Ligji për Arsimin e Lartë/Rama: Shteti do të mbështesë fëmijët e familjeve të varfëra për të kryer studimet

22 Korrik 2015, 13:29Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një prononcimi për mediat në lidhje me kundërshtitë që po i bëhen ligjit mbi Arsimin e Lartë, duke shtuar se është për të ardhur keq qëndrimii mbajtur nga opozita se kundërshton ligjin në emër të të varfërve.

Rama ritheksoi faktin se ligji i ri për Arsimin e Lartë garanton kunkurrencën dhe nuk pengon të varfërti të ndjekin studimet në universitet.

“Ka qenë procesi më i gjatë më i thellë dhe më gjithë përfshirës në përpjekjen për të ndërtuar një ligj si mishërimi i një reforme revolucionariuzese në sistemin e lartë.

Produkti është shumë i mirë. Ëshë për të ardhur keq kundërshtia që bëhet në emër të të varfërve duke spekuluar në mënyrën më të padenjë dhe gënjyer në mënyrën më të paprapueshme.

Ligji garanton konkurencë vlerësim të meritës dhe asnjë i ri apo e re që ka dëshirë të ndjekë universitetin dhe e meriton të ndjekë universitetin të mos pengohet nga varfëria në familje.

Sepse është shteti që do të mbështesë të gjithë fëmijët e familjes së varfër për të kryer studimet kur ata e dëshirojnë dhe janë të afta të shpalosin dhuntitë dhe talentin”, tha Rama.

 

7 komente në “Ligji për Arsimin e Lartë/Rama: Shteti do të mbështesë fëmijët e familjeve të varfëra për të kryer studimet”

  1. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    Hajde mushu menen atyne qi jane msue tu marr shkollen duke nejt kafeneve.
    Shqypnija e mushun me nje brez te ri me diploma fallco,qi nuk jan te afte per asgjo…dhe dhambet e tyne nuk din me i la.. ?

  2. andromeda says:

    Në parim s’ke ç’i thua.Në kapitalizëm ligji i konkurencës asht motorri lëvizës i shoqërisë. Shkollën e lartë e fiton ai që ka prirje dhe jo Mzatërat apo Nardërat. Vetëm kështu shoqëria mund të sigurojë një kastë intelektualësh që, me idetë e tyre do e çojnë atë përpara. Shoqëria nuk mund të ecë para me injorantët që i marrin diplomat dhe gradat shkencore duke hedhur para dhe jo duke nxënë dije.

  3. Mira says:

    Po, po, ashtu sic po i ndihmoni te varfrit edhe per te kompensuar cmimin stratosferik te energjise. Mashtrus!

  4. ananananananannannanana says:

    90% e shqiptareve jane te varfer per te paguar 3000 euro vitin per student!

  5. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Si tha ne itali ky ne koference shtypi?
    Hajdeni ne shqiperi, shkwrdhehwni popullin tim se atje nuk ka as parti te majta as unionw.
    Pra e pranoi qe ps nuk eshtw parti e majte.
    Tani i thotw te varferve, haeni nje here se pastaj ua nxjwrrim prap.
    Plepat dhe budallenjte behwn tw gjatw si ky

  6. rilindja e sdjathts says:

    O Edo , derri do lluce se aty eshte rehat.Shqupi do injorante me diplome se ashtu i mban njerezit neper kafene dhe me shpresa te kota.Keta funderrina qe qajne per te varfrit jane ata hajdute qe shkaterruan fabrika dhe uzina dhe i bene hekurishte per skrap.Modeli i shqupit eshte modeli i diplomes se dr prof mzatit.

  7. Endri says:

    Per cfare shteti diskuton o z Rama…per ate qe u uli pensionet e rimbursimit te dritave per pensionistet? Turp per ty! Pendohem per voten time! Kopja e keqe e Berishes je dhe ti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje