Aksident tragjik në Delvinë, vdesin 2 adoleshentë. Plagosen 3 të tjerë. Ishin nisur për kalçeto

22 Korrik 2015, 08:53Politika TEMA

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në Delvinë, ku dy të rinj kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se makina, tip “Benz” me targa të Sarandës, me të cilën po udhëtonin 5 të rinjtë ka dalë nga rruga në aksin Vllahat-Bamatat.

Mësohet se viktimat janë një 16-vjeçar dhe një 18-vjeçar, ndërsa të plagosurit janë të moshës 14, 17 dhe 18 vjeç.

Tre personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë nisur menjëherë për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Të pesë djemtë ishin nisur për të luajtur kaçeto, por si pasojë e shpejtësisë së madhe automjeti i tyre ka dalë nga rruga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje