Konstituohet këshilli bashkiak i Skraparit/Meta: Punoni së bashku për të ardhmen e qytetarëve

22 Korrik 2015, 14:37Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë në konstituimin e Bashkisë së re të Skraparit pas fitores së kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Nesim Spahiu në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

I pranishëm në këtë aktivitet që shënoi edhe mbledhjen e parë të këshillit bashkiak ishte edhe Ministri i Drejtësisë Nasip Naço si edhe Prefekti i Qarkut të Beratit, Çlirim Brisku.

Gjatë kësaj mbledhje të parë të këshillit bashkiak, kryetari i ri i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu bëri betimin e tij ashtu si edhe anëtarët rinj të këshillit.

Kryetari i ri i këshillit bashkiak u zgjodh me konsensus, Luan Çuedari, i propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Nënkryetare e këshillit bashkiak u zgjodh gjithashtu me konsensus pas votimit, Flora Çela, e propozuar nga Partia Socialiste.

Duke marrë fjalën gjatë mbledhjes, Meta tha se bashkia e re, pas reformës territoriale ka mundësi të reja për progres ekonomik dhe social, duke premtuar se Skrapari do të kthehet në një qendër turizmi dhe agro­turizmi.

“Besoj shumë edhe tek vullneti i kryetari të ri të Bashkisë Skrapar për të punuar ngushtë me këshillin e ri dhe me të gjithë anëtarët e tij në mënyrë që Bashkia e re e Skraparit të jetë një ndër modelet më të suksesshme në të gjithë vendin për të arritur atë objektiv kryesor që kishte dhe që ka reforma administrative-territoriale për ne, por sidomos për të gjithë komunitetin që është garantimi i shërbimeve të reja të një niveli të lartë dhe në mënyrë të veçantë, mundësitë në rritje për punësimin e të rinjve e të rejave në këto zona dhe gjithë banorëve të tjerë në mënyrë që gjithnjë e më shumë, fëmijët tuaj ta shohin të ardhmen në mundësitë jo të pakta që gjithnjë e më shumë Skrapari ofron për të ardhmen e tij”, tha Kryetari i Kuvendit.

Më tej, Meta u kërkoi anëtarëve të këshillit që të punojnë bashkë për projektet e nisura dhe ka kthejnë Bashkinë e Skraparit në një shembull dhe në një vend që ofron të ardhme.

“Ndaj unë besoj se duke punuar të gjithë së bashku, duke vazhduar në rrugën e përfundimit të shumë projekteve të nisura dhe duke ecur në rrugën e hartimit dhe realizimit të shumë projekteve të reja, ne do të bëjmë të mundur që në fund të katër viteve, Bashkia e Skraparit të jetë vërtet një shembull në të gjithë vendin se si, edhe një bashki e cila është larg qendrave kryesore të zhvillimit urban të vendit, ofron të ardhme, ofron mundësi, ofron besim dhe mbi të gjitha padyshim që ofron një model të bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës midis të gjithë banorëve të saj, midis të gjithë forcave politike dhe unë besoj se kjo është shumë e rëndësishme sidomos kur bëhet fjala për të zgjidhur problemet e komunitetit”, theksoi Meta.

 

4 komente në “Konstituohet këshilli bashkiak i Skraparit/Meta: Punoni së bashku për të ardhmen e qytetarëve”

  1. Kapter Ramiu says:

    Zoti Luan CUEDARI, DUHET TE KONKUROJE PER KRYETAR BASHKIE NE VITIN 2019.eSHTE NJERI INTELIGJENT, PUNTOR,I DREJTE, I LIDHUR ME POPULLIN, E DO QYTETIN E CORROVODES.eSHTE QYTETAR DEM BABADEM.

  2. eljo says:

    Bllokun Ilir bllokun, mos e harro, mbaje me vete.
    Se per Skraparin nuk te rruhet ty se e dine te gjith
    qe e ke lene ne gjendje te mjeruar, edhe pse ke qene
    ne pushtet si me Salen ashtu edhe me EDVIN PIKTORIN.

  3. Interesanti says:

    Po ndonje porosi per te grumbulluar parate e grabitura a uaa dhe o Like Floriri?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje