalicion më vete (duke mbledhur rreth vetes parti si PDIU, PDK, FRD, etj.).
Dhe në dy zgjedhjet e fundit parlamentare (2009, 2013), rezultatet kanë treguar se koalicioni i PS-së (pa LSI-në) ka arritur të marrë vetëm 66 mandate kuvendore. Dhe në qoftë se përsëritet situata e 2009-ës, pyetja që shtrohet për Edi Ramën është nese ai do të tërhiqet nga politika apo do të garojë brenda partisë për t’u rizgjedhur kryetar. Sipas asaj që tha në Asamblenë e PS-së këto ditë, i bie që të garojë përsëri brenda partisë…
Por në vitin 2005, kur garoi për herë të parë për kreun e PS-së, Rama i mëshoi tezës “Kur kryetari humbet zgjedhjet parlamentare, i hap rrugën një tjetri”…
Skenari i mësipërm është ekstrem – më i mundshëm është skenari ku Rama e Meta, pavarësisht kontradiktave të nëndheshme, i përmbahen paktit të 1 prillit 2013 edhe për 6 vjet të tjera. Gjë që do të thotë se koalicioni i tyre ka gjasa të mëdha të fitojë zgjedhjet e 2017-ës dhe të jetë pretendent serioz për fitimin e zgjedhjeve të 2021-shit. A ka ndonjë shans që Rama të thotë në prag të atyre zgjedhjeve (pas 2 mandatesh si kryeministër) se do të tërhiqet nga politika, ngaqë nuk luftoi kundër Berishës për t’u bërë Berishë vetë? Gjasat janë fare të vogla…
per mendimin tim ai vend ka shume nevoje edhe nja 8 vite te tjera me EDI RAMEN kryeminister se vetem ai po e ben kete vend dhe po e fut ne drejtimin e duhur pastaj eshte mese e qarte qe ai do te largohet dhe ta marri PS BEN BLUSHI
Problemi eshte se nje kryeminister apo president sa duhet te rrije ne pushtet? Ne se statutet jane thjeshte mashtrime eshte tjeter problem. Por a duhet nderruar elitat ne kete vend apo si Edi Rama nuk paska tjeter,keto jane marrezira. Asnje nuk duhet te rrije ne pushtet me shume se dy mandate ne te gjitha hallkat kryesore te vendit,perfshije deputetet qe jane bere si pronar te parlamentit. Ne vendin tone eshte gjendja alarmante. Kur mbaron nje funksion politike sejcili duhet te shikoje jeten e tij private dhe jo te rrij psh kryetar nderi ne parti ,ku ne fakt ka qene thjeshte dhe vetem nje mashtrues ordiner. Me kete lloje menyre vendi po mbahet peng. Kryetaret e Partive e disa deputet jane bere horra, bejne si te duan,nuk perfillin statutin, kalojne sa djathtas -majtas.shqip.per te qeshur ,shq.per te qare.
O Ed Zaloshnja paske filluar te hashe “supe te prishur” perseri tek PD, per me teper qe ndertesa e saj SHQUP_i ka boll vend per “supe te prishur” dhe si Ty e shume si Ty qe pasi iket apo ju zbythen turpshem (deri edhe me liber-shtepie…MOS harro as Ti dhe as Shume si ti qe i jeni versulur Edi Rames si kurre me pare nje tjeter Lideri), keni filluar te llapni e shpifni pa fund, nderkohe qe Edi Rama brenda dy-viteve fiton zgjedhjet me mbi 65% te votes Popullore.
Mjafte me o sahanlepires te “supes se prishur” te SHQUP_it, se askush nuk ju beson e as ndikohet nga cfare shkruani apo flisni JU.
O Popull shqipfoles kudo anemban Shqiperise, Ballkanit dhe Botes, mos u ndikoni nga Zaloshnja dhe shume si Zalloshnja neper Mediat e Mafias Shqiptare, qe jane pro Berishes edhe kur ai ka vjedhur e vrare qe nga 1992 e deri me sot. Te gjithe kane gelltitur nje luge corbe te prishur tek kazanet e PD qe ne Dhjetor 1990 e sot Berisha dhe Berishizmi i instaluar me mercenarizem e super-dhune ne SHQUP, i detyron here pas here te shkruajne e flasin kundra Maxhorances se sotme e sidomos Edi Rames (edhe pse ne 2-vjet ne 2-zgjedhje rresht PD nuk merr as 30% te votave, e keto 30% shume shume i merr me “kruarje fund-kazani” tek Malokeria dhe injorantet qe i genjen thjeshte emri Parti Demokratike).
Perendimi tashme e ka te qarte kush eshte PD dhe Berisha, por dhe pasardhesit e tij ne SHQUP, prandaj Edi Rama dhe e Majta do rrine shume gjate ne Pushtet, sepse jane me afer Perendimit ne shume drejtime dhe nuk jane Me Sllavizmin.
Sigurisht Nuk ishte provuar ne pushtet and Nuk jemi njesoj si Berisha, keto na tha! 11 vite rradhazi kryebashkiak 2 vite minister kulture ne kosh!
Parashikimet e tua jan si te nji Fallxhoreje zotni Zaloshnja.
Ne skenen politike Shqiptare se afermi kan me hy dhe Parti te tjera si ajo e Gjergj Bojaxhiut,qi do ja prish llogarine çiftit Rama Meta.
Pastaj nuk besoj se FRD do i bashkohet Like Hajdutit.
Boj analiza dhe mos shiko filxhanin e kafes ?
tironco
po të lësh pjesën e dytë të shkrimit të zaloshnjes,është në nivelin e tij të përditshëm atë të statistikës,dhe të marrësh pjesën e parë dhe më të rëndësishmen!më domethënësen,që zaloshnjes i jep një vlersim shumë e shumë më të lartë se ai i profesionit të tij!
do të shohësh se ai ka sjelle ndrysehe nga moria e bythlëpirësve të “perëndisë”së radhës në shqipëri!!
zaloshnja po të përmënd një rast real dhe themelor të DEMOKRACISË!të asaj demokracie që ne pëllasim dhe ulërijmë nga mëngjezi deri në darkë,por që në realitet ndërtojmë diktatura!njëra pas tjetrës!!
“Unë nuk luftova kundër një mbreti që të bëhem mbret vetë,”
ka thënë uashingtoni!
rama vetë,mbrojtësit e tij sot kanë thënë të njëtën gjë kur kjo që po ndodh në PS dodhte në PD!!të gjithë ulërinin për mbajtjen me dhunë të postit të kryetarit nga ana e berishës(të paktën në PD nuk pati asnjë guximtar ti kundërvihej berishës,nuk pati asnjë blush),sot ai po bën të njëjtën!ai rrëzoi një mbret për ti zënë vëndin dhe jo për të shkatërruar mbretërimin e një personi!!
sa për “fallin” e zaloshnjes,se do bashkohet ADH me DUEI,ose KRUE me TRUIT,janë thënjet më me pak rëndësi!!janë parashikime që mund të vërtetohen ose jo sepse janë thjesht parashikime.janë thjeshtë mundësi,po aq të mundëshme sa dhe zhdukja komplet e këtyre siglave dhe dalja e të rejave!!
uashingtoni- “Unë nuk luftova kundër një mbreti që të bëhem mbret vetë,”
pallosh rama” “Unë luftova kundër një mbreti që të bëhem mbret vetë,”
si e sheh o tiroci i vjetër,ndryshojnë shumë pak këto fjali!!një hapsirë dhe një fjalë,fjala ka vetëm tre gërma!!
POR NJË NDRYSHIM THELBËSOR TË JASHTËZAOKNSHËM!!
E PARA DEMOKRACI!
E DYTA DIKTATURË!
ps:tironco rastësisht vura re që dy reshtet e fundit nuk ndryshojnë fare nga njëra tjetra!!kanë të njëjtën sasi shkronjash!ndoshta për këtë arsye është e vështirë që të ndahen nga njëra tjetra!prandaj ndoshta është e lehtë të ngatërrosh njëra me tjetrën!
I nderuar
Ne parim jam shume dakord. Por a nuk eshte pak shpejt per te hapur diskutime te tilla? Rama ka vetem dy vjet ne pushtet dhe nuk mund as te parashikohen zgjedhjet e 2017-es. Pse gjithe ky nxitim per hequr Ramen? Pyetjet se kur do ikesh dhe a do ikesh apo jo he per he jane pa vlere.
Eshte njesoj sikur te pyesesh mikun qe sapo ka ardhur “sa do rrish dhe kur do ikesh”.
David Kameron ne Angli i ka fituar dy here zgjedhjet dhe nuk e ka pyetur njeri se kur do iki. Eshte e vertete qe Rama edhe ne qofte se punon mire dhe i fiton prape zgjedhjet, nuk duhet te rrije me shume se tete vjet ne pushtet. Po pse nuk presim dot sa te vije momenti i duhur per te folur per kete?
Persa i perket zgjedhjeve brenda partise, ky eshte nje problem qe duhet zgjidhur sepse ka nje idiotesi ne rregullore. Per cfare do behen zgjedhjet ne parti? Te zgjedhin kryetarin? Po ne qofte se zgjedhin Gramoz Rucin kryetar, cfare behet? A do jete kryeministri kukull? Cfare funksionesh do kete kryetari qe nuk eshte kryeminister nderkohe qe partia eshte ne pushtet? A do kete lufte klanesh pastaj?
Perpara se te ngreme hamendje se e lagu apo nuk e lagu Edi Rama, le te studiohet statuti dhe te merret shembull nga nje vend ku demokracia ka funksionuar ne shekuj. Te sanksionohet ne statut qe kryetari qe humbet zgjedhjet te largohet, dhe jo te lihet ne deshiren e tij. Keshtu nuk do kemi pse te pyesim do iki apo nuk do iki Rama. Perndryshe behet partia si FIFA. Kjo e zgjidh punen dhe jo hamendjet e Zaloshnjes.
gregor unë nuk kuptoj një gjë të vogël fare!
bën apo me të vërtet nuk e kupton?!
nuk po kërkohet largimi i ramës,nuk flas për debilat e berish bashës,kërkohet zbatimi i statutit të partisë!!sipas tij çdo 4 vjet duhet të ketë zgjedhje për kryetar!!nuk është e thënë që të zgjidhet një kryetar i ri!nuk është e thënë se duhet të rrijë për një kohë të caktuar,2,3 a 4 mandate!për sa kohë bëhen zgjedhje të rregullta dhe kryetari fiton,drejton partinë!!po ashtu dhe në politikë përsa kohë fiton zgjedhjet legjislative ai mund të qëndrojë kryeministër!!në kushtetutë nuk është e kufizuar!
marrim dhe rastin ku kryetari kryeministër humb zgjedhjet partiake,nuk është e thënë që ai patjetër të lërë dhe postin e kryeministrit!!askund nuk është e rregulluar me ligj!!mund të kemi një kryetar partie që nuk është kryeministër dhe një kryeministër që nuk është kryetar partie!!bile ky do të ishte verianti më i mirë dhe më demokratik!!do të kishte një kontroll,rregullator më demokratik ndaj drejtuesit të shtetit!!nuk do të kishim dhe një mbingarkesë për personin!!e dimë fare mirë se gjat kohës që partia ka pushtetin,drejtimi i partisë ndjen shumë!!si kryetari i saj dhe gjithë pjesa drejtuese përqëndrohen në drjetimin e shteti dhe lënë pas dore partinë!ndarja e pushteteve,drejtimeve do të ishte shumë më produktiv!!
gregor gjithçka bëhet,kërkohet që të mos shikojmë të njëjtën gjë si gjithnjë!!një person sundon gjithçka!!deri më sot po ndodh kështu!
kjo vërtetohet dhe në këtë rast!!të gjithë i janë vërsulur blushit si qënër të tërbuar për të “mbrojtur” NJËSHIN!!për të sanksionuar sundimin e NJËSHIT!çdo NJËSH në shqipëri ka sunduar dhe po sundon,shumica dërrmuese e popullit nuk është në gjëndje,ti po ashtu,ta kuptojnë se vetëm konkurenca,hapja,diskutimi i ideve dhe kontrolli i ndërsjelltë lart-poshtë dhe poshtë-lartë e çon shoqërinë përpara!!
në demokraci ka një parim të thjeshtë”pushtetar i dobët,popull i fuqishëm”!në vëndet demokratike sidomos ato me demokraci direkte,CH,politikani është komplet i pafuqishëm para masës,por kjo nuk e ka penguar zvicrën të jetë vëndi më i shëndeshëm në botë!!
gegor,rama le të punojë jo vetëm këto dy vjet që i kanë mbetur nga fillimi i mandatit,por po nuk vazhdoi kështu me kryeneçësi dhe diktat!?le të vazhdojë dhe nja tre mandate të tjerë!!
por duhet të zbatojë ligjet e shtetit dhe në radhë të parë ato të partisë ku bën pjesë!!
parim themelor në një demokraci,por mbi të gjitha parim themelor i një shoqërie të së drejtës!!
Ha…Ha o ti anonim/e KATHERINA DIE GROSSE, kaq naivi i quan Ti shqiptaret sot pas 25-viteve hapje dhe duam apo nuk duam 25-vite ndryshimi gjithsesi me shume luhatje e pislleqe “Made in Berisha+Nano”, qe na bejne te ndjehemi sado pak Europian.
Tashme Parti te vogla po tregojne se nuk shkojne me shume se 20-25 mije Vota ne rrang vendi, ndaj dhe Bojaxhiu (me kete rezultat qe kapi ne 21 Qershor rreth 17 mije Vota) do mbetet thjeshte shifer ne statistikat e zgjedhjeve shqiptare, sepse edhe AK e spiunit Kreshnik Spahiu u trumbetua per 3 vjet se do bente “Namin” ne zgjedhjet e 23 Qershorit 2013. Por e pam dhe e shohim edhe sot se si u katandis Kreshniku me AK, qe do te thote se edhe Bojaxhiu (ruaj nje fare konsiderate personale per familjen e tij, dhe lidhjet e kesaj familje me do institucione Amerikane, qe gjithesesi nuk mjaftojne per…!!!…???), ne 2017 do perfundoje si AK dhe FRD e Bamir Topit ne 2013, deri ne 20 apo 25 mije vota ne rang vendi, qe do te thote asnje Deputet.
OK
KUJDES me llogarite se sic thote dhe proverbi popullor: *ME MIRE MUT SE SA I VOGEL*. E ne qe jetojme, studiojme e punojme prej shume vitesh ne Perendim ku Pluralizmi dhe Demokracia funksionojne ne afersi te perfeksionit, e dime mire cfare do te thote te jesh i vogel…
OR po o dun ta heqin tjetrin me nje lloj menyre nga kryeminister dhe kryetar partie o plas guri e druni mer zot,ketu te shokon fakti me kte historin e ED RAMES se nuk jan thjesht njerez ordiner qe kerkojn anarshin e mungesen e shtetit qe kerkojn ikjen e kryetarit te PSse me lloj lloj menyrash apo kundershtari direkt,por ata qe nuk e duan shtetin dhe ngritjen e tij jan te shumt intelektual dhe deputet qe te habisin me menyren si e kerkojn me isistim ikjen e kryetarit dhe çfar esht me shokusja se te ter ata qe nuk e duan kte njeri ne drejtimin e shtetit therrasin dhe betohen per demokracin dhe ne emer te demokracis, me kto thirrje mendojn se tregohen te talentuar per ta zbythur kryeministrin nga kjo detyr,si mund te largohet kryetari nje partie kur e kan votuar 1 milion SHQIPTAR dhe qe kta i dhen besimin per te drejtuar shtetin, po çfar e heqin veten kta rrumbythje intelektual çfar kujtojn kta se kan me shum forc se 1 milion votus,kur te humbasi besimin e elektoratit esht elektorati qe e heq kryetarin nuk e caktojn ca matrapaz e dallaverexhinj te politikes ikjen e kryetarit kte duet ta ken te qart se po behen gazi botes me kte problem,njerez qe duan te terheqin her mas here vemendien e elektoratit per te then se dhe kta egzistojn akoma ne kte bot njerez qesharak.
Ne fund te fundit ai qe e ha eshte populli, te cilit i merret peng 4 vjet ne mos 8 nga jeta, nga disa zullumqare te cilet duan te ngelen ne wikipidhja perjete.
E keta te fundit, ne mos ikin nga politika te siguruar per 7 breza, fillojne e mbajne ere si ujet e ndenjur. Pikerisht kjo pjelle neperkash qe robtoi kete popull edhe 25 vjet, eshte akoma ne pushtet duke na uruar sa here qe mundet per me shume dashuri,harmoni e terci e verci. Nderkohe, populli ri si gallof. Rri e patakset i ngrati nga karizma e sharlataneve te cileve po t’u diheshin bemat duheshin tredhur tek sheshi flamurit.Por kjo eshte fatkeqesi qe i ze shpesh popujt e vegjel e me kujtese te dobet.Se revolucionin e bejne burrat.Po burra s’ka se po ikin ne emigrim, dhe ata qe kane ngelur mbajne vesh bythkat e Erjon Braces, denglat e Saimir Tahirit, fodullekun e Ilir Beqes,pafytyresine e Ilir Metes dhe injorancen e Edi Rames.Mjere ky popull.Mjere Ne.
…….çduhet te beje kryetari kur humbet zgjedhjet e radhes per kryeminister..??!!!
O Zaloshnja, bene mire te pyetesh F Nanon, atje ke pergjigjen e duhur qe do te thot pergjigjen qe do ti.
Sot E Rama eshte kryeminister. Ok..???
Tani vazhdoni beni komente fjalesh te tipit bla bla bla..!!
Ky artikull eshte krejtesisht pa asnje vlere, bile eshte me teper se kaq.Duhet te qartesohesh ore Zaloshnja kur keput mufka te tilla. Sistemi Amerikan eshte shume i ndryshem nga ai europian, sigurisht dhe shume i dobet ai shqiptar. Ne Amerike 1.Presidenti Zgjidhet nga Populli 2.Pushteti legjistlativ per Senatin zgjidhet nga populli cdo 6 vjet dhe per Houese representative zgjidhet cdo dy vjet. Ne shqiperi ndodh ndryshe sepse zgjedhjet jane gjysmake. Deputet qe mendohen me te “shkerdhyer” me falni me te zotet nuk i voton populli por Partia gje qe nuk eshte e drejte.
Prandaj nje pjese e deputeteve jane ne Ajer ose ne stratosfer dhe nuk perfaqesojne popullin sepse nuk jane zgjedhur prej popullit. Cfar gabimi ka ketu Rama qe eshte futur ne liste nga Partija e tij dhe fitoj.Nje ndryshim tjeter i madh eshte se ne SHBA sekretaret e partive Demokratike dhe asaj Republikane udheheqin Partine per te fituar zgjedhjet dhe asnje mundesi nuk kane te behen President te SHBA.Psh Kandidati demokratik per President n vitin 2004 Dean nuk fitoj dhe ne 2005 u caktua sekretar i Partise demokratike qe e coj ne fitore Presidentin e ri Z. Obama. Mbas kesej fitore ai e terhoq dhe vendin e tij e zuri nje femer nga Majami deputete qe coj ne fitore per te dyten here Z. Obama. Po keshtu Partija Republikane si sekretar ka nje te ri i cili humbi ne zgjedhjet e vitit 2012 por fitoj mbas dy vjetesh ne 2014 House dhe Senatin qe ishte nje fitore plebishtare per kete parti. Prandaj Zoti Zaloshnja sistemi shqiptar ose ai Europian eshte jo i plote..Me kete sistem gjithmone dallkautet dhe makarenjt te tipit Berisha ,Basha Blushi, Nishani etj. qe jane me shumice ne Parlament do te shohim ne televizor dhe si deputet deri sa ti vij vdekja natyrale. Eshte i shpejt nje ndryshim ne zgjedhjet per Kryeminister dhe per Deputetet. Vetem keshtu Shqiperija do te shkoj perpara.Duke hequr Problemet partiake(idiote) nga zgjedhjet, qe te gjithe deputetet pa perjashtim te zgjidhen nga populli dhe nje gje tille te jete dhe per Kryeministrin e Ri. Nje pale zgjedhje dhe dy ose me shume zgjidhje.
nëse shkrimi i zaloshnjes nuk ka vlerë!?
këto që thua ti janë humbje kohe si për ty që i ke shkruar dhe 2 herë për mua!kur i lexova dhe për replikën që bëj me ty!!
ti nëse nuk ke kuptuar se tërë kuptimi i shkrimit të zaloshnjes është thënja e uashingtonit“Unë nuk luftova kundër një mbreti që të bëhem mbret vetë,” dhe jo kusuri!
atëherë VK!!
lëri ndryshimet e sistemeve amerikane,europiane e shqiptare!!
“Unë nuk luftova kundër një mbreti që të bëhem mbret vetë,”
është thënje universale demokracie!!
është demokracia vetë!
Pergjigje e lehte “per anticensureberisha”. Me duket se je konfuz per ate qe shkruan. Eshte e drejte thenia e Washingtonit, por koha dhe vendi sic e kam theksuar me lart nuk eshte ne momentin e duhur.Pra ju kujtoni se duke marre hua nje thenie te Washigtonit 210 e dhjete me pare, jeni ne gjendje te trajtoni kete duke u mare me Edi Ramen. Lind pyetja pse mos te marim shembullin e Presidentit te madh Rusvelt qe u zgjodh 4 here President I SHBA. Rusvelti fitoj mbi krizen me te madhe botrore te vitit 1929 dhe mbi fitoren boterore kunder gjermanise hitleriane dhe Japonise. Ne rast se Rama ka dy vjet si kryeminister dhe vazhdon me keto ritme per te miren e Shqiperise ska pse te krahasohet me Washintonin. Krahasimi me I drejte do te ishte me Rusveltin e madh(4 here president I SHBA) per ecjen perpara te Shqiperise ne cdo drejtim.Mbrojtja qe i beni Sali Berishes vazhdimisht nuk ju nderon sepse e mbani vehten shume lart per mendimin tend dhe je medioker per mendimin tim
ore njeri që më thua mua se jam konfuz!a e kupton se po flitet për zgjedhjet në partinë etij!zgjdhje që ky derdimen nuk po i bën!!të garantoj unë se ka për të fituar prapë,por duhet të zbatojë statutin e partisë së tij!!normalisht nuk ka mandat,sepse i ka mbaruar para dy vjetësh!!mor njerëz,sidomos ti o njeri,injorant!
askush nuk po i kërkon të largohet nga kryeministër!!unë personalisht e kritikoj për debilllëqet e tij por nuk kam thënë se “paska bërë shumë e shumë vite në kryeministri!!mor truthar ta kritikosh,bile dhe ashpër nuk do të thotë të jesh me berishën apo berisha vetë!mund të jesh dhe një njeri i thjeshtë që kërkon më shumë nga kryeministri i tij!një neri që nuk mjaftohet me pak!!një njeri që nuk do një kryeministër më të mirë se berisha,por një kryeministër normal!më i mirë se berisha është dhe një copë muti!!të paktën mutin e përdor për pleh kurse berisha është për të shkatërruar!!
prandaj moj gjë që mjaftohesh me një lugë bosh,mos më shkruaj si e jëma e zeqos në majë të thanës!!
edi rama ka lëshuar zagarët kundër blushit sepse ai i kërkoi të zbatojë rregullat që ata vetë i kanë vendosur!!vetë rama i është vënë kundër!!në vënd që të thotë se do ta bëjmë,sepse e kemi vendosur vetë!duhet të jemi të parët që ta zbatojmë!bile duhet të kërkojë falje që nuk e ka bërë deri tashti!!
tashti për mbrojtjen e berishës! thjesht që të të mbushet mëndja se nuk po e mbroj dhe se ti je një koqe kandari!!
të bëfsha mutin në kokë ty e berishës!!besoj se të mjafton ai!!
ps:ndarjen bëjeni sipas nevojës!!kujt ti hahet mëshumë të marrë më shumë!!
debil!
Faleminderit per pergjigjen tuaj elekuente. Fjalori eshte pak i rende, por nga nervozizmi te lejohet.Per cfar I duhet sekretari I Partise Z. Blushi? Te uroj qe nuk je kunder meje ne Cilesimin per Berishen. Suksese ne punen tuaj ose ne pensionin tuaj.Besoj se do te kuptohemi me mire me vone ne rast se do te kontaktohemi prap.Edhe nje here te uroj sukses ne punen tuaj . Se fundi munt te terhiqem ne rast seju kam ofenduar.
punoj a jam në pension?!të thash që të mos jesh konfuz dhe prap je!!
unë punoj dhe kam plotë kohë për të punuar,përpara se të dal në pension!!
më ke nervozuar dhe pak ofenduar!!
ofendimi është vetëm në rastin kur më ke quajtur mbështetës të berishës!!
për çdo gjë tjetër ska asnjë problem!!
por mos harro se humbi dy zgjedhje!
’09 dhe ’11!!
atëherë o e ardhme,meqë na sjell “fakte”,leshit,përse nuk shkoi në të sëmës??
sepse retorika dhe sofizmi duhet të mbanin të bashkuar kundër saliut??
përse mor njerëz nuk ju shkon në mënd për të bërë atë që është më e thjeshta!!
mbylljani gojën të gjithëve!!
bëni zgjedhejt dhe rama i fiton me 100%!kështu ska kush të flasë për mungesë demokracie,për diktat në parti dhe tiu quajë bythlëpirës injorantë juve që hidhni brroçkulla të tilla!!
Zalo! Askush nuk ju ndalone ta perdridhni mendimin
si t,ju doje qejfi,po ashtu askush nukmund te me
detyroje mua qe ta perkrah ate cka po servir ti!
E shof se kenje merak per te na mbushur mendjen se
midis Rames dhe Metes sikur na qenka hapur nje Plage
dhe pritet te mavijoset ne Ditet qe do vine. Une nuk
e di se nga c,burime furnizohesh zotrote,por nje gje
e diforte mire;se Dyshja per te cilen bene fjale Sot
jane ne nje Sinkrone te persosur mirekuptimi.Dhe zotrote
kete Sinkrone e quane Ligesi! Gjykim si ata te Podestes,
ndofta bashkepunetore i saj mund te jeni edhe ju.
Sot kjo thenie nuk eshte hamendesim,por nje e vertete.
Kte me mire se kushdo,edhe analiste qofte apo politikan,me mire e di elektorati qe voton.
Qe mbas ndryshimit te sistemit ne vitet 1990,eshte udhehequr keq ky vend,te majte apo te djathte qofshin,eshte qeverisur keq,per te mbajtur karriken dhe pushtetin,jane bere shume abuzime ne deme te shqiptareve,nuk jane bere nje sere reformash aq te domosdoshme per hir te votave.
I vetmi qe ne keto 25 vite,qe po ndermer reforma,edhe me ndergjegjen e rriskut politik eshte Edi Rama, 2 vjete ka ne pushtet dhe po korigjon te gjitha difektet e 25 vjeteve,prandai eshte e domosdoshme te jete ne krye te qeverise minimumi 2 mandate,pastai ai eshte vete,e ka ate kulture qe duhet ti leri vendin nje tjetri,E.Rama eshte njeri me kulture,nuk mund te krahasohet z.Rama me nje te lindur ne Vucidol,aq me teper me prejardhje nga 25 vjete si militant i devodshem i partise se punes.
Ky Zaloshnja ja fut “korr e mos lidh”.O zalo, po Edi Rama asht ne dy vitet e para te mandatit te tij te pare moreeee! Pse ju ia bani llogarine per kohen e qendrimit si Kryetar Partie?Dhe ja llogarite reale.Ai pa mbarue dy mandate partie fitoi zgjedhjet e Pergjithshme dhe tash mbasi te mbaroje dy mandate qeverisje ti mundesh me fillue me ba statistikat e tua te fameshme.Jeni çue tane komunista dhe spijuj sigurimi kunder Tij.O Zalo ,nuk e kuptoj se çfare statisticieni je !?Ti duhet me i dite mire treguesit qi merr ne analize.Sot Edi Rama ka dy vjet si Kryeminister dhe keto dy vjet ti duhet me analizue?
mir e ke ti!!
saliu vetëm në vitin e tretë e hodhi në erë gërdecin!!
a thu të kemi dhe nga ky në “gërdec”?!
sidoqoft iftar patëm brënda dy vjetësh!
prisni se nuk keni pare gje akoma !!!
ka akoma Edi Rama per te bere…
Per cilin e mban vehten ky sharlatan mer ,
qe i jep vehtes te drejten te diskutoj mbi Ramen !
