Partia Demokratike ka mbledhur në një tryezk pedagogë dhe studentë për të diskutuar mbi pr/ligjin mbi Arsimin e Lartë, i cili pritet të diskutohet dhe miratohet në seancën parlamentare të ditës së martë.
Kreu demokrat Lulzim Basha e cilësoi pr/ligjin një pseudoreformë që ka ndikim negativ tek mijëra familje shqiptare.
Nën moton Qeveria po godet arsimin e lartë, Basha theksoi se opozita do të përcojë në seancën parlamentare zërin e atyre që kanë folur kanë shkruar dhe kanë dalë nëpër sheshet e protestave dhe që nuk janë dëgjuar.
Për kreun e opozitës, Lulzim Basha, kjo reformë është një goditje fatale “që i jep aspiratave të mijëra prindërve shqiptarë’.
Kjo sipas Bashës, Rama “synon të uniformizojë këtë klientelizëm duke e shtrirë edhe në universitetet publike…me tarifa studimi shumë të larta duke e bërë akoma më të papërballueshme arsimin e lartë”.
Ai theksoi se kryeministri do të përqendrojë edhe arsimin në duart e tij.
Pedagogu Mark Marku, i pranishëm në tryezë, tha se pr/ligji nuk ka lidhje me asnjë reformë, ndërsa shtoi se ai është ndërmarrë për interesa të caktuara, por nuk i shërben aspak arsimit të lartë.
Basha gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka folur asnjë fjalë për ligjin e Arsimit të Lartë.
Deri pak ditë më parë, askush nga PD nuk ishte kundër këtij ligji.
Por, fjala e Berishës në Kuvend, që e sulmoi këtë ligj, ka bërë që tashmë PD dhe Lulzim Basha, të dalin kundër ligjit.
berisha hidhet cdo dite nga kalaja i themi ne nga vlora dhe pd-ja nga mbrapa—-srb e ka bere pd si ppsh—i mbytur ne krime eshte srb jo vetem shteterore por dhe kunder njerzimit te mbytur do ta bej dhe pd
Me beri pershtypje servilizmi, deri ne poshterim i vetes, nga Prof. i nderuar Fuga?!
Shkollat e larta duhet te forcohen;se si gjejeni po jo me metodat allaBerish qe i beri te gjithe”doktor-profesor” dhe s’dine nga lidhet gomari.
Shkollat e larta edhe sikur te mbyllen 10 vjet,nuk le ndonje shteg se ka aq shume “kuadro” sa s’din ku do vene.Te gjithe kamarjeret dhe “kollcenter” jane me master,po ka edhe shume qe rrine rrugeve se s’u pelqen.
Ore…langaraq qe flet dhe ne emer te vlores… Ke ndonje ide per ligjin ne fjale.Me dy llafe qe ta kuptosh tarifat e shkollimit ne universitetet shteterore do afrohen me te privatit,
i perballon dot buxheti i nje familjeje modeste ku punon vetem burri ose dhe gruaja?Jo se jo.Pra qindra femije te talentuar do ngelen pa shkolle pa arsim te larte per arsye ekonomike dhe vendi neser pa inteligjencen dhe eksepertizen e duhur ne fushen ekonomiko financiare, e politiko sociale.Do diplomohen lloj lloj gomaresh vetem se prindrit kane mundesi ekonomike,dhe do marin ne dore fatet e vendit qe do ta rrokullisin me tej ne gremine kete vend.Kjo eshte thelbi jo Berisha, por berisha te iluminon ty(te mos vdesesh budalla) te hapesh syte, cka ndodh se ske kuptuar gje nga dynjaja dhe te del Berisha ne gjume.
Te gjitha universitetet shteterore jane te mbushura me militante te paafte te pedes.Te gjithe rektoret jane anetare kryesie te pedes ne rrethe dhe kane qene kandidate per deputete (ose kryetar bashkie ) ne zgjedhje.Cudia me e madhe eshte se ne 100 % te rasteve jane te pedes.Sa per nivelin e studimit duhet pranuar se degradimi eshte total.Lloj lloj te vetequajturish akademike ,prof ,dr ,doc ,e kane mendjen vetem tek eurot qe marrin per provime dhe tek shperblimi ne natyre per studentet e bukura.Duhet reforme e thelle dhe spastrim i te korruptuarve dhe manjakeve seksuale qe nen petkun e pedagogut nxjerrin nga auditoret njerez qe ne 99 % te rasteve do jene kameriere ose bjerradite profesioniste.
E cuditshme!! . Studentet e Unversiteteve Publike kundershtojne reformen ne arsimin e larte PSE??? 1.Se duan : Arsim falas. 2.Dhe Jo financim te Universiteteve jo publike . Po ne prinderit, qe femijet tane studijojne ne Unversitete jo publike paguajne tarifen e mesimedhenjes nga njera ana, dhe nga ana tjeter ne paguajme edhe taksat per Unverstetet Publike eshte e drejte kjo????. Pse ne si prinder per taksat qe paguajme nuk marrim sherbimin per femijet tane , qe atyre ti ulen tarifat ndermjete subvencionimit ? , ose ne te perjashtohemi nga keto taksa qe ju shkojne Unvesiteteve Publike? A kane te drejte edhe keta studente te Unversiteteve Jo Publike te bejne protesta mbi kete pabarazi qe ju behet prinderve tane?
femija jot te kishte mesuar icik me shume ne gjimnaz nuk do te te vendoste ty te poziten qe je sot. kriteri eshte aftesia intelektuale, jo aftesia per te paguar. nese ju shqetesojne kaq shume taksat qe paguani per publikun, eshte publik…pronesi shteterore…mbahet nga taksat jo vetem tuajat por edhe tonat…apo ta privatizojme edhe publikun?