Ky eshte nji kurv mediatike qe gjithe kohen lepin njerin apo tjetrin politikan shkerdhat ,nji parazit ,qe fiton paren ne kurris te asaj shoqerie ,pa i dhen asaj shoqerie asgje ,pervec se i shtyn ne idiotesi .
Si nuk ju hoq qafe nji rrac e till gabelesh muzluummutash atij vendi ,
qe kan me 500 vjet si ato shushunjat ngjitur trupit shqiperise ,duke i pir gjakun . PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU KERMA
Edhe ti i bie ne qafe Rames? Ke ruajtur nje status te pranueshem per lexuesit. Ke qene drejtues me emer ne part dem. Te takon ne radhe te pare te luftosh vete atje, ku akoma nuk po duket nje njeri i perkushtuar per Shqiperi e per demokraci. Te lutem ne artikullin tjeter me trego se cili eshte ai ne ps, qe mund te marre persiper te gjitha keto rreforma qe ka bere E.R., ne kushte kaq te veshtira. I kercrnuar brenda pattise, nga te larguarit qylagjij te saj, nga aleatet me te cilet duhet te mbaje pushtetin, si dhe i perballur me nderkombetaret, qe sot nuk i kane syte nga nje vend i vogel si Shqiperia.
Iku Rama! Dakort per hire te demokracise! Une nuk shoh sot per sot ndonje tjeter qe te marre persiper barre kaq te renda. Mos harro se ne Turqi Ataturku ka mbetur si monument i reformatorit per europianizimin e vendit. Pas tij nuk mbeti ndonje emer i tille.
Z. Zaloshja duhet te dije se Shqipetaret nuk behen kurre Amerikan , jemi 500 vjet mbrapa .Tek ne nuk ka vend
kjo anologji .Ne politiken shqipetare kane hyre dora e fundit e njerzeve ,ndersa ajka e shqiperise eshte larguar
nga shqiperia dhe pjesa tjeter nuk angazhohen ne politik. Keto horrhana ,drogmen i krahasin me nje SER SI UASHINGTONI ?????!!!!!!!!!
ehhhhhhhhh
ajo karrike ne nje vend te varfer qe deklaron se endrra eme cdo kusht eshte futja ne BE,eshte … nje nder paradokset qe ndodhin en shqiperi.
Me 23 qershor pati nje shprese te madhe se do mundohej te behej shtet dhe te behej drejtesi… me e pakta. Shteti filloi me leket e pa paguara te dritave dhe mire qe, po vetem kaq, hajdutat dhe kriminelatr qe e shkatrruan Shqiperine po i bejne ” karshillek ” shtetit ligjor sa ska ku te veje me.
Ka te drejte Zaloshnja kur thote per “gjasat”
Shqiperia e varfer sundohet nga karrige te ndryshme qe vec shtet skane bere kurre dhe normalisht sundon krimi dhe kriminelat qe jane sheshit te armatosur dhe vrasin ne mes te dites se ajo “riformim” ne Drejtesi vec do nderroje karrike se S I S T E M I as qe preket….
Dhe ti Zaloshnja je nje debil qe spo ke me cfare te merresh
A Zalo, pliaf hengre sot tek Xhemja, se aty te shoh perdite me koke ne tas…
zaloshnja ke thene se ne diktature ke mbijetuar me emer te ndryshuar,tani kerkon te ndryshosh gjendjen duke vepruar si dhelpra me korbin qe per te mar djathin e mburri se e kish zerin te bukur.mos u mer me thash e theme,ti dhe kush do tjeter duhet te dije se ceshtjen e shqiperise dhe te qeverisjes ne shqiperi e ka mare populli ne dore.ai popull qe ndokujt nuk ja mbush mendjen.ai popull qe bazohet ne luften nac clirimtare shqiptare.dhe edi rama bashke me ilir meten kane dhe do te kene mbeshtetjen e fuqishme te popullit.
O zaloshnja! Une e dija qe politika eshte kurve por me kurve jane sahanlepiresat e politikes si puna jote. Si ke moral te besh komente dhe statistika kur ty nuk te ka dale asnje parashikim. Komemtet e tua jane te neveritshme qe nje zot e di se kujt iu sherfbejne.